Albert RAMAJ, St. Gallen
Laramanizmi apo kriptokrishtenizmi tek shqiptarët –
përkatësisht në Kosovë në shek. XIX e XX
Hyrje
Me ardhjen e osmanllinjve, në Ballkan ndryshuan shumë gjëra, ata sollën edhe fenë e tyre islamin, që për popujt e Ballkanit ishte diçka krejt tjetër. Pra, përhapja e fesë së pushtuesve në
vendet ballkanike me kohë mori hov të madh e sidomos tek shqiptarët. Ndonjëherë islamizmi
pranohej sipërfaqësisht nga kryefamiljari e më vonë edhe nga meshkujt tjerë të rritur të familjes
(por jo nga femrat - gratë), të cilët para pushtetit osman do të njihen me emra të rinj myslimanë
për t’u paraqitur para pushtuesit si myslimanë për shkaqe tatimore, kurse në rrethet familjare
fshehurazi ishin krejtësisht të krishterë sikur të gjithë të krishterët e tjerë. Vetëm haptas “të
islamizuarit” nuk shkonin në kishë por nganjëherë shkonin në xhami, apo nuk merrnin
sakramentet publikisht, ndërsa gjatë natës meshtari detyrohej t`i vizitonte, pagëzonte dhe të
kryente çdo shërbesë fetare që ata kërkonin. Ishin të detyruar që sipërfaqësisht të pranonin
religjionin e ri, të merrnin emra turq, pra botës përreth i paraqiteshin si myslimanë, sidomos
kryefamiljari, kurse në brendi ishin të krishterë. Pra, jeta e tyre fetare ishte e dyfishtë, nga frika
haptas paraqiteshin se janë myslimanë, kurse fshehtas mbanin fenë krishterë dhe shkonin në
kishë, sidomos nëpër fshatra apo në ato vende ku gjendeshin larg qendrave administrative
turke. Kisha katolike në fillim nuk kishte ndërmarrë asgjë kundër kriptokrishterëve, mbase
edhe i lejonte edhe më tej që të merrnin sakramente.
Fatva (apo Fetva) e lëshuar më 1568, që kishte të bënte sidomos me territorin e sotëm të
Maqedonisë perëndimore, dhe sipas kësaj parashihej dënimi më i madh për ata që vetëm
formalisht kishin pranuar islamin dhe më tutje i mbetnin besnik fesë së vjetër krishterimit, e
kjo do të thoshte se kjo vlente për ata që para organeve turke të ishin paraqitur si myslimanë,
kurse edhe më tutje shkonin në kishë, pagëzonin fëmijët e tyre si dhe kurorëzohen në kishë e
mbanin dy emra; një të krishterë që shërbente ndërmjet veti dhe në rrethin familjar dhe një
mysliman që ishte publik e përdorej para organeve turke, sikur, Ferat-Gjon, Mustafë-Nikollë
etj.1
Islamizimi dhe laramanizmi gjatë shekujve tek shqiptarët – pasqyrë e shkurtër
Islamizimi i shqiptarëve filloi me pushtimin e vendit duke filluar me aristokracinë që kaloi në
religjionin e pushtuesve për ruajtjen e pozitave e pushtetit dhe pronave tokësore, kurse masa e
popullit mbeti ende e krishterë.2 Por kjo me kohë u ndryshua për shkak të reprezaljeve që iu
bënë popullatës së gjerë shqiptare e ballkanike nga ana e pushtuesve. Kemi parasysh faktin se
nga frika prej reprezaljeve turke ndodhte kalimi masiv i kryengritësve shqiptarë në shekullin
XVII, kështu që para së gjithash ishin dy shkaqe që shkaktonin kalimin në Islam: 1) detyrimi
për të krishterët që të paguajnë tatim të posaçëm për frymë autoriteteve osmane dhe 2) një rënie
e gjerë e institucionit kishtar, për të cilën, gjithsesi për Shqipërinë katolike të veriut, jemi shumë
mirë të informuar nëpërmjet raporteve vizitatore të priftërinjve.3
1 Krah. Zirojević Olga: Islamizacija na južnoslovenskom prostoru: dvoverje, Beograd 2003, fq. 5.
2 Krah. Stadtmüller Georg: Die Islamisierung bei den Albanern, poashtu BARTL Peter: Kryptochristentum und
Formen des religiösen Synkretismus in Albanien.
3 Bartl Peter: Kriptokrishtenizmi dhe format e religjionit sinkretik te shqiptare, Urtia, X, 1 (15) 2002, f. 107.
Fenomeni i Kriptokrishtenizmit ishte (dhe është) në disa vende i pranishëm, si në Shqipëri po
ashtu edhe në Kosovë, dhe quhet laramanizëm apo kriptokrishtenizëm (apo edhe
kriptokatolicizëm)4.
Marino Bizzi shkruan për laramanët kështu: "Dhe me këta të mjerë, që në zemër të vet besojnë
se, prej frikës ndaj njerëzve, mund t ‘ushtrojnë muhametizmin tue mbajtë në zemër besimin e
krishtenë, janë të mbushuna shtetet otomane, sidomos në Shqipni, ku janë ra moh besimit fshate
të tana për t`i ikun pagesës së haraçit..."5 dhe, gjithnjë sipas relacionit të Marino Bizzi-t, deri
më 1610 vetëm 10% të popullatës së Shqipërisë së Veriut ishin myslimanë.
Duke pasur parasysh përhapjen e madhe të këtij fenomeni, ai bëhet edhe temë e koncilëve
shqiptare. Në koncilin kombëtar kishtar të vitit 1703, i mbajtur në Mërçi, ndër të tjera, trajtohet
edhe çështja kriptokatolicizmit. Edhe koncili tjetër kishtar shqiptar i vitit 1871 dhe ai i vitit
1895 trajtonin po ashtu problemet e kriptokrishtenizmit përkatësisht laramanizmit. Më tutje
janë të njohura edhe enciklikat e Vatikanit lidhur me këtë fenomen si “Inter Omnigenas“ e vitit
1744, dhe “Quod Provinciale Concilium“ e vitit 1754 të firmosura nga papa Benedikti XIV
dhe dekreti “Decretum que reprobantur nonnullae praxes christianorum occultorum
muhamethanum sectam simultantium“ i 19. 02. 1774 i nënshkruar nga prefekti Kongregatës
Propaganda Fide Msgr Castelli. Këto dokumente të lartpërmendura, kanë të bëjnë më së shumti
me laramanët e territoreve të sotme të Kosovës dhe Maqedonisë.
Koha kur argjipeshkëv i Shkupit ishte Gjon Nikollë Kazazi është shumë e rëndësishme sa i
përket fenomenit të kriptokrishtenizmit apo laramanizmit, siç pohon ai, sepse pas ikjes së
argjipeshkvit Mikel Summa në Slavoni të Kroacisë me besimtarët katolik të kësaj
argjipeshkvie, kjo seli mbeti pa argjipeshkëv dhe se disa meshtarë u vranë, disa u fshehën dhe
se argjipeshkvia e Shkupit mbeti në një gjendje të mjerueshme dhe në këtë kohë shumë
besimtarë bëheshin laramanë – pra haptas deklaroheshin myslimanë, kurse në brendi ishin
katolikë dhe se edhe më tutje laramanët kërkonin samkramentet dhe shërbimet tjera shpirtërore
nga priftërinjtë katolikë, dhe për këtë gjendje Gjon Nikollë Kazazi e njofton Vatikanin, pasi
takohet me kardinalin Portokarrero dhe për këtë arsye Kazazai kërkon nga kardinali që Papa të
shpallte një dekret për të gjithë barinjtë se si duhej që të vepronin.6
Një ndër studiuesit e historisë shqiptare diplomati austriak, Johann Georg von HAHN, i cili ka
shkruar për këtë temë, jepë të dhëna laramanizmin në librat e tij si: “Albanesische Studien“,
“Reise von Belgrad nach Salonik“ dhe „Reise durch die Gebiete von Drin und Wardar”. 7
Fenomeni i kriptokrishtenizmit tek shqiptarët nuk ishte i pranishëm si fenomen vetëm në pjesën
veriore të të vendbanimeve shqiptare (pra Shqipërisë së sotme veriore, Kosovës e Maqedonisë)
por edhe në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, e, sidomos, në rajonin e Luginës Devollit,
Elbasan, Berat, Shpatit... dallimi ishte se këta të krishterë ishin ortodoksë e jo katolikë, që po
ashtu fshehtas jetonin të krishterë, kurse publikisht si myslimanë. Për këtë fenomen shkruan
edhe Edith Durham e cila thotë: “Malet e Shpatit në afërsi të Elbasanit janë të banuara me një
popull malësor, i cili në shumë pikëpamje është i ngjashëm me malësorët e veriut dhe mbahen
gjysmë të pavarur. Prej të krishterëve ata llogariten të krishterë të fshehtë. Në rajon, të cilin e
kam vizituar, nuk kam parë as ndonjë kishë e as ndonjë xhami. Dhe çdonjëri kishte dy emra.
Përballë një muhamedani quhej Sulejman (Suliman); përballë një të krishteri quhej
Konstantin. Nëse prej tyre si të krishterë u kërkohet tatimi, dhe kështu si të tillë nuk duhet të
kryejnë shërbimin ushtarak, e refuzojnë me arsyetim, se të gjithë kanë emra muhamedanë dhe
4 Mbi këtë fenomen shih më shumë. Bartl Peter: Kryptochristentum und Formen…, (pa ashtu edhe përkthimi
shqip): Kriptokrishtenizmi dhe format e religjionit…, Albert Ramaj, Burime dhe dëshmi, kriptokrishtenizmi…
5 Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë. I. fq. 144-45.
6 Gjini Gaspër, Ipeshkvia Shkup-Prizren, fq. 149.
7 Më shumë shih tek Albert Ramaj, Burime e dëshmi, fq. 167-174
nuk kanë kishë. Por, në anën tjetër, nëse duhet t'i kërkojnë të shkojnë në shërbim ushtarak,
deklarohen se janë të krishterë. Dhe në shumicën e rasteve turqit i lënin të patrazuar”.8
Një shembull për laramanizmin e këtyre trojeve e jep Miroslaw Kautsky për banorët e fshatit
Godalesh në rrethin e Elbasanit për të cilët, siç thotë ai, kanë kaluar para pak kohe në islam,
"fillimisht ishin krishterë të fshehtë, tash janë mysliman të mirë, të cilët lëkundeshin ndërmjet
hoxhës dhe priftit, vetëm se ndër gra kinse ka të cilat ende i mbajnë traditat e krishtera. Tentimi
(i cili u bë gjatë okupimit serb në dimrin e 1912/13) që të kthehen në besimin ortodoks, duke
marrë parasysh kohën më të gjatë mbeti i pasuksesshëm."9
Fenomeni i kriptokrishtenizmit më i përhapur ishte në pjesën veriore (katolike) të Shqipërisë
sesa në Shqipërinë e Mesme apo të Jugut. Ndërsa për Kosovë F. Kamnitz shkruan kështu:
"Aktualisht ende festojnë shqiptarët e pastër të këtushëm që sillen muhamedanë përveç
Bajramit ditët e Shën Gjergjit dhe të Shën Dhimitrit (me emrin Hdrelez dhe Kasim) sipas
kalendarit ortodoks, edhe pse hoxhallarët e tyre nuk e shohin këtë me dëshirë…Madje edhe
Kërshëndellat kremtoheshin para pak dekadave nëpërmjet ndezjes së 'buzmit'."10
Ka shumë shembuj që mund të cekën sa i përket „praktikumit“ të kriptokrishtenizmit te
shqiptarët, sidomos festimi i festave të dy religjioneve apo edhe shtegtimi në vende të shenjta
të të dy religjioneve dhe nga ana e myslimanëve edhe nga ana e të krishterëve, p.sh. në Reç
kremtoheshin Kërshëndellat edhe nga myslimanët.11 Konsulli rus në Prizren njofton se
myslimanët Shën Gjergjin në Prizren e festojnë njëlloj sikurse Bajramin dhe se atë ditë, njësoj
sikurse ditën e Bajramit, nuk punohet, shitoret në pazar janë të mbyllura, organizohen gara
sportive, gjuajnë me pushkë, këndojnë muzikë rome dhe këngë turke.12 Katolikët, ortodoksët e
myslimanët shkonin në shtegtim në kuvendin e Shën Gjonit në Kaporodon në Grykën e Matit,
në ditën e Shën Ndout.13 Në Shkodër te kisha e Shën Marisë ("Zonja e Këshillit mirë"),
shtegtojnë të krishterët e myslimanët.14 Në Ohër në varrin e Shën Naumit shtegtojnë
myslimanët, sidomos dervishët, që e nderojnë Shën Naumin si Sari Salltikun e tyre.15 Po ashtu
të krishterët shtegtojnë në varret e shenjta myslimane16 sidomos në malin Tomor, ku kinse është
vendi i Varrit të Abba Alisë.17 Në fshatin Drajçiq (Kosovë) myslimanët merrnin pjesë ne
meshë, bile në ditën e Shën Gjonit sillnin qirinjtë në kishë; i vetmi dallim prej të krishterëve
ishte se ata nuk bënin kryq.18 Marino Bizzi njofton më 1610 se në vendin Calavecci myslimanët
japin ndihma për ta mbajtur priftin.19 Në Iballë mbahej mesha katolike në shtëpi të familjes
myslimane.20 Kurse në shekullin XIX në disa fshatra, që një dhomë e njëjtë shërbente të dielave
si kishë, kurse të premten si xhami.21
8 Durham Edith: Die Slawische Gefahr. Zwanzig Jahre Balkanerinnerungen. Stutgart o. J. (pa vitbotimit). fq.
130-131; shih po ashtu Ippen T. A., Die Landschaft Schpat im mittleren Albanien. In: Mitteilung der Geogr.
Gesellschaft in Wien 59 (1916). fq. 456-461.
9 Kautsky M.:Mittelalbanische Stadt- und Wirtschaftsbilder. In: Österr. Monatsschrift für den Orient 42 (1916),
fq. 50.
10 Kanitz F.: Die fortschreitende Arnautisierung und Muhamedanisierung Alt-Serbiens. In: Österr.
Monatsschrift für den Orient 14 (1888), fq. 38-40.
11 Shih Hecquaurd H.: Historie et description de la Haute Albania ou Geurgarie. Paris o.J. (pa vitbotimit), fq.
149.
12 Jastrebov I. S.: Stara Srbija i Albanija. Beograd 1904. fq. 88.
13 Mihačević L.:, Durch Albanien... fq. 121
14 Degrand A.: Souvenirs de la Haut-Albanie. Paris 1901. fq. 79-80; shih edhe Knight E. F.: Albania: a
narrative of Recent Travel. London 1880. fq. 152.
15 Hasluck F. W.: Christianity and Islam under the sultans. Oxford 1929. fq. 70, dhe B. Nusic (Nushiq), Kraj
obala Ohridskoga jezera. Beograd 1894. fq. 21.
16 Garnett L. M.: The Women of Turkey and their Folklore. London 1891. vëll. 2. fq. 267.
17 Vlora E.: Aus Berat und vom Tomor, Sarajevë 1911. fq. 106-107.
18 Jastrebov, fq. 77.
19 Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë. I, fq. 142-43, ("Vi sono X case de Turchi, li quali ancor essi
contribuiscono per sostentar il prete, poiche quasi tutti hanno le mogli Christiane)."
20 Njëjtë, fq. 97.
21 Choulbier M.: Les Bektachis et la Roumelie. In: Revue des Etudes islamiques (1927), fq. 448-449.
Në kishën e Brinjës, sillnin myslimanët të sëmurët e tyre dhe kërkonin shërim duke kaluar tëra
natën në kishë.22 Në kishën e Shën Prenës në Kurbin sillnin myslimanët të sëmurët e tyre dhe
i linin aty ditë e natë të gjata në kishë për t’u shëruar.23 Në Lurë po ashtu sillnin nënat dhe etërit
myslimanë fëmijët e tyre gjatë meshës tek altari i kishës. Myslimanët që kërkonin shërim vinin
vetë gjatë meshës shenjtë.24
At Lovro Mihačević, françeskan, shënon për një të dielë në Malësinë e veriut të Shqipërisë:
"Në verë thuhet mesha në varreza sipas zakonit të vjetër dhe sipas traditës kishtare bekohen
fushat; këtu nuk mungojnë kurrënjëherë muhamedanët, dhe e dinë shumë mirë, që në këto
varreza pushojnë (janë të varrosur) edhe të parët e tyre. Po, rregullisht vjen muhamedani atë
mëngjes tek famullitari, merr veshjen dhe petkun e meshës dhe i bartë deri në varreza, ndërsa
vëllai i tij sjell nga shtëpia e vet dërrasat - lterin bartës (altarin e improvizuar) - të cilin e ka
ruajtur në shtëpinë e tij. Pas meshës myslimanët dhe katolikët ftojnë mysafirë në shtëpinë e
tyre, dhe muhamedanët jo vetëm myslimanët, por po ashtu edhe katolikët jo vetëm katolikët,
ftojnë bashkëbesimtarët e vet dhe myslimanët."25 Lovro Mihačević shkruan po ashtu: "Kur
prifti katolik e përshkon famullinë për t'i bekuar shtëpitë, duhet patjetër të kthehet edhe nëpër
shtëpitë e myslimanëve, që t’i spërkasë me ujë (bekoj) edhe ato, e ata i japin lëmoshë sikur
edhe katolikët; do të ndiheshin të ofenduar, nëse ai nuk e bën."26 Kumbaria e qethjes së flokëve
ishte tek shqiptarët shpesh e përzier mes dy religjioneve dhe Kumbara i pret famullit (fëmijës)
me gërshërë pak flokë; nëse është i krishterë ia pret në formë kryqi (kryqas); kurse nëse është
mysliman në katër vende të ndryshme.27 Me kumbari në përgjithësi në Shqipëri është e lidhur
edhe vëllamëria, e cila po ashtu jashtë kësaj lidhjeje shpesh bëhet ndërmjet myslimanëve dhe
të krishterëve: "ka priftërinjtë katolikë, të cilët me bajraktarët muhamedanë i ndërrojnë disa
pika gjaku dhe kështu bëhen vëllezër gjaku.”28
Islamizimi në Shqipëri përparonte edhe në shekullin e XIX në kurrizin e kishës katolike dhe
ortodokse. Arsyet nuk kishin ndryshuar, edhe format e kalimeve masive po ashtu jo. Plotësisht
jashtë islamizimit kishte mbetur fisi i Mirditës, sepse sipas të drejtës së tyre zakonore secili që
kalonte në islam ishte i detyruar ta lëshojë vendin.29
Kriptokrishtenizmi në Kosovë në shek. XIX. dhe XX dhe Martirët e Karadakut
1846-48
Kjo pjesë që po trajtojmë këtu, është bazuar më së shumti te Gjergj Gjergji-Gashi, “Martirët
shqiptarë gjatë viteve 1846-1848”, te Gaspër Gjini “Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj”,
po ashtu edhe të Franjo Djuric “Die Geschichte der Krypto-Katholiken (Ljaramanen) in der
Diözese Skopje-Prizren und die Probleme ihrer pastoraren Bedeutung.” Pa dyshim, libri i
Gjergj Gjergjit është më i rëndësishmi për Martirët e Karadakut.
Fenomeni i kriptokrishtenizmit apo laramanizmit në territorin e Kosovë në të kaluarën ishte
shumë i përhapur, në rajonin e Pejës, Rugovës, Drenicës, Prizrenit, Malit të Zi të Shkupit,
Suharekës, Malishevës... Laramanët e këtyre zonave tentonin, apo dëshironin të ruanin fenë e
vjetër në mënyra shumë të thjeshta për shkak të bindjes apo besinit, si ndezja e qirinjve në festa
të caktuara, sidomos natën e festave, si Shën Kolli (Shën Nikolla), Shën Mitri (Shën Dimitri),
22 Steinmetz K.: Von der Adria zum Schwarzen Drin. Sarajevë 1908. fq. 18.
23 Ippen T. A.: Die Gebirge des nordwestlichen Albaniens. Wien (Vjenë) 1908. fq. 73.
24 Durham E.:High Albania, fq. 316.
25 Mihačević L: Durch Albanien. fq. 34-35.
26 Mihačević L.: Durch Albanien. fq. 34-35.
27 Mihačević L.: Durch Albanien. fq. 37.
28 Jäckh E.: Im türkischen Kriegsllager durch Albanien, Heilbronn 1911. fq. 48.
29 Stadtmüller Georg: Die Islamisierung bei den Albanern, fq 426 dhe përkthimi shqip Ismalimizimi…, Urtia,
Përkthimi shqip, in: Urtia, IX, 1 (14), 2001, fq. 57.
Shën Ndou (Shën Antonin), Shën Gjergjin, Shën Masjanin (Shën Sebastianin) Kërshëndella,
Pashkë, Zojën e Madhe (të ngriturit e Zojës në Qiell me 15 gusht)... Po ashtu për Pashkë bënin
edhe disa orë të tëra për të shkuar tek prifti e të bekonin bukën e bekuar (bukën e Pashkëve),
bekimin e fëmijëve të vegjël, apo edhe porositnin priftin katolik që të mbante ritet fetare , si
mesha për raste të caktuara e sidomos meshët për të vdekurit e familjarëve të tyre. Ndodhte që
varrimi i ndonjë laramani të bëhej nga hoxha, përderisa familjarët bënin ceremoninë e krishterë
për të vdekurin para se të mbërrinte hoxha ose e dërgonin priftin katolik fshehurazi (praktikohej
në mbrëmje) që të bekonte varrin e të vdekurit dhe thonin uratë përmbi varrin e tij apo ndodhte
që laramanë të ftonin fshehurazi së pari priftin katolik dhe ai kryente shërbimet fetare për të
vdekurin e pastaj ftohej hoxha dhe rrethi më i gjërë. Këto fenomene praktikoheshin deri para
pak kohe në territorin e zonës së Malit të Zi të Shkupit (Karadakut) në Kosovë e Maqedoni.
Gjithashtu edhe bekimi i bukës së festave të pashkëve për laramanët ishte gati si një obligim
ngaqë ata udhëtonin ndoshta edhe me orë që të shtunën e Pashkëve të shkonin te ndonjë kishë
e të bekonin bukën dhe vezët e pashkëve, e, që të gjithë anëtarët e familjës të hanin bashkë
bukën e bekuar në ditën e Pashkëve. Fenomenin e laramanizmit brenda familjes e kanë ruajtur
dhe kultivuar jo vetëm gratë, por edhe burrat, por disi rolet ishin të ndara, sepse gratë apo nënat
kujdeseshin për atë që ishte më së brendshmi për familjen, kurse burrat për atë që i përkiste
jetës jashtë familjes, p.sh., burrat përkujdeseshin që fëmijët laramanë të martoheshin mes veti
me fëmijët laramanë, kurse gratë ishin ato që brenda familjes përkujdeseshin që familja të
kishte një frymë krishterë, p.sh. me lutje në mbrëmje, apo fëmijëve të tyre u mësonin uratët
kryesore të krishtera. Më kujtohet mua personalisht një rast kur Faruk Ademi nga Pozherani i
Vitisë, Kosovë, më rrëfeu së nëna e tij përherë mbante rruzaren dhe në mbrëmje na bekonte,
por (siç shpjegonte ai), si fëmijë nuk dinim asgjë për ato gjëra, por kur jemi rritur e kemi
kuptuar, ndërsa nëna e tyre i kishte porositur që shkonin edhe në Kishë, së paku për festa të
mëdha, e sidomos tek Zoja e Letnicës (Letnica fshat i komunës së Vitisë).
Fenomeni i laramanizmit ka një histori të gjatë dhe këtë e dëshmojnë edhe raportet e priftërinjve
apo ipeshkvijve katolikë gjatë shekujve, që i kanë dërguar Vatikanit. Një ngjarje shumë e
rëndësishme historike për kriptokrishtenizmin në Kosovë dhe që ka lënë mbresa të mëdha është
edhe ajo e “Martirëve të Karadakut” më 1846-48. Më 3 nëntor 1839 sulltan Mexhidi shpallte
dekretin e Hati-Sherif i Gjylhanes, që kjo kohë njihet si koha e Tanzimati-reformave, ndër të
tjera, në bazë të këtij dekreti do të thotë se në gjithë Perandorinë osmane garantonte lirinë fetare
për të gjithë nënshtetasit, pa dallim feje, por duhet të ceket se edhe në kohën e tanzimatit të
krishterët në Perandorinë osmane ishin jo vetëm të klasës së dytë, por persekutoheshin,
keqtrajtoheshin, vriteshin pa gjykime, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre religjioze,
shembull konkret dhe më i mirë është rasti i martirëve të Karadakut më 1846-48. Pra, kjo liri
fetare për të krishterët në Perandori mbeti vetëm në letër dhe nuk u praktikua. Dhe me kodet e
reja ishte hequr dënimi me vdekje për ata që e mohonin islamizimin, shkëputja nga feja zyrtare
vazhdonte të bëhej shumë e ashpër.
Dekreti i Hati Sherifit të Gjylahnës filloi të zbatohej me 1843 në Kosovë, më 1844 në Shkodër
dhe më 1845 në Jug të Shqipërisë. Një ngarkesë e madhe për popullatën ishte sipas këtij dekreti
edhe nizami – shërbimi ushtarak që parashihte deri 5 vite shërbim dhe 7 vite rezervë për të
krishterët sepse posa hynin në kazerma turke, u ndërronin emrat, i rrethpritnin dhe me dhunë i
dërgonin në xhami, pra në fakt i islamizonin me dhunë30. Popullata e Kosovës, sidomos ajo
katolike, rezistoi dhe në vitin 1845. Laramanët e Karakut pas Hati Sherifit deshën që të dilnin
publikisht katolikë. Kështu që vendosën që të shkojnë tek Maliq beg Gjinoli në Gjilan dhe t’ia
shprehin këtë mendim. U mblodhën kryefamiljarët dhe shkuan të Maliq beu, por ai i mbylli ata
në burg, pasi ata shprehën dëshirën që të jenë edhe publikisht katolikë. Kurajon për publikimin
e tyre si katolikë, e kishin marrë nga një ushtar i kësaj ane, që kishte dëgjuar për rastin e një
armeni që në Stamboll kishte deklaruar haptas se dëshironte të deklarohej si i krishterë, sepse
30 Gashi-Gjergji Gj.: Martirët shqiptarë, fq. 59
i tillë ishte, dhe atë armenin nëpunësit e Stambollit ia kishin prerë kokën publikisht dhe e
hodhën në Bospurus haptas, e pas kësaj ngjarje fuqitë e mëdha, sikurse Anglia, Franca dhe
Austro-Hungaria folën me Sulltan Megjidin dhe ai u premtoi se kjo më nuk do të ndodhë dhe
se do të ketë liri fetare për ata që dëshirojnë të deklarohen. Ushtari i anës së Karadakut kthehet
në vendlindje dhe u tregon vendaseve për atë që Sulltani kishte premtuar se do të ketë liri fetare.
Laramanët e Karadakut, në bashkëbisedim me meshtarin e tyre At Anton Maroevic
konsultohen dhe vendosin që të marrin hapin e të deklarohen publikisht të krishterë. Pasi kishte
shkuar tek Maliq bej Gjonolli dhe ai vendos që t’i mbyll në burg e t’i keqtrajtojë e torturojë,
duke menduar se nuk do të marrin hapin për t’u deklaruar haptas, por ata ishin të bindur dhe të
vendosur që edhe publikisht të jenë katolikë, që mos të jetojnë më si katolikë të fshehur, pra
laramanë. Pas një kohe të shkurtër, Maliq bej Gjonolli urdhëron që edhe anëtarët tjerë të
familjes të të tre kryefamiljarëve të merren dhe të burgosen, keqtrajtohen, duke shpresuar se do
të heqin dorë nga dëshira e tyre që publikisht të dalin katolikë. Por edhe anëtarët e tyre ishin
po ashtu të vendosur dhe të qëndrueshëm. Laramanët e fshatrave Stubëll, Binçë, Vernakollë e
Terzijaj u internuan me burra, gra e fëmijë për në Turqi dhe tërë kohën ishin keqtrajtuar aq fort,
saqë gati gjysma e tyre kishin vdekur rrugës apo nëpër burgje në Muhaliq të Turqisë. Bashkë
me ta ishte edhe famullitari i tyre Atë Anton Maroevic, bile atë Maroevic e kishin lidhur turqit
nën barkun e kalit dhe ashtu e kishin dërguar në Turqi. Heroizmi i këtyre njerëzve nuk ishte
shenjë e mirë për Perandorinë osmane, sepse frikësoheshin se edhe laramanët tjerë shqiptarë jo
vetëm në këto troje, por edhe më gjerë, do të deklaroheshin katolikë. Kjo ngjarje ndodhi në
vitet1846-1848. Për këtë ngjarje kanë shkruar shumë autorë e studiues jo vetëm shqiptarë, por
edhe shumë të huaj të asaj kohe, të cilët kanë shkruar vetëm kronika e raporte dhe studime të
ndryshme. Por duhet cekur, se para se të shpalleshin publikisht laramanët e Karadakut, në
Sallagrazhdë, Gjakovë dhe në Pejë u shpallën laramanët publikisht katolikë. Duhet po ashtu të
ceket rasti i rekrutimit të padëshiruar të shqiptarëve në ushtrinë e perandorisë osmane në
gushtin e vitit 1845 dhe që ishin dërguar në frontin e Selanikut dhe për fatin e tyre nuk dihet
më më tej. Në këtë vit, u paraqiten tek kisha në Gjakovë shumë njerëz që ishin laramanë dhe u
deklaruan haptas se janë të krishterë, që ndoshta mos të rekrutoheshin e të dërgoheshin në
ushtri. Sipas asaj që përshkruhet në Gjakovë për këtë vit, është se ndër popullatën e Gjakovës
ishte një tmerr për të rënët. Duhet po ashtu duhet të përmendet se Georg von Hahn pohon se në
këtë kohë, në rrethinën e Pashallëkut të Prizrenit ishin 8.000 shpirtëra laramanë në këtë kohë.
Dëshiroj të cek këtu, se rasti i laramanizmin në Prizren e Gjakovë në shekullin e XIX, nuk është
hulumtuar gati fare, në krahasim me rastin e laramanizmit në Karadak.
Mbi martirët e Karadakut ka shkruar edhe P. Gjergj Fishta disa rreshta dhe, sipas Daniel Gjeçaj,
Fishta ka shkruar edhe një dramë për ta. Për këta martirë të krishterë më 1911 P. Gjergj Fishta
shkruan kështu: „MARTIRËT E STUBLLËS“ (Kosovë), Shkodër, më 20 mars 1911. „…Edhe
unë e kam një dorëshkrim në gjuhën frëngjishte mbi persekutimet e familjeve katolike nga
Stublla në Karadak. Me të vërtetë ky dorëshkrim është tejet interesant: duke e lexuar kam qarë
me lot për faqe për ata MARTIRË TË SHKRETË, të cilët me një përulje aq të madhe të krishterë
dhe duke iu nënshtruar vullnesës së Zotit i kanë bartur mizoritë e padëgjuara të bëra nga ana
e persekutuesëve barbarë. Nga kjo histori mund të shkruhet nje vepër me karakter të rendit të
parë letrar; sepse do të ishte tejet karakteristike dhe patetike, e po ashtu edhe indikativë për
aktualitetin e saj.
Duke qenë se P. Anton Markovich, françeskan, është shok i emigrimit, unë kam menduar ta
njoftoj për këtë Kujdestarin e Përgjithshëm tonin (Procuratore Generale) e kështu për të parë
a mund a jo të fillojë PROCESI PËR KANONIOZIMIN E TYRE, së paku për ata që vdiqën
gjatë udhëtimit dhe nën të ramët e përsekutuesve të tyre. Ne dorëshkrimin tim gjinden veç e veç
emrat familjeve që ishin të emigruar (shpërngulura) Për këtë arsye, mendoj ta përshkruaj
dorëshkrimin dhe ta dërgoj në të pastër në Romë. Çka mendon ti? Nëse je i mendimit tim,
atëherë duhet edhe ti patjetër të ma dërgosh dorëshkrimin tënd, kështu që sa më parë të
plotësohet historia e këtyre martirëve të shkretë, që aq shumë kanë vuajtur për Fenë e Krishtit.
Dorëshkrimin ma ka dhuruar i Pari i Lazaristëve në Manastir dhe është legalizuar me vulë të
Kuvendit të tyre. Edhe unë e ushqej idenë që nga kjo histori ta bëj një vepër letrare, por Zoti e
di se kur do të mund të merrem me këtë çështje,“ përfundon Atë Gjergji.31
Edhe sipas një dëshmie të P. Daniel Gjeçaj32, Atë Gjergj Fishta duhet ta kishte shkruar një
dramë mbi „Martirët e Karadakut “, që ka mbetur në dorëshkrim në bibliotekën françeskane
në Shkodër dhe, në kohën e komunizmit, është transferuar në Tiranë. Këto dorëshkrime duhet
të jenë në arkivin shtetëror të Shqipërisë. Edhe Atë Justin Rrota dhe Atë Marjan Prela shkruajnë
për këta heronjtë dhe martirë katolikë si vijon: “Aso here, kur Atë Gjergj Fishta ndodhej në
Manastir për Kongresin e Alfabetit (1908); kryetari i Kuvendit të Lazaristave t ‘atij qyteti i
dëftoi dhe ia fali një dorëshkrim me të madhe ransi për historinë kishtare të Shqipnis.
Dorëshkrimi në fjalë - një kopje e të cilit gjendet sot gjithnjë në bibliotekën e Rregulltarët të
lartpërmendur të Monastirit, - është shkruar në gjuhën frëngjishte nga një Misionar në
Maqedoni, me mbiemrin Troveyriot33 Sikur mund të vërtetohet që prej fjalëve ma të para të
dokumentit, kallximi asht shkrue në trajtën e nji letre lajmimi, i asht drejtuem Timz. Dario
Bucciarellit, atëherë ipeshkëv i Prizrendit. I cili i ishte sjellë Zotnis Bonnieu, kryetar i kuvendit
të Lazaristavet të Sh. Benediktit në Monastir, tue e lutun t`i jipte lajme sa m te sigurta për atë
çetë katolikësh nga Stublla, marrun prej turkut e dërgue në mërgim në Brus (Azi e Vogël) vjetin
1846.
Mendimi i ipeshkvit ishte, prej këso lajmesh, bashkë me shka mund të mblidhte nga vetë goja e
atyne pakë dishmitarve, qi u kthyen gjallë në vend të vet, me përbledh nji monografi sa m të
plotsueme rreth këtyne martirve, të cilët mbaheshin me dioqez të tij.
Tash, se e ka botuem këtë kund, na nuk e dijm. Dijm vetëm, se pat gatue për me e çue në Romë;
pse na kemi në dorë.
Nji dorëshkrim tjetër edhe më të gjatë mbi martirët shqiptarë të Stubllës; a më mirë të themi,
nji shkurtim të historis së Timzotit Buciarelli OFM të cilën nji Meshtar Françeskan i dioçezit
të Shkupit, simbas urdhnit të Gjeneralit, përpiloi e i drejtoi këtij në Romë.
Nga ky dorëshkrim i dytë italisht, ne kemi për të marrë aty-këtu ndoni njoftim, qi të na duket i
nevojshëm për ndritëshimin e tekstit frengjisht, të cilin po nism këtu t`a botojm të përkthyem”.34
Libër pagëzimi i kriptokrishterëve (matricularum baptizatorum cryptocatholicorum) në Stubëll
Për librat e pagëzimeve në Letnicë është shkruar më shumë në disa publikime të ndryshme,
kurse për ato libra që gjenden në Stubëll nuk janë shumë të njohur për publikun e gjërë, prandaj
po i kushtojmë më shumë rëndësi librave në Stubëll, edhe pse ato të Letnicës janë më të
rëndësishëm për historinë shqiptare, por mbasi për to është shkruar më shumë, po i kushtojmë
rëndësi rastit të Stubllës së Epërme.
Duhet theksuar se edhe në Janjevë janë të shënuar po ashtu laramanët e rajonit të Janjevës, si
Peshteri, Brusa e Bukavishta, pra janë edhe emrat e laramanëve që kanë pagëzuar fëmijët e
tyre. Në Janjevë e kemi librin “Status animarum II” ku janë të shënuar laramanët e pagëzuar,
kurse në Pejë janë “Kronika zupe Pec (biljeznica) 1942” dhe “Kronika zupe Pec (biljeznica)
1948” që të dyja janë nga Fabian Ciril.
Këto libra për të cilat po flasim, janë libra që në atë kohë janë mbajtur të fshehta nga pushtuesit
dhe se në to janë të shënuar emrat e laramanëve që janë pagëzuar në këto kisha, si në atë të:
31 Shif Gjergji Gj.: Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848, në Drita, 3-4, 1983 fq, 22; po ashtu Gjergj Gj.Gashi, Martirët shqiptarë, fq. 207; Sedaj, Martirët e Karadakut sipas një kënge popullore, in: Drita, XXI, Nr. 710, 1990, fq, 12.
32 Shif Drita nr. 3-4/1983, fq 22 fusnotën 3.
33 Duhet të jetë: Faveyrial. Titulli i botimit: Memoires historiques sur les familles albanaise de Tchernagora
(1846), ky dokument kje botuem frengjisht në „Hylli i Dritës“, v. 1924, nn. 3-4, 5-6, 7-8, 9, 10 e 11.)
34 kështu shkruan Atë Justin Rrota e Atë Marjan Prelaj te Zani i Shnanout në Shkodër më 1943.
Letnicës, Janjevës, Pejës apo Stubllës e mbase edhe në ndonjë vend tjetër. Në Letnicë, përveç
ato të katolikëve, ruhen edhe librat e pagëzimeve edhe të kriptokatolikëve e quhen: Libro
baptizatorum occultorum I. (1906-1915) dhe II. (1920-1936), po ashtu edhe Libro dei
Battezzati della Parrocchia di Zernagora dell` Anno d`84-due (për 1842-64) dhe maticna
knjiga rodjenih od 1866 do 1889 god. Po ashtu edhe në Stubëll janë librat e pagëzimeve, por
këtu për ne një prej tyre është më rëndësi: Matricularum baptizatorum Cryptocatholicorum
Ecclesiarum Beatae Mariae Virginis Crnagorensis in Letnica Atque Sancti Joseph, Sponsi
Beatae Mariae Virg. in Stubla Stubalae, die 27.XII.1951, Transcriptor: Dominicus Ramaj.
Transkribimin e bëri dom Ded (Dominicus) Ramaj më 1951, kurse këta emra janë të shënuar
edhe më parë në librat e të pagëzuarave nga meshtarët që kanë pagëzuar. Libri ka të bëjë me
pagëzimin e kriptokrishterëve nga zona e Karadakut sidomos në vitet 1893-1940, por në këtë
libër kemi edhe më 1979 të pagëzuar. Për këtë libër pagëzimi është bërë shumë propagandë
edhe në qarqet e Perandorisë osmane dhe më vonë në Beograd, në perandorinë osmane për
shkak se laramanët haptas deklaroheshin myslimanë, kurse në fakt ata ishin të krishterë dhe
pagëzoheshin, kurse në Beograd kinse po ripagëzohen shqiptarët në fenë krishterë. Beogradi
akuzonte se kleri katolik po bën misionarizimin e zonës së Karadakut. Qeveria beogradase më
1934 kishte kërkuar nga famullia e Stubllës që këta emra që janë të pagëzuar dhe që janë të
shënuar në këtë libër, duhet të fshihen dhe kjo punë të mos ndodh më. Është interesant se
pagëzimi apo deklarimi haptas si katolik i kriptokatolikëve nga zona e Karadakut shihej me sy
të keq nga ana e politikës së Beogradit, shihej si akt kundërshtetëror dhe kërkohej nga ipeshkvi
i ipeshkvisë Shkup-Prizren Ivan Gnidovec dhe nga famullia e Stubllës që këto gjëra mos të
ndodhnin më kurrë. Kurse në të njëjtën kohë ishte edhe një problem tjetër nga përfaqësuesit
fetarë zyrtar të myslimanëve, sepse përfaqësuesit fetarë të këtij besimi kërkonin nga Beogradi
që kjo gjë të mos ndodhë më dhe e alarmojnë Beogradin për këtë akt “jo patriot” 35 që kleri
katolik po pagëzon ata persona. Beogradi posedonte edhe disa emra që ishin të pagëzuar në
Stubëll. Kjo dëshmon se laramanët ishin përherë mes dy zjarreve, jo vetëm nga ana e
perandorisë osmane deri më 1912 apo 1913, por edhe nga vetë përfaqësuesit myslimanë, kurse
më vonë nga politika ditore serbe dhe nga përfaqësuesit e fesë islame shqiptare.
Në një shkrim të botuar te “Urtia” më 1995 janë shënuar disa nga emrat e laramanëve dhe
vendet prej nga vijnë, të nxjerrë nga ky libër.36 Disa nga emrat dhe vendet prej nga janë që ishin
të pagëzuar e që gjinden në këtë libër që më poshtë po i shënojmë disa nga fëmijët e pagëzuar,
vendlindjet, datën e lindjes e të pagëzimit si dhe emrat e prindërve të tyre. Dunav: emri i
pagëzimit Ndue (Rexhep), i lindur me 13.04.1893. i pagëzuar më 11.06.1893, emri i babait
Bajrami i Ferat Dunavit, e ëma Sala Latif Zekbashit; Sefer: emri i fëmijës Simon, i lindur më
14.09.1894, i pagëzuar me 04.02.1895, babai Selmani i Sinanit e ëma Ajetja e Misinit;
Llapushnik: Mark (Hamzë) i lindur më 1866, i pagëzuar më 22.04.1895, babai Zeneli i Ukës,
e ëma Zyka e Asllanit; Selishtë: Mark, i lindur më 28.05.1895, i pagëzuar më 03.06.1895, babai
Hamza i Rrahmanit, e ëma Nazifja e Sadrisë; Koregj: Jozef, i lindur më 30.01.1890 i pagëzuar
më 22.8.1895, babai Halimit i Azizit, e ëma Zelija e Januz Seferit; Stublla e Poshtme: Tereze,
e lindur më 22.12.1873, e pagëzuar më 13.12.1895, babai Fazlija i Jakupit, e ëma Nazifja e
Tahirit; Terzijaj: Anë, e lindur me 4.3.1896, e pagëzuar me 19.3.1896, babai Munishi i Jakupit,
e ëma Nazifja Rexhep Dunavit; Bresalc: Prenk, i lindur me 1.4.1896 i pagëzuar me 3.5.1896,
babai Rama i Durmishit, e ëma Zehidja e Ismailit: Depce: Marta e lindur më 10. 8.1906 e
pagëzuar më 19.8.1907; babai Mustafa i Jakupit, e ëma Halimje e Emërllahut; Miçibabë:
Mariaj e lindur më 20.8.1906 e pagëzuar më 8.9.1906, babai Jakupi i Selmanit, e ëma Raima e
Misinit; Jasen: Kristofor i lindur më 8.6.1916 i pagëzuar më 15.6.1916, babai Hasani i Eminit,
e ëma Hamitja e Sinanit; Trne (Kosovë) Mark, i lindur më 20.10.1899, i pagëzuar më 1.9.1902,
babai Rrahmani i Demirit, e ëma Qamilja e Bajramit; Tërnovë: Gjergj i lindur më 23.4.1911, i
pagëzuar më 25.9.1913, babai Mehmeti i Muslisë, e ëma Raba Pajazititt; Papaz: Katarina,
35 Zutic N.: Rimokatolicka misija i klerikalizam na Kosovu, fq. 108
36 Gjergji Sarë: Laramanizmi (në Karadak), fq. 115-116.
26.1.1914 e pagëzuar më 22.9.1916, babai Brahimi Sadikit, e ëma Nazifja e Metit; Remnik:
Tadeja, i lindur në muajin e tretë të 1898 i pagëzuar më 27.4.1898, babai Rama i Jakupit, e ëma
Zyla e Ramës.
Në faqën 6 të këtij libri është i pagëzuar edhe një fëmijë i Idriz Seferit, emri i të cilit nuk figuron
(ose është brenda në numrin paraprak). Pra, vendlindja: Sefer, i (e) lindur më 6.1895, i (e)
pagëzuar më 13.12.1895, babai Idriz Seferi, e ëma Baftja e Gjafer Brahimit (pagëzuesi dom
Mikel Tarabulluzi, fq.6.nr.50).
Gjithësej në këtë libër që nga viti 1893-1940 e 1979 (i pagëzuari i fundit) janë të shënuar 824
të pagëzuar.
Viktor Pashku (apo Shahin Ferizi) nga Selishta e Gjilanit - është prifti katolik
shqiptar nga fshati laraman.
Është edhe një rrëfim që ngjall shumë interesim, ai i një prifti që vjen nga një fshat, “i tëri
mysliman”, por në fillim të shekullit ishte ndryshe. Fshati është në Karadak dhe në afërsi të
Stubllës dhe i përket territorit të kësaj famullie e quhet Selishte, që është në afërsi të Zhegrës
së Gjilanit. Nga ky fshat është edhe poeti Mirko Gashi. Nga ky vend vjen Atë Viktor Pashku
(Atë Viktor Paskes), i cili më 22 qershor 1953 nga qeveria franceze kishte marrë çmimin shumë
të njohur “Palmes d`officier d`Accademie” për përhapjen e kulturës franceze. Atë Viktor
Pashku (Paskes quhej zyrtarisht në Francë) është i lindur më 14. IX. 1878 në Selishte të
Zhegrës. Sipas F. Djuric, atë Viktor Pashku quhej në Selishtë Shahin Ferizi (apo djali i
Feriziz)37. Nga Zhegra kishte edhe një tjetër meshtar që quhej Ahmet Fazlija38. Si meshtar i
rendit salezian të provincës franceze, kishte shërbyer në: Selanik, Stamboll, Paris, Akbes,
Damask e Bejurt, ku më 31 korrik 1961 kishte vdekur, Siç duket, varri i tij është ende në Bejrut.
Atë Viktor Pashkun (Paskes) e kishte ripagëzuar po ashtu një lazarist tjetër shqiptar në Prizren,
Atë Simon Lumezi nga Prizreni, i cili më vonë shkon në Amerikë, ku edhe atje ishte ligjërues
në një shkollë teologjike në Brazil. Ai shkruan për vendlindjen e vet Selishtën kështu: “Ngaqë
myslimanët e fshatit tonë ishin tejet fanatikë, ne s`mund të shpallnim haptas fenë tonë të shenjtë.
Para syve të mi ra viktimë vëllai im kur morën vesh se jemi katolik. Nga frika prej hakmarrjes,
si është adeti tek ne, deshën të më vrasin edhe mua. Miqtë tanë më fshehën dhe më çuan në
Cërnagore, pastaj në Prizren te famullitari Simon Lumezi, shqiptar....Të gjithë e dinë se isha
detyruar të braktisi Selishtën në moshën 6 vjeçare për të shpëtuar nga masakra, viktima të të
cilës ranë ati im i mjerë, nëna ime dhe sa mijëra shqiptarë të tjerë katolikë nga fanatizmi turk...
Qysh atëherë unë s`kam parë atdheun tim, meqë isha 76 vjeç dhe i sëmurë rëndë...
Në vitit 1950 kam udhëtuar në Stamboll, Smirnë dhe në Selanik, prej nga mund të udhëtoja
gjer në Shkup me tren, e prej Shkupit në Cërnagore, dhe në Selishte me kerr ose me kalë. Mund
të udhëtoja si francez. Mirëpo në Selanik mora letrën prej nipave që të mos nisem, sepse nuk
ishte e këshillueshme të vija në vendlindjen time!!! Ky ishte për mua rasti më i volitshëm të
vizitoja vendin tim dhe të tërë farefisin tim për të cilin më mori malli i madh. E kështu m’ù
ndërpe rruga...
Fshati ynë e kujton përherë vdekjen e babës dhe të nënës sonë, si dhe të mijëra shqiptarëve të
tjerë që i mbytën turqit fanatike vetëm përse janë `Katolikë`.”39 Siç duket, nga ky fshat nuk
ishte vetëm Ahmet Fazlija (Atë Viktor Pashku) prift katolik, por edhe Pjetër Karadakut40.
37 Djuric F.: Die Geschichte der Krypto-Katholiken, fq. 204
38 Djuric F.: Die Geschichte der Krypto-Katholiken fq. 204
39 Shih. Kroniku, in: Drita XV, 11-12 (107), 1984, fq. 8-9.
40 Më gjërësisht për Shahin Ferizin shif më shumë Ramaj Albert: Burime e dëshmi, fq. 159-161
Hoxha i Lubishës ishte katolik
Lubishta, afër Vitisë. Ky fshat kishte hoxhën e vet dhe ishte dervish. Një ditë kishte dalë për
punë të veta hoxha i fshatit për të shkuar në Letnicë me të birin e vet Omerin, që kishte 25 vjet.
Rrugës para se të arrinte në Letnicë, u ndesh në udhën e kryqes që ka 14 ndalesa, ku të krishterët
lusin dhe këndojnë gjatë kohës së kreshmëve. Hoxha i Lubishtës ndalej nëpër ndalesa, kurse
biri i tij Omeri nuk dinte tamam se çka do të thoshte kjo punë dhe ishte kureshtar të dinte. Duke
ecur rrugës, dëgjohej një zë duke kënduar në natyrë. Duke iu ofruar këtij zëri, vërehej se ishte
një grup besimtarësh që këndonte këngën e Pashkëve „Regina coeli laetare. Alleluja! Alleluja!“
dhe dukej se tërë natyra bashkëndonte. Kur u ndeshën me turmën, hoxha dhe biri i tij Omeri u
larguan pakëz që t`ua lëshonte udhën besimtarëve e mos t’i pengonin dhe në të njëjtën kohë
filluan kambanat e kishës të bien për festën e kësaj dite. Gjersa turma kalonte afër hoxhës dhe
birit të tij, hoxha nuk mund të rrinte i qetë dhe filloj t’i dridhen buzët dhe ngadalë në vete filloi
po ashtu të këndojë këngën bashkë me turmën e besimtarëve katolikë të Letnicës. Biri i tij
Omeri e vërente se babait të tij dridhej duke kënduar dhe filloi ta pyesë: “Babi, a e njef këtë
këngë”?. “Po, biri im e njof”- i përgjigjej i ati. Dhe vazhdoi: “sot katolikët festojnë Pashkët dhe
kjo është këngë e Pashkëve. Të shkojmë në shtëpi” -i përgjigjej i ati të birit.
Pas kësaj ngjarje, i biri i hoxhës së Lubishtës nuk ishte i qetë. Kur arriti në shtëpi, ishte zëmëruar
dhe nuk fliste, e ëma mendonte se ishte i sëmurë, por dikur djali filloi që të flasë dhe e pyeti të
ëmën e vet për këtë punë, ditën e Pashkëve në Letnicë dhe e pyeti nënën e vet: “Nënë, ti dhe
babai më keni edukuar në fenë myslimane, por në fakt ne jemi laramanë. Ne e gënjejmë edhe
Krishtin edhe Muhametin. Si fëmijë kam mundur të vërej për jetën e dyfishtë dhe nuk e kisha
tamam të qartë këtë punë. Por tash po e shoh se si është puna. Nuk dëshiroj më të jem tradhtar
dhe frikacak dhe dëshiroj që të njohë më mirë fenë e të parëve të mi”. E ëma e pa se djali ishte
brengosur dhe vendosi që t’i tregojë se si ishte puna e i tha: “ti ke të drejtë. Nuk dëshiroj më që
të fsheh gjëra prej teje. Ne ishim po ashtu të krishterë-katolikë. Kjo ishte hiq më pak se para 25
vitesh, saktësisht të them pak muaj para lindjes tënde. Babai yt dhe unë ishim në gjendje shumë
të vështirë, dhe për shkak të rrethit kishim vështirësi dhe si të krishterë këtu ishte vështirë edhe
pse shumica e fshatit ishim të tillë, ne na u desht të pranonim fenë myslimane. Por të jesh i
bindur se as ne nuk e kemi harruar fenë tonë të vjetër” i tha e ëma të birit të vet Omerit. Por
Omeri nuk ishte i kënaqur me këtë, ai vendosi që të ndërmarrë hapa të tjerë në jetën e vet.41
Lazër Mjeda dhe Ivan Gnidovec dhe laramanizmi në argjipeshkvinë ShkupPrizren
Imzot Lazër Mejda42 erdhi nga Shkodra në argjipeshkvinë Shkup-Prizren më 1909 dhe ishte
argjipeshkëv i kësaj argjipeshkvie deri më 1922, kur u transferua në Shkodër. Imzot Lazër
Mjeda (vëllai i poetit Dom Ndre Mjeda) ishte argjipeshkvi i fundit i argjipeshkvisë ShkupPrizren, pas transferimit apo më mirë të themi pas dëbimit, sepse L. Mjeda ishte i detyruar që
të largohet nga rezidenca e vet në Prizren, ngaqë politika ditore serbe, e kishte dënuar edhe më
burg. Këtu do të trajtojmë vetëm një pjesë së veprimtarisë së tij sa i përket çështjes së
laramanëve në argjipeshkvinë Shkup-Prizren.
Më dobësimin dhe rënien e Perandorisë osmane, gjendja e të krishterëve të fshehët apo
kriptokatolikëve (laramanëve) në Kosovë e Maqedoni duhet të ishte më ndryshe, sepse ata tash
kishin mundësi që të deklaroheshin të krishterë haptas. Siç shihet qartë, tash ka të bëjë me një
41 Krahaso Djuric F.: Die Geschichte fq. 134-136 dhe Blagovest, (Shkup) 1933, Nr. 3, prill – maj, poashtu edhe
Ramaj A.: Burime dhe dëshmi, fq. 161-162.
42 Mbi argjipeshkvin Lazër Mjeda shif librin: Imzot Lazër Mjeda - Mbrojtës dhe lëvrues i identitetit shqiptar,
Albanisches Institut, St. Gallen 2011.
problem tjetër, sepse politika ditore serbe nuk dëshironte që laramanët të deklaroheshin
katolikë, por nëse dëshirojnë të deklarohen si të krishterë atëherë kanë një mundësi, të
deklaroheshin ortodoksë apo të mbeteshin „myslimanë“. Për Këtë raporton edhe gazeta
krishtere vjeneze Reichspost më 27 dhjetor 1912 (botimi i pasdites), duke iu referuar po ashtu
Lazër Mjedës, konkret gazetës sllovene „Slovenec“, sepse Mjeda në dhjetor të vitit 1912
gjendej në Lubjanë. Në artikullin „Serbien und die Katholiken“ shkruhet se laramanët apo
katolikët e fshehur, siç shkruhet në atë artikull, ishin deklaruar para serbëve se dëshirojnë
haptas të jenë katolikë. Kurse Serbia u kishte thënë laramanëve se „ose duhet të bëheni
ortodoksë (shizmatikë) ose muhamedanë, kurrsesi katolikë“.43
Po ashtu gazeta vjeneze Wiener Sonn- und Montags-Zeitung44 shkruan për konvertimin e
dhunshëm të shqiptarëve në ortodoksi dhe rolin e argjipeshkvit Mjeda për rikthimin e
besimtarëve. Në këtë artikull shihet se konvertimi i shqiptarëve ishte me dhunë dhe se Mali i
Zi nuk kishte tolerancë fetare ndaj shqiptarëve.
Më 21. 12. 1912 Imzot Lazër Mjeda gjendej në Lubjanë të Sllovenisë dhe prej aty i drejtohet
të Kongregatës së Propagandës Fide, Kardinalit Girolamo Gotti me një letër lidhur me
laramanët ku ndër të tjera thekson: “Lartësia Juaj e di se në Kryepeshkopatën time kishte të
krishterë të fshehur (laramanë); ata duke përfituar nga ardhja e pushtuesve të rinj që
“krenohen me emrin kristian”, menduan se erdhi koha te shpalleshin hapur se ç‘dëshironin të
ishin; dhe të gjithë fshatrat në Mal të Zi të Shkupit, Janjevës dhe Ferizajt u shpallën hapur
katolikë. Nuk dihet asgjë për ata që banonin në krahinën e Prizrenit, por ka mundësi që edhe
ato të kenë bërë të njëjtën gjë, pasi ishin lidhur ngushtë me të tjerët. Se ç‘numër kishin, s`mund
t’jua them tani, por është e sigurt se duhet të jenë disa mijëra. Porse për serbët, që ndërkohë
mburren se kanë ardhur të çlirojnë të krishterët nga zgjedha myslimane dhe t`i japin liri të
gjithëve, ky fakt bie ndesh e t`i acaron nervat, u thirr famullitari i Janjevës për t`i treguar se si
është bërë ky kthim. Famullitari u përgjigj se ato kishin qenë gjithnjë katolikë, por nga frika e
turqve kishin qëndruar fshehur deri atëherë. Komandanti shtoi: “Nëse turqit duan të ndërrojnë
fe, duhet të bëhen ortodoksë, e jo katolikë, përndryshe është më mirë të rrinë turq”. Këto fjalë
tregojnë mjaft qartë se ç ‘kriter kërkon të ndjekë qeveria e re dhe si shtypjet dhe përndjekja
turke të lë të kuptosh atë të skizmatikëve (serbëve). Ia them këto Larttësisë Tuaj, sepse nën
kujdesin Tuaj të lartë dhe mjetet e mundshme të përpiqeni për liritë tona.”45
Lazër Mjeda kishte arritur në janar të vitit 1913 në Vjenë. Prej aty i shkruan edhe me letër më
09. 01. 1913 ministrit të punëve të jashtme austro-hungarez Leopold (Graf) Berchtold von und
zu Ungarschitz lidhur më gjendjen shqiptare dhe në argjipeshkvinë Shkup-Prizren. Ndër të tjera
shkruan Mjeda edhe për laramanët kështu: “Prej shumë kohësh në Kryepeshkopatën time kishte
katolikë të fshehtë apo laramanë, që fshehurazi ushtroheshin kristianë dhe ishin të pagëzuar,
por publikisht, për arsye frike, dukeshin myslimanë. Kur erdhën serbët në këto krahina, disa
fshatra të këtyre të fshehurve menduan se erdhi koha të shfaqen dhe u shpallën hapur katolikë.
(Këto fshatra janë arbërorë e flasin atë gjuhë, jetojnë në Ferizaj e rrethinë, Janjevë e rrethinë
dhe në të gjithë Malin e Zi të Shkupit. Ka edhe të tjerë në krahinat e Prizrenit dhe të Pejës, por
për to nuk di gjë ç ‘kanë bërë). Kam dëgjuar që qeveria Serbe thirri delegatin tim Imzot
Glasnovic, dhe kërkoi të dinte si ishte bërë ky kthim i muhamedanëve. Prifti iu përgjigj se nuk
kishte ndodhur asnjë kthim i muhamedanëve, por vetëm një manifestim i hapur (publik) i
katolikëve, të cilët deri në atë kohë nga frika e „turqve“ kishin qëndruar të fshehur.
43 „Serbien und Katholiken“, in: Reichspots (Nachmitagausgabe) 27. 12. 1912, fq, 1, dhe më shumë Ramaj,
Lazër Mjeda në argjipeshkvinë Shkup-Prizren…, fq. 120 (poashtu bashkangjitur edhe faksimili i shkrimit të
Reichspost)
44 Wiener Sonn- und Montags-Zeitung, artikulli „Die Anwort Montenegros ist ausständig“ 24 mars 1914, fq 1,
dhe më shumë Ramaj, Lazër Mjeda në argjipeshkvinë Shkup-Prizren…, fq. 121 (poashtu bashkangjitur edhe
faksimili i shkrimit të Wiener Sonn- und Monats ZeitungReichspost)
45 Gashi Gj. Kosova Altari i Arbërisë, II, fq. 35.
Megjithatë, ky shpjegim nuk e kënaqi komandantin serb, i cili i tha priftit se, nëse myslimanët
duan të ndryshojnë fe, duhet të bëhen ortodoksë, por jo katolikë: përndryshe le të qëndrojnë
myslimanë. Dhe di nga vende të tjera që myslimanë që donin të përqafonin krishterimin, u
ndaluan nga qeveria serbe“.46
Më 20 dhjetor 1912 kishte raportuar nga Lubjanë Imzot Lazër Mjeda, po ashtu edhe Kardinal
Gottin, lidhur me laramanët në argjipeshkvinë e vet ku kishte njoftuar se qeveria serbe nuk i
lejon që ata të jetonin haptas si katolikë, por ata duhet të mbeteshin muhamedanë ose të kalonin
në ortodoksi.47
Më 29 shtator 1913 imzot Mjeda i shkruan kardinalit Gotti lidhur me laramanët kështu: “Në të
vërtetë këto ditë e para u bë një lëvizje e madhe sidomos në anët e Cërnagorës (Mali i Zi i
Shkupit), ku pothuajse të gjithë të fshehurit ishin shfaqur tek famullitari i Stubllës dhe i kishin
kërkuar një letër, ku të dëshmojnë se ishin katolikë. Famullitari nuk kishte kundërshtuar dhe
njëri prej tyre, një farë Jetishi nga Dunavi, ishte shpallur i pari katolik me të gjithë familjen.
Por qeveria, pasi mori njoftimin, kishte dërguar t`i thonin që, ose të bëheshin ortodoksë, ose ti
priste vdekja. I shkreti ishte endur si shtegtar nëpër shpella e ferra për disa kohë, por pastaj,
duke parë që familja kontrollohej çdo ditë dhe turbullohej nga serbët, ishte kthyer në shtëpi,
duke u shtirur se ishin dakord me dëshirat e tyre.
Ndërsa një tjetër, megjithëse kërcënuar dhe rrahur, qe më i patundur dhe vazhdonte të mbetej
katolik.
Kështu edhe ata të Androcit të Janjevës. Aty, nga gjashtëmbëdhjetë familje, vetëm pesë
dezertuan; të tjerat i rezistuan me kurajo të gjitha kërcënimeve të qeverisë. Por patën favorin
se në krye të komunës së Janjevës në atë kohë ishte famullitari lokal dhe këta mund të kishin
kurajo dhe të mbroheshin nga reprezaljet e serbëve. Kështu që deri tani nga ata që ishin të
fshehur kemi vetëm nja shtatëdhjetë vetë që janë shpallur dhe qëndrojnë hapur katolikë. Të
tjerët, nga frika, fshihen përsëri dhe kur u bë regjistrimi, u shkruan myslimanë”.48
Është interesant fakti se qeveria serbe në atë kohë nuk lejonte që priftërinjtë katolikë të kishin
kontakt të drejtpërdrejt me kriptokatolikët apo laramanët në argjipeshkvinë Shkup-Prizren,
duke i etiketuar priftërinjtë se bënin propagandë austriake, por Mjeda i vizitoi laramanët në
Karadak apo në Malin e Zi të Shkupit dhe u dha kurajo që të deklarohen publikisht si katolikë
e mos të mbesnin të fshehur apo zyrtarisht të deklarohen myslimanë. Për fat të keq, kishte edhe
myslimanë fanatikë shqiptarë që këta laramanë i frikësonin se së shpejti do të kthehet Turqia
në këto troje, ndaj ata u bënin me dije se do do ta pësonin keq. Lazër Mjeda shkruan për këtë
gjë kështu: “Qeveria i ndaloi priftërinjtë të shkonin tek ata dhe të komunikonin me ta, me
pretekstin se bënin propagandë austriake”.49
Pastaj Mjeda vazhdon në të njëjtin raport: “Duke qenë në këtë gjendje këto gjëra, mendova të
shkoja në këto vende e të shikoja se ç’ mund të bëhej. E në fakt, në ditën e shtatë të këtij muaji
shkova në Letnicë e dërgova të thirrnin njerëzit e njohur të fshatrave të ndryshëm. Ata erdhën.
I pyeta pse donin të ishin katolikë e ç`mendonin të bënin. M`u përgjigjën me një zë se ishin
katolikë dhe katolikë donin të mbeteshin; por te frikësuar nga njëra anë nga kërcënimet dhe
ngacmimet e serbëve, e nga ana tjetër nga mburrjet e myslimanëve, të cilët thonin se së shpejti
qeveria turke do të merrte këto krahina dhe do të hakmerrej egërsisht nga tradhtia e tyre, ishin
tërhequr e s`ishin shfaqur publikisht katolikë, se prisnin kohë më të mira atje.
Iu përgjigja të mos i dëgjojnë myslimanët, se nuk kishin asnjë mundësi se mund të merrnin
qeverinë, nga serbët të mos trembeshin shumë, meqë në atë kohë nuk kishin mundur t`i kryenin
të gjitha kërcënimet e tyre, por po të ndodhte, do të vihesha përbri tyre, për t`i mbrojtur dhe
për të vdekur me ta. Fituan besimin ne vetvete e kërkuan se ç`duhej të bënin. U shtova atyre:
Tani unë nuk jua kërkoj të shkoni shpejt tek qeveria për të bërë rrëfimin tuaj të besimit e të
46 Gashi Gj.: Kosova… II., fq, 39-40
47 Krah. Gashi Gj.: Kosova II., fq 66.
48 Gashi Gj.: Kosova II. fq. 66
49 Gashi Gj.: Kosova II. fq. 66
nënshkruheni katolikë, sepse ka të ngjarë që tani nuk do të pranoni, e nga ana tjetër mund të
përbënte rrezik, meqë jemi në rrethanat e gjendjes së luftës. Për t`u njohur katolikë, unë ju
kërkoj ju që deri në një urdhër të ri, të shkoni në kishën katolike një nga një, por ditën, që t`ju
shohin të gjithë; që t`i merrni Sakramentet e Shenjta, e se lipset ta thirrni ditën priftin, e jo
natën. Kështu, në mënyrë indirekte, mund të ndreqni regjistrimin mysliman të bërë pranë
qeverisë. Për të dhënë këto shenja të rezistencës, ju jap kohë deri ditën e Shën Kollit (6 dhjetor);
ndërkohë lidhuni me të njëjtën gjë e të jeni solidarë, nëse qeveria do t`i krijojë ndonjë
shqetësim.
Mbetën të kënaqur nga kjo zgjidhje dhe premtuan të bënin çfarë u thashë.”50
Në këtë raport kërkon Mjeda po ashtu nga kardinali Gotti këshilla se si duhet të sillet ai si
ipeshkëv rreth sakramenteve me laramanët në argjipeshkvinë e vet.
Qeveria beogradase në atë kohë dhe më vonë kishte kërkuar nga priftërinjtë e argjipeshkvisë
Shkup-Prizren emrat që janë të pagëzuar dhe që janë të shënuar në këtë libër, duhet të fshihen
dhe kjo punë të mos ndodh më. Pagëzimi apo deklarimi haptas i kriptokatolikëve si katolik në
argjipeshkvinë Shkup-Prizren shihej me sy të keq nga ana e politikës së Beogradit, shihej si akt
kundërshtetëror dhe kërkohej nga priftërinjtë që këto gjëra mos të ndodhnin apo ata persona që
dëshirojnë të dalin haptas si të krishterë, të deklarohen ortodoks. Kurse të njëjtën kohë, edhe
përfaqësuesit fetarë të besimit mysliman kërkonin nga Beogradi që kjo gjë të mos ndodhë më
dhe e alarmojnë Beogradin për këtë akt “jo patriotik”51 që kleri katolik po pagëzon ata persona.
Për kohën kur Imzot Lazër Mjeda ishte argjipeshkëv në Prizren, misionet fluturuese të jezuitëve
kishin përshkruar edhe detaje për gjendjen e laramanëve në këtë argjipeshkvi52. Një libër mbi
veprimtarinë e Jezuitëve në Kosovë e Maqedoni prej 1888-1912 është përgatitur nga autori i
këtyre rreshtave dhe është dorëzuar në Zagreb për botim, dhe rreth veprimtarisë së Jezuitëve
në mesin e laramanëve në argjipeshkvinë Shkup-Prizren mund të lexohet me më shumë detaje
në atë dorëshkrim. Sipas letrës së Genovizzi-t, dërguar provincës së vet në Milano më Skoplje,
28 janar 1912, shihet se autoritete turke kërkonin nga laramanët e argjipeshvisë Shkup-Prizren
që së paku kryefamiljari të shkonte haptas në xhami.53 Në këtë letër shifet shumë qartë se jeta
e laramanëve në këto troje, sidomos në Karadakun e Shkupit nuk ishte aq e lehtë.
Është interesant se në misionin fluturues të Jezuitëve ishte edhe një misionar nga Stublla e
Kosovës që quhej Fratel Zef Antunoviqi54. Zef Valentini ka shkruar një shkrim për fratel Zefin
në ët cilin cek se ai vjen prej një rrethi laraman.55 Kjo ishte me rëndësi që ai iu bashkëngjit
misionarit At Domenico Passi S.J. sepse njihte shumë mirë mentalitetin e laramanëve në trojet
e argjipeshkvisë Shkup-Prizren. Frateli u ishte bashkangjitur misionarëve jezuitë jo vetëm për
territorin e Kosovës, por edhe atë të Shqipërisë. Këtë e përshkruan shumë mirë edhe At Fulvio
Cordignano në librat e tij „ L‘Albania a traverso l‘opera e gli scritti di un grande Missionaria
italiano, il P. Domenico Pasi S.J. (1847-1914). I-III. Roma (1933-1934). Fratel Zefi kishte
jetuar kohë të gjatë në Shkodër, ku më 1936 edhe kishte vdekur.
50 Gashi Gj.: Kosova Altari i Arbërisë, II, fq. 66-67.
51 Krah. Zutic N. : Rimokatolicka misija i klerikalizam na Kosovu, fq. 108
52 Mbi laramanët në argjipeshkvinë Shkup-Prizren gjatë kohës kur Lazër Mjeda ishte argjipeshkëv shih edhe
raportin e atë Giovanni Battista della Pietra për misionin fluturues të mbajtur në argjipeshkvinë Shkpup-Prizren
më 1911 në: Lettere edificanti dei padri della Compagnia di Gesu della Provincia Venta, Serie XXII, Venezia
1912, fq. 20-31 dhe raportin e Atë Francesco Genovizzi për misionet në këtë argjipeshkvi më 1911 dhe 1912 në
Lettere edificanti dei padri della Compagnia di Gesu della Provincia Venta, Serie XXII, Venezia 1913, fq. 3-20.
Këto detaje janë po ashtu në librin e përgatitur nga Albert Ramaj (manuskript) që duhet të botohet së shpejti në
Zagreb.
53 Shif: Lettere edificanti dei padri della Compagnia di Gesu della Provincia Venta, Serie XXII, Venezia 1913,
fq. 3
54 Mbi jetën e Zef Antunoviq shif A. Ramaj, Burime dhe dëshmi, fq. 108-118
55 Giuseppe Valentini “Il Fratel Zef e la Missione volante” in Notizier agli Amici dei gesuiti lambardo-venetoemeliani, Milano, 2 (1972), fq. 36-41. Shif poashtu edhe Sinishta Gj.: Jezuits in Albanien. Fq. 73 dhe Ramaj A:
Burime dhe dëshmi, fq. 108-116.
Me persekutimin e katolikëve në Kosovë e Maqedoni ishin marrë edhe shumë revista
evropiane, jo vetëm ato vieneze, po ashtu edhe për çështjen e laramanëve në këto troje. „Le
Missioni Cattoliche“ e Milanos kishte shkruar që ata dëshironin të deklaroheshin haptas si
katolikë. Gazeta e cekur milaneze kishte shkruar një shkrim tejet interesant për gjendjen e
Kishës katolike në Kosovë më 20. VI. 1913, në të cilin trajton temën se si është e mundur që
Serbia kishte luftuar kundër turqve, pra myslimanëve, dhe se si të krishterët tash luftojnë kundër
të krishterëve katolikë shqiptarë dhe se me aktet barbare ndaj popullatës shqiptare siç duket ky
është vetëm fillimi. Në këtë shkrim ndër të tjera shkruhet edhe për laramanët e argjipeshkvisë
Shkup-Prizren. Kur Mbreti serb Peter I. kishte shkuar në Shkup më 24 janar 1913, kishte takuar
50 familje laramane që i kishin deklaruar atij haptas se dëshirojnë të jenë katolikë. Mbreti i
zëmëruar u kishte thënë: „Katolikë! Keq e shumë keq! Ose ortodoksë ose muhamedanë, e
kurrsesi katolikë“. Shkrimin e ngjashëm e shkruan edhe gazeta katolike e Splitit të Kroacisë
„Dan“ më 2 korrik 1913, e cila po ashtu shtjellon të njëjtën temë me titull „Mëshohu katolikëve
dhe lirisë së tyre”.
Dihet se Serbia sidomos gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore kishte problem
të madh me klerin katolik dhe besimtarët e tyre, kjo sidomos për shkak se katolikët shqiptarë
trajtoheshin gati njëlloj sikurse austro-hungarezët. Kështu që laramanët e këtyre trevave me
dashje apo pa dashje për shkak të politikës ditore ishin të detyruar që edhe më tej të mbeteshin
laramanë e nuk i lejonte që të deklaroheshin haptas katolikë, pra, vetëm ashtu si dëshironin.
Serbia e Mali Zi kishin qëllim tjetër, pra që të konvertonte (me dhunë) në ortodoksë, jo vetëm
laramanët shqiptarë, por edhe katolikë dhe myslimanë shqiptarë në. Këtë qëllim tentuan Mali i
Zi e Serbia kryesisht në vitin 1913, sidomos në pjesën e Pejës, Gjakovës dhe të Malit e Zi të
sotëm.56 Atë Luigj Paliq OFM nuk i lejonte besimtarët e vet që të konvertoheshin në ortodoksë
dhe për këtë arsye u vra nga forcat malazeze më 1913 në Janosh afër Gjakovës. Imzot Lazër
Mjeda përballej jo më vetëm me problemin e laramanëve në këto troje, por edhe të besimtarëve
që prej raprezaljeve, torturave, dhunës e mundimeve të lloj-llojshme ishin të detyruar se paku
që sipërfaqësisht shqiptarët të besimit katolik e mysliman të deklaroheshin si ortodoksë, sepse
nuk mund t’i përballonin gjithë atyre mundimeve të mëdha që i bëhej popullit shqiptar. Lazër
Mjeda si bari i mirë i vizitonte këto vende dhe u jepte kurajo që të mos e bënin një gjë të tillë.
Më 27 maj kishte vizituar Gjakovën dhe kishte biseduar me besimtarët e vet për deklarimin e
dhunshëm të tyre.57 Për konvertimin e shqiptarëve (myslimanë e katolikë) në ortodoksië, Noel
Malcolm thotë: „this was applied with peculiar vigour by the Montenegrins“.58 Është shumë e
vërtetë se Imzot Lazër Mjeda nuk ishte angazhuar vetëm për katolikët e konvertuar në territorin
e pushtuar nga Mali i Zi më 1913, por siurse ceket „për të gjithë të gjitha konvertimet tjera me
dhunë“59, pra edhe për myslimanët dhe laramanët shqiptarë. Më 19. 03. 1913, lidhur me këto
probleme Lazër Mjeda shkruan kështu: “me shëndet jam mirë; shumë gjëra të këqija, të
vështira kam pasur këto ditë, arsyeja kryesore/salvimet e trishtueshme, të hatashme të
shpërthyera kundër katolikëve nën pushtetin malazez. Më se 70 familje fand kanë kaluar në
skizmë dhe ekziston rreziku me arsye që edhe të gjitha familjet tjera të veprojnë në të njëjtën
mënyrë, duke mos pasur rrugëdalje. Tre fshatra kanë pasur mundësi natën të ikin në territorin
nën pushtetin serb, duke lënë çka kanë pasë e tjerët s`kanë pasë mundësi ta kalojnë kufirin...”60.
Lazër Mjeda përnjëmend bari i mirë për besimtarët e vet, u jepte guxim që mos të lëshonin fenë
e vet, i vizitonte ata rregullisht në kohët më të vështira. Më 16.III.1913 shkruan: “Tash jam vetë
i nevojshëm për të holla, pasi kam pasur detyrë të kujdesohem për refugjatët e Gjakovës…Dje
56 Për këto gjëra shif mnë shumë Zekeria Cana Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913
(Dokumente).
57 Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi… fq. 216
58 Malcolm N.: Kosovo. short story, fq. 254
59 Cana Z.: Gjenocidi fq. 165
60 Sopi M.: Shembulli i Bariut të mirë dhe atdhedashës, arritja e imz. Lazër Mjedës në Prizren, in Drita, viti
XIII, nr 3-4 (95) 1982, fq. 8.
për Rrëshajë jam kthyer nga Gjakova, e nesër prapë do të kthehem për tri-katër ditë. Pasi
çështja e refugjatëve ende nuk u zgjidh, dhe populli është në lëvizje tash këtu e tash atje, është
e nevojshme kohë pas kohe t`i vizitoj dhe t`i ngushëlloj, duke u dhënë zemër dhe duke u
ndihmuar materialisht, se kanë humbur çdo gjë dhe janë pa bukë. Kjo është arsyeja pse tani
nuk mund të largohem, se përndryshe tani isha në ato anë.”61
Më 1913-14 zhvilloheshin bisedimet mes Vatikanit dhe Serbisë lidhur më një marrëveshje
zyrtare e njohur si konkordati. Përfaqësuesi zyrtar (ambasadorit) i Austro Hungarisë në Vatikan
Alois (Fürst) Schöngurg-Hartenstein dhe ministri i punëve të jashtme austro-hungarez Leopold
(Graf) Berchtold von und zu Ungarschitz, jo vetëm që angazhoheshin për përmirësimin e
gjendjes shqiptare dhe ruajtjen e protektoratit austro-hungarezë, por ishin të vetëdijshëm edhe
për shumë imtësi për popullatën shqiptare, pra edhe për laramanët e këtyre vendeve dhe nga
bisedat e shkrimet që shkëmbeheshin mes zyrtarëve austro-hungarezë dhe të kardinalit Merry
de Val kërkohej që nga Vatikani të bisedohej edhe për lirinë fetare të laramanëve në
Argjipeshkvinë Shkup-Prizren nga ana e Serbisë. Më 12 mars 191362 lajmëron ambasadori i
Austro-Hungarisë në Romë Schönburg, se kishte biseduar me Vatikanin lidhur më lirinë fetare
të laramanëve në argjipeshkvinë e Kosovës. Kështu që qysh ne fazën e parë të bisedimeve
lidhur me konkordatin kishte shprehur dëshirën për të siguruar lirinë fetare të laramanëve. Në
qarqet e Vatikanit ishin të brengosur për laramanët. Vjena dhe Roma ishin të njoftuar për
gjendjen e laramanëve pas largimit të Turqisë nga Ballkani, por tash kishin lindur probleme të
reja për ta, pra Serbia. Në këtë letër ceket se për gjendjen a laramanëve në argjipeshkvinë
Shkup-Prizren ishin njoftuar nga raportet e ndryshme, pra të argjipeshkvit Lazër Mjeda.
Këtë e dëshmon edhe letra e ministrit të punëve të jashtme Leopold (Graf) Berchtold më 02.
VI. 1914 dërguar përfaqësuesit Alois (Fürst) Schöngurg-Hartenstein.63
Dihet se raportet e Mjedës ishin ato që kishin nxitur këtë bisedë, sidomos nga letra e Mjedës
më 09. 01. 1913 dërguar ministrit të punëve të jashtme austro-hungarez Leopold (Graf)
Berchtold von und zu Ungarschitz, ku i shpjegon gjendjen e laramanëve në argjipeshkvinë e
vet. Sipas kësaj shkrese ministri Berchtold për gjendjen e laramanëve në argjipeshkvin ShkupPrizren është “formalisht” i kënaqur prej asaj që është biseduar dhe është shkruar mes kardinalit
Merry de Val dhe Alois Schöngurg-Hartenstein, pra Serbia ishte e obliguar që tu jepte të drejtën
e lirisë fetare laramanëve në këto troje.
Gazeta Reichspost e 20 marsit 1913 shkruan po ashtu për laramanët dhe gjendjen të tyre në
argjipeshkvisë Shkup-Prizren dhe shkruan se ata deri më tash nuk kishin mund të deklaroheshin
haptas për shkak të turqve, kurse tash e kanë problem prej Serbisë dhe shkruan se qarqet e
Beogradit u kishin ndaluar laramanëve të deklaroheshin haptas si katolikë, ose duhet të bëhen
mysliman e nëse dëshirojnë të bëhen të krishterë atëherë ortodoks.64. Po ashtu edhe Leo
Freundlich e merrë këtë artikull dhe e riboton në librin e tij “Albaniens Golgotha”65
Më 31 Janar 191166 njofton konsullata austriake e Shkupit se kishte pasur një grup ortodoks
nga Maqedonia, më saktë nga Kumanova që kishin shkuar tek argjipeshkvi Lazër Mejda dhe
tek famullitari i Ferizajit Dom Pashk Krasniqi dhe u kishin kërkuar ndihmën e tyre që ata të
kalojnë në katolicizëm. Pra ishte fjala për besimtarë ortodoks maqedonas e që dëshironin të
kalonin në katolicizëm. Është e njohur komuniteti greko-katolik me kombësi maqedonase në
Maqedoninë e jugut, pra në Strumicë e rrethinë, por këta ishin tamam ortodoksë. Nuk është
fjala për komunitetin katolik të ritit bizantin që jeton edhe sot e kësaj dite në territorin e
Maqedoniës, por është fjala për ortodoks të vërtetë.
61 Mark Sopi. Shembulli i Bariut të mirë dhe atdhedashës, fq. 8.
62 ÖStA. PA, XIII, 314 Türkei, XXXIV / 5 A, më 12. shkurt 1913
63 Shif ÖstA. PA. XIX, 93, Serbien XVIII/ (Rom – V.) 2480, më 02. VI. 1914
64 Der Konflikt mit Montenegro, Reichspost 20 mars 1913, fq. 2, poashtu edhe Ramaj : Lazër Mjeda në
argjipeshkvinë Shkup-Prizren, fq. 132.
65 Freundlich L.: Albaniens Golgotha fq. 27
66 HHSTa XXXVIII PA. 441, Konzullate Üsküb 1911-1913 të datës 31 janar 1911, fq. 293-294.
Komunitetin greko-katolik në Maqedoninë e sotme ia kishte besuar Papa Benedikti më 1915
argjipeshkvit të Shkupit Imzot Lazër Mjedës. Argjipeshkvi Mjeda ishte pra edhe argjipeshkëv
i katolikëve të ritit bizantin në Maqedoni, që më kombësi janë maqedonas. Argjipeshkvi Mjeda
dëshironte që këtë komunitet të vizitonte vetëm dhe të shihte në të vërtetë se si është gjendja e
këtyre shpirtrave që papa ia kishte besuar. Organet e atëhershme bullgare nuk i dhanë leje
Mjedës që të viziton këtë komunitet. Viti 1915 ishte shumë vit i vështirë edhe për katolikët e
ritit bizantin, sepse bullgarët kishin vrarë e mbytur dhe kishin shkatërruar gati çdo gjë që ata
kishin, shtëpi e pasuri tjera. Ngaqë Mjeda nuk mund të shkonte në këtë zonë, ai organizoi që
ndihmat t’ua dërgonte gjithsesi dhe përmes meshtarit P. Nedeljko, i cili më 20 mars 1916 i
shkruan një letër falënderimi Mjedës për këto ndihma të rëndësishme.67
Pas largimit apo më mirë të themi dëbimit të L. Mjedës më 1922 nga argjipeshkvia ShkupPrizren, kjo argjipeshkvi humb titullin argjipeshkvi dhe i kthehet titulli ipeshkvi dhe kështu
mbeti deri më 1924 pa ipeshkëv, kurse më 1924 u emërua ipeshkëv Ivan Franjo Gnidovec nga
Slovenia. Gnidovec e mësoi shqipen shumë mirë, bile dihet se Gnidovec kishte vijuar shkollën
në Slloveni dhe po ashtu kishte studiuar në Slloveni teologjinë të cilën e kishte vazhduar edhe
në Vjenë, ku më 1903 edhe doktoron më temën “De Hippia mairore Platoni attribuendo” që
kishte shkruar në gjuhën latine.
Gnidovec qëndroi ipeshkëv në këtë ipeshkvi deri në vitin 1939, kur selia ipeshkvore kaloi me
Gnidovec prej Prizreni në Shkup. Imzot Gnidovec ishte njëri shumë i përshpirtshëm dhe njëri
i Zotit. Ai është shpallur sot „shërbëtor i Zotit“ dhe laramanët e anës Karadakut i lutën ipeshkvit
Gnidovec dhe e mbajnë si njëri të shenjtë. Për jetën dhe veprimtarinë e Gndidovec shih më
shumë Gnodovcev simpoozij v Rimu, Celje 1989; TURK Aloiz: Skof Janez Gnidovec, Celje
1992. Këtu do të shënojmë vetëm shkurtimisht sa i përket raporteve me laramanët, sepse koha
e Gnodovec dhe çështja e larmanëve duhet të hulumtohet në thellësi, sepse pikërisht kjo është
koha shumë e bujshme për laramanët në Kosovë. Me ardhjen e ipeshkvit Gnocovec, ai urdhëroi
që të rishkruhen librat ku janë të shkruar laramanët e pagëzuar. Një libër të madh hartoi dom
Fanian Ciril, meshtar slloven dhe që shërbente në ipeshkvin Shkup-Prizren dhe librin në Stubëll
e bëri dom Dedë (Domonik) Ramaj. Siç duket, ipeshkvi Gnodovec e ngarkoi Dom Fabian Ciril
që të merrët me punën e laramanëve. Edhe sot e njohin disa prej tyre këtë meshtar të zellshëm.
Dom Qiril është i lindur më 16.IV.1916 në fshatin Lasce, komuna Dvor të Sllovenisë, famullia
Zuzenberg. Më 14.IV.1942 është shuguruar për meshtar. Pas luftës së dytë botërore ishte
kapelan në Letnicë dhe pastaj më vonë në Pejë. Ai kishte sëmundjen e kancerit. Në tetor të
1953 u operua në Zagreb dhe 3 ditë pas operacionit vdiq më 11.XII.1953, edhe pse ishte i ri,
vetëm 38 vjeçar. Është i varrosur në Zuzenberg. Ka shkruar dy kronika për famullinë e Pejës
(dorëshkrim) që quhen „Kronika e famullisë Pejës“, 1942 dhe 1948. Sidomos atë që D. Fabian
Ciril kishte bërë për laramanët dhe shënimet apo shkrimet e tij nuk kanë parë dritën e botimit
asnjëherë. Duhet ashtu kështu që veprimtaria e ipeshkvit Gnidovec për të mirën e laramanëve
të ndriçohet. Ai shkonte i vizitonte laramanët në tërë territorin e ipeshkvisë. Gnidovec
bisedonte me laramanët, u jepte fuqi që ata të deklaroheshin haptas katolikë e që mos të
fshiheshin e të jetonin si laramanë. Kjo, siç duket, kishte sukses sidomos në zonën e Karadakut,
sepse një pjesë e laramanëve e kësaj zone, pikërisht në kohën e ipeshkvit Gnidovec, u deklarua
haptas katolikë, në Dunav, Terzijaj, Llokme, Selishte… Gnidovec shkonte i vizitonte laramanët
dhe atje kalonte natën nëpër bujtina shumë të thjeshta në shtëpitë e tyre. Është shumë me
rëndësi të ceket se ipeshkvi Gnodovec ishte ai njëri që në vendet ku jetonin shumicë laramanët,
u angazhua dhe ndërtoi kishën apo kapelën në atë vend, p.sh. në Dunav (afër Gjilanit) apo
Llapushnik (Drenicë) dhe Kravasari të komunës së Malishëvës. Me të vërtetë, në popullin
shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni ende mbahet mend I. Gnidovec si njeri i shenjtë dhe njihet
shumë për veprimtarinë e tij bamirëse jo vetëm për katoliket, por pa dallim feje dhe se ishte
mbrojtës i palodhur për të drejtat e fshatarëve që ju merreshin tokat.
67 Shif më shumë Rudolf Grulich: Die unierte Kirche in Maqedonien (1856-1919), fq. 91.
Të pagëzuarit që mbahen fshehtë në Karadak
Të pagëzuarit dhe që mbahen të fshehtë në Karadak janë shumë edhe sot. Laramanë kishte në
këto vende:
Në zonën e Kradakut – rrethi i Gjilanit - Dunav, Stublla Poshtme, Selishte, Koregj, Sefer,
Terzijaj, Depçe, Zubaj, Zhegra, Vërçevic, Stanqiq, Zegbash, Remnik, Smajmuçi, Llokme,
Bresalc; rrethina e Ferizajit - Loçkobare, Papaz, Ribnik, Nishor, Jasen, Caravajkë, Muçibaba,
Remnik; afër Prizrenit Lladrovc e Vohor, në Drenicë Lazice e Llapushnik etj.
Shkrimtari bullgar P. Cilev68 Kishte vizituar më 1911 shumë vende nëpër Kosovë, sikur edhe
Dunav, Hanroc, dhe në Lloçkobare përmend ai një rast interesa që festonin festat katolike, sikur
Shën Dimitrin (Sh`Mitrin), ku kishin blerë qirinjtë për t’i ndezur natën e për tu lutur, verë për
të festuar. Po ashtu edhe A. Urosevic69 përmend këtë vend ku kishte laramanë, që i kishte
treguar Dom Tadej Ivanovic.
Pastaj në vende afër Ferizajt, kishte familje laramane sikur Talinovci, Jerliu, Muhovci,
Koshare. Këto vende i kishte vizituar deri vonë prifti i Ferizajt së bashku edhe vendet tjera.
Këtë e cek edhe Dom Gapër Gjini kur thotë se le t'i përmendim këtu edhe studimet që i kemi
bërë në terren në anën e Ferizajt dhe të Gjakovës. Në katundet afër Ferizajt: Talinofc, Jerli,
Muhovc, Papaz, Tern, Koshare, Loshkobare, deri ne vitin 1898 meshtari nga Ferizaji i vizitonte
shumë prej shtëpive laramane.70
Është interesant se këto vende i kishte vizituar prifti laramanët, por nuk ishte hetuar fare se
është prift nga rrethi, sepse ai ishte veshur sikurse një fshatar i thjeshtë dhe kishte çantën në
krah, ku kishte një armë për gjueti dhe disa pëllumba të mbytur në krah, kështu që në çantë
kishte të gjitha përgatitjet e veta për meshë dhe ceremoni të tjera fetare dhe shkonte e kremtonte
meshën në këto vende. Këtë e bënte edhe dom Bartollome Fantela, i njohur sikur Dom Bata,
që kishte shërbyer dhe kishte shërbyer edhe në famullinë e Letnicës dhe sipas gjitha gjasave
qysh në fund të shekullit XIX në Stubëll kishte organizuar mësim për fëmijët e këtushëm e më
vonë edhe në Mitrovicë dom Nikollë Mazrreku (për këtë shih edhe faksimilen e dokumenteve
arkivore e letrave të konsujve austriakë nga Mitrovica). Fenomenin e “gjuetisë” e përdornin
meshtarët katolikë edhe në vende tjera, p.sh. dom Mikel Tarabulluzi, kur i vizitonte familjet në
Karadak, shprehet një person me rastin e ndërtimit të kishës në Dunav kur thotë se “më kujtohet
kur don Mikeli kalonte nëpër fshatin tonë tue shku në Sefer, Kuregj, Terzija etj, për të çue
meshe. Bante teshat si i bajshin turqit e më krah bante pushkën. Tanë ket anë ai e ka mbajtë në
fe. Pagëzonte, çonte meshë nëpër shpija... Ai u kanë shumë burrë i mirë dhe trim i madh71.
Kjo formë e organizimit të mësimit të fëmijëve nëpër famulli katolike në Kosovë, ishte gati e
rëndomtë. Dom Fantela kishte hapur edhe një shkollë kishtare në gjuhën shqipe në Ferizaj. Po
ashtu kishte edhe në Pushnik laramanë.
Në rrethin e Pejës ka në këto vende laramanë, në Belaj, Lumbardhë e Rashiq, Dom Ciril (Qiril)
Fabian është prifti i mëparshëm i Letnicës që kishte punuar shumë me laramanë në tërë
Kosovën. Për të flasim më vonë.
Shumë emra që ka shënuar si laramanë, ka meritë të madhe prifti i Letnicës dom Qiril Fabjan
e që ne do t’i japim këtu më poshtë sipas F. Djuric72 që po ashtu është publikuar edhe nga
Albert Ramaj.73
Selishte/Malokët
68 shih P. Cilev: Obikolka iz albanski seliste v Pristinsko, Prizren, Debrsko i Ohridasko
69 Shih A. Urosevic: Dvoverstvo medju Arbanasima
70 Gjini Gaspër, ipeshkva Shkup-Prizren, fq. 142.
71 Gjergji Ndue: 10 vjet shërbim të pashoq, (motrat në malet e Karadakut), in: Drita, X, 10 (78), 1979, fq. 7
72 Djuric F.: Die Geschichte fq. 198-216
73. Ramaj Albert: Burime dhe dëshmi fq. 148-156.
Shabani i Bakijes
Selim i Bakijes /me 7 anëtarë
Zylfia i Bakija
Mirta i Shabanit /me 5 anëtarë
Hasani i Ahmetit /me 10-12 anëtarë
Delija i Dalipit
Sherifi i Dalipit /me 7 anëtarë
Tali i Lilit
Lazi i Lilit
Gania i Osmanit
Vrçevica
Hajrizi i Ahmetit
Nahija i Fahirit
Nahija i Agushit
Avdyli
Rizahi
Terzijaj
Hajdini i Smajlit /me 35 anëtarë
Sahiti i Ajvazit /me 15-20 anëtarë
Abazi i Mysinit /me 15 anëtarë
Delia i Ajvazit / me 9 anëtarë
Hasani i Salihit/ me 3 anëtarë
Hajrizi i Hisenit /me 6 anëtarë
Ramadani i Salihit / me 6 anëtarë
Dhe 51 persona të tjerë
Të tjerët deklarohen haptas katolikë
Dunav
Gjemë Hyli
Një tjetër familje nuk është shënuar emri
Sefer
Hamdia
Bajrami
Gjithësej 28 anëtarë
Koregj
Rrahimi i Hajrez
Sejdiu i Nuhisë
Jetishi i Murtezit
Vebiu i Nasufit
Simoni i Monit
Rifati i Monit
Emini i Sadrisë
Riza i Alies
Demushi i Zylfijes
Idrizi i Sejdis
Gjithësej 55 persona
Gjendja e vitit 1986
Selishte (Malokët)
Shabani i Bakies u shpërngul në Gjilan me familje dhe janë ende laramanë.
Selimi i Bakies me familje janë në Selishte dhe janë laramanë.
Zylfiu i Bakies me familje është shpërngulur në Zhegër dhe janë laramanë.
Mirta i Shabanit është në Selishte dhe janë laramanë dhe biri i tij është martuar me një laramane
nga Dunavi.
Hasani i Ahmetit, jeton me familje në Selishte, janë laramanë.
Delia i Dalipit jeton me familje në Selishte dhe janë larmanë.
Tali i Lilit (Halilit) jeton me familjen e vet në Seliste dhe janë laramanë të vërtetë, një djalë i
tij jeton në Selishte kurse tjetri është shpërngulur në Zhegër, të gjithë janë laramanë.
Sherifi i Dalipit, jeton me familje në Selishte, janë laramanë.
Familja e Malokëve është më shumë katolike se laramanë.
Shaban Bakija është shpërngulur në Gjilan.
Ilazi i Halilit apo siç e quanin Ilazi i Lilit ishte Mark Gashi, jeton me familje në Prishtinë. Djali
i Ilaz Halilit apo Mark Gashit është poeti i njohur Mirko Gashi.
Gania i Osmanit (Zef Osmani) jeton në Kabash.
Në Selishte sot nuk ka më katolikë, por ka vetëm 6 shtëpi laramanë kurse të tjerët janë
shpërngulur në Zhegër, Gjilan, Kabash, Konjare afër Kumanovës, Shkup Ferizaj etj.
Prej dy familjeve laramane nga Zhegra ishin dy priftërinjtë, që kishin studiuar në Itali dhe
kishin shërbyer nëpër shumë vende të botës. Shahini (Pashk) i Ferizit dhe Ahmeti i Fazlies. Për
Shahin (Pashk) Ferizin kemi shkruar në këtë artikull, por për Ahmetin nuk kemi të dhëna të
duhura, kështu që mbetet të hulumtohet kjo gjë. Siç duket Ahmeti ka vdekur në Stamboll dhe
është varrosur atje, kurse Shahini (Pashku) në Damask ka vdekur dhe është varrosur.
Prej Selishtës është familja Azizi që sot jeton në Kabash. Është shumë interesant që të studiohet
familja Azizi, pasi që kur ata u deklaruan katolikë haptas më 1929 dhe se nuk do të mbesin më
laramanë, por do të jetonin si të krishterë të vërtetë, shihej për këtë rajon diçka tronditëse dhe
guxim i madh për atë kohë. Për këtë arsye, bashkëvendësit e tyre kishin “nuhatur” për këtë
punë dhe dëshironin që ta pengonin. Kështu që ky ishte i detyruar që të shpërngulej nga Selishte
e të shkonte në Kabash. Por prapëseprapë banorët e Selishtës dëshironin ta pengonin. E kanë
rrahur laramanët këtë familje, pse shpërngulej dhe deklarohej haptas si katolike dhe nuk e
kishin lënë më që të kthehej fare në Selishte. Por edhe kur shkuan në Kabash, kishin probleme
nga myslimanët dhe laramanët e Karadakut, e sidomos të Selishtës, që këta tashmë haptas
shkonin në kishë. Dëshironin ta pengonin. Një kohë kjo familje shkoi dhe u vendos në Stubëll,
për shkak të këtyre kërcënimeve, por më vonë prapë u rikthye në Kabash, kur u qetësua gjendja,
ku edhe sot jeton.
Asllani i Azizit kishte dy djem, Osmanin dhe Ilazin
Osmani kishte 3 djemtë, Ania, Hedia e Remizim. Ijazi kishte vetëm një djalë, Halimin. Është
interesant të ceket se Ilazi ishte shpërngulur më 1973 në Kabash, po ashtu vëllezërit e tij
Hamdija dhe Ramizi dhe kishin kaluar haptas katolicizëm, por Hamdija dhe Ilazi kishin bërë
kurorëzim kishtar qysh vonë, pra kur Hamdija ishte 76 vjeçar.
Alia (Ilia, Elia) kishte 5 djemtë e 5 vajza: Zefin (Shaqirin), Pashkun, Fatmirin, Isakun, Seferin
dhe vajzat të martuara (Manja e Difa).
Hamdiu (Martini) kishte dy djemtë Zizkin (Frrokun) dhe Reshatin (Ilia).
Ramizi (Antoni) kishte vetëm një vajzë, Ima.
Halimi kishte një djal Sahitin (Frrokun), që kishte vdekur në moshën e re më 1974. Ai ka dy
fëmijë, Pal (Halim) dhe Afrim (Ilaz).
Vërçevicë
Hajrizi i Ahmetit
Nahia i Fahirit
Nuhija i Agushit që tashmë është shpërngulur në Ferizaj
Avdyli
Rizahu
Vërçëvica ka edhe laramanë të tjerë.
Terzijaj
Hajdini i Smajlit, kjo familje jeton në Zhegër, të gjithë janë laramanë.
Sahiti i Ajvazit, kjo familje jeton në Prishtinë, janë tash myslimanë.
Abazi i Misinit, kjo familje jeton në Zhegër, tash janë myslimanë.
Delia i Ajvazit, kjo familje jeton afër Shkupit, tash janë myslimanë.
Hasani i Salihit, kjo familje jeton në Kabash dhe janë deklaruar haptas katolikë.
Hajrizi i Hysenit, jeton me familjen e vet në Zhegër, janë laramanë.
Ramadani i Salihit, jeton në Kabash, janë laramanë.
Shefkia i Jetishit është shpërngulur në Kabash dhe është e deklaruar katolike.
Dunav
Më 1981 sipas m. Itilia Krämer kishte 60 persona katolikë, 221 laramanë dhe 16 myslimanë.
Kurse me 1987 ishin vetëm 5 shtëpi katolike (me 51 anëtarë) 20 laramane (me 148 anëtarë) por
asnjë mysliman. Kështu që shumica prej tyre janë shpërngulur në vende të ndryshme, në Konjar
(afër Kumanovës), Ferizaj, Gjilan, Shkup. Kabash etj.
Sefer
Hamdiu me familje është shpërngul në Gjilan, tash janë myslimanë.
Bajrami me familje është shpërngul në Ferizaj, janë laramanë.
Koregj
Rrahimi i Hajres
Sejdia i Nuhisë
Jetishi i Kurteshit
Vebia i Nasufit
Rifati i Monit, kjo familje është shpërngulur në Ferizaj ku edhe është deklaruar haptas katolike
Emini Sadrisë
Rizahu i Alies
Demushi i Sybfijes
Idrizi i Sejdisë
Simoni i Monit
Po ashtu edhe në vendet sikur Remnik, Caravajk, Smajlmuq, Zubaj, Depçe, Zegbash e
Muçibab, ku ende këto ka familje janë laramane, por këto familje ishin më shumë nën ndikim
dhe presion të myslimanëve që të deklaroheshin katolikë, kështu që nuk ishte lehtë që të
mblidhen statistikat e sakta të tyre për shkak të frikës që të mos e marrë vesh ndokush.
Zhegra
Është qendër e laramanëve të Karadakut. Sepse për laramanët është shumë lehtë që në shtëpitë
e veta të mbajnë fenë krishtere, kurse haptas kanë emra myslimanë dhe nuk mund të vërehet se
janë të krishterë. Në Zhegër ka shumë të tillë, që janë laramanë dhe nuk mund të vërehen.
Rajoni Stanqiq
Në Depçe janë 4 shtëpi laramanë
Në Zimerc janë 3 shtëpi laramanë
Në Toplanë janë 16 shtëpi laramanë
Në Muqaj janë 2 shtëpi laramanë
Në Azemce nuk dihet saktësisht se sa kishte, sepse banorët e këtushëm janë shpërngulur në
Zhegër, Gjilan, Konjare afër Kumanovës, Shkup etj. Azemce ishte nën ndikim dhe presion të
myslimanëve, kështu që laramanët nuk kishin lehtë nëse dihej se ishte laraman.
Nga ky vend vjen edhe familja Azemi (botues të gazetës Fakti në Maqedoni), që ishin më parë
të pagëzuar, dhe pastaj u shpërngulën në Maqedoni dhe kishin humbur çdo kontakt me katolikët
e Karadakut.
Jasen
Këtu ishte një familje katolike që quhej Ukaj. Shefkiu (Zefi) dhe Serafini kishte vdekur dhe
kishte djemtë dhe jetonte me Selverin, që ishte djali i vëllait të tij që kishte vdekur e që quhej
Serafin. Baba i tyre Prenku (Rexha) ishte deklaruar më 1936 katolik. Rexha (Prenku) kishte
edhe 7 vëllezër dhe 10 motra. Kur u deklarua Rexha (Prenku) haptas katolik, kishte probleme
të mëdha me vëllezërit e vet edhe pse ishin edhe ata vetë laramanë dhe rrethi e vet, të nxituar
nga hoxha i vendit. Hoxha e kishte përkrahur që familja e Rexhës (Prenkut) të keqtrajtohej e ta
mbyllnin në shtëpi, vetëm pse ishte deklaruar haptas katolike. U kishte predikuar vendasve të
këtushëm se “ të krishterët shkojnë në ferr, kurse myslimanët në parajsë” dhe se „të krishterët
janë të papastër sepse nuk lahen dhe nuk rrethpriten“. Të gjitha kontaktet më familjen e Rexhës
(Prenkut) i kishin ndërprerë vëllezërit dhe motrat dhe kishin bërë presione të mëdha që mos të
deklarohet haptas katolik. Kishin paguar disa njerëz që edhe ta vrasin vëllain e vet Rexhen
(Prenkun), vetëm pse ishte deklaruar haptas katolik. Po ashtu kishin keqtrajtuar edhe gruan e
tij, vetëm e vetëm që të kthenin mendjen e tij. Vëllezërit dhe motrat e tyre ishin shpërngulur në
afërsi të Kumanovës dhe Shkupit, mbasi kishin parë se Prenku (Rexha) nuk dëshironte “të
kthehej” në myslimanizëm, dhe kishin thënë se “ne nuk dëshirojmë të jetojmë në afërsi të
latinëve që shkojnë në kishë dhe që hanë mishin e derrit”.
Llokme
Llokma është vend ku të gjithë ishin ose të katolikë ose laramanë. Pra, myslimanë nuk kishte
në këtë vend.
Stublla e ulët dhe Goden
Këtu janë 20 familje laramane dhe 10 myslimane. Ka edhe familje katolike.
Bresalc
Është vend shumë interesant për laramanë. Qysh në vitin 1641 argjipeshkvi Gjergj Bardhi
shkruan në raportin e tij se në Bresalcë janë të gjithë katolikë. Ishin gjithsej 16 shtëpi me 120
banorë. Ishin 40 të krezmuar. Më 1760 argjipeshkvi Matej Mazrreku shkruan se në Bresalc
kishin mbetur vetëm 4 shtëpi katolike, kurse 15 të tjera janë islamizuar, por ai deklaron se të
gjithë gratë kishin mbetur ende katolike. Kurse A. Urosevic në shkrimin e tij “Dvoverstvo
medju Arbanasima” shkruan për 1905 se në Bresalc kishte probleme me fqinjëve që ankoheshin
se fqinjët e tyre mbajnë kontakt me kishën katolike. Këtu bëhej fjala për mëhallën e
Rexhovytëve. Kur është dorëzuar lista e emrave të rekrutuar si të krishterë më 1930 në Vërbovc
afër Gjilanit më 1930 nga meshtari i Letnicës. Në këtë listë ishte po ashtu edhe emri Gjergj, i
biri i Tahir Ahmetit nga Bresalci. Ngaqë Vërbovci nuk ishte përgjegjës për Bresalcin, por ishte
Paravoli, kështu që ky emër u dërgua në Paravol. Në Paravol u argumentua se Gjergji në të
vërtetë kishte emrin Rifat dhe ishte biri i Ahmet Tahirit. Fjala është për vitin 1930. Të njëjtën
gjë, Uroseciv e konstaton se prifti katolik nga Letnica dom Tadej Ivanovic kishte vizituar
shpesh Bresalcin dhe aty kishte mbajtur edhe meshën, po ashtu dom Tadeja kishte pagëzuar
dhe kishte kurorëzuar kishtarisht njerëz nga Bresalci. Edhe sot e kësaj dite në Bresalc është
vendi ku quhet „Kisha e Bresalcit“. Siç duket, me ndikimin e hoxhës së vendit, laramanët e
Bresalcit u „zhdukën“ nga Bresalci.
Brus/Peshter
Në Brus janë familja e Halit dhe Metë Gashit që ende janë laramanë. Haliti kishte 2 djemtë,
Shabanin dhe Lila. Meta kishte dy djem, Hasimin, Limën Nazir dhe Ramadanin. Sot janë
Shaban Haliti e Lila Haliti ende laramanë. Rasimi Metë Gashi kishte 3 djem, Isa, Alia e Duli,
që janë edhe sot laramanë. Isa lidhjet martesore të fëmijëve të vet i kishte me myslimanë, kurse
Aliu dhe Duli me katolikë. Kur kishte vdekur Lima, në familje ishte bërë ndarje se a të vorroset
Lima me prift apo Hoxhë. Nipi i tij Isa, ishte që të varroset me hoxhë dhe pasi u bë varrimi i
tij, prapë anëtarët e familjes që ishin të mendimit se Lima duhej të varroset me prift, kishin
shkuar te prifti i vendit dhe kishin lutur që të thotë meshë për Limën.
Bukavishte
Në Bukavishte ka familje laramane, së paku dihet për familjen Gashi. Janë 5 familje Abaz
Gashi, Shaip Gashi, Rrustem Gashi dhe Hajdar Gashi. Këta i kanë pagëzuar fëmijët e vet dhe
shkonin fshehtas në kishë. Shumica e banorëve të Bukavishtës janë shpërngul në Kabash,
Janjevë, Ferizaj, Prishtinë, Shkup.
Laramanët e Kosovës kanë një histori shumë interesante e që deri më tani nuk është studiuar
edhe aq sa duhet në thellësi.
Motrat (murgeshat) Vinçenciane dhe Bijat e dashurisë Hyjnore në Karadak dhe
laramanët
Për çka po e shkruajmë këtë pjesë në raport me laramanët. Është një fenomen interesant se disa
nga laramanët, kishin shumë besim tek motrat e kishës (murgeshat). Edhe pse motrat e kishës
në fakt shërbenin për ndihmën mjekësore për të gjithë njerëzit apo edhe për bamirësinë për të
varfërit.
Motrat vinçenciane kishin arritur në zonën e Karadakut qysh në fillim të shekullit XX.74 kanë
arritur në Stubëll më 15 mars 1961. Në Letnicë më 1927 (vetëm për dy muaj) dhe me 1935
erdhën dhe mbetën aty deri sot. Motrat vinçenciane kishin ardhur nga Slovenia për të shërbyer
në Kosovë. Në kushte shumë të vështira dhe ambient ndryshe nga ai në Slloveni, ato megjithatë
u përkushtuan popullit të Karadakut. Ato bënin vizita nëpër shtëpia edhe në vende të largëta,
duke ecur këmbë. Në Stubëll dhe në Letnicë kishin një miniambulancë që për tërë rrethin e
Karadakut u bë një çerdhe për të sëmurët. Pa dallim feje apo kombësie. Këto motra, edhe pse
pa rrugë të përshtatshme për të transportuar medikamentet e ndryshme mëse të nevojshme për
të sëmurët, por ato i bartnin orë të tëra edhe vetëm dhe këmbë, vetëm e vetëm që të kenë
mundësi për nevojtarët. Është interesant se motra Svetomira Polda mbante përherë një çantë
me vete ku transportonte medikamente në Stubëll prej vendeve të ndryshme dhe kjo atë kohë
quhej “motër strajca”. Tamam sipas shembullit të Shën Vinçenc Paulit, themeluesit të këtij
rregulli, që tërë jetën e vet ia kushtoi të sëmurëve.
Motrat e para që erdhën në Stubëll ishin nga Sllovenia: m. Svetomira Polda, m. Karmela Benko
dhe m. Jerneja Novljan. Këto motra njihnin edhe barërishtat që mund të përdornin për sëmundje
të njerëzve e që mund të gjendeshin në zonën e Karadakut, kështu që edhe atë pasuri natyrore
e shfrytëzonin sipas mundësive.
74 Krah. Djuric, F.: die Geschichte fq. 180-187.
Në kujtesën ende të freskët është motra Himelina Drenik. Më 1980 shkruan për laramanët e
Karadakut se edhe sot e kësaj dite ata janë përherë që vizitojnë ambullancën e Stubllës për
nevoja të ndryshme. Sidomos gratë tregojnë shpesh dhe thonë se “ne në shtëpitë tona jemi
katolike”. Është interesant të thuhet se gratë dhe femrat laramane apo myslimane të anës së
Karadakut, nuk kishin aq shumë besim tek mjekët për t’i vizituar për ndonjë kontrollë
mjekësore, por besim dhe mbështetje të plotë kishin në motrat vinçenciane dhe shpesh ishte ky
shkaku që ato i vizitonin. “Për festa blejmë qirinjtë, por ruhemi që mos të na shohin fqinjët
tanë. Dhe i kemi po ashtu dy emra, një të krishterë e një mysliman. Shkojmë fshehtas në Kishë,
sidomos për festa të mëdha”. Dhe vazhdon ajo se si tregojnë gratë gjatë mjekimeve që bënin
në këtë ambulancë se edhe fëmijët e tyre i edukojnë në të njëjtën gjë sikur fetë, pra edhe në
fenë krishterë edhe atë myslimane, por po ashtu i mësojnë që mos të flasin me dikë tjetër për
këtë punë.
Ajo tregon një rast se si një herë një grua e re kishte ardhur 3 orë këmbë për të sjellë fëmijën e
vogël tremuajsh dhe që ishte shumë i sëmurë. Ajo kishte udhëtuar 13 kilometra në këmbë për
ta ardhur tek ambulanca në Stubëll. Por ishte e kotë, sepse foshnja e vogël ishte në gjendje
shumë të keqe. Dhe motra i tregon se për këtë foshnje ishte vështirë që të bëhej tashmë diçka.
Por e ëma i tregon se ajo është laramane dhe e pyet motrën se a bën që të shkonte me fëmijë në
kishë dhe të thërriste priftin e atyshëm që fëmijën ta bekojë apo ta pagëzojë, së paku ajo këtë
dëshirë e kishte që fëmija i saj të vdiste si i krishterë. Meshtari i Stubllës shkon dhe e pagëzon
fëmijën, sipas dëshirës së nënës së tij, pas pagëzimit fëmija vdes. Nëna e gjorë, ishte e kënaqur
me këtë akt dhe thërret: Zot i dashtun, fëmija shkoi në parajsë” dhe kështu së paku një pjesë e
dhembjes së shpirtit të saj u zbut, pasi kishte pagëzuar fëmijën.
Është e ditur shpesh se fëmijët ishin pagëzuar nga nënat e tyre, pa dijeni të babait, nëse në asi
rastesh nëna ishte laramane e babai mysliman, nuk guxonte t’i tregonte kurrë për këtë punë.
Kurse, kur të dytë prindërit ishin laramanë, ata që të dy ishin të pajtimit të pagëzonin fëmijën
e vet.
Do të cekim, tërthorazi por jo për jetën e saj, edhe veprimtarinë e motrës Itilia Krämer dhe
veprimtarinë e saj në mesin e laramanëve në Karadak. M. Otilia Krämer ishte me prejardhje
gjermane nga Vojvodina. Historia e familjes së motrës Otilia është tragjike, këtë e përshkruan
edhe m. Slavica Buljan75 që edhe vetë m. S. Buljan kishte jetuar më motrën Krämer në Dunav.
Nuk duhet harruar se edhe motra Otilia Krämer në Dunav afër Zhegrës së Gjilanit, dhe që është
nën juridiksionin e famullisë së Stubllës, ka shërbyer shumë për gratë laramane dhe për
popullatën laramane. Motra Otilia është e njohur edhe si Motra e madhe. Ajo kishte ardhur së
pari në Binçë të Vitisë e pastaj në vitet `70 kishte shkuar dhe vepruar ne fshatin Dunav. Fshati
Dunav është afër kufirit Kosovë Maqedoni, disa edhe thonë se aty është edhe zemra e
Karadakut. Dunavi ishte vend tipik laraman, por me ardhjen e motrës Otilia në Dunav, disa
gjëra kanë ndryshuar tek këtë njerëz. Motra Otilia ishte shumë e hapur për ndihmat dhe
përkujdesjen medicionale në këtë zonë të Karadakut, jo vetëm për të katolikët, pro për të gjithë
njerëzit pa dallim feje. Nga Dunavi është edhe meshtari Dom Shan Zefi, m. Tevida Ademi (nga
një familje myslimane, por ajo është bërë murgeshë dhe shërben dhe ligjeron në Institutin
katekistik në Shkodër). Ajo ka studiuar teologjinë në Zagreb. Po ashtu edhe këngëtari Ismet
Bexheti është i këtij vendi. Siç duket, në jetën e dom Shan Zefit dhe të Motrës Tevida Ademi
kishte ndikuar më së shumti M. Otilia Krämer, dhe jo vetëm në ta, por edhe në të gjithë banorët
e fshatit Dunav, sidomos tek laramanët.
Përfundim
Sa i përket laramanizmit në Kosovë apo më gjerë, Maqedoni, Shqipëri… ne nuk mund t’i
shënojmë të gjitha në këtë shkrim, sepse duhet bërë një studim më i thukët për këtë temë, që
75 Buljan Slavica Velika sestra - Sestra Otllija majka bolesnih, siromašnih na Kosovu Zagreb 2009. Përkthimi
shqip, Motra e madhe. Motër Otilia – nëna e të sëmurëve dhe të varfërve në Kosovë, Prizren (Drita) 2009
ende nuk është bërë si duhet – por në këtë drejtim jemi duke punuar që disa vite dhe shpresojmë
se do të shohë dritën e botimit ajo që është punuar deri më tani apo që edhe në të ardhmen do
të punohet. Qëllimi i këtij shkrimi ishte që të kemi një pasqyrë të shkurtër për laramanizmin në
Kosovë, sidomos në shekullin XIX-XX. Në këtë shkrim, nuk kemi cekur pra ashtu disa vende
ku kohëve të fundit disa nga laramanët në Kosovë janë deklaruar haptas dhe janë pagëzuar
publikisht, sikur ishte rasti i rajonit të Rugovës, në Kuqishte, apo edhe rajoni i Drenicës sikur
Llapushniku apo Kravasari i Malishëvës, apo Bresalcit të Gjilanit. Por siç e ceka edhe më parë,
për çështjen e kriptokrishtenizmit apo të laramanizmit në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni jemi
duke përgatitur një studim më vete e ku aty do të jepen gjërat më të detajuara, por, në këtë
shkrim paraqitëm vetëm në mënyrë sipërfaqësore fenomenin e laramanizmit.
Literatura
[Marino BIZZI]. Franjo RACKI Izvjestaj barskoka nadbiskupa Marina Bizzia o svojem
putovanju god. 1610 po Arbanaskoj i Staroj Srbiji. Nė: Starine. Na Sviet izdaje
Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetnosti 20(1888) fq. 50-156.
BARTL Peter: Die albanischen Muslime zur Zeit der nationalen Unabhängigkeitsbewegung
(1878-1912). Wiesbaden 1968.
BARTL Peter: Kosova and Macedonia as Reflected in Ecclesiastical Reports. In: Arshi Pipa
and Sami Repishti (Hrsg), Studies on Kosova. New York 1984. S.23-39 (shqip versioni më i
zgjeruar: Relacionet e priftërinjëve vizitatorë si burim për historinë e popullit dhe kishës
shqitpare, in: Urita, VIII, 1, 2000, fq. 37-76.
BARTL Peter: Kryptochristentum und Formen des religiösen Synkretismus in Albanien. In:
Grazer und Münchener Balkanologische Studien. München 1967. S. 117-127 (=Beiträge zur
Kenntnis Südosteuropas und des Nahen Orients 2). Përkthimi shqip (nga Albert Ramaj):
Kriptokrishtenizmi dhe format e religjionit sinkretik te shqiptare, in: Urtia, X, 1 (15) 2002, S.
107-119.
Blagoves: Kosovski ljaramani-mucenici, nr. 5-6, fq. 5-12 Beograd 1969
BRESTOVCI Sadullah: Lëvizja kombëtare shqiptare në kazanë e Gjilanit, Rilindja Nr. 4394,
24. VI. 1971.
BULJAN Slavica Velika sestra - Sestra Otllija majka bolesnih, siromašnih na Kosovu Zagreb
2009. Përkthimi shqip: Motra e madhe. Motër Otilia – nëna e të sëmurëve dhe të varfërve në
Kosovë, Prizren (Drita) 2009
CANA Zekeria: Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913 (Dokumente).
CHOUBLIER, Maximilien: Les Bektachis et la Roumelie. In: Revue des Etudes islamiques
(1927).
CILEV P: Obikolka iz albanski seliste v Pristinsko, Prizren, Debrsko i Ohridasko, Izvestija na
Narodnija muzej v Sofija, VI, 1926.
CORDIGNANO Fulvio S.I:. - L'Albania a traverso l'opera e gli scritti di un grande
Missionario italiano il P. Donenico Pasi S.I. (1847-1914). I-III Roma 1933-1934., Shqip jane
veprat e para të përkthyera dhe botuara “Shqipëria” I (Tiraneë 2007) dhe “Shqipëria” II
(Tiranë 2008) dhe “Shqipëria” (Tiranë 2011).
CORDIGNANO Fulvio: L‘Albania a traverso l‘opera e gli scritti di un grande Missionaria
italiano, il P. Domenico Pasi S.J. (1847-1914). I-III. Roma (1933-1934).
DEGRAND Alexandre, Souvenirs de la Haute Albanie. Paris (1901).
DJURIC Franjo: Die Geschichte der Krypto-Katholiken (Ljaramanen) in der Diözese SkopjePrizren und die Probleme ihrer pastoraren Bedeutung, Innsbruck 1987.
DRITA revistë fetaro-kulturore (Ferizaj).
DUIJZINGS Ger (Gerlaschlus): Religion and dhe politics of identity in Kosovo (disertacioni)
Amsterdam, 1999, kurse libri i Ger Duijzings: Religion and the Politics of Identity in
Kosovo. Londër 2000; serbisht është përkthyer më titullun: religija i identitet na Kosovu,
(Ger Dejzings) Beograd 2005.
DURHAM Edith, Die Slawische Gefahr. Zwanzig Jahre Balkanerinnerungen. Stutgart (pa
vitbotimit).
DURHAM Edith: High Albania. London (1909).
FAVEYRIAL Jean-Claude: Histoire de l’Albanie, Pejë 2001 (frëngjisht) kurse shqip i njëjti
libër Zhan Klod Faveirial: Historia (më e vjetër) e Shqipërisë [Përgatitur për botim nga
Robert Elsie], Tirana 2004.
FILIPOVIC Milenko: Krsteni Muslimani, in: Zbornik radova tnografskog Instituta II,
Beograd 1951, fq. 120-128.
FISHTA Filip: njoftime historike mbi argjipeshkvijt e Shkupit , Hylli i dritës, X, 11, 1934
FREUNDLICH Leo, Albaniens Golgotha fq. 27
FREUNDLICH Leo: Die Albanische Korrespondenz: Agenturmeldungen aus Krisenzeiten
(Juni 1913 bis August 1914). Herausgegeben von Robert Elsie, München 2012.
GARNETT Mary Lacy, The Women of Turkey and their Folklore. Llondon 1891.
GASHI [GJERGJI] Gjergj: Kosova. Altari i Arbërisë I-III, Tirana 1996.
GASHI-GJERGJI Gjergj: Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848, Ferizaj 1994.
GAUDIO Zef del: Martirët shqitparë 1846-1848). Prishtinë 2006.
GJERGJI Ndue: 10 vjet sherbim te pashoq, (motrat në malet e Karadakut), in: Drita, X, 10
(78), 1979, fq. 7.
GJERGJI Sarë: Laramanizmi (në Karadak) – vetëdije, dhembje, ndërgjegje, in: Urtia VI1/1995, S. 114-116.
GJERGJI, Gjergj: Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848, in Drita, 3-4, 1983 fq, 22.
GJERGJI-GASHI Gjergj: Albanski mucenici u razdoblju 1846-1848, Zagreb 1988.
GJERGJI-GASHI Gjergj: De martyribus Albanensibus anno 1846 in odium fidei damnati :
tesi di laurea I-II Roma 1980.
GJERGJI-GASHI Gjergj: Il Sacramento del Battesimo ed il problema del Battesimo degli
acculti Albanesi, Roma 1980.
GJINI Gaspër: Skopsko-Prizrenska Biskupija kroz stoljeca Zagreb 1986, shqip: Ipeshkvia
Shkup- Prizren nëpër shekuj, Ferizaj 1992, anglisht: The Shkup-prizren Diocese through
centuries, Prizren 2000.
GRULICH Rudolf: Die unierte Kirche in Mazedonien (1856-1919), Würzburg 1977.
HAHN Johan, Georg von: „Albanesische“ Studien, Jena 1854.
HAHN Johann Georg von: Reise von Belgrad nach Salonik, Vjenë 1861
HAHN Johann, Georg von: Reise durch die Gebiete von Drin und Wardar, Vjenë 1867
HASLUCK F. William: Islam and Christianity under the sultans. Edited by Margaret
Hasluck. I-II. Oxford (1929).
HECQUAURD Hyacinthe: Historie et description de la Haute Albania ou Geurgarie. Paris
o.J. (pa vitbotimit).
IPPEN A. Theodor, Die Landschaft Schpat im mittleren Albanien. In: Mitteilung der Geogr.
Gesellschaft in Wien 59 (1916).
IPPEN A. Theodor: Das religiöse Protektorat Österreich-Ungarns in der Türkei, in: Die
Kultur, 3, l902.
IPPEN A. Theodor: Die Gebirge des nordwestlichen Albaniens. Wien (Vjenë) 1908.
IPPEN A. Theodor: Novibazar und Kossovo(das alte Rascien). Vjenë 1892.
JÄCKH Ernst: Im türkischen Kriegsllager durch Albanien, Heilbronn 1911.
JASTREBOV Ivan: Stara Srbija i Albanija. Beograd 1904.
JURISIC Mario: Majcinovi donovi, Makarska 1976.
KANITZ Felix: Die fortschreitende Arnautisierung und Muhamedanisierung Alt-Serbiens.
In: Österr. Monatsschrift für den Orient 14 (1888)
KAUTSKY Miroslav: Mittelalbanische Stadt- und Wirtschaftsbilder. In: Österr.
Monatsschrift für den Orient 42 (1916).
KNIGHT F. Edward: Albania: a narrative of Recent Travel. London 1880.
KRONISTI [Don Gjergj Gjergji-Gashi]: Atë Viktor Paskes (1878-1961), Drita, XV nr. 11-12
(107), 1984, fq. 8-9
MALCOLM Noel: Crypto-Christianity and Religious Amphibianism in the Ottoman
Balkans: the Case of Kosovo (referat) i mbajtur më 1997, organizuar nga SSEES/SOAS,
Londër 1997.
MALCOLM Noel: Kosovo. A short history, London 1998, Shqip: Kosova. Një histori i
shkurtër, Prishtinë-Tiranë 2001.
MAROEVIC Pijo: Zaboravljenoj uspomeni o Antun Maroevica, franjevca, misionara zupnika
u Crnoj Gori blizu Prizrena, ispovjednika sv. Katolicke vjere, in: Narodna Svijest Splitit
1926.
MARQUET Odette: Pjetër Bogdani. Letra dhe dokumente, Shkodër 1997.
MATKOVIĆ Petar: Putovanja po Balkanskom Poluotoku 16. vieka. Zagreb (1879-1898).
MAZAREK Nicolo don; Breve Cenno cicra gli Esilati Cripto-Catolici della Parrochia di
Zarnagora e Nominamente dei villagi Stubla, Binci, Terziajt e Vernacolo. Nell` ano 18431846. (Dorëshkrim) Zarnagora-Letniza 1882.
MAZAREK Nikolla & KRAJINOVIĆ Emanuel: Via crucis martyrum cossoviensium de
paroecia Crnagora scopiensi spatio temporis annorum 1843-1846 / Letnica, 1968.
MIHACEVIC Lovro Fra: Crtice iz albaneske povijesti, Sarajevė, 1912.
MIHACEVIC Lovro: Durch Albanien, Prag 1913.
MIHACEVIC Lovro: Fra.: Po Albaniji. Dojmovi s puta. Zagreb, 1911.
MIRDITA Zef: Krishtenizmi ndër shqiptarë, Prizren-Zagreb, 1998.
NEMETHY Ludovicus, Series parochiarum et parochorum Archi-dioecesis Strigoniensis ab
antiquissimus temporibus usque annum MDCCCXCIV, Strigonii, 1894
NIKIC Andrija: Stanje na Kosovu od 1840-1890, Split, in: Zbornik Kacic, 1980.
NOPCSA Franz Baron: Religiöse Anschauungen, Sitten und Gebräuche. (unveröfentlicht.
Typosc.) Nationalbibliothek Vjenë (manuskript). 9393) 1917.
NUSIC Branislav: (1986): Kosovo, opis zemlje i naroda, Prosveta, Beograd (first published
in Novi Sad in 1903).
OSVALD Janez: Skof Gnidovec graditelj cerkva in drugih cerkvenih stavb,in: SKULJ Edo.,
(Ed.), Gnodovcev simpoozij v Rimu, Celje 1989, fq. 1141-150.
PUSTET Anton CM: Vsem sem postali vse. Smarnice o zivljenju in delu Janez Gnidoveca.
Ljubljana 1999.
RAMAJ Albert, Dokumente arkivore për Stubllën në arkivat e Austrisë in: www.albanischesinstitut.ch
RAMAJ Albert, Mutter Terasa con Kalkutta ist Gonxhe Bojaxhiu von Skopje, in Thede Kahl,
Izer Maksuti, Albert Ramaj): (Hg.) Die Albaner in der Republik Makedonien. Fakten,
Analysen, Meinungen zur interethnischen Koexistenz. Münster-Vjenë-Zürich, 2006.
RAMAJ Albert: "Krypto-Christentum im Kosovo", G2W (Zürich), 3/2007 35, fq. 24-25.
RAMAJ Albert: Burime dhe dëshmi. Stublla në dokumente arkivore austriake, shkolla,
kriptokrishtenizmi në Karadak. Stublla im Kosovo. Die Geschichte, die Schule und das
Krypto-Christentum der Karadakregion, St. Gallen 2008.
RAMAJ Albert: Lazër Mjeda në argjipeshkvinë Shkup-Prizren mes 1909-1921 (Sipas arkivit
Austriak, emërimi tij, laramanizmi, largimi nga Prizreni). In: Imzot Lazër Mjeda - Mbrojtës
dhe lëvrues i identitetit shqiptar. Albanisches Institut, St. Gallen 2011, fq. 47-172.
ROSEN Georg Dr.: Geschichte der Türkei von dem Siege der Refor im J. 1826 bis zum
Pariser Tractat vom J. 1856. Band 2. Leipzig 1866.
SCHMITT Jens Oliver: Kosovo.Kurze Geschichte einer zentralbalkanischen Landschaft,
Vjenë 2008, përkthimi shqip: Kosova. Histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike,
Prishtinë 2012.
SCHWEIGER-LERCHENFELD Amand von: Der Orient, Vjenë 1882.
SEDAJ Engjëll: Martirët e Karadakut sipas një kënge popullore, in: Drita, XXI, Nr. 7-10,
1990, fq, 12.
SELISCEV M. Afanasij: Polog i ego bolgarskoe naselenie. Istoriceskie, etnograficeskie i
dialektologiceskie ocerki severo-zapadnoj Makedonii. Sofija (1929).
SKENDI Savro, Crypto-Christianity in the Balkan area under the Ottomans. American
Association for the Advancement of Slavic Studies, 1967.
SKULJ Edo (Hrsg.): Gnodovcev simpoozij v Rimu, Celje 1989.
SOPI Mark don: kremtimi i Shna Prenës në Dunav – 50 vjetori i kishës, in: Drita XIX, 9-10,
1988, fq, 15.
SOPI Mark: Shembulli i Bariut të mirë dhe atdhedashës, arritja e imz. Lazër Mjedës në
Prizren, in Drita, viti XIII, nr 3-4 (95) 1982.
SOPI Marko: Briga biskupa Gnidoveca o ljarmanima, in: SKULJ Edo (Hrsg.), Gnodovcev
simpoozij v Rimu, Celje 1989, S. 177-186.
STADTMÜLLER Georg: Die Islamisierung bei den Albanern. in: Jahrbücher für Geschichte
Osteuropas N.F. 3 (1955) S. 404- 429. Përkthimi shqip, in: Urtia, IX, 1 (14), 2001, fq. 37-60.
STADTMÜLLER Georg: Geschichte Südosteuropas, München(Mynih)-Vjenë 1976.
STADTMÜLLER Gerog: Das albanische Nationalkonzil vom Jahre 1703. Në: Orientalia
Christiana Periodica 22 (1956) fq 68-91.
STADTMÜLLER Gerog: Die Visitationsreise des Erzbischofs Marino Bizzi. Në: Serta
Monacensia Franz Babinger ... dargebracht. Leiden (1952) fq. 184-199.
STADTMÜLLER Gerog: Osmanische Reichsgeschichte und balkanische Volksgeschichte.
Në: Leipziger Vierteljahrsschrift für Südosteuropa 3 (1939) fq. 1-24.
STEINMETZ Karl, Von der Adria zum Schwarzen Drin. Sarajevë 1908.
TOMASEVIC Radova: Ljaramani vera sarenih, in: Srpsko nasleđe istorijske sveske. 6, 1998.
TOMASEVIC, Radovan: Petkom muslimani, nedeljom katolici, za slavu pravoslavci, in
Srpsko nasleđe istorijske sveske” Nr. 7, korrik 1998, (shif edhe http://www.srpskonasledje.co.yu/sr-l/1998/06/article-07.html).
TOMIC Jovan: O arnautima u Staroj Srbije i Sanzaku. Beograd (1913).
TURCINOVIC Josip, Samostan Male Brace u Dubrovniku Zagreb 1985.
TURK Aloiz: Dr. Janez Francisek Gnidovec, Beograd 1968.
TURK Aloiz: Letnica. Marijansko hodocasnicko svetiste Ekumenski centar na Kosovu.
Belgrad 1973.
TURK Aloiz: Skof Janez Gnidovec, Celje 1992.
TURK Alojz: O. Antun Maroevic, kosovski mucenik, in Blagoves nr, 3, 48-49 dhe nr. 7-8,
134 Beograd 1973.
UROSEVIC Anastazije: Dvoverstvo medju Arbanasima, Extrait des Comptes Rendus Du VIe Congres des Geographes et des Etnographes Slaves – Sofia, 1936.
UROSEVIC Atanazije: Katolicka zupa Crna Gora u Juznoj Srbiji, in: GSND, XIII, Shkup
1933.
VALENTINI Giuseppe: Il Fratel Zef e la Missione volante, in : Notizier agli Amici dei
gesuiti lambardo-veneto-emeliani, Milano, 2 (1972)
VASILJEVIC Hadzi: Muslimani nase krvi u Juznoj Srbiji, Beograd 1924.
VELNIC Teofil: Fulgencije Carev, nadbiskup, Pazin 1961.
VLORA Ekrem, Aus Berat und vom Tomor, Sarajevë 1911.
WAGNER Vjekoslav: Povijest katolicke Crkve u Srbiji u XIX. Stoljeću od 1800. Do
Konkordata 1914. Godine, in: Bogoslovska smotra, XXI, 4, Zagreb 1933.
ZAMPUTI Injac & PULAHA Selami: Dokumente të shekujve XVI XVII për historinë e
Shqipërisë, vëllimi IV, Tirana 1990.
Zani i Zojes Cernagore, Prizren.
ZEFI Shan, Islamizimi i shqiptarërve gjatë shekujve, Prizren 2000.
ZEFIQ Frok: Arqipeshkvija Shkup-Prizren në shekulin XVIII-të, Osijek 2000.
ZEFIQ Frok: Djelovanje isusovaca u albanskom narodu, Zagreb 2002.
ZIROJEVIC Olga: Islamizacija na južnoslovenskom prostoru: dvoverje, Beograd 2003
ZUTIC Nikola: Kraljevina Jugoslavija i Vatikan. Odnos jugoslavenske drzave i rimske crkve
1918-1935, Beograd 1994.
ZUTIC Nikola: Rimokatolicka misija i klerikalizam na Kosovu i Metohiji u kraljevini
Jugoslaviji, in: Istorija 20 Veka, XVII 1-2, Beograd 1999, fq. 105-113
ZUTIC Nikola: Vatikan i Albanici. U prvoj polovini XX veka do 1941. Beograd 2000.
Shkrimi është publikuar në librin „Poeta nascitur, historicus fit ad honorem Zef Mirdita“,
Albert Ramaj (Ed). St. Gallen, Zagreb: Albanisches Institut, Hrvatski institut za povijest,
2013, pp. 549-588