Ajkuna
Ajkuna
Ajkuna
Robert Wilton
[per te huajte!:] Ajkuna's lament is part of the cycle of Albanian highland songs Eposi
i Kreshnikeve; in this part of the larger network of stories, Omer, the son of Gjeto
Basho Muji and his wife Ajkuna, has been killed defending a castle.
Vajtimi i Ajkunës është pjesë lirike e ciklit të kreshnikëve, një ndër më të bukurat dhe
një kryevepër artistike e epikës së popullit shqiptar. Ajkuna është e shoqja e Gjeto
Basho Mujit, një kreshnik shqiptar. Ngjarja zhvillohet kështu: Omeri, djali i Mujit
rrethohet në bjeshkë e pas një lufte të rreptë vritet. Kur arrin aty Muji, beteja ka
përfunduar. Nga armiqtë e vrarë kupton se i biri megjithëse ishte vetëm shtatë vjeç,
kishte luftuar si kreshnik. Këto tregohen në këngën “Vdekja e Omerit”. Vajtimin e
nënës e paraprin një tablo dramatike tronditëse. Muji varros me duart e veta të birin
ne Lugjet e Verdha dhe kthehet në kullë. Ajkuna merr vesh lajmin e zi. Pas këtyre
shpërthen dhembja e nënës, vajtimi i saj. Në këtë vaj kemi diçka krejt të veçantë, që e
bën këtë krijim poetik lirik të qëndrojë midis këngëve epike heroike të kreshnikevë.
Vetë Omeri është një fëmijë i parritur, një luftëtar trim që la pas bëma kreshnikësh.
Ajkuna, një nënë e dhembshur që vuan thellë vdekjen e djalit. Figurat artistike që
përdoren janë të një lloji me ato të të gjithe ciklit. Këtu marrin pjesë yjet, hëna, zogjtë
e bimët. Yjet ndalen të dëgjojne vajin e Ajkunës, kjo mallkon hënën pse nuk e
lajmëroi më parë, ahu shtrin degën më të bukur që ajo të mbështetet dhe zogjtë e malit
rreshtin këngën. Ajkuna ka në zemër lajmin e zi dhe kuja shpërthen. Në fund të
vajtimit shprehja e dhëmbjes merr formë tjetër. Nëna kujton çaste nga jeta e djalit, e
sa më të bukura janë ato, aq më e thellë është vuajtja në zemrën e nënës.
[redakto] Vajtimi i Ajkunës