Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $9.99/month after trial. Cancel anytime.

Atdheu I Tjetrit
Atdheu I Tjetrit
Atdheu I Tjetrit
Ebook192 pages1 hour

Atdheu I Tjetrit

Rating: 5 out of 5 stars

5/5

()

Read preview

About this ebook

Shpend Sollaku No sht nj poet i madh q ka pasur si qllim daljen e poezis nga akademit, nga aristokracit letrare, nga ambientet mondane. Poet nga nevoja, gazetar pr domosdoshmri historike, profesor e njeri i letrave rritur n underground, politikan i lindur, martir i liris t shtypur. I paisur me nj prgatitje solide kulturore, letrare, filologjike e muzikore, po aq sa edhe shkencore n sensin enciklopedik, poliglot, karakter i guximshm, kurioz nga instikti, inteligjenc akute, mendje shum t kujdesshme pr t ardhmen qoft letrare, filosofike o qoft politiko-sociale, Shpend Sollaku No sht personalitet shum kompleks dhe i paisur me nj ngarkes t ngjeshur humane. Lirika e tij sht aktuale, inizive, kafshuese, mallngjyese, e vuajtur, grvishtse, magjepsse. Ky libr fenomenal sht dshmi q poezia sht akoma gjall.
Antologjia poetike "Atdheu i tjetrit" sht organizuar n pes pjes: "Sfinksi-Mzat e kaltr" e "Telegram prej varrezs"(poezi), "Mare Nostrum, "Murus Noster", "Check up Homerit" e "Barkod" (poema). Pjest Sfinksi-Mzat e kaltr e Telegram prej varrezs risjellin poezi nga librat Sfinksi, Mbretria e gjrave t ndaluara, T duartrokassh Kaliguln dhe Telegram prej varrezs.
Atdheu i tjetrit i Shpend Sollaku No-s, si t gjith librat e tij, sht nj palestr ku celulat gri puartiane strviten, djersijn e lodhen. 'do varg duhet menduar. Jo pr veshtirsin pr ta prceptuar, stili i No-s sht nga m t thjeshtt, sepse e vrteta sht thjeshtsi, por per vlern e brendshme. Pr mesazhin q ofron. Pr emocionet q sjell. Muza e tij nuk sht nj dinstiktiv, nj coh e leht q ta vj n pah mes miqve apo n vende publike, por nj grusht brenda nj dorashke t kadifejt q t 'orienton e bn t reflektoj edhe njeriun m t paprvoj.
LanguageEnglish
PublisherAuthorHouse
Release dateAug 16, 2011
ISBN9781463406776
Atdheu I Tjetrit
Author

Shpend Sollaku Noé

Shpendi Sollaku Noe lartësohet si Dante Aligieri i shekullit të 21-të: në vargje nuk gjen lugje dhe rrethe të ferrit, por vizioni është po ashtu ngjethës. Ndihemi më se të mallkuar, buratinë të vertetë që qarkullojnë në botën-ferr ku, në vend të flakëve, janë informatika, kreditë për t'u paguar, financiaret, bankat- shushunja, cmira, xhelozia, fiksacioni për të rënë në sy, besimet fetare të rreme, injoranca, historia e falsifikuar, burokracitë e çnderuara e pagdhendja. Autori është Shpend Sollaku Noé, profesor, gazetar, por, veçanërisht, Poet madhështor. Ka lindur në Lushnje, më tre prill 1957, tokë pjellore poetësh, e dashuruar pas poezisë. Jeton në Itali që prej vitit 1992 si azilant politik. Që prej kohësh lufton për mbrojten e të drejtave të njeriut dhe, duke qenë se ka provuar vetë mbi shpinë tmerret e diktaturës, mbron në mënyrë më specifike të drejtat e emigrantëve dhe të azilantëve politikë. Faqe zyrtare e Shpend Sollaku Noè http://www.shsnoe.com

Read more from Shpend Sollaku Noé

Related to Atdheu I Tjetrit

Related ebooks

Poetry For You

View More

Related articles

Related categories

Reviews for Atdheu I Tjetrit

Rating: 5 out of 5 stars
5/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Atdheu I Tjetrit - Shpend Sollaku Noé

    Përmbajtja

    Shpend Sollaku Noé - evolimi i një metafore

    Atdheu i tjetrit

    nga libri: Sfinksi-Mëzat e kaltër

    Poezi të grisura nga libri Mëzat e kaltër

    MËZI PAS KARROCËS*

    Telegram prej varrezës

    Abysses-Voragini

    Mare Nostrum

    ekstrakti I

    ekstrakti II

    intermexo 1°

    ekstrakti III

    ekstrakti IV

    intermexo II

    epigraf

    Murus Noster

    Check up Homerit

    Barkodë

    Shpend Sollaku Noé,

    një poet i puthur në ballë prej Perëndisë Apollo.

    1.

    2.

    3.

    4.

    5.

    6.

    7.

    8.

    9.

    10.

    11.

    12.

    13.

    14.

    15.

    16.

    17.

    18.

    19.

    20.

    21.

    22.

    23.

    24.

    25.

    26.

    27.

    28.

    Citime rreth veprës së Shpend Sollaku Noé-së

    Shpend Sollaku Noé - evolimi i një metafore

    Shënime rreth jetës dhe aktivitetit

    nga Attilio Bertolucci.

    Shpend Sollaku Noé është i njohur si poet, shkrimtar, politikan, profesor, kritik letrar, gazetar - hetues në fushën e korrupsionit të nomenklaturave shtetërore e të simbiozës së shteteve me kriminalitetin e organizuar.

    Ai është një nga organizatorët e udhëheqësit e parë të opozitës që, duke rrezikuar jetën, bënë të mundur rrëzimin e komunizmit në Lindje; është nga botuesit pionierë të shtypit neodemokratik europiano-lindor; është ndër të parët që denoncoi penetrimin e Mafias në Lindje dhe infiltrimin e kriminalitetit të organizuar në nomenklaturat shtetërore; është ndër të parët që denoncoi luftën në Ballkan (sidomos në Bosnjë e Kosovë) dhe parashikoi kohëzgjatjen e saj; është ndër të parët që, kur Perëndimi duartrokiste fitoren e demokracisë në Lindje, ka paralajmëruar kthimin e shpejtë në fuqi të kriptokomunistëve.

    U lind në Shqipëri, më 3 prill 1957, në një familje nëpunësish. Kalon një fëmijëri të vështirë ngaqë, kur ishte tre vjeç, babanë e tij, një monarkist, e dënojnë me burgim si sabotator të regjimit të Enver Hoxhës. Familja e tij, nëna dhe gjashtë fëmijë, nga të cilët Noé është më i vogli, përjeton, përveç vështirësive ekonomike, dhunën psikologjike dhe terrorrin e luftës së klasave. Noé-ja i vogël jeton me dhimbje sekuestrimin e shtëpisë, përjashtimin nga shkolla të të vëllait, imitimin, nëpër qoshe rrugësh, të duarve të kryqëzuara me pranga, nga bijtë e çenzorëve. E ëma, mësuese, transferohet larg shtëpisë dhe është vëllai i madh që, edhe pse adoloshent, luan rolin e babait të shtëpisë, e i detyron vëllezërit të lexojnë libra e të dëgjojnë muzikë klasike gjatë gjithë ditës, duke i shpëtuar mrekullisht më të vegjëlit prej pasojave më të shëmtuara të emargjinacionit.

    Akoma fëmijë, Noé lexon libra për të mëdhenj dhe, që herët, fillon të shkruajë intensivisht, madje edhe të botojë. Provon tregimin, novelën, dramën dhe poezinë. Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare fiton konkursin e muzikës në Tiranë, por nuk e lejojnë të vazhdojë liceun artistik të kryeqytetit. Kthehet në qytetin e tij e frekuenton gjimnazin klasik duke vazhduar të jetë i shkëlqyer në mësime. Vijon të lexojë, shkruajë e, herë pas here, të botojë.

    Në të njëjtën kohë aktivizohet si aktor, këngëtar, libretist e show-friend e fillon të frekuentojë ambientet antiregjim. Gjatë periudhës së Gjimnazit organizohen dy seminare kombëtare për talentet e rinj me Noé-në dominues si autor e prezantues. Mbaron shkollën e mesme me nota të shkëlqyera, por rrezikon të pëjashtohet nga provimet e pjekurisë për një palë pantallona antikomuniste dhe sepse këndonte në lulishte, me një grup shokësh, këngë të famshme kantautorësh të huaj. Rezultatet shumë të mira nuk i mjaftuan për të fituar të drejtën e vazhdimit të Universitetit. Për tre vjet rrjesht vijon dëshpërimisht të kërkojë të drejtën për të studiuar. Në moshën 18 vjeçare përgatit librin e tij të parë Sfinksi, pas botimeve në gazeta e revista. Shkrimtari i madh Ismail Kadare (prej vitit 1989 azilant politik në Francë), i shkruan atëherë shefit të Shtëpisë Botuese Naim Frashëri: I dashur X…, autori i këtyre vargjeve është një djalë me talent origjinal. Ju kërkoj, nëse është e mundur, të bëj reçensionin e këtij libri.

    Kërkesa e Kadaresë u hodh poshtë. Librit të Noé-së iu mohua botimi dhe autorit iu bë presion të kthehej në klishenë tradicionale të realizmit socialist.

    Në vitin 1978, në sajë të ndërhyrjes energjike (tek Enver Hoxha) të Lidhjes së Shkrimtarëve e personalisht të Kryetarit të saj, poetit të madh Dritëro Agolli, Noé-së i njihet e drejta jashtë kritereve për të studiuar për gjuhë e letërsi. Por, sapo regjistrohet në Universitet, e postojnë në ishullin e Sazanit për të kryer shërbimin ushtarak si marinar, për tre vjet, ku u detyrua të bëjë 12 orë shërbim në 24 orë e, më pas, punë të sforcuar për të hapur tunele!

    Në këtë periudhë, fshehurazi, duke rrezikuar arrestimin, ngaqë ushtarëve u ishte ndaluar me ligj të frekuentonin shkollën, ndjek në mënyrë klandestine studimet duke mbaruar në pak muaj të gjitha provimet: (vitin e parë - në pesë ditë; për të ishte normale të jepte dy provime brenda ditës, i ndodhte madje shpesh të shlyente edhe tre provime në një ditë, duke marrë notën maksimale).

    Në vitin 1980 i vdes i ati, por oficerët nuk ia komunikuan. I lajmëruar nën zë nga një marinar postier, shkëputet në mesnatë nga Sazani me një anije transporti e arrin në shtëpi pak orë para varrimit. Kthimi në ishull ishte skëterror: mbikqyrje e posaçme, punë tunelesh dhe prerje të lejes për të parë familjen. Ishin e ëma dhe halla e tij, gra të moshuara, që, edhe pse të sëmura, udhëtonin e i dërgonin literaturën e mohuar.

    I kthyer në liri në vitin 1982, Noé fillon punë si mësues në qytetin e Lushnjes por, meqenëse është element i padëshiruar, e transferojnë në një nga fshatrat më të varfëra të Shqipërisë, në një shkollë të mesme ku studionin edhe bij të të burgosurve politikë. Nuk mund të ëndërrojë të bëhet këngëtar (zëri i regjistrohet nga sekretarët e partisë dhe i ndalohet si tepër perëndimor); s’mund të bëhet as aktor. Në fshatin ku jep mësim arrin të krijojë një grup talentësh të rinj me nxënësit e tij që arrijnë të botojnë deri në organet qëndrore duke e transformuar përkohësisht atë komunë të varfër në një qendër të lëvizjes letrare shkollore. Fillon, dhe pse duke rrezikuar, të bëjë aktivë edhe bijtë e të të internuarve (akt rreptësisht i ndaluar prej regjimit). Në të njëjtën kohë përpiqet të botojë kritika, poezi, dhe përkthime nga rusishtja e italishtja. Përgatit një përmbledhje me tregime, por më kot, nuk i kthejnë asnjë përgjigje.

    Në vitin 1985 vdes Enver Hoxha. Trashëgimtari i tij, Ramiz Alia, duke kuptuar që "e

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1