Jump to content

Xhamia e Sylejman Pashës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Sylejman Pashës

Xhamia e Sylejman Pashës ose Xhamia e Vjetër e Tiranës ishte një nga xhamitë më të vjetra në kryeqytetin Tiranë. Pranë xhamisë ka qenë tyrbe e Sylejman Pashës.

Ajo u ndërtua në vitin 1614 nga themeluesi i Tiranës, Sylejman Pashë Bargjini, i cili pas vdekjes u varros në tyrben në jug të saj. Në vitin 1840, xhamisë iu bë një rikonstruksion me paratë e lëna me testament nga Abdurrahman bej Toptani. Sipas albanologëve të mëdhenj, Xhamia e Vjetër kishte rëndësinë e simbolit, dhe Sylejman pasha pranohej si themeluesi i qytetit të sotëm të Tiranës.

Në nëntorin e 1944-s, Xhamia e Vjetër u dogj, por minarja kishte shpëtuar për mrekulli. Në vitin 1945, Tiranasit mblodhën mijëra franga ar për ta rindërtuar, pavarësisht se po përballeshin me sekuestrimet e kohës. Në vitin 1967, ajo u shkatërrua nga komunistët nën Enver Hoxhën. Mirëpo, Xhamia e Vjetër u rrafshua dhe pikërisht aty u vendos monumenti “Partizani”.