Wilson (instituti arsimor)
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Instituti Arsimor Wilson u krijua në maj të vitit 2001, me iniciativën e presidentit të bordit Drejtues z. Lulëzim Masha.
Instituti është linçesuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë si një Institut Arsimor jo publik me urdhër Nr. 266 dt. 06. 09. 2000 Prot. nr. 1876/1, Urdhër Nr. 120 dt. 21. 05. 2002 Prot. Nr. 1775. Që në krijimin e tij mori emrin Wilson për nder të presidentit të SHBA-së , i cili është i njohur dhe për kontributin e dhënë në favor të çështjes shqiptare duke mbrojtur të drejtën e tij të ligjshme për vetëvendosje.
Në vitin 2001, Instituti hapi dyert për rreth 90 nxënës me një staf të përbërë nga 12 mësues dhe 8 punonjës shërbimi. Në vitin 2006 u diplomuan 42 maturantët e parë, të cilët ndjekin studimet universitare në Shqipëri dhe në Angli, Francë , SHBA, Itali , Greqi etj. Në vitin 2007, instituti është qendër edukative moderne, që ofron shërbim arsimor cilësor, efektiv dhe efiçent fëmijëve parashkollorë, nxënësve të ciklit 9-vjeçar dhe studentëve adoleshentë të grupmoshës 15-18 vjeç.
Sot, vetëm stafi pedagogjik ka në përbërje e tij 76 mësues. Zhvillimi i parashkollorëverealizohet në disa mjedise që janë përshtatur për të konkretizuar filozofinë e edukimit “Hap pas hapi”.
Arsimi 9-vjeçar sigurohet në godinën 4-katëshe, vendosur mes bibliotekës, amfiteatrit dhe mjediseve për edukim fizik. Amfiteatri, me kapacitet prej 300 vendesh, siguron kushte për veprimtari artistike dhe promovuese. Ai ka të gjithë aksesorët për aktrim, ndriçim dhe projektim. Në funksion të edukimit fizik janë mjediset e kampusit: fushat e basketbollit, e volejbollit, e tenisit dhe e minifutbollit.Arsimi i mesëm u ofrohet studentëve në mjedise komode të pjesës kryesore të institutit. Mjediset, me klasa për deri 20 nxënës, janë të organizuara sipas një koncepti që mundëson mësimdhënie dhe nxënie moderne.