Jump to content

Turizmi kulturor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Turizmi kulturor është një lloj turizmi në të cilin motivimi thelbësor i vizitorit është të mësojë, zbulojë, përjetojë dhe konsumojë atraksionet dhe produktet kulturore të ofruara nga një destinacion turistik. Këto atraksione dhe produkte lidhen me tiparet intelektuale, shpirtërore dhe emocionale të një shoqërie që përfshin artin dhe arkitekturën , trashëgiminë historike dhe kulturore, trashëgiminë e kuzhinës , letërsinë, muzikën, industritë krijuese si dhe kulturat e gjalla me stilin e tyre të jetesës, sistemet e vlerave, besimet dhe traditat.

Diversiteti i pasurisë kulturore evropiane dhe dinamizmi i krijimit artistik paraqesin dëshmi të rëndësishme, ose le të themi, themelore të qytetërimeve të "identitetit evropian".

Pasuria historike kulturore përkufizon identitetin e një bashkësie njerëzore dhe përben një resurs të çmuar i cili për vetë natyrën e tij të ndërlikuar, nuk është i rinovueshem dhe për këtë gjë ka nevoje të mbrohet dhe vlerësohet për t'i garantuar jetëgjatësinë dhe përfitimin në kohëzgjatje.

Qytetet artistike ose historike, le të themi, janë gjithmonë e më të privilegjuarat nga pikëpamja e vëzhguesve dhe ruajtësve të artit dhe kulturës, duke qenë se janë ata pasqyruesit e saj të vërtete si auto-oferta turistiko-kulturale

Duke qenë se oferta historiko-kulturore sebashku me ruajtjen e ndërtesave dhe pasurisë arkeologjike/artistike/kulturore përkrah çilesise se këtyre ofertave, përforcojnë interesat e këtyre zonave urbane duke shtuar investimet dhe përfitimet ekonomike, si në kuptimin e investitorëve lokale ashtu dhe në atë të flukseve turistike.

Turizmi historik kulturor (ose kultural) ka si qellim të japë kontributin e tij duke përqendruar vështrimin në aspektet ekonomike dhe të punësimit, duke nënvizuar vlerën e aktiviteteve kulturore dhe kontributin e saj në ndërthurjen dhe mbarëvajtjen e raporteve sociale, në identitetin rajonal dhe në zhvillimin e komunitetit në kontekstin urban.