Arkitektura e Laknaut
Lucknow (|l|ʌ|k|n|aʊ - Lakna'ū) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit indian të Uttar Pradeshit[2] Një qytet i rëndësishëm metropolitan i Indisë, Laknau është qendra administrative distriktit dhe divizionit të Lucknowt si dhe kryeqyteti i shtetit federal të Uttar Pradeshit.[3] Është qyteti i tretë më i madh në Indinë Veriore, Lindore dhe Qendrore pas Delhit dhe Kolkatas si dhe qyteti i dytë më i madh në Indinë Veriore dhe Qendrore pas New Delhit. Është gjithashtu qyteti më i madh në Uttar Pradesh.[4][5][6][7] Lucknow ka qenë gjithmonë i njohur si një qytet multi-kulturor që lulëzoi si një qendër kulturore e Indisë Veriore dhe qendër artistike ashtu si dhe selia e pushtetit të Nawabëve në shekujt e XVIII dhe të XIX.[5] Ai vazhdon të jetë një qendër e rëndësishme qeverisëse, administrative, arsimore, tregtare, aeroportuale, financiare, farmaceutike, teknologjike, kulturore dhe turizmi.[8] I kufizuar në lindje nga Barabanki, në perëndim nga Unnao, në jug nga Raebareli dhe në veri nga Sitapuri dhe Hardoi, Lucknow qëndron në bregun veri-perëndimor të lumit Gomti. Gjuha hindi është gjuha kryesore e qytetit ndërsa flitet gjithashtu gjerësisht gjuha urdu. Lucknow është qendra e Islamit Shiit në Indi me popullsinë më të madhe shiite në Indi. Është i arritshëm nga çdo pjesë e Indisë nëpërmjet ajrit, hekurudhës dhe autostradave. Historikisht, ishte kryeqyteti i Awadhit të kontrolluar nga Sulltanati i Delhit, që atëherë ishte nën vasalitetin e Mogulëve, më vonë kaloi nën drejtimin e Nawabëve të Awadhit. Në vitin 1856 British East India Company shfuqizoi drejtimin vendor dhe mori kontrollin e plotë të qytetit bashkë me pjesën tjetër të Awadhit dhe më vonë e kaloi nën drejtimin kolonial britanik në vitin 1857.[9] Lucknow, bashkë me Agran dhe Varanasin, është një nga 3 qytetet turistike të Trashëgimisë Arkitekturore të Uttar Pradeshit dhe të Indisë, një zinxhir destinacionesh trekëndore të krijuar nga Qeveria e Uttar Pradeshit për të inkurujar zhvillimin e turizmit në shtet federal.
Sfondi historik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 1350 e më tej, Lucknow dhe pjesët e rajonit të Awadhit u sunduan nga Sulltanati i Delhit, Sulltanati i Sharqit, Perandoria Mogule, Nawabët e Awadhit, British East India Company dhe British Raj-i. Lucknow ishte një nga qendrat kryesore të Kryengritjes Indiane të vitit 1857 dhe mori pjesë aktive në Lëvizjen për Pavarësinë e Indisë, duke u shfaqur si një qytet i rëndësishëm strategjik në Indinë Veriore. Deri në vitin 1719, subahu i Awadhit ishte një provincë e Perandorisë Mogule e administruar nga një guvernator i caktuar nga perandori Mogul. Aventurireri persian Saadat Khan, i njohur edhe si Burhan-ul-Mulk, u caktua nizam i Awadhit në vitin 1722 dhe e vendosi oborrin e tij në Faizabad, pranë Lucknowt.[10] Për rreth tetëdhjetë e katër vjet (nga viti 1394 deri në vitin 1478), Awadhi ishte pjesë e Sulltanatit të Sharqit të Jaunpurit. Perandori Humayun e bëri atë pjesë të Perandorisë Mogule rreth vitit 1555. Perandori Jahangir (1569–1627) i dhuroi një pronë në Awadh për një fisnik të pëlqyer, Sheikh Abdul Rahimin, që më vonë në këtë pronë ndërtoi Machchi Bhawanin. Ajo më vonë u bë selia e pushtetit nga ku pasardhësit e tij, Sheikhzada, kontrolluan rajonin.[11]
Nawabët e Lucknowt, në të fakt Nawabët e Awadhit, e morën emrin pas mbretërimit të Nawabit të tretë, kur Lucknow u bë kryeqyteti i tyre. Qyteti u bë kryeqyteti kulturor i Indisë Veriore dhe nawabët e tij, të kujtuar më së shumti për jetën e tyre ekstravagante dhe të rafinuar, ishin gjithashtu përkrahës të arteve. Nën sundimin e tyre, muzika dhe kërcimi lulëzuan ashtu si dhe ndërtimi i monumenteve të shumta.[12] Nga monumentet që kanë mbijetuar, shembujt më të shquar janë Bara Imambara, Chota Imambara dhe Rumi Darwaza. Një nga trashëgimitë jetëgjata Nawabe është kultura sinkretike hindu-myslimane e rajonit, që është bërë e njohur si Ganga-Jamuni tehzeeb.[13]
Pas shpërbërjes së Perandorisë Mogule u krijuan shumë mbretëri të pavarura, si Awadhi. Nawabi i tretë, Shuja-ud-Daula (mbretëruar në vitet 1753–1775), u prish me britanikët pas ndihmimit të arratisjes së Nawabit të Bengalit, Mir Qasim. I mundur në Betejën e Buxarit nga britanikët, ai u detyrua të paguante haraçe të rënda dhe të dorëzonte një pjesë të territorit të tij.[14] Kryeqyteti i Awadhit, Lucknow u bë i shquar kur Asaf-ud-Daula, nawabi katërt, e zhvendosi oborrin e tij në qytet nga Faizabadi në vitin 1775.[15] British East India Company caktoi një ambasador në vitin 1773 dhe nga fillimi i shekullit të XIX mori kontrollin e më shumë territori dhe më shumë autoritet në shtetin e Awadhit. Gjithësesi ata nuk ishin të prirur ta mernin plotësisht nën kontroll Awadhin dhe të ishin kështu ballë për ballë me Perandorinë Maratha dhe mbetjet e Perandorisë Mogule. Në vitin 1798, Nawabi i pestë Wazir Ali Khan u detyrua të abdikonte. Britanikët pastaj ndihmuan Saadat Ali Khanin të merrte fronin.[16] Ai u bë një mbret kukull dhe në traktatin e vitit 1801, i dorëzoi një pjesë të Awadhit East India Company ndërsa ra dakord të shpërndante trupat e tij në favor të një ushtrie tepër të kushtueshme të kontrolluar nga britanikët. Ky traktat e bëri shtetin e Awadhit praktikisht një vasal të East India Company, megjithëse ai vazhdoi të ishte pjesë e Perandorisë Mogule nominalisht deri në vitin 1819. Traktati i vitit 1801 mundësonte një sistemim të dobishëm për East India Company pasi ata morën akses në thesarin e madh të Awadhit, duke gërmuar në të në mënyrë të përsëritur për kredi me interesa të ulta. Për më tepër, të ardhurat nga mbajtja e forcave të armatosura të Awadhit u sollën atyre fitime të dobishme ndërsa territori vepronte si një shtet kushinet. Nawabët ishin mbretër ceremonial, të ngarkuar me shfaqje dhe pompozitet. Nga mesi i shekullit të XIX, megjithatë, britanikët ishin bërë të paduruar me sistemin dhe kërkuan kontrollin e drejtpërdrejt mbi Awadhin.[17] Në vitin 1856 East India Company i zhvendosi trupat e saj në kufi, pastaj aneksoi shtetin me akuzën e keq-administrimit. Awadhi u vendos nën një krye-komisioner – Sir Henry Lawrence. Wajid Ali Shahu, Nawabi i atëhershëm, u burgos pastaj u syrgjynos nga East India Company në Kalkuta.[18] Në kryengritjen pasuese Indiane të vitit 1857, djali i tij 14-vjeçar Birjis Qadra, nëna e të cilit ishte Begum Hazrat Mahali, u kurorëzua sundues por më vonë u vra nga Sir Henry Lawrence. Në vazhdim të kryengritjes, Begum Hazrat Mahali dhe krerë të tjerë të kryengritjes kërkuan azil në Nepal.[19] Gjatë kryengritjes (të njohur edhe si Lufta e Parë e Pavarësisë së Indisë dhe Kryengritja Indiane), shumica e trupave të East India Company u rekrutua si nga populli ashtu dhe nga fisnikëria e Awadhit. Kryengritësit morën kontrollin e shtetit dhe britanikëve ju deshën 18 muaj për ta rimar rajonin përsëri. Gjatë asaj periudhe, garnizoni i vendosur në Residency në Lucknow u rrethua nga forcat kryengritëse gjatë Rrethimit të Lucknowt. Rrethimi u shpërnda në fillim nga forcat nën drejtimin e Sir Henry Havelock dhe Sir James Outram, të ndjekur nga një forcë më e madhe nën komandën e Sir Colin Campbell. Sot, rrënojat e Residency-t dhe Shaheed Smarak ofrojnë një pamje të rolit të Lucknowt në kryengritjen e vitit 1857.[20]
Me mbarimin e kryengritjes, Awdhi u kthyen nën qeverisjen britanike nën një krye-komisioner. Në vitin 1877 zyrat e zëvendës-guvernatorit të Provincave Veri-Perëndimore dhe krye-komisioneri i Aëadhit u kombinuan; pastaj në vitin 1902, titulli i krye-komisionerit u hoq me formimin e Provincave të Bashkuara të Agras dhe Awadhit, megjithëse Awadhi mbajti akoma disa shenja të pavarësisë së tij të mëparshme.[21] Lëvizja e Khilafatit pati një bazë të rëndësishme mbështetëse në Lucknow, duke krijuar një kundërshtim të bashkuar për sundimin britanik. Në vitin 1901, pasi kishte qenë kryeqyteti i Awadhit që nga viti 1775, Lucknow, me një popullsi prej 264 049 banorësh, u bashkua në njësinë e sapo-formuar të Provincave të Bashkuara të Agras dhe Oudhit.[22] Në vitin 1920 selia provinciale e qeverisë u zhvendos nga Allahabadi në Lucknow. Deri në Pavarësinë e Indisë në vitin 1947, Provincat e Bashkuara u riorganizuan në shtetin e Uttar Pradeshit dhe Lucknow mbeti kryeqyteti i tij.[23] Lucknow pa disa nga lëvizjet e rëndësishme që ndryshuan politikën e vendit përgjithmonë. Një nga to ishte takimi i Mahatma Gandit, Jawaharlal Nehrusë dhe Mohd Ali Jinnahut gjatë seksionit të kongresit të vitit 1916 (Pakti i Lucknowt u nënshkrua dhe të moderuarit dhe ekstremistët u bashkuan nëpërmjet përpjekjeve të Annie Besant vetëm gjatë këtij seksioni). Presidenti i Kongresit për atë seksion, Ambica Charan Majumdari për të tha se "Nëse kongresi u varros në Surat, ai u rilind në Lucknow në kopshtin e Wajid Ali Shahut". Në Lucknow ndodhi gjithashtu Incidenti i famshëm i Kakorit që përfshiu Ram Prasad Bismilin, Ashfaqullah Khanin, Rajendra Nath Lahirin, Roshan Singhun dhe të tjerë të ndjekur nga gjyqi i Kakorit që mbërtheu imagjinatën e vendit.[24] Kulturalisht, Lucknow ka pasur gjithashtu një traditë kurtizanësh,[25] me kulturën popullore që u distiluan në avatarin e fikshënit Umrao Jaan.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e Arkitekturës së Lucknowt ishte një eksperiment nga Nawabët e rigjallëruar të Awadhit. Ajo ishte një përpjekje për të ruajtur Shkollën Mogule të Arkitekturës duke eksperimentuar me material të ndryshme dhe koncepte të reja inovative. Midis arkitekturës ekzistuese në Lucknow janë ndërtesat fetare si Imambarat, xhamitë dhe faltore të tjera islamike si dhe struktura të tjera shekullore si kopshtet e rrethuara, baradarit, komplekset pallatore etj. Veçoritë dalluese arkitekturore të arkitekturës së Lucknowt janë sin ë vazhdim:
- Përdorimi i peshkut si një motiv dekorues dhe mbarësi-prurës veçanërisht te portat.
- Përdorimi i Chattarit (një lloj kupole që mund të qendrojë si monument i veçuar) si te Chattar Manzili.
- Përdorimi i Baradarit, pavjone me dymbëdhjetë dyer.
- Rumi Darwaza, struktura shënuese e Lucknowt.
- Bagët e rrethuar (lloj kopshtesh të rrethuar) si Sikandar Baghu.
- Sallat e mbuluara me kupola si Asafi Imambara.
- Labirinti Bhulbhulaiyan.
- Përdorimi i Taikhanave.
- Përdorimi i tullave lakhauri.
Ndërtesat e Lucknowt paraqesin stile të ndryshme arkitekturore me shumë ndërtesa simbol të ndërtuara gjatë periudhave britanike dhe mogule. Më shumë se gjysma e këtyre ndërtesave qëndrojnë në pjesën e vjetër të qytetit. Departamenti i Turizmit të Uttar Pradeshit organizon një "Shëtitje të Trashëgimisë" për turistët që mbulon monumentet më popullore.[26] Mes arkitekturës ekzistuese janë ndërtesat fetare si Imambarat, xhamitë, dhe faltore të tjera islamike ashtu si dhe struktura shekullore si kopshtet e rrethuara, baradarit dhe komplekset pallatore.[27] Bara Imambara në Hussainabad është një ndërtesë kolosale e ndërtuar në vitin 1784 nga Nawabi i atëhershëm i Lucknowt, Asaf-ud-Daula. Ajo u ndërtua fillimisht për të ofruar ndihmë për njerëzit e prekur nga uria, që goditi të gjithë Uttar Pradeshin në atë vit.[28] Është salla më e madhe në Azi pa ndonjë mbështetje të jashtme trarësh druri, hekuri apo guri.[29] Monumenti kërkoi afërsisht 22,000 punëtorë gjatë ndërtimit.[30] Rumi Darwaza 18 metra e lartë e ndërtuar nga Nawabi Asaf-ud-daula (mbretëruar 1775–1797) në vitin 1784, shërbeu si hyrja për në qytetin e Lucknowt. Është e njohur si Portiku Turk, siç u mendua gabimisht se ishte identik me portikun e Konstantinopojës. Ndërtesa ofron hyrje perëndimore për te Imambara e madhe dhe është e zbukuraur me dekorime luksoze.[31]
Në vendet historike të Lucknowt mund të shihen stile arkitekturore nga kultura të ndryshme. Universiteti i Lucknowt paraqet një frymëzim të madh nga stili evropian, ndërsa Arkitektura Indo-Saraçene është e pranishme në mënyrë të shquar te ndërtesa e Vidhan Sabhas së Uttar Pradeshit dhe Stacioni Hekurudhor i Charbaghut. Dilkusha Kothi është ajo që ka mbetur nga një pallat i ndërtuar nga majori rezident britanik Gore Ouseley përreth vitit 1800 dhe që përbën një shembull të Arkitekturës Baroke Angleze. Ajo shërbeu si një strehë gjuetie për Nawabët e Awadhit dhe si një resort veror.[32] Chattar Manzili, që shërbeu si pallati i sunduesve të Awadhit dhe grave të tyre është i kurorëzuar nga një kube si ombrellë e emërtuar Chattar sipas fjalës Hindi që do të thotë "ombrellë". Përballë Chattar Manzilit qëndron 'Lal Baradari' i ndërtuar nga Nawabi Saadat Ali Khani I midis viteve 1789 dhe 1814. Ai funksionon si një dhomë froni në kurorëzimet e oborretve mbretërore. Ndërtesa tanish përdoret si një muze dhe përmban portrete të realizuara në mënyrë delikate për personat që luajtën role të rëndësishme në administrimin e Mbretërisë së Oudhit.
Një tjetër shembull i përzierjes së stileve arkitekturore është La Martiniere College, që paraqet një shkrirje të motiveve evropiane dhe indiane. U ndërtua nga gjeneral-majori Claude Martin që kishte lindur në Lyon dhe vdiq në Lucknow më 13 shtator 1800. Fillimisht i quajtur "Constantia", sallat e ndërtesës janë me kube pa përdorur trarë druri për ndërtimin.[33] Në ndërtesën e kolegjit mund të dallohen elemente të Arkitekturës Gotike.[34] Asafi Imambara e Lucknowt paraqet salla me kupola si veçantia e saj arkitekturore. Bara Imambara, Chhota Imambara dhe Rumi Darwaza qëndrojnë në testamentin qytetit të përzejerjes së stilit arkitekturor Nawab, Mogul dhe Turk, ndërsa kolegji La Martiniere përmban elemente të stilit Indo-Evropian. Madje ndërtesat e reja janë stilizuar duke përdorur kubetë dhe kolonat karakteristike ashtu si dhe natën këta monumente të ndriçuara bëhen tërheqjet kryesore të qytetit.[35] Përreth Hazratganjit, tregut kryesor të qytetit, haset një shkrirje e arkitekturës së vjetër dhe të re. Ai ka një parkim me shumë kate në vend të një stacioni të vjetër dhe të shkatërruar policor duke i hapur rrugë korridoreve të gjerë në rrugicat e mirë-renditura të njerëzve të thjeshtë, të zbukuruar me sheshe, zona të gjelbra dhe fenerësht të bukur ndriçues të lartësuar me hekur, reminishent i Periudhës Viktoriane, në të dyja anët e rrugës.[36]
Monumentet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imambarat e Lucknowt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imamabara më e vjetër në Lucknow u ndërtua gjatë mbretërimit të Nawab Abul-Mansur Khanin (Nawab Safdar Jung) në vitin 1745 nga Mirza Abu Talib Khani. Ai ishte djali i Haji Mohammad Begut dhe gëzonte një pozicion të respektueshëm gjatë mbretërimit të Nawab Safdar Jungut. Kjo imambarë nuk ekziston më. Pothuajse çdo shiit ndërton një imambarë në shtëpinë e tij. Imambara mund të dallojnë në aspektin e madhësisë dhe materialit të përdorur për ndërtimin psh.: druri, metali ose betoni. Lucknow është qyteti i imambarave pasi ai ka një numër të madh imambarash mes të cilave disa janë shumë të famshme.
- Aasafi Imambara ose Bara Imambara.[37] (Imambara e tretë më e vjetër e Lucknowt).
- Imambara Husainabad Mubarak ose Chota Imambara.[38]
- Imambara Shah Najaf.
- Imambara Sibtainabad Mubarak ose Imambara Jannat Nasheen.[39]
- Imambara Agha Baqar Sahab. (Kjo Imambarë është e lidhur me Abbas Alambardarin dhe është Imambara më vjetër në Lucknow. E ndërtuar nga Agha Baqari gjatë mbretërimit të Nawab Shuja-ud-Daulahut.
- Imambara Ghufran Ma'ab.
- Imambara e Hakeem Sayyed Yusuf Husain Sahabit, Imambara Qasr-e-Jannat (Jannat ki Khidki). Gjatë mbretërimit të Nasir-ud-Din Haiderit, "Chehal Mimbari", u revolucionarizua në këtë Imambarë duke vendosur 39 "mimberë" të vegjël në një "mimber" të madh.
- Imambara e Nazim Sahabit.
- Imambara e Mir Baqar Saudagarit.
- Imambara e Moghul Sahebas, Imambarë e cila përmban "mimberin" më të lartë në Indi.
- Imambara Kaiwan Jah.
- Imambara e (Nawab Salarjung Bahadur) Mirza Qasim Ali Khan Sahabit ose Kaala Imambara.
- Imambara e Mir Zain-ul-Abidin Khan Sahabit.[40]
- Imambara e Raja Jhau Lal Sahabit, (Bait-ul-Maali).
- Imambara e Meeran Sahabit.
Bara Imambara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bara Imambara (në gjuhën urdu Nastaliq - بڑا امامباڑا, në gjuhën hindi बड़ा इमामबाड़ा) është një kompleks imambara në Lucknow 26°52′09″N 80°54′46″E / 26.869104°N 80.912885°E të Indisë, e ndërtuar built nga Asaf-ud-Daula, Nawabi i Awadhit në vitin 1784. Ajo quhet gjithashtu edhe Asafi Imambara. Bara do të thotë i madh, ndërsa një imambara është një faltore e ndërtuar nga myslimanët shiitë për qëllimet e Azadarit. Bara Imambara është mes ndërtesave më të mëdha të Lucknowt. Ndërtimi i Bara Imambaras nisi në vitin 1784, një vit i një urie shkatërruese dhe një nga objektivat e Asaf-ud-Daulas në nisjen e këti projekti madhështor ishte të mundësonte punësim për njerëzit në rajon për të paktën një dekadë, për sa zgjaste uria. Thuhet se njerëzit e thjeshtë e kishin zakon të punonin në ditës për ndërtimin e saj, ndërsa fisnikët dhe elita punonin gjatë natës për të shaktërruar çdo gjë që ishte ngritur ditën. Ishte një projekt që realizoi një ndëryrje të tipit keynesian për gjenerimin e punësimit. Ndërtimi i Imambaras u përfundua në vitin 1791. Kostua e vlerësuar e ndërtimit të Imambaras varion midis gjysëm milioni rupish deri në një milion rupi. Madje edhe pas përfundimit, Nawabi e kishte zakon të shpenzonte midis katër dhe pesë qind mijë rupi për dekorimin e saj të përvitshëm.[41]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura e kompleksit pasqyron pjekurinë e dizajnit zbukurues Mogul, përkatësisht Xhamisë Badshahi – është një nga projektet e fundit të rëndësishme që nuk përfshin ndonjë element evropian ose të përdor hekur. Imambara kryesore konsiston në një dhomë të madhe qendrore me kupolë që përmban varrin e Asaf-ud-Daulas. Me 50 me 16 metra dhe mbi 15 metra e lartë, ajo nuk ka trarë mbajtës të tavanit dhe është një nga ndërtimet më të mëdha me harqe në botë. Ka tetë dhoma rrethuese të ndërtuara me lartësi të ndryshme çatish, duke lejuar hapësirën sipër këtyre të rikonstruktohet si një labirint tre-përmasor me kalime që ndërlidhin me njëri-tjetrin nëpërmjet 489 portave identike. Kjo pjesë e ndërtesës dhe shpesh i gjithë kompleksi, mund të quhen si Bhulbhulaya. E njohur si një tërheqje turistike popullore, ajo është me gjasa labirinti i vetëm ekzistues në Indi dhe në mënyrë të paqëllimshme do të mbajë peshën e ndërtesës, që është ndërtuar mbi një tokë moçalore. Asaf-ud-Daula ngriti gjithashtu Rumi Darwaza 18 metra të lartë, pak më jashtë saj. Ky portal, i zbukuruar me dekorime luksoze, ishte hyrja perëndimore e Imambaras.[42]
Projektimi i Imambaras u realizua nëpërmjet një procesi konkurues. Fituesi ishte një arkitekt nga Delhi i quajtur Kifayatullah,[41] që gjendet po ashtu i varrosur në sallën kryesore të Imambarës. Është një tjetër aspekt unik i ndërtesës që financuesi dhe arkitekti qëndrojnë të varrosur përkrah njëri-tjetrit. Çatia e Imambarës është bërë prej lëvore orizi që e bëjnë këtë Imambarë një ndërtesë unike. Kompleksi përfshin gjithashtu xhaminë e madhe Asfi, bhul-bhulaiyan (labirintin) dhe bowlin, një pus i shkallëzuar me ujë të rrjedhshëm. Dy portikë mbresëlënës që të çojnë te salloni kryesor. Në ndërtesë ndodhet edhe një kalim i bllokuar (tunel) që, sipas legjendave, të çon nëpërmjet një kalimi nëntokësor një milje te një vend pranë lumit Gomti. Kalime të tjera flitet se të çojnë në Faizabad (selia e mëparshme e pushtetit të Nawabëve), në Allahabad dhe madje edhe në Delhi. Ata kalime ekzistojnë por kanë qenë mbyllur pas një periudhe të gjatë mospërdorimi ashtu si dhe frika e zhdukjes së njerëzve që janë zhdukur vazhdimish, ndërsa eksploronin kalimet.
Chota Imamabara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Chota Imambara (në gjuhën urdu Nastaliq: چھوٹا امامباڑا, në gjuhën hindi: छोटा इमामबाड़ा), e njohur edhe si Imambara Hussainabad Mubarak (në gjuhën urdu: امامباڑا حسین آباد مُبارک, në gjuhën hindi: इमामबाड़ा हुसैनाबाद) është një monument mbresëlënës i qytetit të Lucknowt 26°52′26″N 80°54′16″E / 26.873784°N 80.904409°E. E ndërtuar si një imambara ose sallë mbledhjeje për myslimanët shiitë, nga Muhammad Ali Shahu, Nawabi i tretë i Awadhit në vitin 1838,[43] Ajo shërbeu si mauzoleu i tij vetjak dhe nënës së tij, që është varrosur përkrahë tij.[44] Domethënia e Panjetanit, pesëshes së shenjtë, është vënë në pah në mënyrë të përsëritur këtu me pesë portat kryesore. Kjo Imambarë konsiston në dy sallone dhe një Shehnasheen (një platformë ku mbahet Zarihu i Hazret Imam Hysenit) {Zarihu është imitimi i rrjetës mbrojtëse ose strukturës që mbahet në varrin origjinal të Hazret Imam Hysejnit në Qerbela të Irakut}. Salloni i madh bardhë e gjelbër i Azakhanas është i dekoruar në mënyrë të pasur me shandanë dhe një numër të mirë llampash kristali [Në fakt, është pikërisht për këtë dekorim të pasur që kjo Imambarë referohej nga vizitorët dhe shkrimtarët evropianë si 'Pallati i Dritave']. Eksteriori është i dekoruar shumë bukur me vargje kuranore në kaligrafinë islamike.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjendet pranë Bara Imambaras dhe në rrugën lidhëse qëndron një portik mbresëlënës i njohur si Rumi Darwaza.[44] Ndërtesa është e njohur gjithashtu si Pallati i Dritave për shkak të dekorimeve të saj dhe shandanëve gjatë festave të veçanta, si Muharremi.[45] Shandanët e përdorur për të dekoruar brendësinë e ndërtesës u sollën nga Belgjika.[46] Brenda ndërtesës mbahen gjithashtu edhe kurora e Muhammad Ali Shahut dhe taziat ceremoniale.[44] Mbi këtë projekt punuan mijëra punëtorë për të lehtësuar krizën e urisë që kishte kapur rajonin. Ajo ka një kube të artë dhe mjaft kulla dhe minare. Varret e Muhammad Ali Shahut dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij ndodhen brenda imambarës. Kjo përmban dy imitime të Taxh Mahalit, të ndërtuara si varre të vajzës së Muhammad Ali Shahut dhe burrit të saj. Muret janë të dekoruar me shkrime në kaligrafinë arabe.[44] Furnizimi me ujë për krojet dhe pellgjet me ujë brenda imambarës vijnë drejtpërdrejtë nga lumi Gomti.[47]
Kompleksi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Varri i princeshës Zinat Algiya / imitimi i Taxh Mahalit
Kjo strukturë shërben si një mauzoleum për katër varre, të djalit, vajzës dhe dhëndrrit të mbretit Mohammed Ali Shah dhe një për gruan. Ky është një kopje në shkallë të vogël e Taxh Mahalit. Ky varr është më i vogël në sipërfaqe se Taxh Mahali.
- Thesari
Kjo strukturë tjetër përballë varrit u ndërtua për plotësuar simetrinë arkitekturore dhe balancimin e Imambarës. Ajo u përdor si ndërtesë thesari.
- Xhamia Husainabad
Kjo xhami është ndërtuar mbi një platformë të lartë me dy minare madhështore në këndet e platformës. Kjo xhami është dekoruar në mënyrë shumë të bukur me dizajne floreale dhe vargje kuranore në kaligrafinë arabe.
- Satkhanda
Jashtë imambaras ndodhet kulla e vëzhgimit e quajtur Satkhanda ose kulla me shtatë kate. Megjithëse është quajtur Satkhanda, që do të thotë me shtatë kate, ajo ka vetëm katër kate, pasi ndërtimi i kullës u braktis kur vdiq Ali Shahu. Satkhanda u ndërtua midis viteve 1837–1842 në kohën e mbretërimit të Muhammad Ali Shahut.[44] Ai dëshironte ta bënte atë njëlloj si Minareja Qutub e Delhit dhe Kulla e Pjerrët e Pizës. Megjithatë qëllimi kryesor i saj ishte observimi hënor.
Imambara Ghufran Ma'ab
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imambara Ghufran Ma'ab (në gjuhën urdu: Nastaliq - اِمام باڑا غُفران مآب; në gjuhën hindi: इमामबाड़ा ग़ुफ़्रान मआब) në Lucknow, është një imambarë (një ndërtesë e përdorur për të përkujtuar përvjetorin e Muharremit në të cilin myslimanët, veçanërisht shiitët vajtojnë tragjedinë e Qerbelasë në të cilën u vra Imam Hyseni) e ndërtuar nga kleriku i shquar shiit Ayatollah Syed Dildar Ali Naseerabadi (i njohur edhe si Ghufran-Ma'ab) në fillim të viteve 1790.[48]
Imambara është emërtuar Ghufran Ma'ab sipas emrit të Ayatollah Syed Dildar Ali Naseerabadit dhe është një qendër e rëndësishme e kulturës fetare në Lucknow.[48][49] Ajo menaxhohet nga pasardhësit e Ayatollah Ghufran Ma'abit, pasi në maj të vitit 2012 pasardhësi i tij, Maulana Syed Kalbe Jawadi ishte mutawalli i imambarës.[49][50] Imambara është e vendosur në rrugën Maulana Kalbe Hussain në zonën e Chowkut të Lucknowt.[49] Kalbe Jawadi drejton mexhlisin (mbledhjen) aty për 10 ditët e para të muajit të shenjtë të muharremit, që ndiqet nga mijëra njerëz.[49][51] Ajo është e njohur ndërkombtarisht për maxhlisin Shaam-e-Ghariban të saj.[52]
- Varreza
Jashtë Imambarës është një varrezë (pjesë e imambarës) që u krijua si një vend varrimi për studiuesit. Shumë personalitete të shquara janë varrosur në këtë varrezë.[48] Njerëzit e varrosur në këtë varrezë përfshijnë Maulana Syed Kalbe Hussainin, Maulana Syed Kalbe Abidin, Maulana Syed Ibne Hasan Nonaharvin, Sultan-ul-Ulema Maulana Syed Qaim Mahdin dhe Maulana Syed Mohammad Waris Hasan Naqvin.
- Imambara Nasirabad
Në fshatin Nasirabad të paraardhësve të Ayatollah Syed Dildar Ali Naseerabadit ndodhet një imambarë me të njëjtin emër (Imambara Ghufran Ma'ab).
Imambara Shah Najaf
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imambara Shah Najaf (në gjuhën urdu: امامباڑا شاہ نجف) është një nga mjaft imambarat e Lucknowt. Është e vendosur në qendër të qytetit dhe është më pak e njohur se Imamabara Asafi dhe Imamabara Hussainabad.
- Vendndodhja
Imambara Shah Najaf është e vendosur në zemër të qytetit të Lucknowt në rrugën Rana Pratap. Gjendet pranë Sikandar Bagh Chaurahas dhe është përkrahë National Botanical Research Institute nga një anë. Pjesa ballore është përballë Sahara Ganj Mallit. Monumeti është mjaft afër me tregun Hazratganj dhe pranë shumë ndërtesave zyrtare si Indra Bhawani dhe Jawahar Bhawani. Gjithashtu, ajo qëndron mjaft afër lumit Gomti në pjesën e mbrapme.
- Historia
Imambara Shah Najaf u ndërtua nga Nawab Ghazi-ud-Din Haideri, nawab wazir i fundit dhe mbreti i parë i shtetit të Awadhit në vitet 1816 - 1817. Kjo imambarë shërbeu si mauzoleumi i tij dhe ishte kopje e varrit të Hazret Aliut në Nexhef të Irakut. Përveç Nawab Ghazi-ud-Dinit, këtu u varrosën edhe tre gratë e tij, Sarfaraz Mahali, Mubarak Mahali dhe Mumtaz Mahali.
Lucknow, qendra e azadarit në Indi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lucknow është qendra e azadarit në Indi jo thjesht pasi ka një numër më të madh imambarash se çdo qytet tjetër në Indi, por edhe për shkak të përpjekjeve të Dinastisë Nawab të Awadhit (Oudhi) për të promovuar Azadarin në nën-kontinentin Indian, pasojë e të cilës është prania e kopjeve të pothuajse çdo faltoreje të shenjtë shiite.
Vetëm ky qytet ka përparësinë e mbajtjes së Shabi-e-Rauzas (Kopje e faltoreve ose varreve origjinale) të të gjithë "Ahlebaitëve" (anëtarëve të familjes së profetit Muhamet.) Jo vetëm Nawabët, por edhe fisnikët dhe banorët i ndërtuan gjithashtu Faltoret (Shabi-e-Rauzan) e "Ahlebaitëve" në Lucknow. Idea e ndërtimit të Faltoreve u dha një akses të lehtë atyre njerëzve që janë të paaftë të vizitojnë Faltoret origjinale në rajonin e Lindjes së Mesme.
Lista e Faltoreve të Shenjta në Lucknow
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rauza e profetit Muhamet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ruaza origjinale e profetit gjendet brenda Masjid-e-Nabawit në Medinë (Arabia Saudite). Në Lucknow Rauza e profetit Muhamet gjendet pranë Madarsa-e-Waizeenin pranë Jahaz Wali Kothit në zonën e Pazarit Raja të Lucknowt. Kjo rauza është e njohur si "90 dar ki Masjidi". Kjo xhami është një kopje në shkallë të vogël e Masjid-e-Nabawit dhe Rauzas së profetit Muhamet. Kjo xhami ka gjithashtu kopjen e Rauza-e-Fatimain në Medinë. Faltoret e lidhura me profetin Muhamet janë të njohura edhe si "Qadam-e-Rasool", ku mbahet relikja e gjurmës së profetit Muhamet. Dikur Lucknow kishte shumë "Qadam-e-Rasoole".
- "Qadam-e-Rasooli" më i vjetër në Lucknow u ndërtua në vitin 1630 nga Alkutaash Khani pranë Asharfabadit.
- "Qadam-e-Rasooli" i dytë u ndërtua gjatë mbretërimit të Nawab Asaf-ud-Daulahut. Kjo faltore u ndërtua në një xhami të vogël në Sardaar Bagh në zonën Rustam Nagar.
- "Qadam-e-Rasooli" i tretë u ndërtua nga mbreti Ghazi-ud-Din Haider në Wilayti Bagh në zonën e Bibi Purit përgjatë bregut të djathtë të lumit Gomti. Wilayti Baghu u ndërtua për Mubarak Mahalin (gruaja evropiane e mbretit Ghazi-ud-Din Haider).
- "Malika Badsha Begam Sahiba" gruaja e mbretit Ghazi-ud-Din Haider ndërtoi gjithashtu një "Qadam-e-Rasool" te Husn Baghu në zonën e Daliganjit.
- Në vitin 1830 mbreti Nasir-ud-Din Haider ndërtoi gjithashtu një "Qadam-e-Rasool" në Imambara Shah Najaf (Hazratganj). Ky "Qadam-e-Rasool" ishte më madhështori nga gjithë "Qadam-e-Rasoolët" e tjerë. Ky "Qadam-e-Rasool" u shkatërrua pjesërisht më 16-17 nëntor 1857 nga forcat britanike.
Rauza e Aliut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aliu u varros në qytetin e Najaf-e-Ashrafit në Irak, kështu Rauza e Aliut është quajtur Najafi.
- Imambara Shah Najaf. Kjo është një Imambarë e lidhur me Aliun. Në këtë Imambarë Zarihu i Aliut është mbajtur mbi një platformë "Shehnasheen". Kjo Imambarë u ndërtua nga mbreti Ghazi-ud-Din Haider. Ajo shërben gjithashtu si varri i mbretit Ghazi-ud-Din Haider dhe tre grave të tij.
- Najaf Qadeemi ose Purana Najaf. Kjo Rauza është e vendosur në zonën e Niwaz Ganjit. Ajo thuhet se është Najafi më i vjetër në Lucknow.
- Najafi në Karbala Haji Maseeta pranë Karbala Mir Khuda Bakshit (Karbala Taal Katora). Kjo Rauza dhe Karbala nuk ekziston më por disa terrene të Karbalas janë akoma të mbetura nga emri Waqf Karbala Haji Maseeta pranë Karbala Azimullah Khanit.
- Najafi i Hasan Mirza Sahabit. Kjo Rauza është e vendosur në zonën e Rustam Nagarit. Gjatë ditës së 21-të të Ramazanit një Taboot Juloos (procesion kofini) i Aliut zhvillohet nga ky Najaf deri në Najafin në Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora).
- Najafi në Karbala Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora). Tabut Juloosi i Aliut që zhvillohet nga Najafi i Hasan Mirza Sahabit dhe arrin deri këtu, ku është varrosur Tabuti i Aliut.
- Najafi në Sarfaraz Ganj. Kjo Rauza u ndërtua nga Nawab Ali Husain Mirza Sahabi (Gauhar Agha Sahabi i vonë), për Isaal-e-Sawabin e Muhamet Hysein Ali Sahabin (Baba Nawab Sahabi).
Rauza-e-Fatimain (Rauza-e-Jannat-ul-Baqi)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Varri origjinal i ndërtuar mbi varret e Vajzës së Muhametit, Fatimah dhe nipit të profetit Hasan ibn Aliut, imami i 4-rt Shia, Zayn al-Abidin, imami i 5-të Muhammad al-Baqir, imami i 6-të Xhafar el-Sadik u vendosën në Jannat ul-Baqi në Madina dhe u njoh si Rauza-e-Fatimain. Varri u shkatërrua më 21 prill 1926 nga mbreti i Arabisë Saudite Abdul Aziz ibn Saudi, por Lucknow ka shumë imitime të varrit.
- Rauza-e-Fatimain (Rauza-e-Jannat-ul-Baqi) më e vjetër në Lucknow ështdë e vendosur në zonën e Bulaki ka Adda gjatë krahut të djathtë pranë moçalit Suppa Ros (Daldal). Kjo Rauza mund të arrihet nga një rrugicë e ngushtë e vendosur pranë pikës së karburantit.
- Një tjetër Rauza-e-Fatimain (Rauza-e-Jannat-ul-Baqi) është e vendosur në kompleksin e Rauzas së profetit Muhamet pranë Madarsa-e-Waizeenit afër Jahaz Wali Kothit në zonën e Pazarit Raja të Lucknowt. Kjo rauzë është e njohur si "90 dar ki Mesxhidi". Kjo xhami është një imitim në shkallë të vogël i Mesxhid-e-Nebevit dhe Rauzas së profetit Muhamet në Medinë.
- Rauza-e-Fatimain (Rauza-e-Jannat-ul-Baqi) në zonën e Rustam Nagarit.
- Rauza-e-Fatimain (Rauza-e-Jannat-ul-Baqi) në Karbala Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora).
Bait-ul-Huzn
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bait-ul-Huzn është imitimi i atij vendi që Aliu ndërtoi për Fatiman për të vajtuar babain e saj të dashur. Pasi pas vdekjes së profetit Muhamet, Fatima ishte shumë e brengosur ajo e kishte zakon të vajtonte për babain e saj të dashur, por disa myslimanë kundërshtuan këtë dhe u ankuan për te Aliu. Lucknow ka tre imitime të Bait-ul-Huznit.
- Bait-ul-Huzni i parë u vendos në zonën e Rustam Nagarit.
- Bait-ul-Huzni i dytë është Imambara Baitul Huzni (Aza-e-Husain) e vendosur në Wazirganj të Lucknowt.
- Bait-ul-Huzni i tretë është i vogël në përmasa dhe është i vendosur brenda Imambaras së Nawab Salaarjung Bahadurit (Mirza Qasim Ali Khan Sahabi), (Kaala Imambara), në zonën Peer Bukhara të Lucknowt.
Rauza e Hysejnit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lucknow ka shumë Rauza të Hysejn ibn Aliut, që shpesh quhen Karbala sipas emrit të vendit ku është varrosur Hysejni, në qytetin e Qerbelasë në Irak.
- Rauza më e vjetër e Hysejn ibn Aliut është e vendosur në Karbala Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora) e ndërtuar në përvjetorin e lindjes së Aliut në vitin 1817, gjatë mbretërimit të Nawab Ghazi-ud-Din Haiderit.
- Një Rauza e dytë e Hysejn ibn Aliut është e vendosur në Kerbalan e mbretit Nasir-ud-Din Haider. Kjo Rauzë është e vendosur mbrapa Shia P.G. College në rrugën Sitapur në zonën e Iradat Nagarit të Lucknowt. Ajo është Rauza më e madhe në të gjithë Indinë. Ndërtimi i jashtëm u la i papërfunduar pas vdekjes së mbretit Nasir-ud-Din Haider. Mbetjet e mbretit janë varrosur gjithashtu këtu bashkë me gruan e tij, Qudisiya Begam dhe dajën e tij.
- Rauza e tretë e Hysejn ibn Aliut gjendet në Karbalan e Malika Jahan Sahibas (Aishbagh ki Karbala), Aish Bagh, Lucknow. Kjo Karbala u ndërtua nga Ashiq Aliu në vitin 1840-41 për të cilën fondi u mundësua nga Malika Jahan Sahiba (gruaja e mbretit Muhammad Ali Shah Bahaduri, mbreti i tretë i Awadhit).
- Rauza e katërt e Hysejn ibn Aliut gjendet në Karbalan e Dayanat-ud-Daulas. Ajo u ndërtua në vitet 1851-52 nga Dayanat-ud-Daulah, një khwajasara i Nawab Wajid Ali Shahut. Emri i tij origjinal ishte Mohammed Ali Khan dhe Dayanat-ud-Daulah ishte titulli i dhënë atij më 13 shkurt 1847, me rastin e kurorëzimit të mbretit Wajid Ali Shah.
- Rauza e pestë e Hysejn ibn Aliut gjendet në Karbalan e Puttan Sahibit. Kjo Rauzë është e vendosur në rrugën Victoria në zonën Pazar Khala të Lucknowt.
- Një ruazë në shkallë të vogël e Hysejn ibn Aliut gjendet brenda Dargah Abbas Alambardarit në Rustam Nagar të Lucknowt.
- Një tjetër ruazë në shkallë të vogël e Hysejn ibn Aliut gjendet brenda Imambaras së Nawab Salaarjung Bahadurit (Mirza Qasim Ali Khan Sahabi), (Kaala Imambara), në zonën Peer Bukhara të Lucknowt.
Rauza-e-Zainabiya, Rauza e Zaynab bint Aliut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lucknow ka dy imitime të Rauza-e-Zainabiyas, Rauza e Zaynab bint Aliut dhe një Tila-e-Tilla-e-Zanabiya.
- Rauza-e-Zainabiya e vjetër, Rauza e Zaynab bint Aliut gjendet pranë Tikat Rai ka Talaabit në zonën e Tikat Ganjit në Rajaji Puram. Kjo Rauzë ka gjithashtu imitime të faltoreve të Aunit dhe Muhametit dhe imitime të Bibi Fizzas, mbrojtësit të Ahlebaitëve në oborrin brutal të tiranit Yazid.
- Rauza-e-Zainabiya e re, Rauza e Zaynab bint Aliut gjendet në Karbalan Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora), kjo rauzë është nën ndërtim.
Tila-e-Tilla-e-Zainabiya
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tila-e-Tilla-e-Zainabiya është një strukturë në formë piramidale me shkallë në të katër anët dhe një Alam (standard) të vendosur në maj të platformës. Kjo faltore është vendosur në Imambaran e Malika Jahan Sahibas në xhaminë Shahi Jama të Tahseenganjit në Husainabad të Lucknowt.
Rauza e Abas ibn Aliut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lucknow ka një Imambarë të lidhur me Abas ibn Aliun, Dy Dargat e Abas ibn Aliut dhe Pesë Rauzat e Abas ibn Aliut, që janë listuar si vijon:
- Imambara Agha Baqar Sahab. Kjo Imambarë është e lidhur me Abas ibn Aliun. Ajo është e vendosur në zonë e Chowkut. Kjo është Imambara e dytë më e vjetër në Lucknow. Ajo është ndërtuar nga Agha Baqari, që ishte komandanti i 5000 kalorësve gjatë mbretërimit të Nawab Shuja-ud-Daulahut. Kjo Imambarë përmban gjithashtu varrin e Shahenshah-e-Qasidas, një poeti të madh të gjuhës urdu, Mirza Muhammad Rafi Sauda.
- Darga Abas ibn Ali në Rustam Nagar të Lucknowt. Darga (faltorja) u krijua gjatë mbretërimit të Nawab Asaf-ud-Daulahut (1775-1797). Një i varfër, Mirza Faqeera Begu, u vizitua nga Abasi në gjumin e tij dhe u drejtua për të gërmuar alamin e tij nga një vend i caktuar në qytet.
- Darga Abas ibn Ali, e vendosur në Karbalan Musahab-ud-Daulah, Misri ki Baghiya, Ali Colony, Lucknow. Kjo Karbalë ka gjithashtu një xhami, një Imambarë të Bi Misri Sahibas dhe një Imam Chabutra.
- Rauza e Abas ibn Aliut e vendosur në Karbalan Rafiq-ud-Daulah (Karbala Abas Bagh) në Bala ganj të Lucknowt.
- Rauza e Abas ibn Aliut e vendosur në Karbalan Amin-ud-Daulah (Karbala Imdad Husain Khan) në Dariya Pur të Rajaji Puramit në Lucknow.
- Rauza e Abas ibn Aliut e vendosur në Karbalan Malika Jahan Sahiba (Aish Bagh ki Karbala) në Aish Bagh të Lucknowt. Kjo Karbalë u ndërtua nga Ashiq Aliu në vitin 1840-41 për të cilën financimi u mundësua nga Malika Jahan Sahiba (gruaja e mbretit Muhammad Ali Shah Bahadur, mbreti i tretë i Awadhit).
- Rauza e Abas ibn Aliut e vendosur në Xhaminë Ramzan Ali Khan Sahab (Xhamia Dariya Wali), pranë Aasafi Imambaras (Bara Imambara) në Lucknow.
- Rauza e Abas ibn Aliut e vendosur në Karbalan Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora) në Rajaji Puram të Lucknowt.
Imambara e Ali Akberit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imambara e Bi Misri Sahibas është e vendosur në Karbalan Musahab-ud-Daulah të Misri ki Baghiyas në Ali Colony të Lucknowt. Imambara tashmë nuk është në gjendje të mirë. Kjo Karbalë ka gjithashtu edhe një xhami, një Imam Chabutra dhe një Darga të Hazrat Abas Alambardarit.
Rauza e Qasimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lucknow ka një Rauza të Qasimit, të vendosur në Sallën Hazrat Qasim të Rustam Nagarit në Lucknow.
- Darga e Qasimit është e vendosur në Mohan.
Rauza e Sakinas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lucknow ka pak rauza të Sakina bint Hysejnit.
- Rauza e Sakina bint Hysejnit, e vendosur mbrapa Xhamisë Shahi Jama në Tahseen Ganj u ndërtua nga Syed Baqar Husain Sahabi i Sharif Manzilit. Kjo rauzë është një strukturë e pavarur me një kube të gjelbërt. Ajo është e bashkangjitur me një xhami të vogël.
- Një rauzë e Sakina bint Hysejnit është e vendosur brenda Darga Abasit në Rustam Nagar të Lucknowt.
- Një tjetër Rauza e Sakina bint Hysejnit është e vendosur brenda Darga Abasit, që gjendet në Karbalan Musahab-ud-Daulah të Misri ki Baghiyas së Ali Colony-së në Lucknow.
- Një Rauza e Sakina Bint Hysejn gjendet brenda Imambaras Kaiwan Jah, e vendosur në Karbalan Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora) të Rajaji Puramit në Lucknow.
Yaad-e-Sakina "Përmendorja e Sakina bint Hysejnit"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo është një përvjetor vajtimi i organizuar në të djelën e katërt të muajit të Muharremit, çdo vit në Imambaran Husainabad Mubarak (Chota Imambara) në Husainabad. Gjatë kësaj ngjarjeje pikëlluese një imitim i përkohshëm në shkallë të vogël i "Qaid Khanas" (burgu ose biruca) ndërtohet me një varr të vogël të Sakina bint Hysejnit pranë kësaj "Qaid Khana" për të paraqitur agoninë e Sakina bint Hysejnit. Mijëra vajtues mblidhen këtu për të vizituar "Qaid Khanan" dhe për ti bërë homazhe Sakina bint Hysejnit. Kjo ngjarje pikëlluese u krijua në vitin 1990 nga Muhammad Sarfaraz Khan Sahabi (Banney Miya Sahabi) i Beal Wala Tilas në Muftiganj të Lucknowt. Anëtarët e Anjuman-e-Gulzaar-e-Panjetan marrin pjesë aktive në organizimin dhe menaxhimin e këtij eventi.
Rauza e Musa al-Kazimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rauza-e-Kazimain origjinale, Varri (faltorja) e Musa al-Kazimit dhe nipit të tij Muhammad al-Jawadit është e vendosur në qytetin e Kazimainit në Irak. Varri ka dy kube të arta dhe katër minare po ashtu të arta. Lucknow ka dy Rauza (imitime) të Kazimainit.
- Karbala Agha Miri ose Karbala Moata-mud-Daula në Narhi të Lucknowt është Rauza-e-Kazimain e parë. Ajo u ndërtua në vitin 1815 nga Saiyed Mohammad Agha Meeri që iu dha titulli Nawab Moata-mud-Daula Bahadur në vitin 1818. Agha Miri ishte kryeministri i mbretit Ghazi-ud-Din Haider. Pas kryengritjes britanikët konfiskuan pasuritë dhe vendet fetare të myslimanëve shiitë për pjesëmarrjen e tyre aktive në luftën e parë të pavarësisë në vitin 1857. Monumenti u morr në mënyrë të paligjshme në pronësi nga East India Company në shkurt të vitit 1856 dhe më vonë iu dorëzua masonëve të lirë.
- Rauza-e-Kazimain e dytë është Karbala Sharaf-ud-Daula (ndërtesa Kazimain) e vendosur në Sahadat Ganj. Kjo Rauzë u ndërtua nga shiiti i konvertuar "Jagannath Agarwali", që ju dha titulli ‘Sharf-Ud-Daula’ nga mbreti Amjad Ali Shah. Ndërtimi filloi gjatë mbretërimit të Amjad Ali Shahut (mbreti i 4-rt i Awadhit) dhe u përfundua në vitin 1852 gjatë mbretërimit të Wajid Ali Shahut (mbreti i pestë dhe i fundit i Awadhit). Kazimaini mbetet gjithashtu zona e ritualeve të Muharremit përgjatë gjithë periudhës së vajtimit të Muharremit, që zgjat dy muaj dhe tetë ditë. Procesioni i famshëm i Rabi-ul-Awwalit të 8-të kulminon po ashtu në Kazimain dhe është dëshmitar i një Seenazani dhe Zanjeer ka Matami shumë të egër nga besimtarët.
Rauza e Ali al-Ridhas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rauza ose varri (faltorja) origjinale e Ali al-Ridhas është e vendosur në qytetin e Mashedit në Iran. Lucknow ka një imitim të Rauzas së Ali al-Ridhas, që është e vendosur në Karbalan Azimullah Khan, pranë Karbalas Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora) të Rajaji Puramit në Lucknow. Kjo rauza ka gjithashtu një xhami të quajtur "Masjid-e-Gauhar Shaad" pranë Rauzas. Kjo xhami është gjithashtu një imitim në shkallë të vogël e "Masjid-e-Gauhar Shaadit" në Mashed të Iranit.
Rauza e Fatima al-Kubras
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rauza e Fatima al-Kubras është e vendosur në Karbalan Azimullah Khan, pranë Karbalas Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora) në Rajaji Puram të Lucknowt.
- Një Zarih në shkallë të vogël i Fatima al-Kubras mbahet gjithashtu brenda Bait-ul-Huzas në Imambaran e Nawab Salaarjung Bahadurit (Kaala Imambara) në zonën Peer Bukhara të Lucknowt.
Rauza e Ali ibn Muhametit, Ali al-Hadi, Ali an-Naqi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rauza e Ali an-Naqit gjendet në Karbalan e Malika Afaq Sahibas (Karbala-e-Askarien) (Gaar wali Karbala). Karbala u ndërtua në vitet 1837-42 nga Malika Afaq Sahiba, që ishte gruaja e mbretit të tretë të Awadhit, Muhammad Ali Shah Bahadurit. Nën kube janë katër varre, ata të Alī an-Naqīt dhe djalit të tij, Hasan Al-Askarit, Janab-e-Hakimah Khatoonit, motrës së Alī an-Naqīt, Janab-e-Nargis Khatoonit, nënës së Mehndit.
Rauza e Hasan al-Askarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Lucknow Rauza e Hasan al-Askarit gjendet në Karbalan e Malika Afaq Sahibas (Karbala-e-Askarien) (Gaar wali Karbala).
Xhamia e Muhammad-al-Mahdit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Lucknow Xhamia e Muhammad al-Mahdit gjendet në Karbalan e Malika Afaq Sahibas (Karbala-e-Askarien) (Gaar wali Karbala). Ghar Wali Karbala ka gjithashtu model të ngjashëm dhe besimtarët hyjnë në shpellë nëpërmjet një palë shkallëve. Në këtë shpellë janë bërë modifikime duke ngritur një sallë mbi të për të zhvilluar mbledhjet (Mexhliset) dhe Namazet.
Rauza e Muslim ibn Aqeelit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muslim ibn Aqeeli ishte kushëriri, kunati dhe ambasadori i Hysejnit. Rauza origjinale e Muslim ibn Aqeelit është e vendosur në Masjid-e-Kufa në Kufa të Iraut. Lucknow ka dy Rauza të Muslim ibn Aqeelit.
- Rauza e parë dhe më e vjetër e Muslim ibn Aqeelit gjendet në Masjid-e-Kufa, në Karbalan Sharaf-ud-Daula (ndërtesa e Kaizmainit) e vendosur në Sahadat Ganj.
- Rauza e dytë e Muslim ibn Aqeelit është e vendosur në Rais Manzil të Husainabadit në Lucknow.
Rauza e Muhametit dhe Ibrahimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lucknow ka dy Rauza të Muhametit dhe Ibrahimit.
- Rauza e parë dhe më e vjetër e Muhametit dhe Ibrahimit është e vendosur në Karbalan Munshi Fazl-e-Husain Khan Sahab në zonën e Pazarit Khala në rrugën Victoria të Lucknowt.
Rauza e Hani ibne Urwas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rauza origjinale e Hani ibn Urwas gjende në Masjid-e-Kufa në Kufa të Iraut. Lucknow ka një Rauza të Hani ibn Urwas.
- Rauza e Hani ibn Urwas është e vendosur në Masjid-e-Kufa në Karbalan Sharaf-ud-Daula (Kaizmain Building) që gjendet në Sahadat Ganj.
Chattar Manzili
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Chattar Manzili (në gjuhën urdu: چھتر منزل; në gjuhën hindi: छतर मंज़िल), ose Pallati Ombrellë është një ndërtesë në Lucknow të Uttar Pradeshit që shërbente si një pallat për sunduesit e Awadhit dhe grave të tyre.[53]
Ndërtimi dhe arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rezidenca u ndërtua me porosi të Nawab Ghazi-ud-Din Haiderit dhe u përfundua pas vdekjes së tij, nga pasuesi i tij, Nawab Nasir Uddin Haideri.[54][55][56] Chattar Manzili qëndron pranë brigjeve të lumit Gomti. Ai konsiston në një Bari Chattar Manzil (ndërtesa më e madhe) dhe Chhoti Chattar Manzil (ndërtesa më e vogël), megjithatë nga këto ndërtesa, vetëm më e madhja ekziston akoma. Këto dy ndërtesa ishin shembuj të stilit Nawabi të arkitekturës Indo-Europiane, megjithëse Bari Chattar Manzili ka qenë ndryshuar përgjatë viteve.
Pallatet janë emërtuar sipas çhattrive (kupolat në formë ombrelle) që kurorëzojnë ndërtesat mbi pavjonet tetë-këndore.[57] Ndërtesat mbresëlënëse kanë dhoma të mëdha nëntokësore dhe një kube të kurorëzuar nga një kupolë prej ari.[53][54][55]
Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pallati ka kaluar nëpërmjet shumë zotëruesve duke përfshirë Nawabët e Awadhit, Saadat Ali Khanin dhe Wajid Ali Shahun, britanikët si dhe ndryshimet që kur ndërtimi i saj nisi në vitet 1780.[58] Ai shërbeu si një pallat për sunduesit e Awadhit dhe grave të tyre. Më vonë gjatë Kryengritjes së Vitit 1857 ndërtesa u bë një fortesë e Kryengritësve Indianë.[56] Një pjesë e tij u shkatërrua nga britanikët gjatë Luftës së vitit 1857.[59] Pas luftës së vitit 1857 qeverisja britanike e Indisë dha ndërtesën një OJQ-je amerikane që e përdori atë si një klub për qëllime pushimi, deri në vitin 1947, Chhatar Manzili u përdor si United Services Club.[54][56] Pas pavarësisë së Indisë, kjo ndërtesë u dha për Council of Scientific and Industrial Research, që e përdori atë si Central Drug Research Institute që nga viti 1950,[54][56] por tani është lënë nga Central Drug Research Institute.[55] Qeveria e Uttar Pradeshit planifikon të krijoi dy muzeume dhe një librari në Pallat pas rikonstruksionit dhe konservimit nga Departamenti Arkeologjik i Shtetit të Uttar Pradeshit.[58]
Kultura Popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga koha e Kryengritjes Indiane të Vitit 1857 ai është fotografuar shpesh nga figura të tilla si Felice Beato, Samuel Bourne,[57] Darogha Ubbas Alli dhe Thomas Rust. Në dhjetor të vitit 2013 një festival dy ditor i Wajid Ali Shahut u organizua nga Rumi Foundation i prodhuesit të filmave Muzaffar Ali në Chattar Manzil si homazh për Nawabin e Oudhit.[60] Filmi hindi Jolly LLB 2 u xhirua në Chattar Manzil.[61]
Sikandar Baghu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sikandar Baghu (në gjuhën hindi: सिकन्दर बाग़, në gjuhën urdu: سِکندر باغ), i parë i njohur nga britanikët si Sikunder/Sikandra/Secundra Baghu, është një vilë dhe kopësht i rrethuar nga një mur i fortifikuar, me frengji, portë dhe bastione këndore, afërsisht 1.8 hektarë (150 jardë2, ose 4.5 akre), i vendosur në qytetin e Lucknowt 26°51′39.44″N 80°55′31.58″E / 26.8609556°N 80.9254389°E, në rajonin e Oudhit në shtetin indian të Uttar Pradeshit. U ndërtua nga Nawabi i fundit i Oudhit, Wajid Ali Shahu (1822–1887), si një rezidencë verore. Emri i vilës do të thotë '"Kopshti i Sikandarit", ndoshta referuar Aleksandrit të Madh,[62] emri i të cilit jeton në këtë formë në këto pjesë (e ngjashme me emrin e Aleksandrisë në Egjipt në arabisht: الإسكندرية Al-Iskandariya), ose ndoshta sipas Sikandar Mahal Begumit, gruas së parapëlqyer të Nawabit. Ajo u sulmua në vitin 1857 nga britanikët gjatë Kryengritjes Indiane dhe brenda mureve të së cilës u vranë të 2200[63] sepoy kryengritës që e kishin bërë atë fortesën e tyre gjatë rrethimit të Lucknowt. Vendi tani bujt National Botanical Research Institute of India.
Zanafilla
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kopshti u krijua rreth vitit 1800 si një kopësht mbretëror nga Nawab Saadat Ali Khani. Ai u përmirësua më vonë nga Nawab Wajid Ali Shahu, sunduesi i fundit vendas i Oudhit, gjatë gjysmës së parë të shekullit të XIX, që e përdori atë si vilën e tij verore. Kopshti ka një pavjon të vogël në mes, që me gjasa ishte skena e performancave të panumërta të kërcimeve Ras-lila dhe Kathak, 'mehfilëve' muzikor dhe poetikë dhe veprimtarive të tjera kulturore që Nawabi i fundit i vlerësonte shumë, në fakt ndoshta më shumë se çe ka ka vlerësuar historiografia zyrtare, si të prirur ndaj kënaqsive vetjake. Gjatë Kryengritjes Indiane, ai u përdor si një nga shumë fortesat e kryengritësve sepoy gjatë rrethimit të Rezidencës Britanike në Lucknow. Sikander Baghu qëndronte në rrugën e planifikuar të krye-komandantit Sir Colin Campbell për të liruar rezidencën e rrethuar.
Përmendoret e luftës kryengritëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Artikuj si gjylet e topave, shpatat dhe mburojat, pjesët e musketave dhe pushkëve, të gjetura në kopësht përgjatë viteve tani janë shfaqur në National Botanical Research Institute Exhibition dhe shenjat e gjyleve në muret e vjetër të kopshtit dëshmojnë akoma për këtë ngjarje. Një tjetër përkujtues i betejës është statuja, e ngritur disa vjet më parë në sheshin e vjetër të kopshtit, e Uda Devit, një zonjë Pasi (një bashkësi Dalite),[64] që luftoi krahë për krahë me kryengritësit e rrethuar. E veshur me veshje luftarake mashkullore, ajo e vendosur në krye të një peme në kopësht, me armë në dorë i mbajti sulmuesit britanikë në grykë deri sa municionet e saj u mbaruan. Pas kësaj ajo u rrëzua e vdekur në tokë, me trupin e bërë shoshë nga fishekët. Sipas legjendës Uda Devi ishte një nga truprojat femërore të Nawab Wajid Ali Shahut. Ajo i ishte përkushtuar në mënyrë besnikërisht të ashpër zotërisë së saj. E trajnuar në artet luftarake dhe spiunazh ajo kishte mësuar gjithashtu artin e luftimit guerril dhe luftoi me armën e saj deri në fishekun e fundit. Britanikët ishin gjithashtu të befasuar dhe habitur nga shënjestra e saj për sa dallohej nga ushtarët, që i gjuanin pa pushim asaj deri sa vdiq nga plagët e marra.
Qaisar Baghu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qaisar Baghu (në gjuhën hindi: क़ैसरबाग़, në gjuhën urdu: قيصر باغ, [qɛːsərˈbaːɣ], Kopshti i perandorit), i shkruar gjithashtu edhe Qaiserbagh, Kaisarbagh ose Kaiserbagh, është një kompleks rezidencial në qytetin e Lucknowt, i vendosur në rajonin e Awadhit të Indisë. Ai u ndërtua nga Wajid Ali Shahu (1847-1856), Nawabi i fundit i Awadhit.[65][66]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wajid Ali Shahu (1847-1856), Nawabi fundit i Lucknowt, e projektoi këtë kompleks pallator, Qaisar Baghun, duke përzier të gjitha stërhollimet e një kopshti parajse. Fjala parajsë mendohet se është një fjalë e rrjedhur nga fjala persiane Pairidaeza që i referohet një kopshti të rrethuar me mure. Parajsa e premtuar në Kuran është një kopësht i bukur, me hije dhe ujë si elementet e tij idealë. Koncepti persian i kopshtit parajsor u soll në Indi nga Perandori Mogul, Babur dhe u zhvillua gjerësisht nga mogulët e mëvonshëm. Shumica e varreve, si Taxh Mahali dhe Varri i Humayunit ishin vendosur brenda koshteve të rafinuar charbagh (katër këndorë) ndërsa të tjerët kanë pallate të ndërtuar përreth tyre.
Një studim i pikturave dhe fotografive të kopshtit të Qaisar Baghut të marra përpara vitit 1857 tregojnë se katërkëndëshi kryesor, që ishte zemra e kompleksit sallator, kishte një charbagh të rafinuar. Ai hyhej dhe dilej nëpërmjet dy portave identike të njohura si portat Lakhi. Ai i shte i njohur si ‘Paree (engjëll) Khana’ (zona) ku mbretëreshat e Nawabit jetonin dhe që ka mbetur i paprekur edhe sot. Zonat rezidenciale të zonjave mbretërore, që rrethonin kopshtin kryesor, ishin shtëpi me oborre të mëdhenj, dy kate të larta dhe pa dritare nga jashtë. Gjithshtu brenda kompleksit të Kaiserbaghut ishin edhe dy tregje, Pazari Meena dhe Pazari Kaptan, për përdorim ekskluziv nga gratë mbretërore. Pas luftës së parë të Pavarësisë në vitin 1857, britanikët urdhëruan prishjen e Kaiserbaghut, pasi ai ishte fortesa e Nawabeve nën drejtimin e Begum Hazrat Mahalit, që kishte marr drejtimin pasi burri i saj, Nawab Wajid Ali Shahu ishte syrgjynosur në vitin 1856. Kaiser Baghu u shkatërrua dal nga dal dhe përmes oborreve të tij kryesorë kishte rrugë të gjera për të kaluar. Asnjë kompleks ndërtesash në Lucknow nuk ishte aq i mahnitshëm sa Kaiserbaghu dhe asnjë monument tjetër historik nuk u shaktërrua kaq shumë. Sot ai kërkon imagjinatë të madhe për të rikrijuar projektin e kompleksit pallator pasi vetëm pak struktura të tij kanë mbetur. Kompleksi mjeshtëror i të shkuarës qëndron i fragmentuar. Kolegji i famshëm ndërkombtarisht Bhatkhande College of Music qëndron mbi mbetjet e strukturave të pallatit, që gjatë kohës së Nawab Wajid Ali Shahut, padronit të zbavitjes dhe muzikës, jehonte me gazale, thumri dhe dadra. Sufed Baradari, pavarësisht ndërtuesit të tij mbretëror, qëndron në mes të kompleksit. I hijshëm, me konture të rrjedhshme mermeri, ai është dëshmi e ngjarjeve të ndryshme dhe mijëra martesave të zhvilluara nën madhështinë e mermerëve të tij solemne. Dy portat Lakhi sot janë veç një hije e së tyre të shkuar. Nga hyrja mbizotëruese në kompleks, ato duken modeste nga volumi i trafikut nën portikët e tyre të vjetruar.
Rumi Darwaza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rumi Darwaza (në gjuhën hindi: रूमी दरवाज़ा, në urdu: رومی دروازه, ndonjëherë e njohur edhe si Porta Turke), në Lucknow 26°51′38″N 80°54′57″E / 26.860556°N 80.915833°E, është një portik mbresëlënës që u ndërtua nën patronazhin e Nawab Asaf-Ud-dowlahut në vitin 1784.[67] Ajo është një shembull i Arkitekturës Awadhi[67] që qëndron 18 metra e lartë.[68] Ajo është pranë Asafi Imambaras dhe është bërë një logo e qytetit të Lucknowt. Ajo përdoret për të shënuar hyrjen për në Qytetin e Vjetër të Lucknowt, por me rritjen dhe zgjerimin e qytetit të Nawabëve, ajo më vonë u përdor si një hyrje për një pallat që më vonë u shkatërrua nga kryengritësit britanikë.
Është një nga strukturat arkitekturore më mbresëlënëse në Indi. Pjesa e sipërme e Rumi Darwazas përfshin një çhatri (kupolë në formë ombrelle) tetëkëndor të skalitur mjeshtërisht që mund të arrihet nëpërmjet një palë shkallësh. Në krye të Rumi Darwazas mbahej një ndriçues i stërmadh që do ta ndriçonte strukturën gjatë natës duke duke i dhënë asaj një pamje përrallore. Lulet dhe motivet e skalitura mjeshtërisht në anët e harkut flasin për stilin arkitekturor unik të saj, që janë modeluar për ta bërë atë të duket si një portë për në Parajsë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rumi Darwaza u modelua nën patronazhin e Nawab Asaf-Ud-dowlahut në vitin 1784 sipas modelit të Portës së Lartë (Bab-iHümayun) të Perandorisë Osmane në Stamboll.[69] Në fakt emërtimi Rumi Darwaza i referohet pikërisht Portës së Stambollit. Fjala "Rumi" ka rrjedhur nga fjala Romë që përdorej për të treguar Stambollin, kryeqytetin e Perandorisë Romake Lindore. Duke qenë një hyrje për në qytetin e Lucknowt, Russell, reporteri i The New York Times, që shoqëronte ushtrinë britanike që hynte në Lucknow në vitin 1858, pas fitimit të Luftës së Parë të Pavarësisë së Indisë, e quajti shtrirje e rrugës nga Rumi Darwaza deri te Chattar Manzili panoramën më të bukur urbane që ai kishte parë ndonjëherë, më mirë se Roma, Parisi, Londra dhe Konstandinopoja.
Dilkusha Kothi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dilkusha Kothi është një vilë e rrënuar e i fillimit të shekullit të XIX e ndërtuar në stilin e Barokut Anglez në zonën e qetë të Dilkushas në Lucknow 26°49′52″N 80°57′14″E / 26.831°N 80.954°E.[70] Sot ka vetëm pak kulla dhe muret e jashtme që ruhen si monument, megjithëse kopshtet e gjera mbeten akoma. Vila u bombardua gjatë përfshirjes së saj në rrethimin e Lucknowt në vitin 1857 bashkë me Sikandar Baghun, The Residency dhe shkollën e afërt La Martiniere.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vila u ndërtua rreth vitit 1800 nga majori britanik me qëndrim në Lucknow Gore Ouseley,[71] një mik i sunduesit të Oudhit, Nawab Saadat Ali Khan. Fillimisht u projektua si një vilë gjuetie për Nawabët e Oudhit, megjithëse më vonë u përdor gjithashtu si një rezidencë verore. Ndryshime u bënë në dizajnin e saj nga mbreti nawab, Nasiruddin Haider (1827-1837). Ndërtesa kishte mure koncentrikë dhe nuk kishte oborr të brendshëm siç ishte traditë në arkitekturën Indiane. Në këtë mënyrë ndërtesa kishte një gjurmë më të vogël dhe nuk shtrihej përgjatë një sipërfaqeje të madhe, por ishte më e lartë se arkitektura tradicionale vendore. Si ndërtesa pranë saj, La Constantia, ajo është e vendosur në brigjet e lumit kryesor të Lucknowt, lumi Gomti.[70] Dizajni përmban një ngjashmëri të madhe me stilin e Seaton Delaval Hall në Northumberland të Anglisë. Seaton Delaval Hall u ndërtua në vitin 1721 dhe u projektua nga Sir John Vanbrugh, që projektoi gjithashtu edhe Blenheim Palace. Dilkusha Kothi është paraqitur në një album të rrallë të hershëm nga fotografi Samuel Bourne, që daton nga vitet 1864-1865.[72] Aktorja britanike Mary Linley Taylor u befasuan aq shumë nga Dilkusha Kothi sa e emërtoi shtëpinë e saj në Seoul sipas emrit të tij. Ajo shpjegoi se "Nga ai moment në Indi kur pa për herë të parë Dilkushan, pallatine kënaqësisë së zemrës, po ëndërroja për këtë monument kur i vura shtëpisë sonë emrin 'Dilkusha'."[73]
Fluturimi me Balon
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Thuhet se në vitin 1830, Dilkusha Kothi ishte vendi për një fluturim me balon të hershëm nga "një anglez". Kjo histori është më pak e njohur duke parë se francezi Claude Martin, që ka qenë një fqinj kur pallati i tij i Constantias, më vonë La Martiniere Boys College, nisi në vitet 1790. Ai kishte organizuar gjithashtu një fluturim me balon në Lucknow dhe ai vdiq përpara demostrimit. Fluturimi i vitit 1830 u pa nga mbreti Nasir-ud-Din Haider dhe një numër i madh i oborrtarëve të tij.[74]
1857
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1857 vila u mbajt nga kryengritësit indianë dhe u ri mor me forcë nga forcat britanike nën udhëzimet e krye-komandantit britanik Sir Colin Campbell. Ka qenë raportuar se gjenerali britanik Sir Henry Havelock vdiq më 24 nëntor 1857, por burime të tjera raportojnë një vdekje më pak të lavdishme nga dizenteria, megjithëse kjo ishte pothuajse në mënyrë të pa-shmangshme e shkaktuar nga rrethimi.[70] Pozicionet luftarake të vitit 1857 janë paraqitur në hartën ilustruese.[75] Harta ilustruese tregon si territoret ishin në qendër të veprimtarisë ushtarake britanike në shtator dhe nëntor të vitit 1857. Kopshtet e Dilkushas janë djathtas poshtë. Në veri-perëndim përgjatë lumit Gomti është La Martiniere dhe më tej përgjatë lumit është Rezidenca e Sir Henry Lawrence. Këto tre ndërtesa luajtën një rol thelbësor në kryengritjen e Lucknowt bashkë me Sikandar Baghun. Kjo ndërtesë pësoi bombardime të rënda nga artileria britanike.[70]
Në vijim të kryengritjes u dhanë një numër i madh medaljesh, por më e rëndësishmja prej tyre përmban mesazhin "rrethimi i Lucknowt". Megjithëse fotografia më sipër daton nga viti 1858 tregon pak shënja me rëndësi të dëmtimit, një fotografi e marr në vitin 1898[76] e tregon ndërtesën në rrënoja, gjë që tregon se rrënimi kryesor nuk ka ardhur si rrjedhojë e rrethimit të vitit 1857.
Sot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sot kopshtet vizitohen nga pak njerëz, për të cilën thuhet se është rezultat i mungesës së publicitetit.[70] Një numër më i madh vizitorësh e vizitojnë atë gjatë dimrit, kur turistët e huaj zhvillojnë piknikët normalë familjarë,[77] nxënës shkolle dhe çifte të rej.[70] Archaeological Society of India (ASI) ka bërë punime për të parandaluar degradimin e mëtejshëm, duke përfshirë mirëmbajtjen e kopshtit dhe riparime të vogla. Monumenti mendohet se meriton më tepër publicitet nga ASI, që është subjekt i mungesës së fondeve.[70][77] Është pohuar se "Dilkusha Kothi është me gjasa një nga monumentet më të bukura në qytetin historik të Lucknowt".[70]
The Residency
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]The Residency, e quajtur edhe Rezidenca Britanike si dhe Kompleksi Rezidencial, është një grup i mjaft ndërtesash në një rrethim të përbashkët në qytetin e Lucknowt 26°51′42″N 80°55′33″E / 26.8618°N 80.9257°E. Rezidenca tani ekziston në gjendje të rrënuar dhe është e vendosur në zemër të qytetit, në afërsi të monumenteve të tjerë si Shaheed Smaraku, Tehri Kothi dhe Ndërtesa e Gjykatës së Lartë. Ajo u ndërtua gjatë sundimit të Nawab Saadat Ali Khanit II, që ishte Nawabi i pestë i rajonit të Awadhit (e shkruar edhe Oudh). Ndërtimi zuri fill midis viteve 1780 deri në 1800 dhe shërbeu si rezidencë për Gjeneralin Britanik Rezident në Lucknow që ishte përfaqësues i Britanisë në oborrin e Nawabit. Në vitin 1857 vendi pa një betejë të zgjatur që është e njohur edhe si Rrethimi i Lucknowt; Kjo betejë nisi më 1 korrik dhe vazhdoi deri më 17 nëntor të atij viti.
Gjendja e tanishme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rezidenca është mirëmbajtur siç ishte në kohën e ndërtimit përfundimtar dhe muret rrethues janë akoma me shënjat e goditjes me topa nga artileria britanike. Madje që nga Pavarësia Indiane ka ndryshuar shumë pak. Ndërtesa e rrënuar është e rrethuar nga lëndina dhe lulishte dhe është një tërheqje turistike e rëndësishme edhe sot. Varreza në kishën e afërt të rrënuar ka varret e rreth 2000 britanikëve, duke përfshirë edhe atë të Sir Henry Lawrence, që u vra gjatë rrethimit të Lucknowt.[78] Pranë varrit të Sir Henry Lawrence ndodhet një epitaf i vjetër që shkruan: "Këtu qëndron djali i perëndorisë që u përpoq të bënte detyrën e tij", ndërsa epitafi i një tjetër varri të afër shkruan: "Mos qani fëmijët e mi, nuk kam vdekur, por po fle këtu". Çdo natë luhet një dritë dhe një tingull që tregojnë historinë e Rezidencës Britanike.
Naubat Khana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Naubat Khana (në gjuhën hindi: नौबत ख़ाना, në gjuhën urdu: nastaliq - نوبت خانہ) ose Naqqar Khana (në gjuhën hindi: नक़्क़ार ख़ाना, në gjuhën urdu: nastaliq - نقّار خانہ) në arkitekturë është një term që shënon një ndërtesë të vogël ose pavjon të hapur ose gjysëm të hapur, përgjithësisht të ngritur, që shërben për të luajtur muzikën gjatë ceremonive. Termi fjalë për fjalë do të thotë 'shtëpia e tamburëve', ku naqqar/naubat do të thotë 'tambur, tupan', ndërsa khana 'shtëpi'.[79] Ato janë ndërtesa karakteristike të Arkitekturës Mogule, pasi Perandoria Mogule e kishte zakon të përdorte muzikën për të sinjalizuar shumë nga praktikat rituale në pallatet e saj Mogul, kryesisht në Indi dhe Pakistan, ku janë ruajtur disa shembuj.
Familja e Bismillah Khanit ka luajtur në shehnai (instrument frymor) për breza të tërë në naqqar khanat pranë pallateve dhe tempujve që u mundësonin të dëgjoheshin përgjatë gjithë zonës.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në epokën e Sulltanatit, vetëm qeveritarët kishin të drejtë të mbanin një orkestër pallati; në fund të epokës, u lejohej edhe qeveritarëve vendorë. Një studiues persian në shekullin e XVII përmend një rritje të vendosjeve të orkestrave. Qeveritarët mogulë të Indisë adoptuan —përveç funksionarëve dhe arkitektëve— në masë të madhe edhe ceremonialet e oborrit persian. Ndërtimi më i vjetër i njohur i një Naubat khanaje në Indi gjendet në Fatehpur Sikri, kryeqyteti i ri i perandorit Akbar.
Kisha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit të Lucknowt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit të Lucknowt është një ndërtesë historike e vendosur në zonën e kazermës në rrugën Mahatma Gandi 209, 26°48′40″N 80°57′18″E / 26.81111°N 80.95500°E të qyteti të Lucknowt në Indi.[80][81] Kjo kishë ka një kapacitet më të madh se kishat e tjera në Lucknow.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo kishë u ndërtua në vitin 1860, por në atë kohë ishte një ndërtesë e vogël krahasuar me arkitekturën e tanishme. Me kalimin e kohës, pasi kazerma e Lucknowt filloi të zgjerohej, numri i trupave u rrit dhe kisha u zgjerua për të plotësuar nevojat e tyre. Në vitin 1908 u vendos se ishte tepër e nevojshme një kishë më e madhe. Pasi kisha e re u rikonstruktua, ajo u ripagëzua me emrin Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit. Kjo ishte kisha e parë anglikane që u ndërtua në rajon. Ajo u projektua në vitin 1908 nga një inxhinier britanik i quajtur Jones Ransom, që kishte bërë gjithashtu edhe projektin për Saint Mungo’s Church of Scotland në kazermën e Lucknowt. Kur ai u rikthye në Angli, puna u përfundua nga Frank Lishman nën mbikëqyrjen e arkitektit John Baggs.[82][83] Në derën kryesore të kishës një mesazh që përshëndet të gjithë vizitorët me gërma të skalitura në gur me shprehjen: “Whosoever thou art that enterest this church, leave it not without one Prayer to God for thyself, for those who minister, and for those who worship here.” Gjatë sundimit britanik, lutjet e të djelës ndiqeshin nga shumë njerëz, por tani kisha është duke e humbur dalngadalë shkëlqimin e saj. Përveç festave, tani jo më shumë se 50 njerëz i ndjekin lutjet e të djelës.[84]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kostua tërësore e ndërtimit të kësaj kishe ishte 91,000 rupi. Arkitektura mbresëlënëse e kësaj kishe është frymëzuar nga Magdalene College në Oxford, prej nga janë marrë mjaft elemente të dizajnit ashtu si dhe elemente të tjera të marra nga Ransome në skicat dhe dizajnet e një reviste arkitekturore. Kisha u projektua në një dizajnë që konsiderohej ‘’modern’’ për kohën. Sipër derës kryesore të të vendosur në perëndim, është një kullë e lartë që bujt kambanën e kishës. Projekti kryesor i kishës u përgatit nga Jones Ransom, Arkitekti këshillues i Qeverisë së Indisë, por pasi ai u zhvendos për në Angli, inxhinierët pasues bënë pak ndryshime në projekt. Kull u ndërtua pak më e ulët se sa projekti fillestar dhe muret anësore u reduktuan gjithashtu në trashësi dhe lartësi, kështu që u arrit të bëheshin disa kursime. Katërkëndëshi i kishës është gjithashtu mjaft i madh dhe ka zona ulëse të bëra të trasha. Karakteristika e shquar e këtyre ulëseve është se çdo bankë ka një nike për të mbajtur armët në pjesën e lartë mbrapa. Kjo me gjasa u bë në mënyrë që çdo ushtar që ishte në detyrë ose ishte duke u kthyer për të marrë pjesë në lutje, bashkë me armët e tij. Një tjetër arsye mund të jetë se gjatë kryengritjes së vitit 1857, kryengritësit kishin hyrë në kisha për të sulmuar britanikët dhe shumë oficerë kishin humbur jetën, kështu që u mundësuar që të mbaheshin armët në kishë gjatë lutjeve. Në këndin veri-perëndimor të kishës, rreth 4.6-6.1 metra larg, është një gur mbi të cilin është shkruar në anglisht se altari i kishës së ndërtuar në vitin 1860 ishte në këtë vend. Kjo provon faktin se kisha e re është vendosur pak më në jug-lindje se kisha e vjetër.
Kisha e Krishtit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha e Krishtit është një ndërtesë historike dhe shkollë e vendosur në zonën Hazratganj të Lucknowt 26°50′42″N 80°56′51″E / 26.84500°N 80.94750°E. Është kisha e parë angleze në Indinë Veriore dhe e treta në vend.[85][86]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Britanikët e ndërtuan kishën e tyre të parë në Indi në Madras (Chennai) në vitin 1680, (u emërtua St. Mary's Church (Kisha e Shën Mërisë), e ndjekur nga një tjetër e ndërtuar në Kalkuta në vitin 1770, St. John's Church (Kisha e Shën Gjonit). Me vitin 1810 si vitin e ndërtimit St. Mary's Church (Kisha e Shën Mërisë) në Rezidencën Britanike në Lucknow u bë natyrisht e treta në qytet, pasi midis viteve 1770 dhe 1819 nuk u ndërtua kishë tjetër angleze. Kisha u ndodh nën zjarrin e kryengritësve, më i rëndi i të cilëve u zhvillua më 31 korrik dhe 5 gusht 1857. Britanikët u rrethuan dhe e përdorën kishën si një magazinë për 'ghee' (një lloj prodhimi bulmeti tradicional indian). Në një stad ata morën seriozisht në konsideratë të shpërthenin kishën por e braktisën idenë për të ruajtur harxhimin e barutit, që ishte i pakët. Kopshti i kishës u shndërrua në një varrezë. Të parët që u varrosën aty ishin viktimat e sulmit të befasishëm nga kryengritësit në kazermën e Mandiaonit më 30 maj 1857. Kisha e Krishtit u ndërtua në vitin 1860, si një përmendore për të vdekurit e kryengritjes për trimërinë e tyre të pakrahasueshme në lindje të G.P.O. në Hazratganj. Fillimisht u njoh si Kisha e Anglisë (Church of England) dhe u projektua nga gjenerali Hutchinson. Ajo ka plan ndërtim karakteristik në formën e një kryqi – simboli i flijimit të Krishtit për njerëzimin. Transeptet në dy anët e navatës simbolizojnë krahët ndërsa kori përfaqëson kokën. Në vitin 1878 u themelua Kolegji i Kishës së Krishtit, që fillimisht ishte një shkollë e vogël Anglo-Indiane, e themeluar nga H. McConoghey me vetëm dy nxënës. Shkolla u regjistrua nën emrin shoqerisë Christ Church McConoghey School Society, Lucknow me Registration Act XXI of 1860 dhe e menaxhuar nga Dioqeza e Lucknowt C.N.I.. Në këtë mwnyrw sot Kisha e Krishtit funksionon gjithashtu edhe si kolegj i bashkangjitur me Këshillin e Indian School Certificate Examinations.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha u ndërtua në stilin gotik me njëzet kulla kambanore në majën e saj, kisha ka një kryq të vendosur mbi hyrjen veriore. Ajo ka një kapacitet prej një qind e tridhjet personash. Muret e brendshme të kishës mbajnë akoma një numër të madh tabelash mermeri dhe pllaka të lëmuara tunxhi të ngritura në kujtim të oficerëve, civilëve dhe klerikëve britanikë që vdiqën gjatë luftimeve me kryengritësit. Një tabelë mermeri në transept i është kushtuar James Grant Thomson-in, Komisioneri përfaqësues i Muhamadeet, që u vra nga kryengritësit në Aurangabad të Oudhit, më 5 qershor 1857' sipas përshkrimit. Një tjetër i është kushtuar reverendit Henry Polehampton. Kisha u zmadhua dhe përmirësua në vitin 1904. Një kullë kambane shfaqet e bashkangjitur me transeptin në jug. Kulla e kambanës ka një majëz të drejtuar nga qielli me një kryq në majë. Kryqi është raportuar se është shtrembëruar për shkak të një tërmeti në vitin 1933. Ajo përmban piktura Murore triptike me xhama të pikturuar që paraqesin figura përfaqësuese të besimit të krishterë. Majëza më e madhe ofron sfondin për altarin në lindje, ndërsa ajo krahasimisht më e vogël shfaqet në perëndim, sipër hyrjes kryesore. Të tre panelet murale kanë figura të pikturuara të kornizuara brenda harqeve që kurorëzojnë pikturën kryesore.[85]
Kulla e Sahatit Husainabad
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla e Sahatit Husainabad është një kullë sahati e vendosur në qytetin e Lucknowt 26°52′28″N 80°54′24″E / 26.874581°N 80.906788°E. Ajo u ndërtua në vitin 1881 nga Naëab Nasir-ud-din Haider për nder të mbërritjes së Sir George Couper, zëvendës guvernatori i parë i Provincave të Bashkuara të Avadhit. U ndërtua me një kosto prej 175 000 rupish.[87]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla gjendet pranë Rumi Darwazas dhe është një shembull i përkryer i mjeshtrisë artistike dhe strukturore angleze. E ndërtuar në vitin 1881, Kulla e Sahatit Husainabad është vlerësuar si më e larta mes kullave të sahatit në Indi. Ajo u ndërtua si një imitim i Kullës së Big Benit në Londër. Këtë strukturë 67 metra të lartë e projektoi Roskell Payne dhe pasqyron stilin Viktorian dhe Gotik të dizajnit strukturor. Për ndërtimin e pjesëve të sahatit u përdor bronx i përzier me zink rezistent ndaj ndryshkjes. Lavjerrësi i tij gjigant ka një gjatësi prej 4.27 metrash dhe pamja e orës është dizenjuar në formën e një luleje me 12 petale dhe kambana përreth saj.[88]
Stacionet Hekurudhore në Lucknow
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh (emri zyrtar Lucknow NR, në gjuhën hindi: लखनऊ चारबाग़ रेलवे स्टेशन; në gjuhën urdu: لکھنؤ چارباغ ریلوے اسٹیشن; kodi i stacionit LKO,: ) bashkë me Stacionin Hekurudhor të Nyjës së Lucknowt ose Lucknow Jn NER (kodi i stacionit LJN) janë dy stacionet kryesore hekurudhore të qytetit të Lucknowt 26°49′55″N 80°55′08″E / 26.832°N 80.919°E për trenat me binarë të gjerë. Janë të vendosur në zonën e Charbaghut në jug të qytetit, nga e ka marr emrin Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh. Fjalët 'Char Bagh' i referohen katër kopshteve që ekzistonin këtu para stacionit.[89] Qyteti i Lucknowt është i lidhur mirë me të gjitha metropolet dhe qytetet e tjera të rëndësishme si Bangalore, Chennai, Kalkuta, New Delhi, Bombeji, Jammu Tawi, Guwahati, Chandigarhu, Pune, Jaipuri dhe Bhopali gjithashtu nga Lucknow Charbagh (N.R.) ose Nyja e Lucknowt (N.E.R.). Emërtimet "Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh" dhe "Stacioni Lucknow NR" përdoren për të njëjtin stacion hekurudhor me kodin LKO. Ky është një nga stacionet hekurudhore më të ngarkuara të Indisë. Në këtë stacion kalojnë më shumë 300 trena dhe nisen 85 trena pasagjerësh.
[[File:Lucknow station.jpg|thumb|381px|Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh
Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky stacion u ndërtua mbi një plintë të ngritur, ka një planimetri drejtkëndore me portikë të dalë. Ka mjaft kulla dhe grupe kubesh të rrumbullakta të stilit Awadhi. Platformat e gjera, të ngritura kanë mjaft salla dhe dhoma për qëllime zyrash. Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh (LKO) menaxhohet nga Divizioni i Lucknowt i Hekurudhës Veriore të Indisë. Trenat e menaxhuar nga Hekurudha Veriore e Indisë përfundojnë os kalojnë nëpërmjet këtij stacioni. Është gjithashtu zona kryesore për sistemin Hekurudhor Suburban Lucknow-Kanpur (MEMU). Ai ka nëntë platforma. Që nga 20 korriku 2016, më shumë se 320 trena (ose 146 palë trenash) (duke përfshirë 1 Duronto, 2 Rajdhani, 1 Shatabdi, 46 trena super të shpejtë d.m.th. 23 palë trena super të shpejtë, 3 Garib Rathë dhe 142 dhe 71 palë trena ekspresë) dhe 28 trena të ngadaltë pasagjerësh (ose 14 palë trena duke përfshirë MEMU dhe DEMU) nisën nga, përfunduan ose kaluan nëpër stacionin LKO.[90] Guri i themelit të ndërtesës së Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh u vendos më 21 mars 1914 dhe u përfundua në vitin 1923. Një rol të rëndësishëm në dizajnin dhe projektimin e tij u luajt nga Chaubey Mukta Prasadi, një inxhinier këshillues për Lanebrown dhe Hulett. Ai ka një kopsht të madh përballë ndërtesës. Ai është një ndërtuar në Arkitekturën Indo-Saraçene që përzien elemente të arkitekturës Rajputiane, Arkitekturës Awadhi dhe asaj Mogule dhe ka pamjen e një pallati rezidencial. Një veçori unike e Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh është se një pamje ajrore e ndërteësës së stacionit e tregon atë si një fushë shahu dhe kupolat dhe kolonat e ndërtesës duken si gurët e shahut.[91]
Nga ana arkitekturore, ai është konsideruar si një nga stacionet hekurudhore më të bukur në Indi.[92] Stacioni Policor në Stacionin Hekurudhor Lucknow Charbagh mban çertifikatën ISO 9001.[93]
Historia e Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh (LKO)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh, stacioni kryesor hekurudhor i Lucknowt, është konsideruar si një kryevepër arkitekturore. Dizajni strukturor i bujshëm i Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh është një ndërtsë magjepsëse për turistët. I ndërtuar me një kosto të stërmadhe prej 7 000 000 rupish, ai u projektua nga J. H. Hornimen. Guri i themelit të Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh u vendos nga peshkopi i Lucknowt në 21 mars 1914[94] Divizioni i Lucknowt drejtohet nga menaxheri divizional hekurudhor (Divisional Railway Manager - DRM). Më 23 prill 1867, u hap për trafikun seksioni 47 miljesh Lucknow-Kanpur. Ky seksion u bë pjesë e Hekurudhës Oudh Rohilkhand. Divizioni i tanishëm i Lucknowt, në vitin 1925 ishte pjesë e East Indian Railway deri në vitin 1952. Ai plotëson nevojat e transportit hekurudhor për shtetin më të populluar të Indisë, duke shërbyer 13 distrikte të Uttar Pradeshit, me një tërësi prej 1458.94 km, nëpërmjet 194 stacioneve. Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh, deri në vitin 1867, ishte një kopsht. Ndërtesa e tanishme e stacionit u ndërtu në vitin 1926 me kube minare të dizajnit Saraçen, i menduar për tu harmonizuar me arkitekturën e veçantë të ndërtesave të rëndësishme historike të qytetit që i përkisnin periudhës së sundimit të Nawabëve të Oudhit. Godina u ndërtua me tulla të kuqe dhe ka një façatë të gjatë verandash të zbukuruara me harqe mogule.[95]
Nyjna e Lucknowt (LJN) NER
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stacioni i afërt dhe pothuajse i vazhduar, zyrtarisht i njohur si Stacioni Hekurudhor i Nyjës së Lucknowt ose Lucknow Jn NER (kodi i stacionit LJN), konsiderohet jo zyrtarisht pjesë e stacioneve hekurudhore të Charbaghut. Në mënyrë informale, është i njohur si "Linja Chhoti", historikisht përfshin trenat Linjave hekurudhore Veri-Lindore të gjerësisë metrike, më parë nën Divizionin e Izzatnagarit, tani nën Divizionin e Lucknowt të Hekurudhës Veri-Lindore. Është stacioni terminal për trenat e binarëve të gjerë të Linjave Hekurudhore Veri-Lindore si Howrahu, Chennai Qendror dhe Bombej CST. Në këtë mënyrë, trenat që hyjnë në këtë stacion duhet të rikthehen për të dal nga stacioni nëse destinacioni i tyre është përtej Lucknowt. Ajo është një ndërtesë e veçuar, me një identitet të veçantë me gurë të kuq ranor, por pothuajse një vazhdimi i ndërtesës së stacionit kryesor të Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh LKO. Stacioni Lucknow JN ose stacioni LJN ka gjashtë platforma. Platforma nr. 6 është e aksesueshme për dy rrotëshit, makinat rikshaw dhe makinat nëpërmjet një nënkalimik. Ky nënkalim është i treti i Hekurudhave Indiane pas stacioneve hekurudhore të Howrahut dhe Gorakhpurit. Që nga 1 maj 2016, më shumë se 160 trena ekspres (ose 23 palë trena postarwEkspres), 28 trena super të shpejtë, 1 palë të Shatabdit, 3 palë të ekspresit Garib Rath dhe 18 trena të ngadaltë pasagjerësh nisin nga, përfundojnë ose kalojnë përmes stacionit LJN.[96]
Më parë nyja e Lucknowt ishte terminali për trenat e gjerësisë metrike të binarëve si pothuajse të gjithë linjat e Hekurudhës Veri-Lindore. Me ndryshimin e shumicës së këtyre linjave në binarë 1676 mm të gjerë nën projektin Unigauge, Nyja e Lucknowt nuk ka ndonjë linjë metrike. Tani terminali për trenat e mbetur të gjerësisë metrike është Nyja Lucknow Aishbagh (kodi i stacionit ASH). Nyja Lucknow Aishbagh ka gjithashtu linja binarësh të gjerë.
Parqe dhe vendpushime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti ka parqe dhe vende shlodhjeje të menaxhuara nga Lucknow Development Authority. Këta[97] përfshijnë Rezervatin Pyjor Kukrail dhe zonën përreth të piknikut, Begum Hazrat Mahal Park, Gautam Buddha Park, Qaisar Baghun, Rumi Park, Nimbu Park, Sardar Ballabh Bhai Patel Park, Dream Valley Resort, Swarn Jayanti Smriti Vihar Park, Dr. Ram Manohar Lohia Park, Përmendoren e Ambedkarit dhe parkun Janeshwar Mishra, që deri në përfundim do të jetë parku më i madh në Azi. Ai mendohet se do të përbëhet nga gjelbërim i harlisur, një liqen artificial, pistën më të gjatë në Indi për çiklistët dhe vrapim dhe një florë të larmishme. Plani është për të vendosur një rrotë panoramike brenda parkut në ngjashmëri me London Eye, që do të mundësoi një pamje panoramike të qytetit.[98]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bibligrafia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- anonim (2005) [Rreth vitit 1930]. Regimental History of the 4th Battalion, 13th Frontier Force Rifles (W/ilde's) (në anglisht). Sandhurst: Central Library of RMA.
- Jagir Singh Bajwa; Ravinder Kaur (2007). Tourism Management (në anglisht). APH Publishing. ISBN 978-81-313-0047-3.
- Marshall Cavendish (2007). W/orld and Its Peoples: Eastern and Southern Asia (në anglisht). Marshall Cavendish Corporation. ISBN 978-0-7614-7631-3.
- Hay, Sidney (1939). Historic Lucknow (në anglisht). Asian Educational Services. ISBN 978-81-206-0964-8.
- Meenakshi Khanna (1 korrik 2007). Cultural History Of Medieval India (në anglisht). Berghahn Books. ISBN 978-81-87358-30-5.
- Yogesh Pravin. Bahar-e-Awadh Book. Lucknow: Lucknow Mahotsav Book Committee.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Frederick Sleigh Roberts (1897). Forty-one years in India: From Subaltern To Commander-In-Chief (në anglisht). gutenburg.org.
- Shukla, J. D. (1976). History of Chattar Manzil (në anglisht). India: Central Drug Research Institute.
- Sarina Singh (2010). Lonely Planet India (në anglisht). Lonely Planet. ISBN 978-1-74220-347-8.
- Arthur Murrell's Frontier Camera - 1 (në anglisht). Lulu.com. ISBN 978-1-85829-073-7.
- Lucknow: Fire of Grace (në anglisht). Books.google.co.in. Marrë më 12 shkurt 2014.
- Kaye's & Malleson's History of the Indian Mutiny, 6 vols (në anglisht). Vëll. 4. Londër. 1889.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Ndërtesa në Lucknow. |
Wikimedia Commons has media related to Arkitektura Awadhi. |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "history" (në anglisht). Lucknow.nic.in. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2008. Marrë më 26 mars 2010.
- ^ "Welcome to Lucknow District Official Website" (në anglisht). Lucknow.nic.in. Marrë më 26 mars 2010.
- ^ "Lucknow pips Kanpur, emerges as most populous city in UP - Times of India" (në anglisht). Marrë më 10 shtator 2016.
- ^ "Lucknow pips Kanpur, emerges as most populous city in UP – Times of India". The Times of India (në anglisht). Marrë më 22 mars 2016.
- ^ a b "Lucknow directory of service". Lucknow Online (në anglisht). Marrë më 27 gusht 2014.
- ^ "LDA begins process to expand Lucknow's territory – Times of India". The Times of India (në anglisht). Marrë më 29 dhjetor 2015.
- ^ "Lucknow gets bigger by 380 sq km in 10 yrs – Times of India". The Times of India (në anglisht). Marrë më 29 dhjetor 2015.
- ^ Cole, Juan Ricardo. "Sacred space and holy war" (PDF). Divine Conspiracy (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 gusht 2014. Marrë më 27 gusht 2014.
- ^ "Lucknow: The City of Tehzeeb (culture) | Maharajas Express Blog – Luxury Train Guide, News" (në anglisht). Maharajas Express India. 27 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2014. Marrë më 4 gusht 2014.
- ^ "Faizabad, Town, India". Bartleby. The Columbia Encyclopaedia. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2009. Marrë më 27 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Introduction to Lucknow" (në anglisht). Lucknow.me. Marrë më 24 gusht 2014.
- ^ "Lucknow City" (në anglisht). Laxys. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2018. Marrë më 29 prill 2012.
- ^ Safvi, Rana (15 qershor 2014). "Understanding Ganga-Jamuni Tehzeeb: How diverse is the "Indian multiculturalism"". DNA India (në anglisht). Bombej: DNA Webdesk. Marrë më 27 gusht 2014.
- ^ "Shuja Ud Daula". Lucknow (në anglisht). Marrë më 24 gusht 2014.
- ^ "Asaf Ud Daula". Lucknow (në anglisht). Marrë më 24 gusht 2014.
- ^ "Saadat-Ali-Khan". Lucknow (në anglisht). Marrë më 24 gusht 2014.
- ^ "Awadh". Encyclopaedia Britannica (në anglisht). Marrë më 27 gusht 2014.
- ^ "Wajid Ali Shah". Lucknow (në anglisht). Marrë më 24 gusht 2014.
- ^ Sarkar, Sudeshna (12 shtator 2004). "Begum Hazrat Mahal: forgotten icon of India's freedom movement". Foreign Panorama (në anglisht). Deccan Herald. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 27 gusht 2014.
- ^ "1857 Memorial Museum, Residency, Lucknow". Archaeological Survey Of India (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2014. Marrë më 27 gusht 2014.
- ^ "AVADH". Iranica Online (në anglisht). Encyclopaedia Iranica. Marrë më 27 gusht 2014.
- ^ Chisholm, Hugh. "Lucknow, 1911". Encyclopædia Britannica (11th ed.). Cambridge University Press. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2013. Marrë më 27 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "History of Lucknow". Lucknow City (në anglisht). Marrë më 24 gusht 2014.
- ^ "Big Moments in Lucknow History". Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2016. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Prostituting the Tawa'if: Nawabi Patronage and Colonial Regulation of Courtesans in Lucknow, 1847–1899 | Zoya Sameen" (në anglisht). Academia.edu. 1 janar 1970. Marrë më 29 korrik 2015.
- ^ "Uttar Pradesh Tourism, Official Website of Government of Uttar Pradesh, India". UP Tourism. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2014. Marrë më 4 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Architecture of Lucknow". Lucknow (në anglisht). Marrë më 27 gusht 2014.
- ^ "Times of India-Lucknow". Lucknow Travel (në anglisht). Times of India Travel. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2014. Marrë më 13 gusht 2014.
- ^ "Bada Imambara". Indian Monuments (në anglisht). Marrë më 27 gusht 2014.
- ^ Bayly, C. A. (1988). Rulers, Townsmen and Bazaars: North Indian Society in the Age of British Expansion, 1770–1870 (në anglisht). Cambridge University Press Archive. fq. 135. ISBN 978-0-521-31054-3.
- ^ "Roomi Darwaza". The Turkish Gate (Rumi Darwaza), Lucknow (në anglisht). The British Library. Marrë më 13 gusht 2014.[lidhje e vdekur]
- ^ "Dilkusha Garden Lucknow". Lucknow Online (në anglisht). Marrë më 27 gusht 2014.
- ^ Hay, Sidney (1939). Historic Lucknow (në anglisht). Asian Educational Services. ISBN 978-81-206-0964-8.
- ^ "About The Founder". La Martiniere College Lucknow (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2015. Marrë më 27 gusht 2014.
- ^ "Rich Urban Heritage of Lucknow". Town and Country Planning Organisation. Government of India. Arkivuar nga origjinali (doc) më 3 shtator 2014. Marrë më 27 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Magic makeover for Lucknow's famed Hazratganj – IBNLive". IBN Live. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2014. Marrë më 4 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lucknow | Bada Imambara ..:::" (në anglisht). Lucknow.me. Marrë më 1 janar 2014.
- ^ "Lucknow | Chota Imambara ..:::" (në anglisht). Lucknow.me. 6 qershor 1994. Marrë më 1 janar 2014.
- ^ "Lucknow | Maqbara of Amjad Ali Shah | Imambara Sibtainabad ..:::" (në anglisht). Lucknow.me. 27 maj 1998. Marrë më 1 janar 2014.
- ^ "Lucknow | Imambara of Zain-ul-Abidin Khan ..:::" (në anglisht). Lucknow.me. Marrë më 1 janar 2014.
- ^ a b Meenakshi Khanna (1 korrik 2007). Cultural History Of Medieval India (në anglisht). Berghahn Books. fq. 82. ISBN 978-81-87358-30-5.
- ^ "Lucknow City" (në anglisht). Laxys.com. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2013. Marrë më 8 shkurt 2014.
- ^ "Tornos India – About Us – Nawabs of Avadh". Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2008. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e Sarina Singh (2010). Lonely Planet India (në anglisht). Lonely Planet. fq. 430. ISBN 978-1-74220-347-8.
- ^ Arthur Murrell's Frontier Camera - 1 (në anglisht). Lulu.com. fq. 19. ISBN 978-1-85829-073-7.
- ^ Marshall Cavendish Corporation (2007). World and Its Peoples: Eastern and Southern Asia (në anglisht). Marshall Cavendish. fq. 448. ISBN 978-0-7614-7631-3.
- ^ Jagir Singh Bajwa; Ravinder Kaur (2007). Tourism Management (në anglisht). APH Publishing. fq. 161–. ISBN 978-81-313-0047-3.
- ^ a b c Meenakshi Khanna. Cultural History Of Medieval India (në anglisht). fq. 82.
- ^ a b c d MOHAMMAD AMIR AHMAD KHAN. "A binding legacy". india-seminar.com (në anglisht).
- ^ "Mud-slinging among Shia leaders continues in Lucknow". twocircles.net (në anglisht). 21 maj 2012.
- ^ "Dabistan-e-Khandaan-e-Ijtihaad". Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2014. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Talkatora Karbala & Imambara Kaiwan Jah
- ^ a b Lucknow:Fire Of Grace (në anglisht). Books.google.co.in. Marrë më 12 shkurt 2014.
- ^ a b c d "Chattar Manzil - Chattar Manzil Lucknow in India" (në anglisht). Lucknow.org.uk. Marrë më 12 shkurt 2014.
- ^ a b c "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2016. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ a b c d TNN (28 gusht 2007). "Chattar Manzil set to come alive - Times of India". Articles.timesofindia.indiatimes.com. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "The Chattar Manzil Palace from the river, Lucknow" (në anglisht). Bl.uk. 30 nëntor 2003. Marrë më 12 shkurt 2014.[lidhje e vdekur]
- ^ a b "Chattar Manzil, then and now". The Hindu. 8 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Save Our Heritage: Chattar Manzil, Lucknow | Save Our Heritage" (në anglisht). Saveourheritage.in. 21 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014.
- ^ Zia, Hassan (23 dhjetor 2013). "Nawab wajid Ali Shah festival revamps essence of Chattar Manzil" (në anglisht). TwoCircles.net. Marrë më 12 shkurt 2014.
- ^ http://www.hindustantimes.com/bollywood/jolly-llb-2-akshay-kumar-lauds-up-film-policy/story-V9zcdUs391Ouwk0HmdUoII.html
- ^ "9". Kaye's & Malleson's History of the Indian Mutiny, 6 vols (në anglisht). Vëll. 4. Londër. 1889. fq. 127–33.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ anonim (2005) [Rreth vitit 1930]. Regimental History of the 4th Battalion, 13th Frontier Force Rifles (Wilde's) (në anglisht). Sandhurst: Central Library of RMA. fq. 21.
- ^ Safvi, Rana (7 prill 2016). "The Forgotten Women of 1857". The Wire (në anglisht). Marrë më 19 qershor 2016.
- ^ "General View of the Palace in Kaiser Bagh, Lucknow (by H.A. Mirza & Sons)". Images of Asia. 1910. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2010. Marrë më 14 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Walled Palaces of Kaiserbagh (by Anil Mehrotra Neeta Das)" (në anglisht). Zeno Marketing Communications. Inc. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2009. Marrë më 14 gusht 2009.
- ^ a b "Rumi Darwaza - Lucknow" (në anglisht). All India Tour Travel. Marrë më 21 maj 2007.
- ^ http://www.lucknow.org.uk/tourist-attractions/rumi-darwaza.html
- ^ "Lucknow" (në anglisht). Encyclopædia Britannica. Marrë më 20 maj 2008.
- ^ a b c d e f g h "[[Dilkusha Kothi]]". expressindia.com. 9 shtator 2007. Marrë më 11 shtator 2007.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "nic.in" (PDF). Arkivuar nga origjinali (pdf) më 23 dhjetor 2015. Marrë më 10 shtator 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "'The harvest of lost time'". Tehelka online newspaper. 19 shtator 2007. Marrë më 20 shtator 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ http://www.koreatimes.co.kr/www/news/opinon/2015/06/355_153376.html
- ^ "The siege at [[Lucknow]], Faizal Khan Lakri Mohal Sadar, the king of Dilkusha" (në anglisht). DefenceJournal.com. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2007. Marrë më 20 shtator 2007.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!) - ^ Frederick Sleigh Roberts (1897). Forty-one years in India: From Subaltern To Commander-In-Chief (në anglisht). gutenburg.org.
- ^ "Foto e Dilkusha Kothit në vitin 1898". flickr.com. Marrë më 20 shtator 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b "Dilkushi Kothi". Indiainfoweb (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2009. Marrë më 12 shtator 2007.
- ^ "The British Residency of Lucknow". lucknow.org.uk (në anglisht). Marrë më 26 tetor 2016.
- ^ Verma, Richi (20 maj 2011). "One wall inside Red Fort to turn white". Times of India. Marrë më 10 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Churches In Lucknow". Lucknow Online. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lucknow - FIBIwiki". wiki.fibis.org. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2016. Marrë më 27 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "All Saint Garrison Church | The Lucknow Observer". lucknowobserver.com. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2015. Marrë më 26 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Concrete Paparazzi: All Saints Garrison Church, Lucknow". double-dolphin.blogspot.in. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2016. Marrë më 28 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Siddhant Agarwal. "All Saint Garrison Church". Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2017. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Lucknow Christ Church ..:::." lucknow.me (në anglisht). Marrë më 27 dhjetor 2015.
- ^ Hay, Sidney (1939). Historic Lucknow (në anglisht). Asian Educational Services. fq. 167. ISBN 9788120609648.
- ^ "Hussainabad Clock tower, Ghanta Ghar – Lucknow" (në anglisht). wikimapia.org. Marrë më 24 gusht 2014.
- ^ "Husainabad Clock Tower - The Tallest Clock Tower of India - CNN iReport". ireport.cnn.com. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 24 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Historical Places in Lucknow". Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2006. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "LKO/Lucknow Charbagh NR (9 PFs) Railway Station - Train Departure Timings - India Rail Info". India Rail Info.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lucknow Railways Station -Charbagh -Welcome to the City of Nawabs - Lucknow Travel Guide". google.com (në anglisht).
- ^ "India's best railway stations". Rediff (në anglisht). 14 mars 2012.
- ^ "Lucknow police station gets ISO-9001 certification". Yahoo! News India. IANS. 11 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Charbagh Station, Famous Charbagh Station, Charbagh Station Lucknow, Charbagh Railway Station, Charbagh Station of Uttar Pradesh". onlytravelguide.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.nr.indianrailways.gov.in/view_section.jsp?lang=0&id=0,1,263,314,316
- ^ "LJN/Lucknow Junction NER (6 PFs)". indiarailinfo.com. Marrë më 30 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Picnik Spots and Parks in Lucknow" (në anglisht). Picnik Spots and Parks In Lucknow Blog. 12 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2014. Marrë më 4 gusht 2014.
- ^ "Picnic Spots, Parks in Lucknow". Visit Lucknow (në anglisht). Google Sites. Marrë më 27 gusht 2014.