Jump to content

Sikandar Baghu

Coordinates: 26°51′39.44″N 80°55′31.58″E / 26.8609556°N 80.9254389°E / 26.8609556; 80.9254389
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

26°51′39.44″N 80°55′31.58″E / 26.8609556°N 80.9254389°E / 26.8609556; 80.9254389

Portiku i Sikandar Baghut në Lucknow në vitet 1890

Sikandar Baghu (në gjuhën hindi: सिकन्दर बाग़, në gjuhën urdu: سِکندر باغ), i parë i njohur nga britanikët si Sikunder/Sikandra/Secundra Baghu, është një vilë dhe kopësht i rrethuar nga një mur i fortifikuar, me frengji, portë dhe bastione këndore, afërsisht 1.8 hektarë (150 jardë2, ose 4.5 akre), i vendosur në qytetin e Lucknowt, në rajonin e Oudhit në shtetin indianUttar Pradeshit. U ndërtua nga Nawabi i fundit i Oudhit, Wajid Ali Shahu (1822–1887), si një rezidencë verore. Emri i vilës do të thotë '"Kopshti i Sikandarit", ndoshta referuar Aleksandrit të Madh,[1] emri i të cilit jeton në këtë formë në këto pjesë (e ngjashme me emrin e Aleksandrisë në Egjipt në arabisht: الإسكندرية Al-Iskandariya), ose ndoshta sipas Sikandar Mahal Begumit, gruas së parapëlqyer të Nawabit. Ajo u sulmua në vitin 1857 nga britanikët gjatë Kryengritjes Indiane dhe brenda mureve të së cilës u vranë të 2200[2] sepoy kryengritës që e kishin bërë atë fortesën e tyre gjatë rrethimit të Lucknowt. Vendi tani bujt National Botanical Research Institute of India.

Sikandar Baghu

Kopshti u krijua rreth vitit 1800 si një kopësht mbretëror nga Nawab Saadat Ali Khani. Ai u përmirësua më vonë nga Nawab Wajid Ali Shahu, sunduesi i fundit vendas i Oudhit, gjatë gjysmës së parë të shekullit të XIX, që e përdori atë si vilën e tij verore. Kopshti ka një pavjon të vogël në mes, që me gjasa ishte skena e performancave të panumërta të kërcimeve Ras-lila dhe Kathak, 'mehfilëve' muzikor dhe poetikë dhe veprimtarive të tjera kulturore që Nawabi i fundit i vlerësonte shumë, në fakt ndoshta më shumë se çe ka ka vlerësuar historiografia zyrtare, si të prirur ndaj kënaqsive vetjake.

I sulmuar në Kryengritjen Indiane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wajid Ali Shahu, Nawabi i Oudhit, ndërtuesi i Sikandar Baghut

Gjatë Kryengritjes Indiane, ai u përdor si një nga shumë fortesat e kryengritësve sepoy gjatë rrethimit të Rezidencës Britanike në Lucknow. Sikander Baghu qëndronte në rrugën e planifikuar të krykomandantit Sir Colin Campbell për të liruar rezidencën e rrethuar. Në mëngjesin 16 nëntorit 1857, ndërsa po kalonte nga krahu i tij lindor në drejtimin jogor, në një rrugë të përmbytur, forcat e tij u befasuan në rrugën e tyre nga zjarri i rëndë që vinte nga ai. Një oficer i theksoi një shoku se "nëse këta vazhdojnë të lejojnë një nga ne të dalin nga kjo situatë pa rrugëdalje, ata meritojnë që çdonjëri prej tyre të varet".[3] Kalorësia ishte bllokuar bashkë, e paaftë të përparonte dhe brigjet e larta në të dy anët dukeshin se ofronin një pengesë të pakapërcyeshme për artilerinë. Megjithatë Artileria Kalorësiake e pakompromis e Bengalit i çoi trupat e saj drejt "pushtimit të të pamundurës"[4] me armët e tyre në një fushë të hapur në lindje të Sikandar Baghut, duke vrapuar përmes zjarrit armik.

Portiku i Sikandar Baghut

Këtu të pa sprovuar me ftohtësi të theksuar dhe me vetë-besim, gjashtë armët hapën zjarr mbi Sikandar Baghun. Xhenierët dhe minuesit shkatërruan një pjesë të brigjeve tokësore që i lejuan dy armët e rënda të baterisë së Traversit të Brigadës së Artilerisë të dalin nga shtegu.[5] Pas një ore e gjysëm bombardimi nga një largësi prej vetëm 73 metrash, u krijua një e hapur në këndin jug-lindor të murit në një portik me tulla, "një vrimë e verbër e shëmtuar", rreth 0.91 m2. Megjithëse e madhe mjaftueshëm për të hyrë vetëm një njeri i vetëm me vështirësi ajo u mësy menjëherë me zjarr nga disa malësorë dhe disa burra të Regjimentit të 4-të Këmbësorisë së Punxhabit, nën drejtimin e leitnant McQueen-it - 14 arritën të hyjnë në Sikaddar Bagh. Në të njëjtën kohë pjesa tjetër e Regj. të 4-rt të Këmb. së Punxhabit nën drejtimin e leitnant Paul-it mësynë portën. Porta ishte duke u mbyllur nga kryengritësit, kur Subadari Mukarab Khan, i regj. të 4-rt të Këmb. së Pan., një Pathan i Bajaurit, një nga prijësit e sulmit, futi krahun e tij të majt dhe mburojën midis kanatave duke penguar kështu që ajo të mbyllej. Megjithëse krahu i tij i majtë ishte dërrmuar, ai arriti ta mbante mburojën e tij midis kanatave duke e mbajtur atë me krahun e tij të djathtë deri sa porta u shpërthye. Kjo u zhvillua ndërsa pjesa e Lt. McQueen-it dhe disa nga regj. i 93-të i malësorëve, që kishin hyrë nga e çara, arritën mbrapa mbrojtësve të shumtë të portës.

Sikandar Baghu në vitin 1858, i parë nga pozicioni britanik jug-lindor, duke paraqitur portikun (majtas) dhe të çarën e bërë në murin e bastionit (djathtas) nëpërmjet të cilit mësynë regjimenti i 93-të i këmbësorisë malësore dhe regjimenti i 4-rt i këmbsorisë së Punxhabit. Foto e Felice Beatos

Pas një përleshje të gjatë trup më trup forcat britanike e hapën rrugën e tyre në numër të madh në Sikandar Bagh përmes portës dhe nëpërmjet të çarës që kishte qenë zmadhuar nga xhenierët. Kryengritësit u detyruan dalë nga dalë të tërhiqen dhe rreth 2,000 pre tyre u strehuan në një ndërtesë të madhe 2-katëshe dhe rrethimin me mure të larta mbrapa saj. Dy portat e kësaj të fundit, në të cilën tani ndodheshin trupat kryesore të kryengritësve, u sulmuan nga Regj. i 4-rt i Këmb. së Panxh. Leitnant McQueen-i e drejtoi sulmin përsëri kundër portës së djathtë, ndërsa Lt. Willoughby sulmoni të majtën. Mbrojtësit kishin pritur një sulm nga zona përballë dhe e kishin përforcuar portën mbrapa tyre me tulla dhe duke bërë kështu bllokuan mundësinë e tërheqjes së tyre. Pas një përleshjeje të gjatë ata u vranë të gjithë deri te njeriu i fundit, pa përjashtim.[6] Me gjasa sulmuesit britanikë i fajësuan këta kryengritës tërthortazi se kishin vrarë civilë evropianë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, më herët gjatë kryengritjes në rrethimin e Cawnpores, përkatësisht Masakrat e Satichaura Ghatit dhe Bibigharit, në qershor dhe korrik të vitit 1857 përkatësisht dhe masakrimin e evropianëve në marrjen e Delhit, ngjarjet e të cilës shkaktuan indinjatë në Indinë Britanike dhe në vetë Britaninë.[7] Humbjet e pësuara nga Regjimenti i 4-rt i Këmbësorisë së Panxhabit ishin 72 të vrarë dhe të plagosur, duke përfshirë edhe 3 oficerë.[8] Lord Frederick Roberts që qe dëshmitar i sulmit më vonë do të dëshmonte: "'Inç pas inçi ata u detyruan të tërhiqen te pavjoni dhe në hapësirën midis tij dhe murit verior, ku ata u vranë të gjithë me plumb ose bajonetë. Aty ata qëndruan në një pirg të madh deri në kokën time, një masë e madhe gulçuese dhe përpëlitëse të vdekurish dhe duke vdekur e përshtjelluar në mënyrë të padallueshme. Ishte një vend sëmurës, një nga ata që madje edhe eksitimi i betejës dhe furia e fitores e bën çdo kënd ta ndjej me forcë se çfarë gjëje e tmerrshme është lufta. Të plagosurit nuk e kanë të qartë për shokët e tyre të vdekur, sado të mëdha të jenë përpjekjet e tyre dhe atyre pranë kreut të këtij pirgu të kobshëm ia shfrynin inatin e tyre çdo oficeri britanik që afrohej, duke treguar drejt tij abuzimin e përshkrimit më të marrë".[9]

Diagrami i rrethimit të Sikandar Baghut më 16 nëntor 1857

Diagrami i sulmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpjegimi:[10] (1) Pozicioni i armëve të rënda; (2) e çara e bërë në mur; (3) Portiku; (4) Bastioni i mësyrë nga brenda nga regjimenti i 4-rt i Këmbësorisë së Punxhabit, duke i penguar armikut tërheqjen; (5) Qendra e pavjonit me verandë; (6) Ndërtesa një-katëshe që shikonte mbi gjithë kopshtin me oborrin e vetë mbrapa; (7) Bastioni lindor, i shpërthyer, duke vrarë Leitnantin Paul, në drejtim të Regj. të 4-rt të Këmbë. së Pan.; (8) Vendi i zënë nga Sir Colin Campbell, kryekomandanti dhe stafi nga 18 deri në 22 nëtori.

Pamje e brendësisë së Sikandar Baghut pas vrasjes së 2,200 kryengritësve. Në tokë vërehen skelete e kafka, foto e Felice Beatos

Pas luftimeve është thënë se të vdekurit britanikë (me gjasa duke përfshirë edhe humbjet e shumta nga këmbësoria besnike e Punxhabit) u varrosën në një trashe të thellë, por sepoy-it (ushtarë indianë nën shërbimin britanik, që në këtë rast ishin kryengritës) e vdekur u lanë qelbeshin. Kjo duket e pamundur pasi Regjimenti i 4-rt britanik i Këmbësorisë së Panxhabit mbeti e vendosur në Sikandar Bagh deri sa Lucknow u evakua nga britanikët 11 ditë më vonë më 27 nëntor dhe në të vërtetë kryekomandanti dhe stafi i tij zunë një vend në perëndim të portës, nën murin jugor, nga 18 deri më 22 nëntor.[11] Shtrirja nga trupat e pavarrosur do të kishte qenë e patolerueshme. L. J. Trotter në librin e tij History of the British Empire pohon: "Më shumë se 2,000 nga kufomat e tyre në fund u grumbulluan në shtëpinë e vdekjes njerëzore", duke nënkuptuar, pa e dhënë burimin e pohimit të tij se ato kufoma mbetën brenda rrethimit.[12] Në fillim të vitit 1858 Felice Beato mori një foto të famshme të mbetjeve skeletore, që konsiderohen të sepoy-ve, të shpërndarë përgjatë terreneve të brendësisë, kocka dhe kafka që Sir Colin Campbell doli në konkluzionin se kanë qenë zhvarrosur me urdhër të fotografit për të krijuar efekte artistike më dramatike.

Medaljet e Kryeqeve të Victorias

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Porta e Sikandar Baghut, Lucknow, viti 2010. Minaret e ndërtesës janë rikonstruksione pas vitit 1883[13]

Është thënë se më shumë Kryqe të Victoria-s u dhanë për një ditë të vetme se të gjitha të tjerat bashkë, shumë për sulmin mbi Sikandar Baghun. Marrësit e Kryqit të Victoria-s ishin siç vijon:

Regjimenti i 53-të i Këmbësorisë
ushtari Charles Irwin – mes të parëve që hyri, i zgjedhur nga të tretë
ushtari James Kenny – për trimëri në sjelljen e municioneve nën zjarr, i zgjedhur nga të tretë
Leitnant Alfred Ffrench – një nga të parët që hynë në ndërtesë, i zgjedhur nga oficerët
Regjimenti i 90-të i Këmbësorisë
Rreshteri Samuel Hill dhe majori John Guise – për shkuarjen në ndihmë të të plagosurve, i zgjedhur nga regjimenti
Regjimenti i 93-të i Këmbësorisë (malësorët e Sutherland-it)
Kapiteni William Stewart – i zgjedhur nga oficerët
Rreshteri James Munro – për shpëtimin e kapitenit Walsh
Rreshteri David Mackay i zgjedhur nga të tretë
Rreshteri John Paton]] – i zgjedhur nga oficerët e regjimentit
Tetari John Dunlay
Ushtari Peter Grant
Regjimenti i 1-rë i Pushkatarëve të Madrasit (evropianë)
Ushtari John Smith
Regjimenti i 1-rë i Pushkatarëve të Bengalit (evropianë)
Lejtnanti Francis Brown – për ndihmimin e një ushtari të plagosur
Regjimenti HMS Shannon i Brigatës Navale
Lejtnanti Nowell Salmon
Lejtnanti Thomas Young – pasi me William Hallin, duke mbajtur baterinë e tyre të topave duke hapur zjarr pasi anëtarët e tjerë të baterisë kishin rënë
krye detari John Harrison
Kapiteni i I William Hall
Detari Edward Robinson

Përmendoret e sulmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikuj si gjylet e topave, shpatat dhe mburojat, pjesët e musketave dhe pushkëve, të gjetura në kopësht përgjatë viteve tani janë shfaqur në National Botanical Research Institute Exhibition dhe shenjat e gjyleve në muret e vjetër të kopshtit dëshmojnë akoma për këtë ngjarje. Një tjetër përkujtues i betejës është statuja, e ngritur disa vjet më parë në sheshin e vjetër të kopshtit, e Uda Devit, një zonjë Pasi (një bashkësi Dalite),[14] që luftoi krahë për krahë me kryengritësit e rrethuar. E veshur me veshje luftarake mashkullore, ajo e vendosur në krye të një peme në kopësht, me armë në dorë i mbajti sulmuesit britanikë në grykë deri sa municionet e saj u mbaruan. Pas kësaj ajo u rrëzua e vdekur në tokë, me trupin e bërë shoshë nga fishekët. Sipas legjendës Uda Devi ishte një nga truprojat femërore të Nawab Wajid Ali Shahut. Ajo i ishte përkushtuar në mënyrë besnikërisht të ashpër zotërisë së saj. E trajnuar në artet luftarake dhe spiunazh ajo kishte mësuar gjithashtu artin e luftimit guerril dhe luftoi me armën e saj deri në fishekun e fundit. Britanikët ishin gjithashtu të befasuar dhe habitur nga shënjestra e saj për sa dallohej nga ushtarët, që i gjuanin pa pushim asaj deri sa vdiq nga plagët e marra.

  1. ^ "9". Kaye's & Malleson's History of the Indian Mutiny, 6 vols (në anglisht). Vëll. 4. Londër. 1889. fq. 127–33.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ anonim (2005) [Rreth vitit 1930]. Regimental History of the 4th Battalion, 13th Frontier Force Rifles (Wilde's) (në anglisht). Sandhurst: Central Library of RMA. fq. 21.
  3. ^ cituar nga Blackwood's Magazine nga libri "9". Kaye's & Malleson's History of the Indian Mutiny, 6 vols (në anglisht). Vëll. 4. Londër. 1889. fq. 128–9.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  4. ^ "9". Kaye's & Malleson's History of the Indian Mutiny, 6 vols (në anglisht). Vëll. 4. Londër. 1889. fq. 128.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  5. ^ "9". Kaye's & Malleson's History of the Indian Mutiny, 6 vols (në anglisht). Vëll. 4. Londër. 1889. fq. 121.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  6. ^ Regimental History. 2005. fq. 20–21. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Trotter, Lionel James (1866). "7 - The rebels died hard by the hands of men still maddened with the fearful memories of Cawnpore". The History of the British Empire in India, 1844-1862 (në anglisht).
  8. ^ Regimental History (në anglisht). 2005. fq. 21.
  9. ^ cituar nga: India Rising exhibition (në anglisht). Londër: National Army Museum. tetor 2010.
  10. ^ Sipas diagramës së Regimental History, 2005, fq. 22-23
  11. ^ Regimental History, 2005, fq. 21-23
  12. ^ Trotter, Lionel James (1866). "7". The History of the British Empire in India, 1844-1862 (në anglisht).
  13. ^ Shiko foton e vitit 1883 me minaret në vend, megjithëse të dëmtuara dhe më vonë foton bardh e zi pa minare, e konsideruar e vitit 1870, por qartësisht e pas vitit 1883
  14. ^ Safvi, Rana (7 prill 2016). "The Forgotten Women of 1857". The Wire (në anglisht). Marrë më 19 qershor 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]