Abderi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Abderi ishte (greqisht Abderos, latinisht Abderus) - i biri i zotit Hermes, shok i Herakliut, trimit më të madh të miteve greke.
Me Herakliun mori pjesë në ekspeditën në Traki për t'i ndihmuar në kryerjen e njërës prej dymbëdhjetë detyrave, të cilat Herakliut ia pat ngarkuar Euristeu, mbreti i Mikenës: për t'i sjellë kuajt e egjër të Diomedit, mbretit të Bistonisë, të cilët ushqeheshin me mish njeriu. Herakliu i këput zingjirët e hekurtë me të cilët kuajt ishin të ngujuar dhe me fuqi mbinjerëzore i sjell deri te anija e vet. Kur deshti t'i ngarkojë u paraqit mbreti Diomed me ushtri, për ta penguar në këtë punë. Herakliu ia la në besë kuajt Abderit dhe u lëshua në luftë me Diomedin. Në të e vërtetë, Herakliut i shkoi për dore ta mundë dhe ta vrasë Diomedin, por kur u kthye te anija, i tmerruar. Ai pa se Abderi nuk ishte mbrojtur prej kuajve; e gjeti atë të coptuar. I mbeti vetëm që shokut të vet t'ia bëjë nderimin e fundit: ia organizoi varrimin madheshtor dhe në vendin e vrasjes së tij e themeloi qytetin, të cilin e quajti sipas emrit të tij, Abdera.
Qyteti trakas, Abdera, i cili me mburrje e nxirrte origjinën e vet prej Herakliut në histori u bë i famshëm si vendlindja e filozofëve, Demokritit dhe Protagorës. Mirëpo, zëri edhe me i madh i doli për shkak të mendjeshkurtësisë dhe mikroborgjezisë së qytetarëve të vet. Është plotësisht në frymën e traditës së antikës që komediografët e famshëm çekë Voskoveci dlhe Werichu i vendosin ngjarjet e komedisë së tyre Gomari, Hija (1933) dhe F. Dürrenmatti në veprën e vet Padia. Në letërsinë moderne i pari në kuptimin e tillë poshtërues e futi Ch. M. Wielandi (Vilandi) në veprën e tij Abderitasit (1774).