WarnerMedia
WarnerMedia, LLC (NYSE: TWX) me seli në New York, SHBA ishte një nga kompanitë më të mëdha mediale botërore. Ishte një kompani publikuese gjigante e interesuar në publikimr, telekomunikim, film, televizion dhe Internet. Time Warner u krijua në vitin 1990 duke u bashkuar kompanitë Time Inc. dhe Warner Communications. Bashkimi u bë nga "media e vjetër" (publikuese) dhe "media e re" (televizion, film dhe muzikë).
Në vitin 1996, Time Warner zotëroi Turner Broadcasting System nga Ted Turner, duke përfshirë CNN-in.
Në vitin 2000, America Online (AOL) u bashkua me Time Warner dhe kompania u bë AOL Time Warner Inc.. Ky bashkim u pa si një katastrofë kurorëzuese e maninë e investimeve në internet (Internetmani) në fund të shekullit XX. Në vitin 2003 kompania e bashkuar raportoi një humble vjetore me vlerë gati 100 miliard dollarë amerikan. Kjo ishte humbja më e madhe e regjistruar në historinë e korporatave, nga kjo shumë 45 miliard dollarë amerikan bienin mbi supet e kompanisë AOL. Në vitin 2004 shkurtesa AOL u largua nga emri i kompanisë.
Në mars të vitit 2004 kompania ia shiti muzikën e prodhuar dhe biznesin e publikimeve muzikore grupit të investimeve private udhëhequr nga Edgar Bronfman, duke u bërë Warner Music.
Në fund të vitit 2005 Time Warner regjistron arrinë një vlerë të ardhurash vjetore 43.65 miliardë dollarë amerikan.
Në vitin 2018, Time Warner u riemërua si WarnerMedia pas blerjes së AT&T.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqe Oficiale Arkivuar 24 qershor 2013 tek Wayback Machine
- Media Owners - Time Warner