Jump to content

U.S. Sassuolo Calcio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sassuolo
Emri i plotëUnione Sportiva Sassuolo
Calcio S.r.l.
Pseudonimi(et)I Neroverdi (Zezë-jeshilët)
Themeluar17 korrik 1920; 104 vite më parë (1920-07-17)
StadiumiMapei Stadium-Città del Tricolore
Stadio Enzo Ricci (fushe stërvitje)
Kapaciteti23,717[1]
PronariMapei
PresidentiCarlo Rossi
MenaxheriRoberto De Zerbi
LigaSerie B
2023-24Serie A, Vendi 19 Decrease
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Unione Sportiva Sassuolo Calcio është një klub futbollistik italian me seli në Sassuolo, Emilia-Romagna të Italisë. Ata luaj momentalisht në Serie B, pasi u zbrit nga Serie A në sezonin 2023-24.

Për shkak të mungesës së liçensës së qytetit të Sassuolos, ata i luajnë ndeshjet në vend fqinj të Emilia-Romagna në Mapei Stadium – Città del Tricolore, e cila u ble përfundimisht nga klubi në dhjetor 2013.

Klubi u themelua në vitin 1922.

Sassuolo arriti në Serie C1 në vitin 2006, pasi fituan ndeshjen e play-off duke mposhtur në finale A.C. Sansovino. Në vitet e tjera, Sassuolo vërtetoi se ishte një kandidate serioze për t'u promovuar në Serie B, duke e humbur për pak atë në vitin 2007, me Gian Marco Remondina si trajner, i cili nuk e evtoi dot humbjen e skuadrës kundër Grossetos në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe as humbjen kundër vendit të pestë Monza në gjysëm-finalen e play-off. Remondina më pas u largua nga Sassuolo për t'u bashkuar me klubin e Serie B Piacenza, duke bërë që drejtuesit e klubit të vendosin si trajner ish lojtarin e Serie A Massimiliano Allegri.

Nën drejtimin e Allegrit, Sassuolo ringjalli shpresat për t'u ngjitur në Serie B; këtu shpresa erdhën më 27 prill 2008, ku ata fituan titullin e Serie C1/A, duke i siguruar klubit në ngjitje historike në Serie B, për herë të parë në historinë e klubit.[2]

Pas promovimit të Sassuolos në ligën e dytë më të fortë të futbollit italian, Allegri u largua nga Sassuolo për t'u vendosur si trajneri i klubit të Serie A, Cagliari. Në korrik 2008, klubi punësoi ish trajnerin e Atalantës dhe Sienës, Andrea Mandorlini, për sezonin 2008–09.

Sassuolo pati një fillim surprizues në fillim të sezonit 2008–09 dhe ruajti vendin e promovimit në play-off për një kohë të gjatë, por ata arritën të marrin vetëm dy pikë në pesë ndeshjet e fundit dhe në fund përfunduan në vendin e shtatë. Pavarësisht se pati një sezon të suksesshëm, Mandorlini u largua nga Sassuolo duke zgjidhur kontratën në mënyrë paqësore në qershor 2009. Ata punësuan ish trajnerin e Piacenzës më 11 qershor 2009.

Sassuolo u kualifikua në mënyrë të suksesshme në fazën play-off për promovimin në Serie A duke përfunduar në vendin e katërt dhe të tretë respektivisht në sezonet 2009–10 dhe 2011–12.

Megjithatë, në sezonin 2012–13, nën drejtimin e trajnerit të ri Eusebio Di Francesco, Sassuolo fitoi titullin e Serie B, duke arritur promovimin direkt në Serie A duke shkruajtur historinë si klubi i vogël emilian që arrin për herë të parë ngjitjen në Serie A për sezonin 2013–14.

Gjatë stërvitjes para-sezonale, Sassuolo arriti të fitojë Trofeun TIM duke humbur nga penalltitë kundër Juventusit dhe duke mposhtur Milanin me rezultatin 2–1.[3] Ishte hera e parë që një skuadër përveç Milanit, Interit dhe Juventusit e fitonte këtë trofe.

Më 25 gusht 2013, Sassuolo luajti ndeshjen e saj të parë në Serie A, në humbjen 2–0 jashtë fushe kundër Torinos.[4] Ndeshja e dytë u luajt në shtëpinë e tyre, kundër Livornos. Simano Zaza shënoi golin e parë në hstorinë e klubit në Serie A, por në fund u mposhtën me rezultatin 4–1.[5] Skuadra mori pikën e parë në histori në ndeshjen e pestë, në 25 shtator jashtë fushe kundër Napolit. Zaza shënoi golin e barazimit me ndeshjen që u mbyll 1–1, duke i dhënë fund nisjes së përkryer të ekipit napoletan.[6] Kjo gjë u pasua me pikën e parë të marrë në shtëpi më 29 shtator, në barazimin 2–2 kundër Lazios.[7] Më 20 tetor 2013, Sassuolo fitoi ndeshjen e saj të parë në Serie A, duke mposhtur në shtëpi me rezultatin 2–1 Bolognën me Domenico Berardi dhe Antonio Floro Flores që shënuan golat e takimit, duke lëvizur klubin nga vendi i fundit.[8]

Sassuolo fitoi ndeshjen e parë jashtë fushe në Serie A më 3 nëntor, kundër Sampdorias, me Berardin i cili shënoi tregolshin e parë në Serie A në fitoren 4–3.[9] Që nga ndeshje e rradhës, barazimi 1–1 kundër Romës, klubi ka qënë jashtë zonës së rënjes një kategori më poshtë.[10] Më 12 janar 2014, Berardi u bë lojtari i vetëm që shënon katër gola në një ndeshje të vetme, me Sassuolon e cila përmbysi disavantazhin 2–0 duke fituar në fund me rezultatin 4–3.[11] Sassuolo fitoi ndeshjet jashtë fushe kundër Fiorentinës me rezultatin 4–3 më 6 Maj dhe kundër Genoas me rezultatin 4–2 më 11 Maj, duke siguruar pjesmarrjen në Serie A edhe për një sezon tjetër.

Ngjyrat dhe stema

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngjyrat e Sassuolos, jeshilja dhe e zeza, janë marrë nga një fanellë e dhuruar nga Lancaster Rovers FC i Anglisë.

Stadio Alberto BragliaModena ishte shtëpia e përkohshme e Sassuolos gjatë kohë që luanin në Serie B.

Stadiumi i Sassuolos në ndeshjet në shtëpi është Stadio Enzo Ricci i cili ende përdoret për stërvitje, por për shkak të kapacitetit të ulët (4000 ulëse), klubi i luante ndeshjet në Serie AStadio Alberto Braglia.[12]

Duke filluar që nga sezoni 2013–14, sezoni i tyre i parë në Serie A, Sassuolo do të luaj ndeshjet në shtëpi në stadiumin e rinovuar Stadio Città del Tricolore (ish Stadio Giglio) në Reggio Emilia, pas një marrëveshje për bashkpronësi me klubin e Lega Pro Prima Divisione Reggiana.[13]

Redaktuar më 22 qershor 2020[14]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
2 Brazil Mb Marlon
4 Italia Mf Francesco Magnanelli (kapiten)
6 Brazil Mb Rogério
7 Bregu i Fildishtë Mf Jérémie Boga
9 Italia Sm Francesco Caputo
10 Serbia Mf Filip Đuričić
11 Franca Sm Grégoire Defrel (në huazim nga Roma)
13 Italia Mb Federico Peluso
14 Equatorial Guinea Mf Pedro Obiang
17 Turqia Mb Mert Müldür
18 Italia Sm Giacomo Raspadori
19 Italia Mb Filippo Romagna (në huazim nga Cagliari)
21 Rumania Mb Vlad Chiricheș (në huazim nga Napoli)
22 Gjermania Mb Jeremy Toljan (në huazim nga Borussia Dortmund)
23 Bregu i Fildishtë Mf Hamed Junior Traorè (në huazim nga Empoli)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
25 Italia Sm Domenico Berardi (zëv-kapiten)
28 Sllovakia Mf Lukáš Haraslín (në huazim nga Lechia Gdańsk)
31 Italia Mb Gian Marco Ferrari
32 Italia Mb Giangiacomo Magnani
33 Italia Mb Alessandro Tripaldelli
47 Italia Pt Andrea Consigli (kapiteni i 3të)
56 Italia Pt Gianluca Pegolo
63 Italia Pt Stefano Turati
64 Italia Pt Alessandro Russo
68 Morocco Mf Mehdi Bourabia
73 Italia Mf Manuel Locatelli
77 Greqia Mb Giorgos Kyriakopoulos
96 Italia Mb Leonardo Fontanesi
99 Italia Sm Jacopo Pellegrini
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Italia Mb Gian Marco Ferrari (at Crotone until 30 June 2017)
Italia Mb Leonardo Fontanesi (at Brescia until 30 June 2017)
Zvicra Mb Jonathan Rossini (at Livorno until 30 June 2017)
Ghana Mf Raman Chibsah (at Benevento until 30 June 2017)
Italia Mf Karim Laribi (at Cesena until 30 June 2017)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Italia Mf Giovanni Sbrissa (at Brescia until 30 June 2017)
Italia Sm Pietro Cianci (at Andria until 30 June 2017)
Italia Sm Diego Falcinelli (at Crotone until 30 June 2017)
Italia Sm Marcello Trotta (at Crotone until 30 June 2017)
Italia Sm Alessio Vita (at Vicenza until 30 June 2017)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
31 Italia Mf Simone Caputo
35 Italia Mf - 98 Italia Mb Claud Adjapong[16]
  1. ^ "Mapei Stadium, c'è l'ok. La capienza sale a 24mila  – Sport – Gazzetta di Reggio" (në italisht). 11 shtator 2013.
  2. ^ "Sassuolo e Salernitana in serie B, promozione storica per gli emiliani" (në italisht). La Repubblica. 27 prill 2008. Marrë më 27 prill 2008.
  3. ^ "A win against Juventus a and defeat against Sassuolo meant Milan did not take home the TIM Trophy but there were some positive signs for coach Allegri". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. 24 korrik 2013. Marrë më 10 janar 2015.
  4. ^ "Sassuolo made to pay by Torino" (në anglisht). Sky Sports. 25 gusht 2013. Marrë më 10 janar 2015.
  5. ^ "Livorno ease to Sassuolo win" (në anglisht). Sky Sports. 1 shtator 2013. Marrë më 10 janar 2015.
  6. ^ "Perfect Napoli start over" (në anglisht). Sky Sports. 25 shtator 2013. Marrë më 10 janar 2015.
  7. ^ "Sassuolo hit back to hold Lazio" (në anglisht). Sky Sports. 29 shtator 2013. Marrë më 10 janar 2015.
  8. ^ "Sassuolo 2-1 Bologna: Neroverdi Leapfrog Rossublu After Home Win" (në anglisht). Forza Italian Football. 20 tetor 2013. Marrë më 10 janar 2015.
  9. ^ "Berardi treble boosts Sassuolo" (në anglisht). Sky Sports. 3 nëntor 2013. Marrë më 10 janar 2015.
  10. ^ "Berardi strike stuns Roma" (në anglisht). Sky Sports. 10 nëntor 2013. Marrë më 10 janar 2015.
  11. ^ "Të përmbysësh Milanin". Telegrafi. 12 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2014. Marrë më 10 janar 2015.
  12. ^ "Sito ufficiale US Sassuolo Calcio – La Società" (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2012. Marrë më 10 janar 2015.
  13. ^ "Sassuolo al Trofeo Tim con Juve e Milan" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 qershor 2013. Marrë më 10 janar 2015.
  14. ^ "Rosa Prima Squadra" [Ekipi i parë]. sassuolocalcio.it (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. 6 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2020. Marrë më 6 korrik 2019.
  15. ^ "Trofeo TIM 2016: neroverdi secondi, vince il Celta Vigo" (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. 11 gusht 2016. Marrë më 18 gusht 2016.[lidhje e vdekur]
  16. ^ "Palermo-Sassuolo 0-1" (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. 21 gusht 2016. Marrë më 22 gusht 2016.[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]