Jump to content

Tyrbja e Sulltan Muratit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tyrbja e Sulltan Muratit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaMazgit, Kosovë
NdërtuarShek. XIV - XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar245/50
Nr. i referencës3114

Tyrbja e Sulltan Muratit (turqisht: Meshhed-i Hydavendigar) është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në fshatin MazgitKastriotit , Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 245/50. Monumenti është i ndërtuar në vitin 1389.

Sulltan Murati, komandanti që më 1389 ishte vënë në krye të një ushtrie të madhe e kish ndalur marshimin e tij në fushën e gjerë të Kosovës për të pritur betejën e radhës. Ushtria e udhëhequr nga car Llazari, ishte ajo me të cilën do të ndeshej Murati, sipas burimeve më të besueshme të historianëve të kohës, llogaritej se kishte një ushtri prej 27-30 mijë vetash, ndërsa Llazari 15-20 mijë. Serbët i kanë marrë të gjitha meritat për vete, por kronikat e hershme osmane të shek XVI përmendin se shqiptarët ishin gjithashtu pjesëmarrës në ushtrinë e car Llazarit e, po kështu, edhe hungarezët dhe pjesëtarë të etnive të tjera të Ballkanit. Beteja thuhet se ishte shumë e egër. Humbjet ishin të mëdha në të dyja krahët. Të dy komandantët mbetën në fushëbetejë. Njëri i shenjtërua pas pak vitesh, Llazari, ndërsa Muratin duket se e shenjtëroi koha dhe legjendat për vrasjen e tij. Janë kaq të shumta këto legjenda, sa studiuesve, në mungesë të dokumenteve që lipset ta përshkruanin ngjarjen ashtu siç ka ndodhur, u është dashur të hamendësojnë mes fjalësh e faktesh. Sepse të vërtetën e fundit duket se e ka marrë në varr përgjithmonë. Por të gjitha historitë dhe legjendat kanë një pikë të përbashkët. Sulltan Murati ka vdekur nga dora e një ushtari të quajtur Millosh Kobiliqi. Sipas studiuesve ai, heroi, ishte hungarez. Kronikat osmane permendin një ushtar i cili iu afrua Muratit me dredhi ose në sajë të fatit. Disa thonë se ushtari ishte i fshehur mes të plagosurve, i mbuluar në gjak, dhe befas u çua në këmbë e ia nguli thikën sulltanit. Një tjetër thotë se "personi i pafe" ishte lutur që t‘ja puthte dorën, por në vend të saj i kishte ngulur thikën. Por studiuesit mendojnë se turqit nuk e dinin si kish ndodhur realisht vrasja. Ndërsa kronikanët e krishterë japin një tjetër version të ngjarjes. Një kalorës mes 12 të tjerëve që çan turmën dhe sulmi i guximshëm e çon te Murati ku dhe e vret duke e qëlluar me shtizë. Sa për Llazarin, ai u zu rob nga turqit dhe u vra fill pas vrasjes së Muratit. Fitues në këtë betejë ishte ushtria osmane.

Është fshati Mazgit, i Obiliqit, toka ku prehet sulltan Murati, i vrarë në betejën e famshme të Fushë-Kosovës 618 vjet më parë. Tyrbja ose ndërtesa në të cilën është vendosur varri është e rrethuar me varre të personave e që e kanë ruajtur nëpër dekada. Janë gjashtë shekuj, e numri i tyrbedarëve që në shqip do të ishte varruajtës, është i madh.

Tyrbja e Sulltan Muratit është vepra më e vjetër e arkitekturës osmane. U ndërtua në shekullin e 14të. Ka pasur shkaterrime po edhe riparime. Në atë kohë Osmanlit dhe muslimanët e rajonit kanë qenë symbol I njohur nga njerezit lokal.

Dokumentimi i varrit tregon se deri ne vitin 1660 nuk ka pasur riparime te tyrbes, mirëpo me ardhjen e Evliya Celebi në vitin 1660, shoqëruar nga Pasha, Melek Ahmed vizituan tyrben e shenjtë. Ata vërejtën që varri ishte lënë pas dore.

Pra, për këtë arsye Ahmed Pashës dorëzojnë 1000 Rezerva (kurush) qe të ndan popullit myslimanë, për pastrimin dhe renovimin e varrit. Për një javë mjeshtrit kane ndërtuar një mur të lartë dhe një derë, dhe kanë mbjellur shumë lloj të fidanëve të frutave. Për kujdesjen e varrit e gjejnë një tyrbedar (roje) me familje duke i financuar vetëm për kujdesjen e varrit.

Në vitin 1845 komandanti i ushtrisë osmane Hyrshid Pasha bëri meremetimin e tyrbes. Në vitin 1866 nga riparimi i bërë në obor ku gjindej pusi u ndërtua një qeshme.

Në 1884, me statut u rivendos në mënyrë të konsiderueshme Sulltan Abdülmecid dhe kishte emëruar Haxhi Ali në si tyrbedar me 300 paga kurush.

Për të siguruar strehim dhe pushim vizitorëve në tyrbe Sulltan. Abdul Hamid Khan kishte dhënë urdhra që të ndërtohej një pushimore dy katëshe, ku edhe është përfunduar në vitin 1896.

Në vitin 1907 nga ana e Sulltanit të IItë. Abdul Hamid Khan tyrbja u renovua. Sultan V. Mehmed Reshad, vizitoi Kosovën më 16 qershor, 1911. Disa muaj më parë se vizita e varrit u rivendos, oborr mobiluar gur, një burim (tani ekzistuese), e shenjtë të pranishëm është ndërtuar dhe riparimet janë mbishkruar.

Me përhapjen e Luftës Ballkanike, mbas vitit 1912 ruajtjen e tyrbes kishte marur qeveria e Serbisë. Me nënshkrimin e traktatit të paqes në Stanboll midis Turqisë dhe Sërbisë më 01-04 Mars 1914. Sipas pikës 10 të traktatit Turqia pranon të bëjë pagesën për mirëmbajtjen dhe shpenzimet e lidhura për tyrben.

Në Luftën e Parë botërore kjo traktat u anulua. Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1960-61 varri ishte vënë nën patronazhin e shtetit ku dhe tyrbja është riparuar në një mënyrë themelore. Me rastin e 600 vjetorit të Çlirimit në vitin 1989 nga ana e shtetit të Jugosllavisë është marrë vendimi që të bëhet restaurimi i tyrbes së Sulltan Muratit. Megjithatë, riparimi është bërë vetëm duke e lyer varrin me gëlqere.

Gjatë vizitës së Ministrit të Kulturës së Turqisë Namik Kemal Zeybek në Kosovë në vitin 1992 viziton edhe tyrben e Sulltan Muratit, aty vëren se tyrbja kishte filluar të dëmtohej.

Me t'u kthyer në Turqi Ministri menjeherë merr hapa mbështjeje për dy arkitektë dhe materiale për renovimin e tyrbes. Renovimi i fundit është bërë në vitin 2005.

Ministria e Kulturës, Turizmit dhe i Fondacionit Fetar Turke së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës në bashkëpunim kanë bërë restaurimin e tyrbes dhe riparimin e oborrit.

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Tyrbja e Sulltan Muratit.
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)