Jump to content

Teatri në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teatri i Kosovës si kultura e Kosovës është një traditë e dyfishtë. Teatri i Shqipërisë Etnike është i bazuar më shumti në Kultura e Shqipërisë,me ndikimet nga Perandoria Osmane Teatri etnik i Serbisë ka tendencë të përfshijë më shkumë ndikime Sllave, duke përfshirë Kroacinë,Slloveninë,Rusinë dhe Evropën Qendrore. Teatri Kombëtar i Kosovës është i vendosur në Prishtinë,përderisa çdo qytet në të njejtën kohë ka teatrin e vet.

Të dhënat arkologjike dhe hisorike nuk japin shumë informacione për teatrin e Kosovës nga koha e lashtë deri në kohën e sotme.Okarina një instrumet shpirtëror i cili është i ndërtuar nga pluhuri nga Koha e Neolitit është prova e parë e cila tregon se 3,500 vite më parë në Dardani[1] ka qenë edhe jeta muzikore. Teatri i parë modern në Kosovë u vendos në shtatorë të vitit 1945 në Prizren me një asambël të aktorëve amatorë të përzgjedhur nga qytete të ndryshme të Kosovës.Premiera e parë e këtij teatri ishte Personi i Dyshimtë nga Borisllav Nushqiq.Disa nga aktorët tjerë me shfaqje të suksesshme ishin:Shani Pallaska,Shaban Domi,Abdurrahman dhe Meribane Shala,Muharrem Qena,Leze Qena,Katarina Josipi dhe Isref Begolli.Teatri Kombëtar i Kosovës u themelua në Tetorë më 1946 në Prizeren.Ky ishte institucioni i parë profesional teatral në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore.Më vonë pas disa muajve ai u zhvendos në Prishtinë.

Teatri i Gjakovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky teatër u themelua me 24 dhjetorë 1977 me asamblin e akorëve dhe aktoreve te cilët ishin në strukturë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë.Drejtuesit e këtij teatri kan qenë shqipëtarë dhe serbë.Për tre gjeneratat e kaluara drejtues ka qenë Muharrem Qena.

Teatri i Prizrenit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arti teatral në Prizren ka filluar të zhvillohet gjatë vitit 1880, menjëherë mbasi u hap shkolla e parë Shqipëtare në vitin 1878. Ndër kontribuesit e parë për shfaqje teatrale ishin Mati Logoreci dhe Lazër Lumezi dhe aktorët zakonisht ishin student të shkollave të Prizrenit.

Teatri i Pejës "Istref Begolli"është një qendër për artistët profesional të Pejës e cila ka funksionuar më shumë se 60 vite në Pejë.Aktorët më të njohur të Pejës janë:Istref Begolli,Faruk Begolli,Abdurrahman Shala,Melihate Verse dhe Ragip Loxha.

Teatri Oda në fillim u hap nga Lirak Çelaj(aktorë) dhe Florent Mehmeti(drejtor) në fund të vitit 2002.Premiera e parë ishte Mongolet e Vaginës më 1 mars 2003.Është pjestare e rrjetit Europian të quajtur Informal European Theater Meeting-IETM.

Teatri Dodona ishte themeluar më 1986.Është një teatër ku artister e rinjë,studentët promovojnë performancat e tyre teatrale artistke.Kz teatër njihet ndryshe edhe si "Teatri i Kukullave" i cili bën shfaqje për fëmijë duke përdorur kukulla për shfaqje artistike.

  • "Veprimtaria Në Fillim." Jehu I Talias. Prizren: Siprint, 2009. 73-96. Print.
  • Hajdar Salihu. "Teatri Dhe Historiku I Tij Popullor." Teatri Popullor Në Gjakovë. By Din Mehmeti. Gjakovë: n.p., 1987. 3-10. Print.
  • Fadil Hysaj. Theatri. 5-6 ed. Prishtinë: Shoqata Për Kultivimin E Artit SkenikSYTHI, 2000. Print.
  • Rexhep Ismajli, and Mehmet Kraja. Kosova Vështrim Monografik. Prishtinë: Akademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës, 2011. Print.
  • Sofijan. Bekim Fehmiu and "mental Maps" / Bekim Fehmiu Et Les "cartes Mentales" Digital image. Flickr. Yahoo!, 10 Feb. 2011. Web. 24 Feb. 2013
  1. ^ "Dardania". sq.wikipedia.org/wiki/Dardania. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)