Jump to content

Syrgjyni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Syrgjyni (turqisht: sürgün) apo trajta foljore syrmek ka qenë një praktikë e Perandorisë Osmane që përbënte në zhvendosjen e një numri të madh njerëzish prej një krahine në një tjetër.

Shpeshherë kjo ka qenë një formë shpërnguljeje të dhunshme të përcaktuar nga politikat shtetërore apo autoritetet ndërkombëtare. Praktika ka qenë po ashtu një formë dëbimi apo mërgimi për elitën e perandorisë.[1] Ka qenë zbatuar po ashtu si mënyrë të luftuarit të separatistëve armenë nga qeveria xhonturke më 1915 si mënyrë përballjeje me rrezikun e pandehur të terroristëve armenë që armatoseshin prej Perandorisë Ruse, që ishin kundërshtarë të Osmanëve gjatë Luftës së Parë Botërore.

  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 937.