Rendi dorik
Rendi dorik është i dallueshëm nga kapiteli i tij, ekini i të cilit është si një jastëk i rrumbullakët mbi majën e kolonës deri te abaku katror mbi të cilin qëndrojnë trarët. Ekini duket i sheshtë dhe i pjerrët në shembujt e hershëm, më i thellë dhe me lakore më të mëdha më vonë, në shembujt më të rafinuar dhe më të vogla dhe me anë më të drejta në shembujt helenistikë.[1] Një rafinim i kolonës dorike ësthë entasisi, një fryrje e lehtë konvekse në profilin e kolonës, që parandalon iluzionin optik të mysëtisë.[1] Ky ëshë më i theksuar në shembujt e hershëm. Kolonat dorike janë pothuaj gjithmonë të pajisura me kanalthe ap hulli, që shtrihen në të gjithë gjatësinë e kolonës dhe janë zakonisht 20 hulli të tilla, megjithëse ndonjëherë më pak. Në krye të kolonës, lehtësisht poshtë pikës më të ngushtë, janë tre kanalthe horizontale të njohur si hipotrakelion. Kolonat dorike nuk kanë baza, përveçse në pak shembuj të periudhës helenistike.[1]
Kolonat e tempullit të hershëm dorik siç është ai i Apollonit në Sirakuzë të Sicili, mund të ketë një lartësin në raportin 4:1 me diametrin e bazës dhe një lartësi e kolonës deri te trabeacioni në raportin 2:1, me detaje relativisht të parafinuara. Një lartësi e kolonës me diambetrin në raportin 6:1 u bë më e zakonshme, ndërsa lartësia e kolonës deri në raportin me trabeacionin në Partenonin është rreth 3:1. Gjatë periudhës helenistike, konvencionet dorike të soliditetit dhe mashkulloritetit ranë, me kolona të zgjatura dhe pa hulli që arrinin një lartësi në raport me diametrin 7.5:1.[1]
Trabeacioni dorik është një tre pjesë, arkitrari, friza dhe korniza. Arkitrari është i formuar me trarë guri që zgjaten midis kolonave, me një bashkim që realizohet sipër qendrës së çdo abaku. Mbi këtë qëndron friza, një nga zonat kryesore të dekorimit skulpturor. Friza është e ndarë në triglifë dhe metopa, ku triglifat, siç u pohua në këtë artikull, janë një kujtim i stilit të arkitekturës prej druri. Çdo triglif ka tre hulli vertikale, të ngjashme ato të kolonës dhe poshtë tyre, dukshëm të lidhura janë guttae-t, vija të vogla që duket se lidhin triglifet me arkitrarin poshtë.[1] Një triglif vendoset sipër qendrës së çdo trari. Gjithësesi, në këndet e ndërtesës, triglifët nuk përputhen me qendrën e kolonës. Arkitektët antikë vinin në praktikë një qasje pragmatike ndaj rregulla, duke e zgjidhur atë që është quajtur konflikt këndor thjesht duke zgjatur gjerësinë e dy metopave të fundit në secilin skaj të ndërtesës. Korniza është një një fashë e dalë, buza e zbukurimit kopleks prej druri që zgjatet më tej dhe mbron frizën zbukuruese, si fundet e dala të një strehë e çatisë me strukturë druri. Është e dekoruar nën të me blloqe të dala, mutules, duke sugjeruar më tej natyrën prej druri të prototipit. Në të dy krahët e ndërtesës frontoni formohet nga korniza, që rrethon të ngjashme në formë me zbukurimet prej druri.[1] Frontoni është i dekoruar me figura në reliev në shembujt e hershëm, megjithëse gati të pavarura në kohën e skulpturave të mermerit në Partenon. Skulptorët e hershëm arkitekturor hasën vështirëse në krijimin e kompozimeve skulpturore të kënaqshme në hapësirën trekëndore.[2] Në periudhën e hershme klasike, me dekorimin e Tempullit të Zeusit në Olimpia, (486-460 p.e.s.) skulptorët e zgjidhën problemin duke vendosur një figurë qëndrore në këmbë të rrethuar nga centaur të mbrapëm dhe luftëtarë duke rënë, duke u përgjunjur dhe qëndruar në poza që i përshtateshin madhësisë dhe këndit të çdo pjese të hapësirës.[3] Skulptori i famshëm, Fidia, e mbushte hapësirën në Partenon (448-432 p.e.s.) me një grupim me figura perëndishë me rrudhosje ose pa rrudhosje veshjesh që duken në poza të qeta sublime dhe elegante.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f Banister Fletcher: A History of Architecture on the Comparative method; 2001. Elsevier Science & Technology. ISBN 0-7506-2267-9, fq. 108-112
- ^ Donald E. Strong: The Classical World, Paul Hamlyn, London, 1965, fq. 58-60
- ^ Helen Gardner, Fred S. Kleiner dhe Christin J. Mamiya: Gardner's Art through the Ages. Thomson Wadsworth, 2004, ISBN 0-15-505090-7, fq. 138-148
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Banister Fletcher: A History of Architecture on the Comparative method; 2001. Elsevier Science & Technology. ISBN 0-7506-2267-9.
- Helen Gardner, Fred S. Kleiner dhe Christin J. Mamiya: Gardner's Art through the Ages. Thomson Wadsworth, 2004, ISBN 0-15-505090-7.
- Donald E. Strong: The Classical World, Paul Hamlyn, London, 1965.