Jump to content

Rakhigarhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skelet nga Rakhigarhi i shfaqur në National Museum, New Delhi

Rakhigarhi, ose Rakhi Garhi është një fshat në distriktin Hisar në shtetin e HaryanasIndi, i gjendur 150 km në veri-perëndim të Delhit. Është siti i një vendbanimi që para Qyt. të Lug. së Industi që daton që nga viti 4600 p.e.s..[1] Siti me 7 kodrina që ishte më shumë se 300 hektarë,[2] tashmë është gjetur mbi 350 hektarë me gjetjen e re të dy kodrinave shtesë, duke e bërë atë sitin më të madh të Qyt. të Lug. së Indusit në botë.[3]

Gjendet në rrafshinën e lumit Ghaggar-Hakra,[4] rreth 27 km nga lumi stinor Ghaggar. Në këtë zonë ka shumë site të tjera të rëndësishme arkeologjike, në luginën e lumit të vjetër në lindje të rrafshirës Ghaggar. Midis tyre janë siti i Kalibanganit, Kunalit, Balu-së, Bhirrana-s dhe Banawali-t.[5] Sipas Jane McIntosh, Rakhigarhi gjendet në luginën e lumit para-historik të Drishadvatit.[6] Ky është i njohur edhe si lumi Chautang.[5] Lohari Ragho është një sit i afërt më i vogël.

Në vitin 1963, Archeological Survey of India (ASI) filloi gërmimet në këtë sit dhe, megjithëse rreth këtyre gërmimeve është publikuar pak.[7][8] Gërmime të mëtejshme u ndërmorën nga ASI nën drejtimin e arkeologut Amarendra Nath, midis viteve 1997 dhe 2000.[9][Shpjegimi 1] Gërmimet më të fundit janë kryer nga Vasant Shinde, një arkeolog nga Deccan College Post-Graduate and Research Institute.[10] Gërmimet e hollësishme të ASI-t në sit treguan madhësinë e qytetit të humbur dhe gjetjen e artifakteve të shumta, disa mbi 5,000 vjeçare. Rakhigarhi ishte i banuar që në kohët e hershme të Qytetërimit harapas.[11][12] U zbuluan dëshmi të rrugëve të shtruara, sistemit të kanalizimeve, ujëmbledhësish të mëdhenj të ujit të shiut, sistemit të depozitimit, tullave prej terrakote, prodhimit të statujave dhe punimit të shkathët të bronxit si dhe metaleve të çmuara. U gjet gjithashtu bizhuteri, duke përfshirë byzylykë të bërë prej terrakote, guacka çonka, ar dhe gurë gjysëm të çmuar.[13] Në Rakhigarhi gjenden nëntë kodrina të cilat janë emërtuar nga RGR-1 deri në RGR-9, nga të cilat RGR-5 është e populluar dendësisht nga establishmenti i fshatit Rakhishahpur dhe nuk është i disponueshëm për gërmime. Nga RGR-1 deri në RGR-3, RGR6 deri në RGR9 dhe disa pjesë të RGR-4 janë të disponueshme për gërmime.[12][14][15]

Në vitin 2014 u publikuan gjashtë datime me radiokarbon nga gërmimet në Rakhigarhi midis viteve 1997 dhe 2000, që i korrspondojnë tre periudhave në sit (Pre-formative, Periudha e Hershme Harapase dhe Periudhës së Maturisë Harapase). Kodrina RGR-6 tregoi një fazë Pre-formative të përcaktuar si Faza Sothi me dy datimet në vazhdim: 6420 +/- 110 dhe 6230 +/- 320 vite më parë, dmth. 4470 +/- 110 dhe 4280 +/- 320 p.e.s..[5]

Shumë studiues, duke përfshirë Gregory Possehl, Jonathan Mark Kenoyer, Raymond Allchin dhe Rita P. Wright besojnë se duhet të shtrihet midis 80 dhe 100+ hektarëve në zonë.[4][16][17][18][19][20] Për më tepër, Possehl nuk beson se gjithë kodrinat në Rakhigarhi i përkasin të njëjtit vendbanim të Luginës së Indusit, duke pohuar se, "RGR-6, një sit Sothi-Siswal i njohur si Arda, ishte me gjasa një vendbanim i ndarë".[16] Amarendra Nath, e cila kreu gërmimet midis viteve 1997 dhe 2000, raportoi se siti mbulonte më shumë se 300 hektarë (3 km2) me 7 kodrina, pesë nga të cilat janë të integruara.[2] Me gjetjet e reja të dy kodrinave shtesë prej 25 hektarësh secila në vitet 2014-2015 gjatë gërmimeve të bashkuara të drejtuara nga Haryana Archaeological Department, Deccan College Post-Graduate and Research Institute dhe Seoul National University, siti tashmë është përcaktuar shumë më i madh duke mbuluar një sipërfaqe prej 350 hektarësht (3.5 km2), duke e bërë atë sitin dhe qytetin më të madh të Qytetërimit të Luginës së Indusit në botë.[3]

Deri tani gërmimet tregojnë një qytet të mirë-planifikuar me rrugë 1.92 m të gjera, pak më të gjera se në Kalibangan. Qeramika është e ngjashme me atë të Kalibanganin dhe Banawalit. Janë gjetur gropa të rrethuara nga mure, të cilat mendohet se për flijime ose për ceremoni fetare. Zjarri përdorej gjerësisht në ceremonitë e tyre fetare. Ka kanale të ujërave të zeza të bëra me tulla. Janë gjetur gjithashtu statuja terrakote, pesha, artifakte bronxi, krehëra, grepa peshkimi prej bakri, gjilpëra dhe emblema terrakote. Është gjetur një vazo bronxi që është e dekoruar me ar dhe argjend. Është gjetur një fonderi me rreth 3000 gurë të palëmuar gjysëm të çmuar. Këtu janë gjetur shumë vegla për lustrimin e këtyre gurëve si dhe një furrë. Është gjetur një varr me 11 skelete, me kokat të drejtuara nga veriu. Afër kokave të skeleteve, mbaheshin enë të përdorimit të përditshëm. Tre skeletet femërore kanë byzylykë guackash në kyçet e majta të duarve. Afër një skeleti femëror është gjetur një byzylyk i artë. Për më tepër, të vendosur pranë kokës janë gjetur gurë gjysëm të çmuar, që tregon se ata ishin pjesë e njëlloj varseje. Në prill të vitit 2015, u zbuluan katër skelete të plota njerëzore nga kodrina RGR-7. Këta skelete i përkisnin dy meshkujve të rritur, një femre dhe një fëmije. Qeramika me ushqime ashtu si dhe byzylyke guackash u gjetën rreth këtyre skeleteve.[21] Pasi skeletet u gërmuan në mënyrë shkencore pa ndonjë kontaminim, arkeologët mendojnë se me ndihmën e teknologjisë më të fundit te këta skelete dhe me marrjen e ADN-së, është e mundur të përcaktohet se si dukeshin harapasit (banorët e qytetërimit të Luginës së Indusit) rreth 4500 vjet më parë.[22] Në sit u zbuluan altare zjarri dhe struktura absidale.[14] Këtu janë gjetur vegla gjuetie si doreza bakri dhe grepa peshkimi. Prania e lodrave të larmishme si mini-rrotat, kapakë në miniaturë, topa hobeje, figurina kafshësh tregojnë mbizotërimin e kulturës së lodrave. Shenja të lulëzimit të tregëtisë mund të shihen me zbulimin e stampave, stolive dhe peshave prej kerti. Peshat e gjetur aty janë të ngjashme me peshat e gjetura në shumë site të tjera të Q.L.I. duke konfirmuar praninë e sistemit të standardizuar të peshave.[23] Gjurmë të veshjeve prej pambuku të ruajtura në objekte argjendi ose bronxi ishin të njohura në Rakhigarhi, Chanhudaro dhe Harapa.[24] Një numë befasues emblemash stampuese u gjetën gjithashtu në këtë sit.[11]

Siti ka depozita të trasha ‘Enësh Hakra’ (tipike të vendbanimeve të fazës së hershme të luginës së Indusit dhe të lumit të tharë Sarasvati).[11] Ai ka gjithashtu artifakte të Periudhës së Hershme dhe të Maturisë Harapase. Prania solide e kulturës së Enëve të qeramikës Hakra ngre pyetje të rëndësishme: "A erdhi Qytetërimi i L. së Indusit më vonë seç është regjistruar?" Kultura Hakra dhe Fazat e Hershme janë të ndara nga më shumë se 500–600 vite dhe populli Hakra konsiderohet se janë banorë më të hershëm të Indusit. Megjithëse rezultatet e datimit me radiokarbon-14 janë në pritje, bazuar në shtresën e trashë Kulturës së Enëve Hakra në Rakhigarhi, thuhet se siti mund të datohet rreth 2500 deri në 3000 p.e.s.

Aty është zbuluar një hambar që i përketë fazës së maturisë harapase (2600 deri në 2000 p.e.s.). Hambari është bërë me tulla balte me një dysheme me dhe të ngjeshur të lusturar me baltë. Ai ka 7 dhoma drejtëkëndore ose katrore. Gjurmë domethënëse gëlqereje dhe bari të dekompozuar janë gjetur në porcionin e ulët të murit të hambarit duke treguar se mund të ketë qenë gjithashtu edhe depua e drithrave me gëlqere të përdorur si insekticid dhe barin të përdorur për të ndaluar hyrjen e lagështirës. Duke parë madhësinë e tij, duket se ishte një hambar publik ose një hambar i elitës.[25]

Gjendet një varrezë me tetë varre të Periudhës së Maturisë Harapase. Shpesh gropat e varreve janë të mbuluara me tulla dhe në një rast ka tabut druri.[11] Tipe të ndryshme gropash varri ishin gërmuar për të formuar një pirg me dhe dhe trupi vendosej poshtë tij; dhe pastaj maja e këtij varri mbushej me tulla për të formuar një strukturë çatie mbi varr.[24] Bashkë me skeletet njerëzore në vendet e varreve u gjetën vezët e parazitëve që kishin dikur në stomak. Analiza e ADN-së së njerëzve e marrë nga kockat ashtu si dhe analiza e parazitëve dhe kafshëve do të bëhet për të kuptuar zanafillën e këtyre njerëzve.[26] [27]

Rakhigarhi, i cili është një sit i Qyt. Lug. së Indusit, ka gjithashtu një muze të zhvilluar nga qeveria e shtetit.[28] Gjendet gjithashtu edhe Haryana Rural Antique Museum 60 km larg, i cili mirëmbahet nga Chaudhary Charan Singh Haryana Agricultural University në Gandhi Bhawan, që shfaqe evoluimin e bujqësisë dhe antikat e zhdukura.[29] Jahaj Kothi Museum, i emërtuar sipas George Thomasit, gjendet brenda Kompleksit të Pallateve të Firoz Shah-ut dhe ruhet nga Archaeological Survey of India.[30]

Rakhigarhi aktual

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot, Rakhigarhi është një fshat i vogë në shtetin e Haryanas, në Indi.[31] ASI e gërmoi vendin gjatë tre dimrave, duke filluar nga viti 1997. Gërmimet u ndërprenë për vite për shkak të një hetimi mbi keqpërdorimin e fondeve.[32] Shumë nga gjetjet iu dhuruan Muzeut Kombëtar. Në maj të vitit 2012, Global Heritage Fund, e konsideroi Rakhigarhi-n si një nga 10 sitet më të rrezikuara në Azi.[33] Studim nga Sunday Times, zbuloi se siti nuk ruhet, muri kufizues prej hekuri është thyer dhe fshatarët i shesin artifaktet që ata gërmojnë në sit dhe pjesë të sitit tashmë janë të zëna nga shtëpi private informale.[34]

Madhësia dhe uniciteti i Rakhigarhi-t ka tërhequr shumë vëmendjen e arkeologëve nga e gjithë bota. Është pranë Delhit, duke treguar përhapjen e Q.L. së Indusit deri në këtë largësi të Indisë së veriut. Një pjesë e madhe e zonës nuk është gërmuar akoma[11] dhe detaje nga gërmimet e deri tanishme janë akoma për tu publikuar.[24] Një tjetër sit i lidhur në zonë është Mitathal-i, që është akoma duke pritur gërmimet.

  1. ^ Amarendra Nath më vonë u shpall fajtore për fallsifikimin e faturave gjatë gërmimeve në Rakhigarhi.
  1. ^ Tejas Garge (2010), Sothi-Siswal Ceramic Assemblage: A Reappraisal. Arkivuar 28 nëntor 2021 tek Wayback Machine Ancient Asia. 2, fq.15–40. doi:10.5334/aa.10203
  2. ^ a b Nath, Amarendera; et, al (2015). "Harrapan interments at Rakhigarhi" (PDF). Man and Environment. Indian Society for Prehistoric and Quaternary Studies. XL (2): 11. Marrë më 11 maj 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Sharma, Rakesh Kumar; Singh, Sukhvir (maj 2015). "Harrapan interments at Rakhigarhi" (PDF). International Journal of Informative & Futuristic Research (IJIFR). 2 (9): 3403–3409. ISSN 2347-1697. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 qershor 2015. Marrë më 11 maj 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Rita P. Wright: The Ancient Indus: Urbanism, Economy, and Society; Cambridge University Press 2009, kontrolluar më 29 shtator 2013, isbn 978-0-521-57219-4, fq. 133
  5. ^ a b c Nath, Amarendra, Tejas Garge and Randall Law, 2014. Defining the Economic Space of the Harappan Rakhigarhi: An Interface of the Local Subsistance Mechanism and Geological Provenience Studies, in Puratattva 44, Indian Archaeological Society, New Delhi, fq. 84
  6. ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; Understanding ancient civilizations, ABC-CLIO, 2008, ISBN 1-57607-907-4, fq. 76
  7. ^ Rita P. Wright: The Ancient Indus: Urbanism, Economy, and Society; 2009, Cambridge University Press, isbn 978-0-521-57219-4, fq. 107
  8. ^ Carla M. Sinopoli: The Cambridge World History; kapitulli "Ancient South Asian cities in their regions"; 2015, Norman Yoffee (ed.); Cambridge University Press, isbn 978-0-521-19008-4, fq. 325
  9. ^ Nath, Amarendra (31 dhjetor 2014). "Excavations at Rakhigarhi [1997-98 to 1999-2000]" (PDF). Archaeological Survey of India. fq. 306. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 mars 2015. Marrë më 22 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Shinde, Vasant; Green, Adam; Parmar, Narender; Sable, P. D. (2012–2013). "Rakhigarhi and the Harappan Civilization: Recent Work and New Challenges". Bulletin of the Deccan College Research Institute. 72/73: 48. Marrë më 22 shkurt 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b c d e Gregory L. Possehl: The indus civilization: a contemporary perspective; 2002, bot. i dytë, AltaMira Press, Walnut Creek, CA; isbn 9780759101722, fq. 63, 71, 72
  12. ^ a b "Harappan Surprises". Frontline. 13 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Chandigarh Newsline; 23/2/2007, 'Rakhigarhi is the Largest Harappan Site Ever Found'". Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2007. Marrë më 30 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ a b India, Archaeological Survey of. "Indian Archaeology 1997-98" (PDF). Excavation at Rakhigarhi. Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 maj 2012. Marrë më 17 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Rakhigarhi, the biggest Harappan site". The Hindu. 27 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ a b Gregory L. Possehl: The Indus Civilization: A Contemporary Perspective; 2002, bot. i dytë, AltaMira Press, Walnut Creek, CA; isbn 9780759101722, fq. 72|Quote: "Siti është rreth 17 m i lartë. Faqja jugore e kodrinave është mjaftë e vrazhdë dhe e pjerrët. Krahu verior zbret tatëpjetë deri në fushën rrethuese. Konturet e sitit e kanë çuar ekskavatorin ta ndaj vendin në pesë kodrina (RGR-1 deri në 5).RGR-6, një sit Sothi-Siswal i njohur si Arda, ishte me gjasa një vendbanim i veçuar. E kam vizituar Rakhigarhin dhe besoj se është 80 hektarë".
  17. ^ Robin Coningham & Ruth Young: The Archaeology of South Asia: From the Indus to Asoka, c.6500 BCE–200 CE; 2015, Cambridge University Press, isbn 978-0-521-84697-4, fq. 183|Quote: Mohenjo-daro mbulonte një zonë prej më shumë se 250 hektarësh, Harapa i tejkalonte 150 hektarët, Dholavira 100 hektarë dhe Ganweriwala si dhe Rakhigarhi rreth 80 hektarë secili"
  18. ^ Jonathan M. Kenoyer: Ancient Cities of the Indus Valley Civilization; 1998, Oxford University Press, isbn 978-0-19-577940-0, fq. 49|Quote: "Brenda pak qindra vitesh qyteti i lulëzuar u rrit gjashtë herë sa vetvetja, duke mbuluar një zonë prej më shumë se 150 hektarësh. ... qytetërimi: Mohenjo-daro (+200 ha), Harappa (+ 150 ha), Ganweriwala dhe Rakhigarhi (+80 ha) si dhe Dholavira (100 ha)"
  19. ^ F. R. Allchin & George Erdosy: The Archaeology of Early Historic South Asia: The Emergence of Cities and States; 1995, Cambridge University Press, isbn 978-0-521-37695-2, fq. 78|Quote: "Rakhigarhi me 80 hektarë është siti më i madh i ndjekur nga Banawali me 25 hektarë".
  20. ^ James Heitzman: The City in South Asia; 2008, Routledge, isbn 1-134-28962-6, fq. 35|Quote: "Ata e përfshinë Mohenjo-daron (me një qendër të qytetit rreth 100 hektarë dhe rrethinat me gjasa që mbulonin më shumë se 200 hektarë) në Sind; Harapan (më shumë se 150 hektarë) në qendërt të Panjabit pakistanez; Dholavira (më shumë se 100 ha) në Gujarat; Ganweriwala (82 ha) në Panjabin pakisatanez afër kufirit me Rajasthanin; dhe Rakhigarhin (midis 80 dhe 105 ha) në Haryana".
  21. ^ "Dig this! 5,000-yr-old skeletons found in Hisar". Hindustan Times. 15 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2015. Marrë më 30 maj 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Virtual Harappans to come alive". The Hindu. 3 maj 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Dig this! 5,000-yr-old skeletons found in Hisar". Hindustan Times. 15 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2015. Marrë më 30 maj 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ a b c Jane R. McIntosh: The ancient Indus Valley: New Perspectives; 2008, Santa Barbara, Calif.: ABC-CLIO, ISBN 978-1-57607-907-2, fq. 293
  25. ^ "Ancient granary found in Haryana". The Hindu. 2 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Scientists to study parasite eggs in Harappan graves". The Times of India. 12 janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Biomedical Studies on Archaeology". 19 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 30 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Harappan museum at Rakhigarhi
  29. ^ "Hisar gazeteer" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 maj 2014. Marrë më 30 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Jahaj Kothi museum
  31. ^ Census of India, 2011
  32. ^ "Former Archaeological Survey director sentenced to jail for fraud". Hindustan Times. 15 tetor 2015. Marrë më 6 janar 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Rakhigarhi likely to be developed into a world heritage site". India Today. 31 mars 2013. Marrë më 8 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ Archana, Khare Ghose (3 qershor 2012). "Can Rakhigarhi, the largest Indus Valley Civilisation site be saved?". Sunday Times. Marrë më 5 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]