Pula (shpend)
Pula | |
---|---|
Gjeli dhe pula | |
Statusi i ruajtjes | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | |
Lloji: | |
Nënlloji: | Gallus gallus domesticus
(Linnaeus, 1758) |
Sinonimet | |
pula : gjeli (m), pula (f) |
Pula është shpend shtëpiak e cila rritet nga njeriu për vezët dhe mishin e saj. Pulat me dallim nga speciet e tjera të kafshëve shtëpiake kanë disa veçori të çmueshme që lidhen me :
- Riprodhimin e shpejte e të zgjeruar.
- Rritje me dinamikë të lartë për njësi kohë.
- Hynë në prodhim për një periudhe të shkurtër kohë.
- Kane aparat tretje me vëllim të vogël që kërkon përdorim të ushqimeve me pak volum.
Riprodhimi natyral
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pulat pas pjelljes se disa vezëve, mund të bien Klloçkë (aftësi fiziologjike natyrale për ngrohjen e vezëve) pas 21 ditësh dalin të vegjlit ose zogjtë.
Gjeli si simbol diellor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeli është një simbol universal diellor për shkak se e kënduara e tij lajmëron ardhjen e agimit. Në Indi, është atributi i Skandha-së, personifikimi i energjisë diellore.
Në Japoni, këndimi i tij, i shoqëruar me këngët e perëndive, joshi Amaterasu-në, perëndeshën e diellit, jashtë shpellës ku ajo ishte fshehur, që korrespondon me manifestimin e dritës.
Kurajo është virtyti që Japonezët dhe popujt e tjerë të lindjes së largët tiparizonin Gjelin. Ideograma kineze për gjelin është Ki, homofone te kuptimit i “favorshëm”. Aparenca e tij dhe sjellja simbolizojnë “ pesë virtytet”:
virtytet civile, sepse krekosja e tij e bën të duket si drejtues i keq
virtytin luftarak, për shkak të caponjëve
virtytin e kurajos për shkak të drejtimit në luftim
virtytin e mirësisë, për shkak se mbronë pulat e tij
virtytin e besnikërisë për shkak të saktësisë me të cilën lajmëron lindjen e diellit.
Për më tepër, gjeli është gjithashtu efikas në kundërveprimin e influencës së keqe të natës së errrët që ai drejton nga shtëpitë e banorëve që e pikturojnë shëmbëlltyrën e tij nëpër dyer.
Budizmi tibetian i drejtohet gjelit në mënyrë të vecantë si simbol i fatit të keq. Shfaqet në qendër të rrotullës së jetës, afër derrit dhe gjarpërit, si një nga tre helmet. Simbolizon epshin, ngjitjen (dashurinë) dhe lakminë që vënë në lëvizje rrotullën e ligjit.
Në Europë, gjeli është parë si imazh i zemërimit, manifestimi shpërthyes i dëshirave të irrituara dhe të papërmbajtshme.
Në traditën Greke, Velkanosi, perëndia-gjel i Kretës ishte përvetsuar me Zeusin. Një gjel po qëndronte përkrah Letosë, që ishte me barrë nga Zeusi, kur i dha jetë Apollonit dhe Artemisës. Kështu që gjeli i është dedikuar Perëndive diellorë sikurse dhe perëndeshave hënore.
Për më tepër, Gjeli është atributi i vecantë e Apollonit. Një Gjel i sakrifikohej ritualisht Asklepiut, birit të Apollonit dhe zot i mjekimeve, për shkak se zogu lajmëronte shpirtin e të vdekurit që duhej ta udhëhiqte në botën tjetër. Asklepiu është gjithashtu perëndia që, me fuqitë e tij shëruese, sillte të vdekurit mbrapa në jetën e tokës.
Kjo është arsyeja ekzakte se përse gjeli ishte gjithashtu emblemë e Attis-it, Perëndia-Diellore e lindjes, i cili vdiq dhe erdhi në jetë sërish. Kjo gjithashtu shpjegon përsenë se gjeli i është atribuar Hermesit, lajmëtarit që udhëtonte të tre nivelet e kozmosit.
Gjeli, më tej me zagarin dhe kalin, ngelet mes kafshëve që ofrohen në sakrificë në ritet mortore të gjermanëve të lashtë.
Në traditat Nordike, Gjeli është simbol i vigjilencës ushtarake, i vendosur në degët më të larta të hirit Yggdrasil për të paralajmëruar perënditë kur gjigandët, armiqtë e tyre, të jenë duke u përgatitur për sulm.
Kur zogu vendoset në majat e kishave, merr rolin e mbrojtësit dhe ruajtësit të jetës. Është gjithashtu një emblemë e Krishtit, si shqiponja dhe llampa, simbol i dritës dhe ringjalljes.
Në librin e Jobit, gjeli është simbol i inteligjencës së dhënë nga zoti kurse Ibis është simbol i urtësisë.
Talmudi e bën gjelin mjeshtër të mirësjelljes për shkak se lajmëron zotin e tij me gugatjen (kikiriki-në) e tij.
Në Islam, gjeli shijon një nderim të veçantë. Vetë profeti pohon se gjeli i bardhë është shoku i tij sepse shpall prezencën e Ëngjëllit. Për më shumë, profeti ka thënë se ndalohet të mallkosh gjelin, të cilin e thërret me lutje. Në analizat e ëndrrave, gjarpri dhe gjeli janë interpretuar si simbole të kohës.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sito sulla storia e le origini del Pollo
- Sito sull'avicoltura Arkivuar 16 prill 2008 tek Wayback Machine
- Atlante delle razze di Pollo
- F.I.A.V. (Federazione Italiana Associazioni Avicole)
- Cocincina (sito sulle razze "ornamentali")
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Gallus gallus - Galleria fotografica
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. The Poultry Guide - A to Z and FAQ Reference Guide