Popullizmi
Popullizmi është ideologjia e masës, absolute dhe totale, e cila kërcenon ta zëvendesoj demokracinë. Krizat e demokracisë i shfrytëzon plotësisht popullizmi dhe dëmet e tij shpesh kanë qenë shumë të mëdha dhe madje edhe kanë marrë jetën e njerëzve. Pjesë e popullizmit mund të jenë edhe antarët e grupeve te ndryshme politike. Pol Tager thekson se popullizmin e shfrytëzojnë edhe partitë politike te majta dhe të djathta, ngase ai është një "shpirtë i zbrazët", që ndërtohet mbi kritikën vulgare ndaj kundërshtarit. Kritika e tillë vulgare, pa fakte racionale, sjellë degradimin shoqërorë.
Popullizmi paraqetë bindjen se çdo gjë mund të rregullohet nga veprimi popullor. Përkundër demokracisë ku vendimet merren nga njerëz legjitim të zgjedhur me votime, ku ndjeken procedurat e ligjshme në marrjen e vendimeve, popullizmi ka karakter revolucionar, ai paraqet një formë koncensusi gjithëpopullor për çështje te caktuara. Vendimet që merren në këtë proces megjithëse kanë një primesë koncensusi, janë euforike, konfuze dhe të përcjella jo rrallë me urrejtje ndaj ndonjë grupi apo qeverisje legjitime. Popullizmi nga sociologët përkufizohet si politikë, së cilit legjitimitetin ia japin vendimet e marra jolegalisht, sepse këto vendime nuk i shtrohen vlerësimit kritik të opinionit publik dhe as institucioneve legjitime. Popullizmi shpesh udhëhiqet nga kontestimi i organeve legjitime.
Partitë politike qe synojnë te grabisin pushtetin pa respektuar procedurat demokratike, popullizmin e përdorin si mjet shumë efikas. Duke krijuar ideologjinë manipuluese (Millosheviqi përmes popullizmit solli në Kosovë, në vitin 1989, mbi një milion serbë në emër të "mbrojtjes së tokës së shenjt"), qytetarët behen ne mënyrë te vetëdijshme apo te pavetëdijshme objekt i këtij manipulimi. Në Perëndim, në Francë, Austri etj. kishte në këto vitet e fundit parti populiste, kryesisht te ekstremit të djathtë të cilat platëformën e tyre e ndërtonin në krijimin e urrejtjes ndaj te huajve, emigranteve, në ato vende. E verteta nuk është e rëndesishme për populistet, sepse në krijimin e vetëdijes kolektive veprojnë mekanizma të tjerë, që i bëjnë veprimet dhe mendimet irracionale. P.sh. një parti për të terhequr shpejt e shpejt elektoratin del me teza se do të zbresë çmimet e shërbimeve, do të bëj këtë apo atë, megjithëse është e pamundur përshkak te politika sociale dhe ekonomike të realizohet një premtim i tillë. Njerëzit besojnë dhe pastaj përmes veprimeve, grevave, protestave, manifestimeve, krijojnë një atmosferë kolektive, populliste, prej të cilave bien edhe njerëzit që e dinë se nuk është e tëra ashtu siç thuhet.