Jump to content

Pampaset

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pampa, gjithashtu Pampe, Pampaset (spanjollisht. Pampa, Llanura pampeana) janë barishta stepore në juglindje të Amerikës Jugore, afër grykëderdhjes së lumit La Plata. Në pererëndim kufizohen me malet Ande, ndërsa në juglindje me Oqeanin Atlantik . Në veri është regjioni i savanet- kaçuba GranÇako. Relievi i Pampës shkon nga rrafshira në rrafshira të valëzuara .Pampaset zënë pjesën më të madhe të Jugore në Amerikën Jugore. Në gjuhën vendase pamapa do të thot rrafshirë, posaçërishtë rrafshirë në mes maleve.

Regjioni i Pamapës shtrihet në rreth 600.000 km 2, dhe e ndajnë shtetet e Argjentinës, Uruguajit dhe Brazilit. Pampa është zemra e bujqësisë së Argjentinës, ku dominon kultivimi i gjedheve.

Klima e Pampaseve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klima e pampaseve është e ngjashme me klimën mesdhetare , por ndryshon tek temperatura.Pampat kanë temperaturë mesatare pak më të lartë dhe me ndryshime të vogla ndërmjet stinëve. Reshjet janë aktive gjatë gjithë vitit por ndryshojnë intensitetin , gjatë verës sasia është më e pakët , reshjet mesatare vjetoren luhaten prej 600-800mm . Klima e pampaseve shtrihet vetëm në Hemisferën Jugore dhe më karakteristike janë Pampasët e Argjentinës . Bimësia pothuajse është vetëm barishtore , ndërsa drurët hasen rrallë.