Jump to content

Opera Shtetërore e Çekisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia e teatrit, që aktualisht është i njohur si Opera Shtetërore e Pragës, daton që nga fundi i shekullit 19-të, ndërsa shpesh hyn si teatri më i shquar i Pragës. Ky institucion ka një histori të veçantë . Në atë kohë, tokat çeke ishin pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze dhe një numër i vogël gjermanësh jetonin ne Pragë. Më 4 shkurt 1883 u themelua Deutscher Theaterverein (Shoqatë e Teatrit Gjerman), me qëllim të mbledhjes së fondeve për teatrin e ri. Planet u zhvilluan nga firma e mirënjohur e Vjenës, Fellner dhe Hellmar, së bashku me Karl Hasenauer, arkitekt i Burgtheater në Vjenë. Teatri i ri gjerman u krijua nga arkitekti i Pragës Alfons Wertmuller dhe u ndërtua brenda 20 muajve. Ishte një nga më të bukurit në Evropë.

Një ndryshim radikal u bë në maj të vitit 1945 pas rënies së qeverisë naziste dhe për herë të parë, teatri u bë shtëpi e operës çeke në vend të asaj gjermane.

Opera Shtetërore është shtëpia e operës së Pragës. Është një pjesë e Teatrit Kombëtar çek. U financua nga Ministria e Kulturës Çeke më 1992 . Teatri u hap më 1888 si një teatër i ri gjerman, dhe nga 1949 deri më 1989 ishte i njohur si teatri “Smetana”. Së fundmi, është riemëruar si Opera Shtetërore e Pragës. Tashmë është vendi ku shfaqen së paku 300 performanca në vit.

Pas Revolucionit të Kadifenjtë, në nëntor të vitit 1989, përpjekjet për ta rifituar pavarësinë për teatrin ”Smetana” u kryen me sukses dhe më 1 prill 1992 u themelua Opera Shtetërore e Pragës. Drejtori i parë i saj u bë Karel Drgáč. Stili i ri i punës dhe orientimi shumë i stresuar ndaj traditave të teatrit të ri gjerman, nuk u pritën gjithmonë mirë, kështu që Drgáč luftoi për ekzistencën e operës së shtetit. Ndërkohë, ai e humbi betejën e tij dhe pas mandatit trevjeçar, Eva Randová doli fituese për postin e drejtorit.

Një pjesë shumë e rëndësishme e Operës është Qendra e Dokumentimit përveç mbajtjes së regjistrimeve arkivore sistematike të aktiviteteve të teatrit, u përqendrua edhe në rindërtimin e arkivave të humbura të teatrit të ri gjerman.

Në vitin 2004 Opera Shtetërore e Pragës botoi një libër mbi historinë e saj. Libri kishte tekstet në gjuhën çeke, angleze, gjermane dhe publikoi historinë e shtëpisë së operës nga periudha e teatrit të ri gjerman deri në ditët e sotme.ë e shtëpisë së operës nga periudha e teatrit të ri gjerman deri në ditët e sotme.