Nexhip Basha
Nexhip Basha | |
---|---|
Ministër sekretar shteti i Industrisë | |
Në detyrë 11 maj – 10 shtator 1943 | |
Paraprirë nga | Zef Shiroka |
Pasuar nga | Ago Agaj |
zëvendësisht ministër i Bujqësisë dhe i Pyjeve | |
Në detyrë 11 maj – 11 maj 1943 | |
Paraprirë nga | Jakov Milaj |
Pasuar nga | Ago Agaj |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1877 Pejë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1952 Pejë, Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë |
Nënshtetësia | shqiptar |
Punësimi | nëpunës, kadi |
Nexhip Basha (Pejë, 1877 - shkurt 1952) ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, Principatës dhe i Mbretërisë Shqiptare.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Pejë më 1877. Shkollën e lartë e ndoqi dhe e përfundoi në Shkollën Civile Mbretërore Mekteb-i-Mylkie në Stamboll. Ka shërbyer si kajmekam në Qipro, Kumanovë dhe Mitrovicë.
Më 1914 në kohën e Princ Vidit, ishte prefekt i Vlorës, ndërsa në periudhën mes viteve 1916-'18 qe kryetar i bashkisë së Pejës.
Më 1941-1943 shërbeu si inspektor epror i administratës civile në Tokat e Lirueme. Në fillim të 1943 thirret në Tiranë si anëtar i komisionit për studimin e ligjit të bashkive dhe komunave. Shërbeu për pak kohë në krye të Zyrës Politike, pa pasë dekret përkatës. Më 1943 me qeverinë e Eqrem bej Libohovës u bë ministër sekretar shteti i Bujqësisë dhe i Pyjeve.
Në shtator të 1943 merr pjesë si i deleguar i Pejës në kuvendin themelues të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Më 1 tetor 1943 zgjidhet deputet i Pejës në Kuvendin Kombëtar. Më 1944 mori gradën e prefektit të klasit të parë në dispozicion. Pas Luftës së Dytë Botërore shërben si gjyqtar i Sheriatit, si i tillë edhe doli në pension më 1947. Ndërroi jetë në Pejë në janar të 1952.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 83. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)