Muzika klasike në Kosovë
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para zhvillimeve profesionale të muzikës klasike në Kosovë kishte aktivitete të ndryshme amatore të cilat do të ishin paraprirje për zhvillimet e mëtutjeshme, siç ishin aktivitetet e orkestrës frymore "Bashkimi" në Shkup, orkestra frymore e Gjakovës e udhëhequr nga Palok Kurti, shkolla me konvikt "Kosova" në Krumë, banda e fanfareve "Kosova" në Kukës dhe kisha katolike shqiptare në Prizren.
Radiostacioni i parë që u hap në Prizren më 1945 ishte njashtu i rëndësishëm për arsye se muzika klasike për një kohë të gjatë ishte e lidhur ngushtë me institucionet.[1]
Nismat e para
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muzika klasike në Kosovë i pa zhvillimet e para në vitet 1940 me veprimtarinë krijuese të kompozitorëve shqiptarë te Kosovës. Kjo është poashtu edhe koha kur u formuan kori dhe orkestra kamertale e shoqërisë kulturoro-artistike Agimi më 1944 dhe hapja e shkollës së parë të muzikës në Prizren më 1948.[2]
Veprimtaria krijuese e muzikës klasike në Kosovë fillimisht ishte me vepra korale akapela që ishin përpunime të materialeve të muzikës folklorike. Megjithëse disa nga këto vepra korale ishin origjinale, ato bazoheshin në tema nga folklori.[3]
Pas shkollës së parë ne Prizren më 1948, pasoi dhe një shkollë tjetër në Prishtinë më 1948.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Rudi, Rafet (2002). Sprova estetike. Dukagjini. fq. 149, 150.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Berisha, Engjëll (1999). Kultura muzikore për shkolla të mesme. Libri shkollor. fq. 206, 207.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Berisha, Engjëll (1997). Zhvillimi i stileve në veprat e kompozitorëve shqiptarë të Kosovës. Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Kosovës. fq. 27.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Berisha, Engjëll (1999). Kultura muzikore për shkolla të mesme. Libri shkollor. fq. 207.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)