Jump to content

Meningjiti

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ndezja apo inflamacioni i cipave të trurit e palcës kurrizore.

Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.

Që të diagnostikohet meningjiti mjeku duhet të bëjë punkcion lumbal : me gjilpërë hyn në shtyllën kurrizore dhe merr pakëz lëng. Lëngu ekzaminohet nën mikroskop, për prezencën e qelbit dhe baktereve dhe bëhet kulturë, që të shihet a ka prezent bakter dhe të caktohet lloji i bakterit.

Shkaktues të ndezjes së cipës së trurit janë kryesisht viruset : Entero- dhe Coxsackie-viruset (të familjes Picornaviridae), viruset Epstein-Barr dhe Herpes Simplex Tip 2 (Herpesviridae), LCM, HIV (Retroviridae) etj.

Po ashtu edhe bakteret mund të shkaktojnë meningjitin. Te foshnjat: Entero-bakteret (p.sh Escherichia coli), grupi B i streptokokëve, Listeria monocytogenes; te fëmijët deri në moshën 6 vjeçare: Hameophilus influenazae, meningokokët (Neisseria meningitidis), pneumokokët (Streptococcus pneumoniae); kurse te të rriturit: meningokokët, pneumokokët, po ashtu kërpudhat dhe parazitët.

Bakteret hyjnë në organizëm kryesisht nëpërmjet të hapësirës së gojës, laringut, hundës, nëpërmjet të veshit të mesëm ose mushkërive, por edhe frakturat e kafkës mundësojnë kalimin e baktereve për në cipë të trurit. Ato ngjiten nëpërmjet pikave në ajër (p.sh. prej teshtimës së të sëmurit) e kështu favorizohet infektimi me të në ambiente me shumë njerëz e të ajrosura keq (si salla leximi me dritare te mbyllura, në kampe të refugjatëve etj).

Vërtetimi i shkaktarit është shumë i rëndësishëm, pasi që meningjiti nga viruset ka një zhvillim më të butë të sëmundjes dhe ka shumë rrallë pasoja të mëtutjeshme në krahasim me meningjitin e shkaktuar nga bakteret.

Arsye tjera të ndezjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Tumoret : leukemia, limfomat, tumoret e trurit, metastazat cerebrale
  • Sarkoidoza
  • Drogat : drogat e forta apo të lehta si kokaina, marihuana etj
    • Methotrexate (Amethopterin)
  • Helmimi me plumb (Pb)

Pasojat dhe komplikimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Meningjiti i shkaktuar nga bakteret nëse nuk shërohet me terapi mund të dërgoj edhe deri në vdekje, mirëpo edhe nën terapi vdekshmëria është 5 % deri 30 %. Një ndër komplikimet është Sindroma Waterhouse-Friderichsen. Pasojat më të rënda të meningjitit bakterial janë të metat mendore dhe vdekja.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]