Mark Williams (lojtar snooker)
Lindi më | 21 mars 1975 Cwm, Blaenau Gwent, Uellsi |
---|---|
Vendi | Uellsi |
Nofka |
|
Profesional | 1992– |
Rradhitja më e lartë | 1 (maj 2000–maj 2002, maj 2003–maj 2004, maj–shtator 2011) |
Rradhitja e tanishme | 7 (tetor 2024) |
Maximum break | 3 |
Century break | 648 (nëntor 2024) |
Tournament wins | |
Renditja | 26 |
Minor-rankings | 2 |
Kampion Botëror |
Mark Williams (lindi më 21 mars 1975) është një lojtar profesionist snooker uellsian i cili është një kampion botëror tre herë, duke fituar më 2000, 2003 dhe 2018.[1] Ai ishte 43 vjeç kur triumfoi në maj 2018, duke u bërë fituesi i dytë më i vjetër i Kampionatit Botëror në Crucible (Ray Reardon ishte fituesi më i vjetër në 1978, në moshën 45 vjeç).
Williams është renditur në numrin 1 në botë për gjithsej tre sezone në karrierën e tij (1999–00, 2000–01, dhe 2002–03). Sezoni i tij më i suksesshëm deri më tani ishte 2002/2003, kur ai fitoi trefishin e mirënjohur të turneve (i njohur si Triple Crown): UK Championship, Masters dhe Kampionati Botëror Snooker. Duke vepruar kështu, ai u bë vetëm lojtari i tretë, pas Steve Davis dhe Stephen Hendry, që fitoi të tre ngjarjet Triple Crown në një sezon. Përveç kësaj, ai është lojtari i parë (dhe deri më sot, lojtari i vetëm) që fitoi të tre versionet e Kampionatit Botëror profesional - Kampionatin Botëror të Snooker, Kampionatin Botëror Six-Red dhe World Seniors Championship.
Lojtari i parë me dorën e majtë për të fituar Kampionatin Botëror,[1] Williams ka fituar 22 turne renditje në përgjithësi, duke përfshirë dy UK Championship (1999 dhe 2002), duke e bërë atë të pestin në listën e të gjitha kohërave. Ai gjithashtu ka fituar Masters në dy raste (1998 dhe 2003). Forma e tij filloi të bjerë pas titullit të tij të dytë të Kampionatit Botëror më 2003; ai më pas u largua nga 16 kryesuesit pas sezonit 2007–08, por ai e rimori vendin e tij për 2009–10. Williams ka përpiluar 486 century break gjatë karrierës së tij, si dhe dy maximum break në konkurrencë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Mark Williams - World Snooker" (në anglisht). 28 janar 2011.