Jump to content

Lego

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lego
Logoja e përdorur që nga viti 1998
LlojiKomplet ndërtimi
Shpikësi(t)Ole Kirk Christiansen
KompaniaThe Lego Group
VendiDanimarkë
Disponueshmëria1949–tani
MaterialetAcrylonitrile butadiene styrene
Faqja zyrtare

Lego (në gjuhën daneze: [leːɡo]; stilizuar si LEGO) është një linjë lodrash plastike ndërtimi, të cilat janë prodhuar nga Lego Group, një kompani private në Billund, Danimarkë. Produkti kryesor i kompanisë, Lego, ka të bëjë me tulla plastike shumëngjyrëshe që shoqërojnë një sërë ingranazhi, figurina të quajtura minifigure, dhe pjesë të tjera të ndryshme. Pjesët Lego mund të montohen dhe të lidhen me njëra-tjetrën në shumë mënyra, për të ndërtuar objekte nga më të ndryshmet. Çdo pjesë e përdorur në ndërtim mund të hiqet përsëri, dhe pjesët mund të përdoren për të bërë objekte të tjera.

The Lego Group filloi prodhimin e tullave Lego në vitin 1949. Që prej asaj kohe, një nënkulturë globale Lego është zhvilluar. Mbështetja e filmave, lojërave, garave dhe gjashtë parqeve të lojërave Legoland janë zhvilluar nën emrin e markës. Që nga korriku i vitit 2015, 600 miliardë pjesë Lego janë prodhuar.[1]

  1. ^ "The message is the medium". Intellectual Property Office blog. Gov.uk (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2022. Marrë më 20 gusht 2022.