Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) është krijuar në vitin 1958 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1959. Inicialet e tij shkurt janë K.O.K.SH. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar gjatë viteve 1958 - 1989 ka funksionuar nën emrin Komiteti i Keshillit të Përgjithshëm të BFSSH ( Bashkimi i Fiskulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë), i cili përmblidhte në vetevete të gjitha Federatat Kombëtare Sportive.Vetëm në arenën ndërkombëtare ai vepronte si Komitet Olimpik Shqiptar. Me ndryshimet e thella politike dhe ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri, pas vitit 1989, u krijuan dy struktura sportive : Ministria e Kulturës, Rinise e Sporteve dhe Komiteti Olimpik Konbëtar Shqiptar. Ky ndryshim u sanksionua me vendim të Qeverisë Shqiptare në vitin 1992. Tashmë e tërë Lëvizja Olimpike në Shqipëri drejtohet dhe menaxhohet nga KOKSH.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull nga sporti është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |