Kombi
Kombi, fjala që në gjuhën shqipe shërben për të përshkruar nacionin, është një bashkësi e qëndrueshme njerëzish e formuar mbi bazën e një gjuhë, territori, jete ekonomike, etnie ose mbrujtjeje psikologjike të përbashkët të manifestuar në një kulturë. Një komb është i ndryshëm nga një popull,[1] është më abstrakt dhe më i hapur politikisht sesa një grupacion etnik.[2] Është një komunitet kulturoro-politik që është bërë i vetëdijshëm për autonominë, njësinë dhe interesat e veçanta të vetat.[3]
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas francezes Nathalie Clayer, qe Shemsedin Samiu që në përpjekje për të bërë një dallimbërje mes termit fetar milet, përkundrejt termave kavm dhe gjind, farkëtoi ose më saktë përhapi termin komb për të përshkruar nacionin në gjuhën shqipe nga fjala kavm dhe duke shfrytëzuar me gjasë afërsinë me fjalën kombos «nyjë» në greqishte.[4] Samiu në përkushtimin e dramës "Besa":[5]
Për një kohë të gjatë kam ëndërruar të shkruaj një pjesë letrare [drama], me qëllim që të përshkruaj disa zakone dhe tradita të Arnavud kavmi [...]
Sipas Kristoforidhit, kjo fjalë ka rrënjë arabe (trans. qawm[6][7]) dhe do të thotë «fis; popull».[8]
Shiko edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Black's Law Dictionary, 4th Ed
- ^ James, Paul (1996). Nation Formation: Towards a Theory of Abstract Community (në anglisht). London: Sage Publications.
- ^ Anthony D. Smith (8 janar 1991). The Ethnic Origins of Nations (në anglisht). Wiley. fq. 17. ISBN 978-0-631-16169-1.
- ^ Clayer, Nathalie (2007). "Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe" (në frëngjisht). Karthala. fq. 182.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Gawrich, George (2006). "The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913" (në anglisht). I.B. Tauris. fq. 8. ISBN 9781845112875.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Yosmaoğlu, İpek (2013). "Blood Ties: Religion, Violence and the Politics of Nationhood in Ottoman Macedonia, 1878–1908" (në anglisht). Cornell University Press. ISBN 9780801469794.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Soleimani, Kamal (2014). "Islam and Competing Nationalisms: The Kurds and the Turks in the late Ottoman Era" (PDF). academiccommons.columbia.edu (në anglisht). A dissertation submitted in partial fulfillment of the requirement for the degree of Doctor of Philosophy in the Graduate School of Arts and Sciences - Columbia University.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Neweklowsky, Gerhard (2007). "Herrschaft, Staat und Gesellschaft in Südosteuropa aus sprach- und kulturhistorischer Sicht: Erneuerung des Zivilisationswortschatzes im 19" (në gjermanisht). Austrian Academy of Sciences Press. fq. 20.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)