Jump to content

Kombëtarja kiliane e futbollit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kili
Shirt badge/Association crest
ShoqataFederación de Fútbol de Chile (FFCh)
KonfederataCONMEBOL (Amerika e Jugut)
TrajneriMartin Lasarte
KapiteniGary Medel
Më shumë ndeshjeAlexis Sánchez (132)
Më shumë golaAlexis Sánchez (43)
StadiumiEstadio Nacional Julio Martínez Prádanos
Kodi I FIFAsCHI
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
Aktual17 Steady (28 nëntor 2019)
Më i lartë3 (prill–maj 2016)
Më i ulët84 (dhjetor 2002)
E para ndërkombëtare
Flamuri Argjentina 3–1 Kili Flamuri
(Buenos Aires, Argjentinë; 27 maj 1910)
Fitorja më e madhe
Flamuri Kili 7–0 Venezuela Flamuri
(Santiago, Kili; 29 gusht 1979)
Flamuri Kili 7–0 Armenia Flamuri
(Viña del Mar, Kili; 4 janar 1997)
Flamuri Meksika 0–7 Kili Flamuri
(Santa Clara, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara; 18 qershor 2016)
Humbja më e madhe
Flamuri Brazili 7–0 Kili Flamuri
(Rio de Janeiro, Brazil; 17 shtator 1959)
Kupa e Botës
Paraqitjet9 (E para 1930)
Rezultati më i mirëVendi i tretë (1962)
Copa América
Paraqitjet38 (E para në 1916)
Rezultati më i mirëKampionë (2015, 2016)
FIFA Kupa e Konfederatave
Paraqitjet1 (E para në 2017)
Rezultati më i mirëFinalist (2017)
Medal record
Regjistri i Medaljeve Olimpike
Futbolli i burrave[1]
Bronzi Sidnej 2000 Ekipi

Kombëtarja kiliane e futbollit përfaqson Kilin në futbollin ndërkombëtar dhe kontrollohet nga Federata Kiliane e Futbollit, organi qeverisës i futbollit në Kili. Ekipi zakonisht njihet me pseudonimin La Roja (E kuqja), dhe aktualisht ka trajner kolumbianin Reinaldo Rueda. Ata kanë marrë pjesë në nëntë edicione të FIFA Kupës së Botës, duke qënë shteti organizator në vitin 1962 ku ata e mbyllën në vendin e tretë, duke arritur rezultatin e tyre më të mirë në një Kupë Bote.

Kili ishte kampione në fuqi e Copa Américas, pasi fituan edicionin e vitit 2015 në shtëpi, ata mbrojtën titullin në mënyrë të suksesshme një vit më pas në Shtetet e Bashkuara. Para kësaj, ata kanë qënë finalist katër herë në këtë kompeticion. Si rezultat i triumfit të tyre në Copa América 2015, Kili u kualifikua në Kupën e Konfederatave 2017, ku u mposhtën në finale nga Gjermania.

1895–1950: Themelimi dhe dekadat e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Federación de Fútbol de Chile është federata e dytë më e vjetër në Amerikën e Jugut. Ajo u themelua në Valparaíso më 19 qershor 1895.[3] Kili ishte një nga katër shtetet e para që themeluan konfederatën CONMEBOL. Sëbashku me Argjentinën, Brazilin dhe Uruguajin, ata morën pjesën në edicionin e parë të Kampionatit Amerikano Jugor në vitin 1916, e cila më vonë u riemërua në Copa América.[4]

Më 12 tetor 1926, Kili shënoi golin e parë nga goditja e këndit në historinë e Copa Américas në një ndeshje ndaj Bolivisë.[5] Katër vite më vonë, ata ishin një nga trembëdhjetë shtetet që garuan në edicionin e parëFIFA Kupës së Botës. Ekipi pati një nisje të mirë, duke mposhtur Meksikën dhe Francën pa pësuar gol.[6][7] Në ndeshjen ndaj Francës, Guillermo Subiabre u bë lojtari i parë që humbet një penallti në një Kupë Bote. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit, ata u mposhtën 3–1 nga Argjentina, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë, gjë që solli edhe eliminimin nga turnamenti.[8]

Kupën e Botës 1950, Kili arriti një fitore 5–2 ndaj Shteteve të Bashkuara, por megjithatë u eliminua sërisht në fazën e grupeve.[9]

1951–1999: Kupa e Botës 1962 dhe El Maracanazo

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kili ishte vendi organizator i Kupës së Botës 1962, ku arritën edhe rezultatin më të mirë në historinë e tyre. Ata u mposhtën 4–2 nga Brazili (që në fund u triumfoi) në gjysëm-finale,[10] dhe më pas fitoi 1–0 ndaj Jugosllavisë në finalen e vogël për vendin e tretë.[11]

Kupën e Botës 1974, Kili u eliminua në fazën e grupeve, duke barazuar dy ndeshje dhe humbur një.[12] Në këtë turnament, Carlos Caszely u bë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që përjashtohet me karton të kuq; kjo gjë ndodhi në ndeshjen ndaj Gjermanisë Perëndimore.[13]

Një skandal i njohur i El Maracanazo ndodhi më 3 shtator 1989. Gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 1990Stadiumin Maracanã të Rio de Janeiros, Brazili po kryesonte 1–0 ndaj Kilit, e cila kishte nevojë të fitonte. Poritieri kilian Roberto Rojas u rrëzua në tokë me një dëmtim të dukshëm në ball. Një fishekzjarr ishte hedhur në fushë nga tifozja braziliane e quajtur Rosenery Mello do Nascimento, e cila ra rreth një metër larg Rojasit.[14] Pas Rojas u nxorr me barrelë nga fushë, lojtarët kilian dhe trajneri pretenduan se kushtet për të vazhduar lojën nuk ishin të sigurta, duke refuzuar të riktheheshin në fushë, me lojën që u ndërpre. Megjithatë, një filmim i ndeshjes tregoi se fishekzjarri i hedhur nga tifozja nuk e kishte prekur fare portierin Rojas. FIFA i dhuroi fitoren në tavolinë Brazilit, kurse Kili u përjashtua nga kualifikueset e Kupës së Botës 1994. Rojas u përjashtua përjetë nga futbolli, por më pas u fal në vitin 2001.[15]

2000–vazhdon: Dy herë kampionë të Copa Américas

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 19 korrik 2007, Federata Kiliane e Futbollit pezulloi gjashtë lojtarë nga kombëtarja për shkak të thyerjes së rregullave displinore gjatë turnamentit të Copa América. Lojtarët, të cilët ishin Jorge Valdivia (kapiten), Álvaro Ormeño, Rodrigo Tello, Jorge Vargas, Pablo Contreras dhe Reinaldo Navia, u dënuan për 20 ndeshje dhe asnjëri prej tyre nuk do të kishte mundësi të bëhej kapiten në të ardhmen.[16] Trajneri Nelson Acosta dha dorëheqjen pasi ekipi u eliminua nga turnamenti. Kili ishte kualifikuar në çerek-finale pas një fitore 3–2 kundër Ekuadorit dhe një barazimi 0–0 ndaj Meksikës. Por dy humbje, një prej tyre 6–1 ndaj Brazilit, vulosën fatin e Acostës. Vëndin e tij e zuri ish trajneri i Argjentinës Marcelo Bielsa, i cili do të drejtonte ekipin në kualifikueset e Kupës së Botës 2010.[17]

Kili u rendit i dyti gjatë kualifikueseve në zonën CONCACAF, duke marrë vetëm një pikë më pak se Brazili i vendit të parë. Gjatë këtyre kualifikuese, Kili arriti një fitore historike 1–0 ndaj Argjentinës, duke regjistruar fitoren e parë ndaj tyre në histori.[18] Në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut, Kili u eliminua në raundin e 16-tave nga Brazili.[19] Pas përfundimit të turnamentit, trajneri Bielsa rinovoi deri në vitin 2015. Ai më pas deklaroi se do të hiqte dorë nga roli i tij nëse Jorge Segovia do të zgjidhej presidenti i Federatës Kiliane të Futbollit. Ai i qëndroi kësaj deklarate, edhe pse zgjedhja e Segovias u anullua, duke bërë që në shkurt 2011 të jepte dorëheqjen.[20] Bielsa u zëvëndësua nga Claudio Borghi.[21]

Pas një vargu performancash negative dhe pas kritikave të rënda, Borghi dha dorëheqjen nga posti në nëntor 2012. Një muaj më pas, Jorge Sampaoli zuri vendin e tij, duke vendosur një rekord të reja te La Roja; ai arriti 10 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje në 15 ndeshjet e para si trajner i Kilit. Ekipi arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2014 pas një vendi të tretë të arritur në kualifikuese. Në turnament, Kili u eliminua sërisht në raundin e 16-tave nga i njëjti kundërshtar, këtë herë nga gjuajtjet e penalltive.[22]

Copa América 2015, Kili fitoi 2–0 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e parë, e cila u pasua me një barazim ndaj Meksikës. Ekipi fitoi grupin A me shtatë pikë dhe me 10 gola të shënuar, me shumë se çdo ekip tjetër. Kili më pas mposhti Uruguajin në çerek-finale dhe Perunë në gjysëm-finale. Në finalen e madhe ndaj Argjentinës, Kili fitoi 4–1 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim pa gola, duke regjistruar trofeun e parë të Copa Américas.[23]

Në janar 2016, vetëm gjashtë muaj nga triumfi në turnament, Jorge Sampaoli dha dorëheqjen nga posti i tij si trajner i Kilit.[24] Ai u zëvëndësua nga një tjetër trajner, Juan Antonio Pizzi,[25] i cili udhëhoqin ekipin drejt triumfit në Copa America Centenario në verën e vitit 2016, duke mposhtur sërisht Argjentinën nga gjuajtjet e penalltive.[26]

Uniformat e Kilit në vitin 2017; varianti i ngjyrës së kuqe te fanella dhe të shkurtrat.

Fanella e parë e Kilit është zakonisht me ngjyrë të kuqe, të shkurtra blu dhe çorape të bardha. Fanellat që përdoren në transferta janë zakonisht të bardha, me të shkurtra të bardha dhe çorape blu. Uniforma me ngjyrat e kuqe, bardhë dhe blu u prezantua për herë të parë në Kampionatin Amerikano Jugor 1947, paraardhësi i Copa América. Kjo unifromë me këto ngjyra është përdorur që nga ajo kohë. Në vitin 2016, ngjyra e kuqe u vendos te të shkurtat për herë të parë si një variant tjetër.

Në gusht 2010, Puma fitoi kontratën për t'u bërë prodhuesi zyrtar i uniformave të Kilit për vitet 2011–15, duke paguar 3 milion $ në vit. Kontrata gjithashtu përfshinte që ata të prodhonin edhe uniformat e gjyqtarëve dhe topat në kompeticionet vendore të Kilit. Prodhuesi i mëparshëm i Kilit, nga viti 2004 e deri në 2010, ishte Brooks Sports.[27]

Puma ndërpreu kontratën me Kilin pas përfundimit të Copa América 2015. Pas kësaj, Federata Kiliane e Futbollit nënshkroi një marrëveshje me kompaninë amerikane Nike. Marrëveshja do të zgjasë deri në Kupën e Botës 2022.[28]

Estadio Nacional në mbrëmje.

Kili i luan ndeshjet kualifikuese në Estadio Nacional Julio Martínez Prádanos. Stadiumi ndodhet në Santiago, më saktësisht në komunën e Ñuñoas. Ndërtimi i stadiumit filloi në shkurt 1937 dhe përfundoi në dhjetor 1938; stadiumi u hap zyrtarisht më 3 dhjetor 1938. Kapaciteti sipas regjistrimit zyrtar është 49,000 spektator, por në raste kur ka pasur kërkesa të larta ka kaluar edhe shifrën 75,000 spektator.[29] Një shëmbull konkret do të ishte dhe ndeshja gjysëm-finale e Kupës së Botës 1962 ndaj Brazilit, ku mbi 76,000 tifozë e ndoqën takimin. Pjesmarrja rekord është 85,262; kjo rekord u regjistrua më 26 dhjetor 1962 në ndeshjen midis Universidad Católica dhe Universidad de Chile.

Në këtë stadium janë luajtur katër finale të Copa Américas, finalja e Kupës së Botës 1962 dhe finalja e Kupës së Botës për të rinjë 1987.

Kili ka një rivalitet me Argjentinën,[30] duke luajtur më shumë ndeshje në histori ndaj tyre (90). Kili është gjithashtu ekipi i tretë me të cilën Argjentina është përballur më shumë. Ndeshja e parë midis tyre u luajt më 27 maj 1910 në Buenos Aires.[31] Kili ka një rekord shumë negativ përball Argjentinës, duke fituar vetëm 8 herë në histori.[32] Fitorja e tyre e parë në ndeshje zyrtare erdhi në tetor 2008 në kualifikueset e Kupës së Botës 2010.[33]

Rivaliteti i futbollit Kili–Peru njihet në gjuhën spanjolle me emrin Clásico del Pacífico (Derbi i paqsorit).[34] Ky rivalitet konsiderohet si një nga rivalitetet më të ashpëra në futboll.[35] Gazetari Greg Duke i CNN World Sport e ka renditur mes dhjetë rivaliteteve më të mëdhaja të botës së futbollit.[36] Rivaliteti ndërmjet këtyre dy shteteve buron nga marrëdhënjet historike politike, problemet me kufinjtë dhe Lufta e Paqsorit,[37][38][39] duke bërë që ndeshjet midis tyre të prodhojnë një nga atmosferat më intensive në historinë futbollistike të Amerikës së Jugut.[35]

Kili u përball për herë të parë me Perunë në Kampionatin Amerikano Jugor 1935, duke u mposhtur 1–0.[40]

Trajneri i parë i Kilit ishte Carlos Fanta, i cili e drejtoi ekipin në vitin 1917. Trajneri i parë i huaj i Kilit ishte uruguajiani Julián Bértola,[41] i cili mori detyrën në vitin 1918, duke zëvëndësuar Fantën. Që nga ndeshja e parë e deri tani, Kili pa pasur 44 trajnerë të ndryshëm.[42] Trajnerët që e kanë qënë më shumë se një herë në krye të ekipit janë Fernando Riera, Francisco Hormazábal, Luis Alamos, Pedro Morales, Orlando Aravena dhe Nelson Acosta.[42]

19 lojtarët e mëposhtëm u thirrën për ndeshjen miqësore ndaj Perusë më 19 nëntor 2019.[43] Megjithatë, ekipi zgjodhi të mos zhvillonte ndeshjen për të mbështetur lëvizjen sociale në Kili.[44]

Ndeshjet dhe golat janë përditsuar më 15 tetor 2019 pas ndeshjes ndaj Guineas.

Nr. Pozita Lojtari Mosha Ndeshje Gola Klubi
GK Claudio Bravo (1983-04-13) 13 prill 1983 (41 vjeç) 123 0 Anglia Manchester City
GK Gabriel Arias (1987-09-13) 13 shtator 1987 (37 vjeç) 12 0 Argjentina Racing

DF Gary Medel (kapiten) (1987-08-03) 3 gusht 1987 (37 vjeç) 126 7 Italia Bologna
DF Mauricio Isla (1988-06-12) 12 qershor 1988 (36 vjeç) 115 4 Turqia Fenerbahçe
DF Guillermo Maripán (1994-05-06) 6 maj 1994 (30 vjeç) 24 2 Franca Monaco
DF Miiko Albornoz (1990-11-30) 30 nëntor 1990 (34 vjeç) 14 2 Gjermania Hannover 96
DF Sebastián Vegas (1996-12-04) 4 dhjetor 1996 (27 vjeç) 9 1 Meksika Morelia
DF Francisco Sierralta (1997-05-06) 6 maj 1997 (27 vjeç) 2 0 Italia Udinese

MF Arturo Vidal (1987-05-22) 22 maj 1987 (37 vjeç) 115 28 Spanja Barcelona
MF Charles Aránguiz (1989-04-17) 17 prill 1989 (35 vjeç) 78 7 Gjermania Bayer Leverkusen
MF Erick Pulgar (1994-01-15) 15 janar 1994 (30 vjeç) 24 1 Italia Fiorentina
MF Diego Valdés (1994-01-30) 30 janar 1994 (30 vjeç) 13 1 Meksika Santos Laguna
MF Lorenzo Reyes (1991-06-13) 13 qershor 1991 (33 vjeç) 10 1 Meksika Atlas
MF Esteban Pavez (1990-01-05) 5 janar 1990 (34 vjeç) 8 0 Emiratet e Bashkuara Arabe Al-Nasr
MF Claudio Baeza (1993-12-23) 23 dhjetor 1993 (30 vjeç) 4 0 Meksika Necaxa
MF Felipe Gallegos (1991-12-03) 3 dhjetor 1991 (33 vjeç) 0 0 Meksika Necaxa

FW Felipe Mora (1993-08-02) 2 gusht 1993 (31 vjeç) 5 1 Meksika UNAM
FW Jean Meneses (1993-03-16) 16 mars 1993 (31 vjeç) 2 1 Meksika León
FW Christian Bravo (1993-10-01) 1 tetor 1993 (31 vjeç) 2 0 Uruguaji Montevideo Wanderers

Rekordi në kompeticione

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FIFA Kupa e Botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  Kampionë     Finalist     Vendi i tretë    Vendi i katërt  

Rekordi në FIFA Kupën e Botës Rekordi në Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës
Viti Raundi Pozicioni Ndsh Fitore Barazime Humbje Gsh Gp KPB Ndsh Fitore Barazime Humbje Poz
Flamuri 1930 Faza e grupeve 5të 3 2 0 1 5 3 Të ftuar
Flamuri 1934 U tërhoq U tërhoq
Flamuri 1938
Flamuri 1950 Faza e grupeve 9të 3 1 0 2 5 6 U kualifikua automatikisht
Flamuri 1954 Nuk u kualifikua 4 0 0 4 1 10
Flamuri 1958 4 1 0 3 2 10
Flamuri 1962 Vendi i tretë 3të 6 4 0 2 10 8 U kualifikua si vendi organizator
Flamuri 1966 Faza e grupeve 13të 3 0 1 2 2 5 5 3 1 1 14 8
Flamuri 1970 Nuk u kualifikua 4 1 2 1 5 4
Flamuri 1974 Faza e grupeve 11të 3 0 2 1 1 2 5 3 1 1 6 2
Flamuri 1978 Nuk u kualifikua 4 2 1 1 5 3
Flamuri 1982 Faza e grupeve 22të 3 0 0 3 3 8 4 3 1 0 6 0
Flamuri 1986 Nuk u kualifikua 9 5 2 2 18 12
Flamuri 1990 4 2 1 1 9 4
Flamuri 1994 U përjashtua U përjashtua
Flamuri 1998 Raundi i 16-tave 16të 4 0 3 1 5 8 16 7 4 5 32 18
Flamuri Flamuri 2002 Nuk u kualifikua 18 3 3 12 15 27
Flamuri 2006 18 5 7 6 18 22
Flamuri 2010 Raundi i 16-tave 10të 4 2 0 2 3 5 18 10 3 5 32 22
Flamuri 2014 9të 4 2 1 1 6 4 16 9 1 6 29 25
Flamuri 2018 Nuk u kualifikua 18 8 2 8 26 27
Flamuri 2022 Për t'u vendosur Për t'u vendosur
FlamuriFlamuriFlamuri 2026
Gjithsej Vendi i tretë 9/23 33 11 7 15 40 49 147 62 29 56 218 194

FIFA Kupa e Konfederatave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  Kampionë     Finalist     Vendi i tretë    Vendi i katërt  

Rekordi në FIFA Kupën e Konfederatave
Viti Raundi Pozicioni Ndsh Fitore Barazime* Humbje Gsh Gp
Flamuri 1992 Nuk u kualifikua
Flamuri 1995
Flamuri 1997
Flamuri 1999
Flamuri Flamuri 2001
Flamuri 2003
Flamuri 2005
Flamuri 2009
Flamuri 2013
Flamuri 2017 Finalist 2të 5 1 3 1 4 3
Gjithsej Finalist 1/10 5 1 3 1 4 3
Rekordi në Kampionati Amerikano Jugor
Viti Raundi Pozicioni Nd F B* H Gsh Gp
Flamuri 1916 Vendi i katërt 4të 3 0 1 2 2 11
Flamuri 1917 Vendi i katërt 4të 3 0 0 3 0 10
Flamuri 1919 Vendi i katërt 4të 3 0 0 3 1 12
Flamuri 1920 Vendi i katërt 4të 3 0 1 2 2 4
Flamuri 1921 U tërhoq
Flamuri 1922 Vendi i pestë 5të 4 0 1 3 1 10
Flamuri 1923 U tërhoq
Flamuri 1924 Vendi i katërt 4të 3 0 0 3 1 10
Flamuri 1925 U tërhoq
Flamuri 1926 Vendi i tretë 3të 4 2 1 1 14 6
Flamuri 1927 U tërhoq
Flamuri 1929 Nuk mori pjesë
Flamuri 1935 Vendi i katërt 4të 3 0 0 3 2 7
Flamuri 1937 Vendi i pestë 5të 5 1 1 3 12 13
Flamuri 1939 Vendi i katërt 4të 4 1 0 3 8 12
Flamuri 1941 Vendi i tretë 3të 4 2 0 2 6 3
Flamuri 1942 Vendi i gjashtë 6të 6 1 1 4 4 15
Flamuri 1945 Vendi i tretë 3të 6 4 1 1 15 5
Flamuri 1946 Vendi i pestë 5të 5 2 0 3 8 11
Flamuri 1947 Vendi i katërt 4të 7 4 1 2 14 13
Flamuri 1949 Vendi i pestë 5të 7 2 1 4 10 14
Flamuri 1953 Vendi i katërt 4të 6 3 1 2 10 10
Flamuri 1955 Finalist 2të 5 3 1 1 19 8
Flamuri 1956 Finalist 2të 5 3 0 2 11 8
Flamuri 1957 Vendi i gjashtë 6të 6 1 1 4 9 17
Flamuri 1959 Vendi i pestë 5të 6 2 1 3 9 14
Flamuri 1959 Nuk mori pjesë
Flamuri 1963
Flamuri 1967 Vendi i tretë 3të 5 2 2 1 8 6
Gjithsej Finalist 22/29 103 33 15 55 166 219
Rekordi në Copa América
Viti Raundi Pozicioni Nd F B* H Gsh Gp
1975 Faza e grupeve 6të 4 1 1 2 7 6
1979 Finalist 2të 9 4 3 2 13 6
1983 Faza e grupeve 5të 4 2 1 1 8 2
Flamuri 1987 Finalist 2të 4 3 0 1 9 3
Flamuri 1989 Faza e grupeve 5të 4 2 0 2 7 5
Flamuri 1991 Vendi i tretë 3të 7 3 2 2 11 6
Flamuri 1993 Faza e grupeve 9të 3 1 0 2 3 4
Flamuri 1995 Faza e grupeve 11të 3 0 1 2 3 8
Flamuri 1997 Faza e grupeve 11të 3 0 0 3 1 5
Flamuri 1999 Vendi i katërt 4të 6 2 1 3 8 7
Flamuri 2001 Çerek-finale 7të 4 2 0 2 5 5
Flamuri 2004 Faza e grupeve 10të 3 0 1 2 2 4
Flamuri 2007 Çerek-finale 8të 4 1 1 2 4 11
Flamuri 2011 Çerek-finale 5të 4 2 1 1 5 4
Flamuri 2015 Kampionë 1rë 6 4 2 0 13 4
Flamuri 2016 Kampionë 1rë 6 4 1 1 16 5
Flamuri 2019 Vendi i katërt 4të 6 2 1 3 7 7
Flamuri Flamuri 2020 Të kualifikuar
Flamuri 2024
Gjithsej 2 tituj 17/17 80 33 16 31 122 92

Rekordet dhe statistikat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më shumë ndeshje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Alexis Sánchez është lojtari me më shumë ndeshje (132) dhe golashënuesi më i mirë (43) në historinë e Kilit.
Redaktuar më 15 tetor 2019[45]
Lojtarët me të trashë jan ende aktiv, të paktën në nivel klubesh.
Nr. Emri Periudha Ndeshje Gola
1. Alexis Sánchez 2006– 132 43
2. Gary Medel 2007– 126 7
3. Claudio Bravo 2004– 123 0
4. Arturo Vidal 2007– 115 28
Mauricio Isla 2007– 115 4
Gonzalo Jara 2006–2019 115 3
7. Jean Beausejour 2004–2019 107 6
8. Eduardo Vargas 2009– 91 38
9. Leonel Sánchez 1955–1967 84 23
10. Jorge Valdivia 2004–2017 79 7
Redaktuar më 15 tetor 2019[46]
Lojtarët me të trashë jan ende aktiv, të paktën në nivel klubesh.
Nr. Emri Periudha Gola Ndeshje Mes.
1. Alexis Sánchez 2006– 43 132 0.33
2. Eduardo Vargas 2009– 38 91 0.42
3. Marcelo Salas 1994–2007 37 70 0.53
4. Iván Zamorano 1987–2001 34 69 0.49
5. Arturo Vidal 2007– 28 115 0.24
6. Carlos Caszely 1969–1985 26 48 0.54
7. Leonel Sánchez 1955–1967 23 84 0.27
8. Jorge Aravena 1983–1989 22 36 0.61
9. Humberto Suazo 2005–2013 21 60 0.35
10. Juan Carlos Letelier 1979–1989 18 57 0.32

Tituj të vegjël

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Pas vitit 1988, u vendos rregulli që në turnament ekipet nuk mund të kenë më shumë se tre lojtarë mbi moshën 23 vjeç, dhe këto ndeshje nuk llogariten në ekipin e parë, kështu që ndeshjet nuk i llogariten edhe lojtarëve.
  2. ^ "World Football Elo Ratings: Chile". eloratings.net (në anglisht). World Football Elo Ratings. Marrë më 25 prill 2018.
  3. ^ "Confederación Sudamericana de Fútbol" (në spanjisht). Conembol.com. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2009. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  4. ^ Martín Tabeira (10 gusht 2007). "Southamerican Championship 1916" [Kampionati Amerikano Jugor 1916] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  5. ^ "1926 South American Championship" [Kampionati Amerikano Jugor 1926] (në anglisht). Revolvy. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  6. ^ "Chile 3–0 Mexico" [Kili 3–0 Meksika] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2018. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  7. ^ "Chile 1–0 France" [Kili 1–0 Franca] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  8. ^ "Argentina 3–1 Chile" [Argjentina 3–1 Kili] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  9. ^ "Groups" [Grupet] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  10. ^ "Brazil 4–2 Chile" [Brazili 4–2 Kili] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2019. Marrë më 18 dhjetor 2019.
  11. ^ "Chile 1–0 Yugoslavia" [Kili 1–0 Jugosllavia] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2019. Marrë më 18 dhjetor 2019.
  12. ^ "Groups" [Grupet] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2018. Marrë më 18 dhjetor 2019.
  13. ^ "Germany FR 1–0 Chile" [Gjermania 1–0 Kili] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2019. Marrë më 18 dhjetor 2019.
  14. ^ "Rosenery Mello do Nascimento, a "Fogueteira do Maracanã", tem morte cerebral por aneurisma no Rio aos 45 anos" (në portugalisht). Cabeça de Cuia. 6 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2011. Marrë më 18 dhjetor 2019.
  15. ^ Daniel Edwards (3 shtator 2019). "'I cut myself with a razor... I cut my own dignity' - The goalkeeper banned for life for faking an injury" ['Preva veten me brisk... Preva dinjitetin tim' - Portieri i dënuar përjetë për shkak se sajoi një dëmtim] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 18 dhjetor 2019.
  16. ^ "Chile blacklist six Copa players" [Kili pezullon gjashtë lojtarë] (në anglisht). BBC Sport. 11 korrik 2007. Marrë më 12 korrik 2007.
  17. ^ "Chile name Bielsa as new coach" [Kili emëron Bielsën si trajner të ri] (në anglisht). Soccerway. 10 gusht 2007. Marrë më 9 korrik 2015.
  18. ^ "Para la historia" [Për historinë] (në anglisht). ESPN FC. 16 tetor 2008. Marrë më 19 dhjetor 2019.
  19. ^ Paul Fletcher (29 qershor 2010). "Brazil 3–0 Chile" [Brazili 3–0 Kili] (në anglisht). Johannesburg: BBC Sport. Marrë më 19 dhjetor 2019.
  20. ^ Claudio Cerda (5 shkurt 2011). "Bielsa resigns as Chile coach" [Bielsa jep dorëheqjen si trajner i Kilit] (në anglisht). Reuters. Marrë më 19 dhjetor 2019.
  21. ^ "Claudio Borghi appointed Chile coach" [Claudio Borghi vendoset trajner i Kilit] (në anglisht). Fox Sports. 24 shkurt 2011. Marrë më 19 dhjetor 2019.
  22. ^ "Hulio Sezar heroi, Brazili kualifikohet nga pika e bardhë". Panorama Sport. 28 qershor 2014. Marrë më 19 dhjetor 2019.
  23. ^ "Kupa e Amerikës, Kili shpallet kampion për herë të parë. Argjentina mposhtet 4-1 me penallti". Top-Channel.tv. 5 korrik 2015. Marrë më 19 dhjetor 2019.
  24. ^ "Kili, largohet trajneri Jorge Sampaoli". Top-Channel.tv. 20 janar 2016. Marrë më 19 dhjetor 2019.
  25. ^ "Juan Antonio Pizzi, trajneri i ri i Kilit". Botasot.info. 30 janar 2016. Marrë më 19 dhjetor 2019.
  26. ^ Gentian Spiri (27 qershor 2016). "Kili fiton Kupën e Amerikës, vijon mallkimi për Messin në kombëtare". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2019. Marrë më 19 dhjetor 2019.
  27. ^ "Selección chilena mantendrá su indumentaria hasta el 2008" (në spanjisht). Emol. 5 prill 2007. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  28. ^ "Así es la nueva camiseta que utilizará la «Roja» rumbo a Rusia 2018" (në spanjisht). Epicentro Chile. 1 gusht 2015. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  29. ^ "Estadio Nacional de Chile" (në anglisht). The Stadium Guide. Marrë më 9 korrik 2015.
  30. ^ Rosalba O'Brien (2 korrik 2015). "Bitter rivals Chile and Argentina face off in soccer showdown" [Rivalët e hidhur Kili dhe Argjentina përballen në shfaqjen e futbollit] (në anglisht). Reuters. Marrë më 21 dhjetor 2019.
  31. ^ "Argentina v Chile, 27 May 1910" [Argjentina v Kili, 27 maj 1910] (në anglisht). 11v11.com. Marrë më 21 dhjetor 2019.
  32. ^ "Chile national football team: record v Argentina" [Kombëtarja kiliane e futbollit: rekordi v Argjentinës] (në anglisht). 11v11.com. Marrë më 21 dhjetor 2019.
  33. ^ "Chile v Argentina, 15 October 2008" [Kili v Argjentina, 15 tetor 2008] (në anglisht). 11v11.com. Marrë më 21 dhjetor 2019.
  34. ^ "A derby and a debut in South America" [Një derbi dhe debutim në Amerikën e Jugut] (në anglisht). FIFA. 10 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2015. Marrë më 4 korrik 2015.
  35. ^ a b Juan Arango (20 mars 2013). "Peru, Chile and the War of the Pacific" [Peruja, Kili dhe lufta e paqsorit]. The New York Times (në anglisht). Marrë më 25 dhjetor 2016.
  36. ^ Greg Duke (6 nëntor 2008). "Top 10 international rivalries" [Top 10 rivalitetet ndërkombëtare] (në anglisht). CNN. Marrë më 27 qershor 2013.
  37. ^ "Politics, war and the bicycle kick: Chile and Peru set to renew storied rivalry at Copa America" [Politika, lufta dhe rrofeshata: Kili dhe Peru gati të rinovojnë rivalitetin e rreptë në Copa America] (në anglisht). The National. Marrë më 25 dhjetor 2016.
  38. ^ "Inside South American Soccer Rivalries" [Brënda rivaliteteve të futbollit të Amerikës së Jugut]. wbur.org (në anglisht). Marrë më 25 dhjetor 2016.
  39. ^ Gideon Long. "Fierce rivalry underpins Chile versus Peru clash" [Rivaliteti i ashpër nënkupton përplasjen Kili kundër Perusë] (në anglisht). Reuters. Marrë më 25 dhjetor 2016.
  40. ^ "Chile – Peru matches, 1935–2011" [Ndeshjet Kili – Peru, 1935–2011] (në anglisht). RSSSF. 6 mars 2012. Marrë më 17 qershor 2013.
  41. ^ "Julián Bértola" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 21 dhjetor 2019.
  42. ^ a b "Chile national football team managers" [Trajnerët e kombëtares kiliane të futbollit] (në anglisht). Revolvy.com. Marrë më 21 dhjetor 2019.
  43. ^ "Nómina de la Selección Chilena para amistoso con Perú". anfp.cl (në spanjisht). Marrë më 7 nëntor 2019.
  44. ^ "Comunicado Selección Chilena". anfp.cl (në spanjisht). Marrë më 13 nëntor 2019.
  45. ^ Roberto Mamrud. "Appearances for Chile National Team" [Paraqitjet për Kombëtaren kiliane] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 21 dhjetor 2019.
  46. ^ "ALL-TIME TOP GOALSCORERS" [Golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 21 dhjetor 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]