Jump to content

Kiço Xhavella

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kiço Xhavella, politikan, gjeneral shqiptar nga Suli, ish kryeministër i Greqisë.

Lindi, më 1801, në Sul, dhe u rrit në ishullin e Korfuzit, ku kishin emigruar të parët e fisit të tij. Ai ishte i biri i Foto Xhavellës dhe nipi i Llambro Xhavellës. Në vitin 1820, ai u rikthye në Sul, pas marrëveshjes që kishin bërë Xhavellajt me Ali Pasha Tepelenën dhe, në atë kohë, në moshën 19-vjeçare, mori titullin kapedan.

Pas kësaj, ai shkoi në Itali për të marrë një sasi armësh. Kur u kthye prej andej, Aliu ishte vrarë e suliotët ishin larguar për së dyti nga Suli.

Në atë kohë, Kiço Xhavella u bashkua me Marko Boçarin dhe luftoi së bashku me të.

Në vitin 1835, Mbreti Othon e caktoi atë si adjutant të tij, duke e bërë nën gjeneral dhe mbikqyrës të përgjithshëm të ushtrisë. Pas vdekjes së ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Karaskaqit, në vitin 1844, Kiço Xhavella shërbeu si prokuror dhe kryegjeneral, ndërsa në vitet 1847-1848, ai mori postin e kryeministrit të Greqisë. Kiço Xhavella vdiq, në Mesolongj, në vitin 1855.