Jon Flanagan
Flanagan duke luajtur për Liverpool në 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Jonathon Patrick Flanagan | ||
Datëlindja | 1 janar 1993 | ||
Vendlindja | Liverpool, Angli | ||
Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Liverpool | ||
Numri | 38 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2004–2011 | Liverpool | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011– | Liverpool | 35 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2011 | Anglia U–19 | 1 | (0) |
2013 | Anglia U–20 | 2 | (0) |
2011– | Anglia U–21 | 3 | (0) |
2014– | Anglia | 1 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15:17, 2 janar 2015 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 00:56, 2 janar 2015 (UTC) |
Jonathon Patrick "Jon" Flanagan (lindur më 1 janar 1993) është një futbollist anglez i cili luan me Liverpool në Premier League dhe me kombëtaren U–21 si mbrojtës. Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në fitoren 3–0 kundër Manchester City më 11 prill 2011 në moshën 18 vjeçare.[1] Ai është nipi i mbrojtësit të djathtë të Torontos, Bradley Orr.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Liverpool
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Akademia dhe Rezervat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kohën kur ishte ende në skuadrën U–18, ai bëri debutimin e tij me skuadrën e rezervave kundër Hull City në mars 2010. Ai u promovua në skuadrën e rezervave në sezonin 2010–11, duke u paraqitur në ndeshjen e Lancashire Senior Cup kundër Oldham Athletic. Ai më pas u kap si një lojtarët që duhet vëzhguar nga shkrimtari i The Times, Tony Barrett.[2]
Debutimi me skuadrën e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Flanagan bëri debutimin e tij me skuadrën e parë pasi luajti si titullar në ndeshjen e Premier League kundër Manchester City në Anfield më 11 prill 2011 duke mbajtur fanellën me numrin 38, duke luajtur si mbrojtës i djathtë. Liverpool fitoi ndeshjen me rezultatin 3–0, me 18 vjeçarin që luaji 90 minuta.[3]
I riu nuk ishte keq. Për ne kjo është me të vërtetë inkurajuese edhe për shkak se ajo është një reflektim i punës që po bëhet në akademi dhe në qoftë se ne kemi një akademi fortë ne mund të përfitojnë vetëm për vitet që do të vijnë.
— Kenny Dalglish duke komentuar për derbutimin e Flanagan.[4]
Flanagan vazhdoi të thirrej në skuadrën e parë për shkak edhe të dëmtimeve të Martin Kelly dhe Glen Johnson, duke luajtur ndeshjen e dytë si titullar 90 minuta javën tjetër në barazimin 1–1 në Stadiumin Emirates kundër Arsenalit, në ndeshje ku Flanagan aksidentalisht dëmtoi kapitenin Jamie Carragher pas një përplasje kokë më kokë. Megjithatë, kjo përplasje nuk e dëmtoi 18 vjeçarin i cili bëri një paraqitje të mirë. Në ndeshjen e rradhës në shtëpi kundër Birmingham City, sëbashku me shokun te akademia Jack Robinson, Flanagan luajti 90 minuta duke ndihmuar Liverpoolin që të mbante portën e paprekur në fitoren 5–0.[5] Performancat e tij bënë që ai të ishte në formacionin e javës së BBC Sport nga Garth Crooks.[6] Në ndeshjen e pestë si titullar, Flanagan këtë herë luajti në krahun e majtë të mbrojtjes me Liverpool që fitoi me rezultatin 5–2 kundër Fulham. Në ndeshjen tjetër kundër Tottenham, Flanagan shkaktoi një penallti për një kontakt minimal me Steven Pienaar. Liverpool humbi ndeshjen me rezultatin 2-0, duke humbur një pozicion në luftën për t'u kualifikuar për në Europa League. Flanagan u nderua me çmimin "Lojtari më i mirë i ri" për sezonin 2010–11 për kontributin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ai u shpreh i lumtur për këtë çmim dhe tha se ka pasur shumë emra të cilët e kanë ndihmuar atë që të përparojë aq shumë. Ai tha pas marrjes së çmimit: "Unë para së gjithash do të doja të falënderoja xhaxha, Dalglish. Ai besoi te mua, dhe vendosi se unë isha i mira për të luajtur si titullar, dhe unë nuk mund të dëshiroja një trajner më të mirë se ai." Më 8 korrik 2011, Flanagan firmosi një kontratë afatgjatë me Liverpool.[7]
Sezoni 2011–12
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Flanagan luajti 90 minuta në ndeshjen e parë në ligë të Liverpool kundër Sunderland në shtëpi. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1–1.[8] Flanagan luajti sërisht 90 minuta në fitoren e Liverpool 3–1 jashtë fushe kundër Exeter City në League Cup dhe bëri një paraqitje tjetër duke hyrë si zëvëndësim në ndeshjen e raundit tjetër kundër Brighton & Hove Albion. Ai luajti sërisht një ndeshje si titullar me The Reds një javë pas ditëlindjes së tij të 19, duke zëvëndësuar Fabio Aurelion në fitoren 5–1 kundër Oldham Athletic në raundin e tretë të FA Cup. Flanagan u rikthye në fushë më 24 mars 2012 kundër Wigan Athletic në Premier League në mungesë së dyshës së dëmtuar Glen Johnson dhe Martin Kelly. Flanagan ruajti vendin e tij, duke luajtur 90 minuta në 2 ndeshjet e rradhës, përpara se të zëvëndësohej nga Brad Jones në ndeshjen kundër Blackburn Rovers, pasi pasimi i tij i shkurtër te portieri Doni bëri që ky i fundit të ndëshkohej me karton të kuq dhe të dilte jashtë fushe, megjithatë, Liverpool fitoi ndeshjen me rezultatin 3–2.[9]
Sezoni 2012–13
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 19 shtator 2012, Flanagan ishte një nga disa lojtarë të rinjë që udhëtuan për në Zvicër për të luajtur kundër Young Boys për një nga ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Europës. Megjithatë, Flanagan nuk luajti në ndeshje. Më 8 nëntor, ai bëri paraqitjen e parë të sezonit duke luajtur si titullar kundër Anzhi Makhachkala në Ligën e Europës. Ai luajti 90 minuta në humbjen 1–0 në Moskë. Flanagan pësoi shumë dëmtime gjatë sezonit 2012–13 duke u detyruar të humbasë shumë ndeshje me Liverpool U–21. Ai luajti gjithsej dy ndeshje me skuadrën e parë gjatë sezonit.
Sezoni 2013–14
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Flanagan luajti ndeshjen e parë si titullar pas 18 muajsh në ndeshjen jashtë fushe kundër Arsenal më 2 nëntor 2013 pas sëmundjes së Glen Johnson. Sëmundja e Johnson u bashkua dhe me dëmtimin e José Enriques, gjë që solli që Flanagan të luante në krahun e majtë të mbrojtjes së riorganizuar. Flanagan bëri debutimin e tij në derbin Merseyside, në barazimin 3–3 kundër Everton, më 23 nëntor në një ndeshje që u vlerësua nga shoku dhe kapiteni i tij i skuadrës Steven Gerrard. Flanagan u duartokit nga shokët e skuadrës kur hyri në dhomat e zhveshjes.[10] Flanagan e ruajti vendin e tij si mbrojtësi i majtë edhe në ndeshjen e rradhës kundër Hull City dhe sërisht u vlerësua për performancën e tij, pavarësisht se ndeshja u mbyll me humbjen 3–1, me trajnerin Brendan Rodgers që e përshkroi performancën e tij si "mahnitëse".[11] Flanagan shënoi golin e parë me Liverpool me një gjuajtje të fuqishme në fitoren 5–0 jashtë fushe kundër Tottenham Hotspur më 15 dhjetor.[12] Flanagan ruajti pozicionin e tij në ndeshjen kundër Cardiff City më 21 dhjetor por u zëvëndësua herët në pjesën e dytë nga Martin Kelly për shkakë të një dëmtimi e cila bëri që ai të humbiste ndeshjet festive të Liverpool.[13] Më 16 mars 2014, ai bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen në Old Trafford kundër rivalëve të Manchester United duke bërë që trajneri Rodgers ta krahasojë atë me ish mbrojtësin Steve Nicol, një lojtar që gjuante me këmbën e djathtë por luante në krahun e majtë.[14]
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në maj 2011, ai u thirr për herë të parë me kombëtaren U–19,[15] por u tërhoq për shkak të një dëmtimi. Në gusht 2011, ai u thirr në skuadrën fillestare të kombëtares U–21 për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës U–21.[16] Ai bëri debutimin e tij në fitoren 6–0 kundër Azerbajxhanit.
Më 28 maj 2013, ai ishte një nga lojtarët e thirrur nga trajneri Peter Taylor për të luajtur në 2013 Kupën e Botës U–21.[17] Ai bëri debutimin e tij më 16 qershor në fitoren 3–0 kundër Uruguajit.[18]
Flanagan është në gjëndje për të luajtur me Republikën e Irlandës për shkak të gjyshërve të tij, dhe trajneri i ri i Irlandës Martin O'Neill kërkon që ta grrumbullojë.[19]
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 19 prill 2014 [20]
Liga | Kupa | League Cup | Kontinenti | Total | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Angli | Liga | FA Cup | League Cup | Europa | Total | |||||||
2010–11 | Liverpool | Premier League | 7 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 7 | 0 |
2011–12 | 5 | 0 | 1 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 8 | 0 | ||
2012–13 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 2 | 0 | ||
2013–14 | 23 | 1 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 25 | 1 | ||
Karriera në total | 35 | 1 | 4 | 0 | 2 | 0 | 1 | 0 | 42 | 1 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Liverpool
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Flanagan starts - listen live - Liverpool FC". Liverpoolfc.tv. 11 prill 2011. Marrë më 19 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "One to watch:John Flanagan". liverpoolfc.tv. 25 korrik 2010. Marrë më 19 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hunter, Andy (12 prill 2011). "Andy Carroll at double tempo leads Liverpool rout of Manchester City". The Guardian. Londër. Marrë më 19 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dalglish praises youngsters". Sky Sports. 12 prill 2011. Marrë më 19 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Maxi nets treble in Reds rout - Liverpool FC". Liverpoolfc.tv. 23 prill 2011. Marrë më 19 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Crooks, Garth. "Garth Crooks' team of the week". BBC News. Marrë më 19 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Flanagan signs long term contract extension". Liverpool FC. Marrë më 8 korrik 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Magowan, Alistair (13 gusht 2011). "Liverpool 1–1 Sundeland". BBC Sport. Marrë më 16 shtator 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jurejko, Jonathan (10 prill 2012). "Blackburn 2–3 Liverpool". BBC Sport. Marrë më 11 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ James Pearce (24 nëntor 2013). "Steven Gerrard praises Jon Flanagan as Liverpool FC's Merseyside Derby star man". Liverpool Echo. Marrë më 19 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ James Pearce (3 dhjetor 2013). "Liverpool FC Brendan Rodgers still searching for right defensive combination ahead of clash with Norwich". Liverpool Echo. Marrë më 19 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tottenham Hotspur 0-5 Liverpool". BBC Sport. 15 dhjetor 2013. Marrë më 17 dhjetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gerrard on track for early Reds return". Liverpool Echo. 26 dhjetor 2013. Marrë më 14 janar 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ King, Dominic (20 mars 2014). "Fearless Flanagan set to be rewarded with new bumper deal at Liverpool". Mail Online. Marrë më 22 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Six young guns earn England call". Liverpool FC. 10 maj 2011. Marrë më 12 maj 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Five Reds get England U21 call". Liverpool FC. 24 gusht 2011. Marrë më 24 gusht 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Final squad named"". TheFA.com. 28 maj 2013. Marrë më 19 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Training win for Three Lions"". TheFA.com. 16 qershor 2013. Marrë më 19 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Martin O'Neill wants Liverpool's Jon Flanagan for Ireland". Newstalk. Marrë më 28 nëntor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ England - J. Flanagan - Profile with news, career statistics and history, Soccerway, 2 janar 2015
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te LFC History
- Statistikat te Soccerbase
- Profili te ESPN Soccernet
- Jon Flanagan – Rekordi kompetitiv te UEFA