Ekrem Avdiu
Ekrem Avdiu | |
---|---|
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Hoxhë Ekrem Avdiu, u lind me 18 korrik të vitit 1971 në qytetin e Mitrovicës. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, iu drejtua Medresesë ‘Alaudin' në Prishtinë për të marrë bazat kryesore të fesë Islame, e për të qenë pastaj kjo një shtytje për të vazhduar studimet e më tejme. Mendjeprehtësia, me të cilën shquhej që nga fëmijëria e tij, u vu re edhe nga profesorët e medresesë. Kështu, atij iu mundësua që shkollimin 4 vjeçarë, ta përfundojë për vetëm 3 vite. Pas përfundimit të shkollës së mesme i vazhdoi studimet në Universitetin e Medinës në të cilin diplomoi në vitin 1997.
Ai jeton dhe vepron në qytetin tani më të ndarë të Mitrovicës. Aktualisht shërben si Imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes 'Tavnik' dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës. I njohur për përdorimin e gjuhës së pastër shqipe, ai ka përkthyer dhe recenzuar një numër solid të librave fetarë, disa prej të cilave i përktheu qysh në bankat e medresesë.
Hoxha i nderuar është në përfundim të studimeve posdiplomike në Universitetin e Jinanit në Liban, në degën e 'tefsirit'. E që s’do mend se për zgjedhjen e kësaj dege ndër të tjera ka ndikuar edhe fakti se hoxha është hafëz i Kuranit.
Burimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- www.qsi-ks.com