Jump to content

Dimitrovica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dimitrovica emri mesjetar i qytetit të sotëm të Mitrovicës. Në regjistrimin e popullsisë që bënë autoritetet osmane është i shënuar si fshat me 12 shtëpi dhe 2 beqarë. Sipas të gjitha gjasave emrin e mori sipas kishës së Shën Mitrit e cila gjendej në territorin qendror të Mitrovicës së sotme. Dimitrovica u zhvillua brenda një kohe të shkurtër. Pas pak dekadash mori pamjen e një qyteti. Nga kronikat e kohës mësojmë se në vitin 1725 u ndërtua një xhami, hamami, sahat-kulla dhe qarshia. Dimitrovica është quajtur edhe “Qyteti nën kështjellë”.[1]

  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. fq. 24. ISBN 978 - 9951 - 663 - 35 - 9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)