Deti i Veriut
Deti i Veriut është një det periferik afër Oqeanit Atlantik. Është rreth 970 km i gjatë dhe 570 km i gjerë, me një sipërfaqe prej rreth 570,000 km². Deti i Veriut lidhet me Atlantikun nëpërmjet Ngushticës Dover dhe Kanalit Anglez në jug dhe nëpërmjet Detit Norvegjez në veri.
Deti i Veriut është mesatarisht 100 m i thellë, kurse thellësia maksimale mund të arrijë deri në 700 m por në disa zona cekëtirat mund të jenë vetëm 15 m thellë. Deti i Veriut shtrihet mbi atë çfarë dikur ishte bashkim i tri pllakave tektonike në kohën Palezoike. Lëvizje të bashkangjitura me këto fenomene tektonike mund të shkaktojnë tërmete dhe përmbytje të vogla. Tiparet bregdetare të këtij deti vijnë si rezultat i lëvizjeve të akullnajave dhe jo tektonikave. Shkëmbinjët përbëjnë bregdetin e pjesës veriore të Detit të Veriut, kurse pjesa e bregdetit jugorë përbëhet nga plazhet me rërë. Këto zona të ulëta janë të prekshme ndaj përmbytjeve, sidomos kur ato janë rezultat i stuhive.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |