Jump to content

Desperado

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Desperado
Desperado
Regjia ngaRobert Rodriguez
Shkruar ngaRobert Rodriguez
ProdhuesiRobert Rodriguez
Bill Borden
LuajnëAntonio Banderas
Joaquim de Almeida
Salma Hayek
Steve Buscemi
Cheech Marin
Quentin Tarantino
MuzikaLos Lobos

Kompania prodhuese
Data e publikimit
1995
Kohëzgjatja
169
ShtetiSHBA
GjuhëtAnglisht
Spanjollisht
Buxheti7,000,000$
Fitimi25,405,445$(SHBA)

Desperado është një film aksion Amerikan i vitit 1995. Filmi ka për skenarist dhe regjisor Robert Rodriguez. Eshtë vazhdim i filmit të vitit 1992 El Mariachi, dhe është filmi i dytë i trilogjisë së Rodriguezit "Trilogjia Mexico". Filmi ka aktor kryesor Antonio Banderas si një mariachi i cili kërkon të hakmerret ndaj bosit të drogës që i vrau të dashurën. Once Upon a Time in Mexico, pjesa e fundit e trilogjisë u realizua në vitin 2003.

Një njeri në një bar në Meksikë tregon një ngjarje të cilën e kishte parë, ku një njeri (Antonio Banderas) me një çantë kitare të mbushur me armë, kishte bërë kërdi. Pronarët e barit ngritin kokën kur ai përmend se mariachi po kërkonte një burrë të quajtur "Buço". Më vonë ai i thotë mariachit se bari është një vend i mirë për të filluar kërkimin e Buços. Baristi e njofton Buçon se një "njeri në të zeza" po e kërkonte dhe ai shton sigurinë. Mariachi arrin në qytet dhe shoqërohet me një djalë të ri. Më vonë ai shkon në bar ku njihet nga pronarët të cilët punojnë për Buçon, dhe ai detyrohet t'i qëllojë për t'u vetëmbrojtur. Gjatë kësaj kohe ai shpëton një grua të bukur (Salma Hayek). Më vonë ai zgjohet në një dyqan librash dhe sheh atë grua duke u kujdesur për plagët e tij. Ajo i tregon se quhet Karolina dhe është pronare e dyqanit. Ai zbulon se Buço ka nën kontroll Karolinën dhe të gjithë qytetin, duke i paguar për të fshehur aktivitetin e tij ilegal. Më vonë ai takon shokun e tij amerikan afër një kishe; por derisa janë duke dalur sulmohen nga Navajas, një vrasës me thika (Danny Trejo). Navaja vret amerikanin dhe plagos Mariachin para se të qëllohet nga njerëzit e Buços, të cilët dyshojnë se ai është Kolumbian (agjent i dyfishtë). Ata shpejt kuptojnë se ai ishte dërguar nga eprorët e Buços për të vrarë Mariachin. Atë natë, Mariachi kthehet tek Karolina. Të nesërmen, njerëzit e Buços i zënë në pritë dhe djegin dyqanin,por të dy largohen përmes çatisë. Nga aty, Mariachi drejton armën drejt Buços, por heziton dhe e largon armën pasi i sheh fytyrën. Karolina e pyet përse nuk e qëlloi, por ai nuk i përgjigjet. Më vonë, në një hotel, Mariachi i thotë Karolinës se mund të largohet nga fshati dhe të përdorë paratë që kishte fshehur për të filluar një jetë të re, por ajo i thotë se paratë ishin fshehur në librat që u dogjën. Ai atëherë thërret shokët e tij Kampa (Carlos Gallardo) dhe Kuino (Albert Michel, Jr.), të cilët takohen me të dhe së bashku shkojnë në një pjesë të shkretuar të qytetit ku përballen me njerëzit e Buços. Tre mariachët arrijnë të mposhtin banditët, por Kampa dhe Kuino vriten në betejë. Mariachi zbulon se djali i vogël që e kishte takuar më parë ishte qëlluar. Ai dhe Karolina nxitojnë për në spital para se të shkojnë në fermën e Buços. Gjatë rrugës, zbulohet se Marachi dhe Buço në fakt janë vëllezër. Buço i zemëruar me tradhëtinë e Karolinës dhe e kërcënon ta vrasë. Mariachi pa dëshirë e vret Buçon. Në spital ata kuptojnë se djali do të shërohet. Karolina më vonë kap Mariachin në rrugë përmes shkretëtirës dhe çifti vazhdojnë rrugëtimin në muzg.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]