Bule Naipi
Bule Naipi u lind në vitin në 1922 në Gjirokastër. Ajo ishte anëtare e Rinisë Komuniste, së bashku me Qemal Stafën.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që në fillim të fëmijërisë së saj u përball me vështirësi të mëdha. I ati largohet për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lë vetëm Bulen dhe të vëllain, Sadon. Të dy fëmijët e familjes Naipi dalin partizanë, duke dhënë kontribut të madh në çlirimin e vendit nga pushtuesit nazistë. Bulja, pasi tregon trimëri të pashoq në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, përfundoi në duart e armikut, i cili e vari më datën 17 korrik të vitit 1944 në sheshin “Çerçiz Topulli”, në Gjirokastër. Heroina edhe në çastet e fundit u tregua e palëkundur përpara armikut, duke treguar një virtyt të lartë të vajzave shqiptare, edhe pse ishte vetëm 22 vjeçe në atë kohë.
Në film
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në filmin shqiptar Ngadhënjim mbi vdekjen trajtohet jeta e Bule Naipit dhe Persefoni Kokëdhimës.[1] Filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm në Kinë dhe është parë nga mbi 100 milion shikues.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2014. Marrë më 9 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2014. Marrë më 9 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |