Bill Klinton
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Bill Clinton | ||
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara | ||
20 janar 1993 – 20 janar 2001 | ||
Paraardhësi: | George H. W. Bush | |
Pasardhësi: | George W. Bush | |
Guvernatori i 40-të dhe 42-të i Arkansasit | ||
9 janar 1979 – 21 dhjetor 1981 | ||
Paraardhësi: | Joe Purcell | |
Pasardhësi: | Frank D. White | |
11 janar 1983 – 21 dhjetor 1992 | ||
Paraardhësi: | Frank D. White | |
Pasardhësi: | Jim Guy Tucker | |
Të dhënat personale | ||
Lindi më: | 19 gusht 1946 | |
Lindi në: | Hope, Arkansas, USA | |
Profesioni: | Politikan, Jurist | |
Shkolla e kryer: | Universiteti Georgetown, Kolegji Universitet Oxford, Universiteti i Drejtësisë Yale | |
Partia politike: | Partia Demokratike | |
Bashkëshortja | Hillari Rodham Klinton (m.1975) | |
Fëmijë | Chelsea | |
Feja: | Baptist | |
Nënshkrimi | ||
Bill Klintën (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Klintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979. Klinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.
Bill Klintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bill Clinton, ose me emrin e plotë William Jefferson Blythe III, u lind më 19 gusht 1946 në Hope në shtetin federal Arkansas. Babai i tij Williama Jeffersona Blythea i Riu të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në një aksident automobilistik tre muaj para se të lindte Billi. Pas vdekjes së të atit Billi dhe nëna e tij kuptuan se babai i tij ishte i martuar edhe me sëpaku edhe tri gra tjera në të njejten kohë dhe se Billi kishte edhe një vëlla dhe një motër nga babai, të cilët nuk i takoi kurrë.
Si fëmijë i vogël Billi jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe, dhe me prindërit e sajë në Hope. Kur Billi mbushi një vjeç e ëma e tij shkoi në New Orleans për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për Billin u kujdesën prindërit e së ëmës. Kur Billi i kishte mbushur 4 vjeç e ëma e tij u martuar me Roger Klinton, shitës automobilash në Hope dhe Billi mori emrin William Jefferson Clinton. Dy vite më vonë prinderit u shpërngulën në Hot Springs, Arkansas.
Jeta për Billin dhe të ëmën e tij nuk ishte aspak e lehtë. Rogeri ishte alkoholist dhe bixhozxhi dhe shpesh paratë e fituara i humbte duke luajtur bixhoz, jo vetëm të tia por edhe të bashkëshortes së tij. Ai e rrihte dhe keqtrajtonte gruan e tij, ndërsa Billin dhe vëllain e tij më të vogël Roxher Junjorin, i cili kishte lindur në vitin 1956 i keqtrajtonte verbalisht.
Billi ishte shumë i lidhur me të ëmën e vet dhe nganjëherë ishte munduar ta mbronte të ëmën nga njerku që e rrihte. Kjo e solli edhe deri te konfliktet serioze me njerkun e tij. Kur ishte nxënës i shkollës së mesme, Billi më në fund u pajtua me njerkun e tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 1967.
Clintoni vijoi dy vite në shkollën katolike para se të regjistrohej në shkollën publike në Hot Springs. Ai ishte nxënës tërheqës dhe i suksesshëm.
Në vitin 1963 pas vitit të parë të shkollës së mesme, Clintoni u zgjodh si njëri nga dy përfaqsuesit nga Arkansasi në programin e qeverisë për student në Boys Nation.
Në kuadër të këtij programi ishte debatuar për të drejtat e e qytetarëve. Me këtë rast në kuadër të këtij programi takohet me presidentin J.F. Kennedy në Shtëpinë e Bardhë.
Clintoni përfundoi gjimnazin në vitin 1964 dhe u regjistrua në Universitetin Georgetown në Washington, ku zgjoi interesin për mardhënjet ndërkombtare. Gjatë viteve të shkollës ai u angazhua të ndihmojë në punët e komitetit të Senatit për punët e jashtme të cilat i udhëhiqte senatori William Fulbright, demokrat nga Arkanzasi.
Clintoni ishte admirues i tij sepse kritikonte rreptë përzierjen amerikane në luftën e Vjetnamit. Clintoni gjithashtu ishte simpatizues i lëvizjes së zezakëve të viteve 1960-të.
Pas vrasjes në vitin 1968 të Martin Luther King (disa ditë para se ta kryente shkollimin), që shkaktoi kryengritjen e zezakëve në disa qytete amerikane, Clintoni ishte vullnetar për të ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje për njerzit që kishin mbetur pa shtëpi.
Gjatë vitit të dytë të studimeve Clintoni fitoi bursën e Rhod dhe shkoi në Universitetin e Oxfordit në Angli ku kaloi dy vite. Në vitin 1970, Clintoni u regjistrua në Fakultetin Juridik në universitetin e Yale. Shkollimin e pagoi duke punuar në punë të ndryshme. Këtu takoi Hillary Diane Rodham nga Chicagoja. Clintoni u diplomua për Juridik në vitin 1973 dhe shkon në Fayetteville në Arkansas për të dhënë mësim në Fakultetin Juridik të Arkanzasit. Ai dhe Hillari u martuan më 19 n[ntor 1975. Ata kanë vetëm një vajzë, Chelsea Victoria Clinton, e cila lindi më 27 Shkurt 1980.
Karriera politike 1978-1992
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Guvernator i Arkansas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas diplomimit nga Yale Law School, Klinton u kthye në Arkansas dhe u bë profesor në Universitetin e Arkansasit. Një vit më vonë, ai kandidoi për Shtëpinë e Përfaqësuesve në vitin 1974. John Paul Hammerschmidt, mundi Klintonin me një diferencë % 52-48%. Pa opozitë në zgjedhjet e përgjithshme, Klinton u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm i Arkansas në vitin 1976.
Klinton u zgjodh Guvernator i Arkansas në 1978, duke u bërë guvernatori më i ri në vend, në moshën tridhjetë e dy vjeçare. Ai punuoi mbi reformën arsimore dhe rrugët e Arkansas, dhe gruaja e tij Hillari udhëhoqi një komitet të suksesshëm në reformën e kujdesit shëndetësor urban. Megjithatë, mandati i tij përfshinte një taksë jopopullore për automjetet dhe zemërimin e qytetarëve mbi ikjen e refugjatëve Kuban (nga boatlift Mariel) të arrestuar në Fort Chaffee në vitin 1980. Monroe Schwarzlose nga Kingsland në Cleveland County, fitoi 31% të votave kundër Klinton në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Demokratike për guvernator të vitit 1980. Disa sugjeronin se pjesëmarrja e paparashikuar e vtuesve të Schwarzlose shkaktoi humbjen e Klintonit në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti nga sfidanti republikan Frank D. White. Klinton ka thënë me shaka se ai ishte ish-guvernatori më i ri në historinë e vendit.
Klinton iu bashkua firmës së avokatëve të mikut të tij Bruce Lindsey Wright, "Lindsey dhe Jennings", duke e kaluar shumicën e dy viteve të ardhshme të punës për fushatën e re e tij zgjedhore. Klinton u zgjodh përsëri guvernator në vitin 1982 duke mbetur në këtë detyrë për dhjetë vjet.
Ai ndihmoi në Arkansas për të transformuar ekonominë e tij dhe të përmirësojë ndjeshëm sistemin arsimor shtetëror. Ai u bë një figurë kryesore ndër demokratët e Rinj. Demokratët e Rinj, të organizuar brenda Këshillit të Lidershipit Demokratik (DLC) ishin një degë e Partisë Demokratike, që bëri thirrje për reforma sociale dhe qeveri më të vogël, një politikë të mbështetur nga demokratët dhe republikanët. Ai shërbeu si Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Guvernatorëve më 1986-1987, duke e çuar atë në një audiencë përtej Arkansas.
Klinton ndihmoi në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e prioriteteve të larta arsimore. Për të moshuarit, ai hoqi taksën e shitjes së medikamenteve dhe rriti përjashtimet nga taksat pronarët e shtëpive.
Në fillim të viteve 1980, Klinton e bëri reformën e sistemit të arsimit në Arkansas një përparësi kryesore. Komiteti i Standardeve të Arsimit të Arkansasit, i kryesuar nga gruaja e Klintonit, Hillary Rodham Clinton, avokate dhe Kryetare e Korporatës së Shërbimeve Ligjore, transformoi sistemin arsimor të Arkanzasit, duke e shndërruar atë nga më të keqin në SHBA, në një ndër më të mirët. Kjo është konsideruar nga shumë vetë si arritja më e madhe e Klintonit si guvernator. Klintoni dhe komisioni janë përgjegjës për përmirësimin e programeve arsimore shtetërore, sidomos shpenzimet më të mëdha për shkollat, rritjen e mundësive për fëmijët e talentuar, një rritje në arsimin profesional, rritjen e pagave të mësimdhënësve, përfshirjen e një shumëllojshmëri të gjerë të kurseve, si dhe testimi i detyrueshëm për mësues që aspirojnë edukatorët.
Marrëdhëniet personale dhe aktivitetet e biznesit të Klintonve, gjatë viteve 1980, përfshinin transaksione që u bënë bazë e hetimit Whitewater, i cili më vonë ndoqi administratën e tij presidenciale. Pas hetimeve të gjera për disa vjet, nuk u bënë padi kundër Klintonve lidhur me vitet në Arkansas .
Zgjedhjet paraprake presidenciale brenda Partisë Demokratike të vitit 1988
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1987 kishte spekulime në media se Klinton do të hyjë garë pasi Guvernatori i atëhershëm i Nju Jorkut Mario Cuomo nuk pranoi për të kandiduar dhe kryesuesi i garës Gary Hart u tërhoq për shkak të zbulimit të marrëdhënieve jashtëmartesore. Klinton vendosi të mbetet si guvernator i Arkansasit (pas konsideratës për kandidaturën e mundshme të Hillary Rodham Clinton për guvernatore, e favorizuar në fillim, por e refuzuar më në fund, nga zonja Klinton). Klinton mbështeti kandidaturën e Michael Dukakis, Guvernator i Massachusetts. Megjithatë, ai mbajti fjalën e natës së hapjes së Konventës Kombëtare Demokrate të vitit 1988, e cila ishte në televizion në shkallë kombëtare, por ai u kritikua për kohën e gjatë. Duke paraqitur veten si e moderuar dhe një anëtar i krahut të Demokratëve të Rinj të Partisë Demokratike, ai drejtoi Këshillin e Lidershipit Demokrat të moderuar në 1990 dhe 1991.
Fushata presidenciale 1992
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Presidenca 1993-2001
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mirënjohjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Biography of William J. Clinton". The White House (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2009-01-11. Marrë më 2023-08-01.
- William J. Clinton Foundation faqe zyrtare
- Photos of Bill Clinton's bringing peace to the Middle East. (angl.)
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Bill Clinton. |