Jump to content

Amantët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stadiumi i Amantias i ndërtuar në shekullin III pes.

Amantët (Greqishtja e lashtë Άμαντες, Ἀμάντιεύς, Latin Amantes ) ishin një fis i ilirëve në kohërat antike me kryeqendrën e tyre, në Amantia (Amantis Ἀμάντις), i cili ndodhej në bregun e majtë të rrjedhës së sipërme të lumit Vjosa (Aos), në kufirin e Ilirisë dhe Epirit. Origjina e tyre mitike i lidh ata me abantët që luftojnë në Luftën e Trojës sipas emrit alternativ abantes. Burimet historike i përmenden që nga shekulli V pes., vendbanimet kryesore të tyre ishin Amantia, Thronion, Kalaja Olimpe dhe Matohasanaj. Në afërsi të territoreve të Epirit, bashkësia e Amantëve dhe Bylinëve konsiderohen si ndër më të vjetrat në mesin e Ilirëve. Efektet e forta të helenizimit vërehen që nga shekulli IV pes. Të organizuarKoinone, ata filluan farkimin e monedhave të tyre ndërsa Amantia u bë një vend i rëndësishëm adhurimi. Stadiumi më i njohur nga ajo periudhë në Shqipëri u zbulua gjithashtu në Amantia. Sipas disa mendimeve, amantët janë helenizuar (greqizuar) aty nga shekulli II, kur edhe përmenden për herë të fundit.

Burimi klasike i përmendin amantët për herë të parë në shekullin V pes. si banorë të rrethinave të Orikumit: Periplusi i Pseudo-Skylaksit, i renditë në mesin e ilirëve jugorë, krahas me Atintanët. Kjo zonë është e vendosur në kufirin e Ilirisë dhe Epirit, midis lumenjve Ajos ( Vjosa ) dhe sot e njohur si Shushica, në trevën verilindore të Bjeshkëve Akrokeraune. Në veriperëndim ndodhej qyteti i Apolonisë, themeluar në fund të shekullit VII. Vendndodhja e Amantëve nuk ka ndryshuar ndjeshëm gjatë shekujve.Pausanias në veprën e tij gjeografike të shekullit II, shkruan se ata ende jetonin në Luginën e Shushicës në anën verilindore të Maleve Akrokeraune.

Origjina mitike Amantëve përmend Thronionin, afër Aulonës (Vlora), si vendbanimi kryesor i tyre, dhe sipas Paussanias amantat e shekullit V, kishin lidhje me Thronionin. Një shekull më vonë, në Periplusin e Pseudo-Skylaksit përmendet Amantia si "Polis i amantëve". Koha e themelimit të qytetit është e pasigurt, ndërsa nga gërmimet arkeologjike dihet se shekullin VI pes. një popullatë vendase përdorte enë argjile korintiane jetonte në vendin e saj, ndërsa në shekullin V pes. Amantia, e cila kishte hyrë në rrugën e urbanizimit, ishte rrethuar nga një mur. Vendbanime të tjera të rëndësishme ishin Kalaja Olimpe, Matohasanai me kohë ndërtimi të pasigurt por që ruante kufirin juglindor të zonës së tyre të vendbanimit, dhe, sipas disa mendimeve, porti i Zvërnecit (Treportit) ndodhej në skajin veriperëndimor të Amantëve. Në kufirin e tyre verior ndodheshin Bylinët të cilëve u takonte Kështjella e Margëlliçit.

  • Cabanes, Pierre (1988) Les illyriens de Bardulis à Genthios (IVe–IIe siècles avant J.-C.). Paris: SEDES. = Regard sur l’histoire, 65. ISBN 2718138416
  • Ceka, Neritan (2013) The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. ISBN 9789928407467
  •  Dautaj, Burhan (1972) Zbulimi i qytetit ilir Dimal. Iliria, II. 135–150.
  •  Gilkes; Oliver (2013) Albania: An archaeological guide. London; New York: I. B. Tauris. ISBN 9781780760698
  •  Jacques, Edwin E (2009) The Albanians: An ethnic history from prehistoric times to the present. Jefferson: McFarland. ISBN 9780786442386
  •  Korkuti, Muzafer (2013) Albania: Archaeological studies on the prehistory of Albania. Tirana: Academy of Sciences of Albania. ISBN 9789995610517
  •  Pollo, Stefanaq & Puto, Arben (1981) The history of Albania from its origins to the present day. Ass. by Kristo Frasheri, Skënder Anamali; transl. by Carol Wiseman, Ginni Hole. London: Routledge & Kegan. ISBN 071000365X
  •  Wilkes, John (1992) The Illyrians. Oxford; Cambridge: Blackwell. = The Peoples of Europe, ISBN 0631146717