Jump to content

Abedin Shehu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Abedin Shehu (Bicaj, 2 janar 1918 - Tiranë, 1988) ka qenë arsimtar, nëntoger i ushtrisë italiane, partizan dhe ministër i shtetit shqiptar.

Lindur ne Bicaj te Kukesit, ne vitin 1918. Shkollen e mesme e kreu ne Shkoder dhe vazhdoi shkollen ushtarake ne Itali. Me fillimin e luftes nderpret studimet dhe kthehet ne vendlindje, ku krijon ceten e pare partizane ne Kukes. I palodhur ne luften kunder okupatorit ku duhet te permenden shmangia e vellavrasjes dhe perpjekjet per tu bashkuar te gjitha forcat politike ne luflte kunder okupatorit. Ishte komisar i brigates 24 sulmuese. Me mbarimin e luftes zgjidhet deputet ne Kukes. Duhet permendur fakti se me inisiativen e tij u pajtuan shume familje te cilat ishin ne hasmeri. Ne vitin 1946 fillon pune ne kryeministri si Sekretar i Pergjithshem. Ne vitin 47 zv Minister dhe ne vitin 49 Minister i Industrise se Rende dhe puneve botore. I palodhur ne pune i thjeshte dhe shume popullor. Ishte realist mbi gjendjen e vendit por shume optimist per te ardhmen e Shqiperise. Abedin Shehu ishte nje burre i ndershem qe i duhej Shqiperise por nuk i duhej ne qeveri Enver Hoxhes, i cili ne vitin 1950 e akuzon per krijim te grupit armiqesor dhe e perjashton nga partia. Abedin Shehu nuk pranon asnje nga akuzat e shumta te bera nga diktatori dhe nuk ben autokritike. Ne vitet ne vijim punon si puntor i thjeshte me ndershmeri. Vdiq ne vitin 1988.