Diktatori: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
v r2.7.1) (roboti shtoj: sw:Dikteta |
v r2.7.2+) (roboti shtoj: ceb:Diktador |
||
Rreshti 19: | Rreshti 19: | ||
[[br:Diktatour]] |
[[br:Diktatour]] |
||
[[bs:Diktator]] |
[[bs:Diktator]] |
||
[[ceb:Diktador]] |
|||
[[cs:Diktátor]] |
[[cs:Diktátor]] |
||
[[cy:Unben]] |
[[cy:Unben]] |
Versioni i datës 19 dhjetor 2011 13:56
Diktator është sundimtari i një vendi (p.sh. absolutist apo autokratik) i cili merr pushtet vetiak absolut. Kur shtetet e tjera e quajnë kreun e një shteti të veçantë diktator, ai shtet quhet diktaturë. Fjala diktator e ka origjinën nga titulli i një gjykatësi në Romën e lashtë të emëruar nga Senati për të sunduar republikën në kohë të jashtëzakonshme.
Ashtu si termi tiran, fillimisht një titull i respektuar në Greqinë e lashtë, dhe në një shkallë më të vogël autokrat, termi diktator përdoret pothuajse ekskluzivisht si një term për një sundimtar shtypës dhe abuziv.
Në përdorimin modern, termi "diktatori" është përdorur zakonisht për të përshkruar një lider, i cili mban dhe abuzon një sasi të jashtëzakonshme të pushtetit personal, veçanërisht kompetenca për të bërë ligje pa përmbajtje efektive nga një kuvend kukull. Diktaturat karakterizohet nga tiparet e mëposhtme: pezullimin e zgjedhjeve ose zhvillimin e zgjedhjeve fiktive ku personat që do të zgjidhen janë paracaktuar, pezullimin e lirive civile, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme; sundim me dekret, shtypjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë, lejimin vetëm të një partie politike, dhe propagandimin e kultit të diktatorit.
Termi "diktator" është i krahasueshëm, por jo sinonim me konceptin e lashtë të tiranit. Shumë nga njerëzit që kanë ardhur në pushtet në regjime të tilla si junta ushtarake, shtete një partiake dhe qeveri civile nën sundimin personal, janë përshkruar si diktatorë. Për shembull, Hitleri, Mussolini, Mao Ce Duni dhe Kim Jong-il.