Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Fakulteti Filozofik
Departamenti i Historisë
Punim seminarik
Lënda: Histori e sistemeve politike
Tema:
Historia e institucioneve dhe ndarja e sistemeve politike
Mentori: Studenti: Dr. Sc. Selim Bezeraj Agnesa Halimi
Albora Fusha
Qendrim Mazreku
Valdrin Rrahmani
Prishtinë,2015
PËRMBAJTJA
ABSTRAKTI ...................................................................................................... 3
PARATHËNIE ........................................ .......................................................... 4
HYRJE.................... ............................................................................................ 5
KAPITULLI I
I.I. Institucionet Antike…………………………………………………………………… 7
KAPITULLI II
II.I. Historia e institucioneve mesjetare dhe roli i kishës katolike në Europe ……… 9
KAPITULLI III
III.I. Ndarja e sistemeve te qeverisjes ………………………………………………... 10
KAPITULLI IV
III.I. Demokracia Liberale ……………………………………………………………….12
ABSTAKTI
Ne kete punim seminarik do trajtojme historine e instucioneve te para antike ,rendesine e tyre dhe rolin qe ato luajten ne Kohen dhe vendin ne te ciin u krijuan.Do shohim sesi njerezit nga nevojat e pergjithshmë qe ata kishin ne ate kohe,nga rreziqet e medha qe atyre kohe pas kohe ju vinin shtruan nevojen per krijimin e institucioneve te para qe do ua lehtesonin jeten dhe dombronin interesat e tyre.Me pastaj do analizojme sesi evoluan dhe u zhvilluan institucionet mesjetare,rolin qe kisha katolike e kishte ne ate kohe e keshtu me rradhe.Do shohim sesi cdo pore e jetes ishte e kontolluar nga kisha dhe cdo zbulim shkencor qe ishte ne kundershtim me parimet kishtare ndiqej,perndjekkjej deri ne vdekje,e ne rastet me te renda deri te djegja ne furre.Interes te veqante ne kete seminar do kete edhe sistemi politik ne Shtetet e bashkuara te Amerikes,do shohim se pse ai sistem cilesohet si njeri nder sistemet me te perparuara ne bote dhe cfare roli ka presidenti ne Shtetet e bashkuara.Me pastaj do hedhim nje veshtrim te shkurter mbi institucionet dhe organizatat ne Kohen bashkekohore duke analizuar ne pergjithesi rendesine e madhe qe ato luajne ne ruajtjen e paqes,stabilitetit ne bote.Do ndajme edhe sistemet politike duke i kategorizuar ato ne kategorite qe shkencetaret me me nam I ndane ne baze te rendesise,tipareve,veqorive dhe cilesive te tyre…
Fjalët çelës: sistem ,politika,institucione,historia
PARATHËNIE
Motivi për te bëre punimin seminarik në këtë temë ishte kuptimi me i gjere rreth nocionit ‘institucion’ e me pastaj per historine e institucioneve te para antike,e rendesishme per ne do jetë shtjellimi i ceshtjes se cfarë roli luajten institucionet antike dhe a ishte sistemi i tyre i ngjajshem me sistemet që kemi sot.Në vijim të këtij seminari ne do të ndajmë dhe sistemet politike, ku do ti cekim ndikimet e ngjarjëve historike mbi evulimin e sistemeve të caktuara, analizë të thelle nga ana jone në kete punim ka pasur kronologjia historike e zhvillimit të sistemit demokratik-liberal i ShBA-se,Britanis por dhe Francës për arsye se vlerësohet si njëri ndër sistemet më të përparuara në historinë e civilizimit njerëzorë.Sa i përket literaturës,ne përveq gjuhës amtare kemi analizuar edhe disa libra mbi historinë amerikane në gjuhën angleze të cilat ishin mjaft te rendesishme per hulumtimin tonë.
Ne kapitullin e pare kemi trajtuar historine e institucioneve egjiptiane, greke,romake e vendeve qe ne ate kohe kishin arritur nje shkalle te larte organizative shteterore
Ne kapitullin e dyte do trajtojme historine e institucioneve mesjetare,moderne dhe ne veqanti rolin e kishes katolike ne Europe.
Ne kapitullin e trete do vijojme me ndarjen e sistemeve politike dhe rrugëtimin historik të demokraci-liberale.
Ne kapitullin e katert do analizojme sistemin demokratik amerikan dhe sistemin parlamentarë në Britani
4
Hyrje
Jorastesisht qyteterimet e para linden prane lumenjve te medhenj e te rrezikshem per popullatat qe jetonin aty,nevoja per tu mbrojtur solli njerezimin para nje dileme te madhe e cila i shtyu ata te organizoheshin e te ndihmoheshin mes vete. Shembull ne Egjipt lumi Nil aq sa sillte te mira per popullsine,krijonte veshtiresi per jetese tek populli egjiptian.Nevoja per tu mbrojtur nga vershimet qe shkaktoheshin gjate veres (mesi i korrikut-shtator) ndikoi qe ne Egjipt te ngriteshin institucionet e para...pas ndertimit te sistemit te irrigacionit rrjedha e Nilit u mundesoi banoreve qe ta siguronin ushqimin,ndersa permisimi I jetes u krijoi faraoneve dhe prifterinjeve mundesi qe ta shfrytezonin fuqine e lire punetore per punet publike.Shembulli i Egjiptit na tregon qarte se institucionet e para u krijuan nga nevojat dhe veshtiresite qe kishte popullata ne ate kohe.
5
KAPITULLI I
HISTORIA E INSITUCIONEVE ANTIKE
Vendet e lindjes së lashtë ku lindën për herë të parë institucionet politico-juridike, janë ato të zonës veriore e juglindore të Afrikës si dhe ato të zonës jugore dhe juglindore të Azisë. Në luginen e lumit Nil gjendej shteti I Egjiptit të lashtë kurse në luginen e lumenjve Tigër dhe Eufrat ndodheshin shtetet e Babilonisë dhe të Asirisë. Këto shtete të cilat filluan të lindnin aty nga mijë vjecari i katërt p.e.s , u vendosën jo rastësisht në luginat e lumenjve. Periudha e parë e qytetërimit ështe quajtur kontinentale dhe të tilla qytetërime janë përkufizuar perandorake. Këto perandori u formuan mbi vetveten, me shpinë të kthyer nga deti, me përjashtim të një jete të mundur të tregtarëve shumerë drejt gjirit Persik. Pushteti perandorak ishte organziuar me mjaft kujds. Ky pushtet e krijoi madhështinë e tij, jo për arsye të formës ushtarake, por për shkak të aktivitetit ekonomik dhe të organizimit juridik. Mund të themi se në këto perandori pati një zhvillim të jashtëzakonshëm të institucioneve edhe pse gjithqka ishte mbyllur në një kuadër juridik dhe administrativ. U kapërcye stadi i zakoneve dhe i riteve duke kaluar në atë të administrimit dhe të organizimit. Në këtë periudhë kemi dhe veprën e parë të madhe juridike, aty rreth viteve 2000-1960. “Kodi I Hamurabit” mbreti hamurab e shpalli kodin pasi kishte rindërtuar unitetin e Babilonisë. Ky kod u dha të gjithë shteteve të lindjes së lashtë të drejtën e detyrimeve e cila do të shndërrohej në normë tregtare në të gjithë Azinë e sipërme. Në të njejtën kohë nga pikëpamja juridike Egjipti zhvillonte sidomos mekanizmat administrative të cilat formuan një model që do të imitohej më pas edhe nga vetë Roma.
Egjipti shtrihej në rrjedhën e luginës së poshtme të lumit Nil, në këndin verilindor të Afrikës. Vërshimet pranverore të Nilit shtruan nevojën e kryerjes së punimeve të mëdha hidroteknike. Pikërisht këto ndërtime u bënë një nga shkaqet e lindjes së hershme të skllavërisë dhe të formimit të një shteti të fortë e të centralizuar në Egjipt. Popullsia e Egjiptit u formua nga fiset Afrikane Hamite dhe Libiase, nga Nubiasit e lashtë dhe nga Semitët Aziatik. Në fillim lindën disa dhjetra shtete të vogla të quajtura Nome . .Ne krye te nomes qendronte nomaku.Një prej tyre ishte mbreti apo skorpioni i cili
Konsiderohet se bëri bashkimin e të gjitha fiseve egjiptiane.Nga këto bashkësi te vogla,me vone u formuan dy shtete,Egjipti i eperm dhe Egjipti i poshtëm.Me pas pas nje periudhe te caktuar kohore,kur Egjipti i eperm kishte arritur nje zhvillim te konsiderueshem Mbreti Narmer arriti te triumfonte ndaj Egjiptit te poshtem dhe arriti bashkimin e Egjiptit per here te pare ne histori.Kjo krijoi kushte per avancimin e metejm te institucioneve te pare egjiptiane ne tere territorin e Egjiptit.Sunduesi i pare i Egjiptit me titull faraon ishte Mena,themelues i dinasise Tinite.Dokumentet historike tregojnë per nje aparat te nderlikuar shteteror ne kohen e tij,ai arriti te krijonte arken mbreterore,ta mbikqyre sistemin e ujitjes,furnizimin me ushqim,dhe ato pos te dhenave tjera,edhe ato mbi zyrtaret shtetorë.
Tjetër shembull i institucioneve të para dhe krijimit të shtetit ishte shteti i Asirisë. Asiri quhej pjesa e lindjes së afërme e cila shtrihej përgjatë rrjedhës së mesme të Tigrit në veri të Mespotamisë. Në kapërcyell të mijëvjecarve III-II, falë rrethanave të krijuara në shoqërinë asiriane, u shthurën marrëdhëniet gjinore-fisnore dhe u krijuan kushte për lindjen e shoqërisë me klasa dhe të shtetit. Rreth mijëvjecarit II p.k sunduesit local asirianë u cliruan plotësisht nga pushtuesit babilonas. Qytet-shteti nismëtar i Asirisë ishte Ashuri, që përfshinte edhe kolonitë e tjera asiriane dhe me shumë elemente i gjasonte poliseve greke. Në krye ishte sundimtari trashëgimtar – Ishakum , i cili ishte kryeprift në kohë paqeje dhe prijës ushtarak në kohë lufte. Pushteti i ishakumit kufizohej nga këshilli i Pleqve, i përbërë nga përfaqsuesit e familjeve të pasura. Këshilli i pleqve vendoste per cështjet politike, administrative, gjyqësore dhe tregtare. Në fillim ekzistonte edhe Kuvendi i popullit, i cili me kohë e humbi rëndësinë. Një kohë të gjatë ishakumi nuk ishte despot, si në shtetet fqinjë të lindjes, por u bë vetëm në kohën e pushtimeve asiriane, kur dhe u rrit roli i tij. Shembull i vecantë i institucioneve të para ishte Fenikia. Në këtë vend qeverisja mbështetej në tri shtylla kryesore: mbretin, priftërinjtë dhe Këshillin e Pleqve. Mbreti duke qenë nën kontrollin e fortë të skllavopronarëve të mëdhenj, nuk kishte pushtet despotic, sic e kishin mbretërit e Mesopotamisë dhe të Egjiptit. Mbretëritë fenikase nuk u fuqizuan për shkak të trazirave që krijoheshin nga pabarazia shoqërore, gjë që sillte edhe shkatërrime të mëdha. Kështu, gjatë kryengritjes së madhe të skllevërve, të shekullit IX p.k, në Tir u shfarosën të gjithë meshkujt e shtresës sunduese të Tirit.
KAPITULLI II
INSTITUCIONET MESJETARE & MODERNE
Institucionet mesjetare kanë njohur një evolucion relativisht të gjatë dhe të ndryshëm nga njëri vend në tjetrin. Pavarësisht nga ky fakt, ne kemi mundësi të nxjerrim në pah një varg karakteristikash të përbashkëta. Shoqëria mesjetare ishte një shoqëri anarkike, e cila në pjesën më të madh të kohës, nuk njohu një pushtet të centralizuar dhe unik. Konceptimi i përgjithshëm i shtetit nuk ekzistonte. Të drejtat dhe pushtetet që sot normalisht i atribohen shtetit, ndaheshin në autoritete të ndryshme: senjoritë, kisha, qytetet etj. Këto ushtronin pushtete të rëndësishme në financë, në drejtësi, në ushtri etj. Pra, kjo shoqëri nuk ishte e organizuar në raport me një pushtet qëndror.
Copëzimi i pushtetit shoqërohej me një copëzim të së drejtës; grupimet shoqërore synonin të kishin një sistem të vecantë juridik, megjithse ruheshin edhe ngjasime të mëdha midis zakoneve locale. Teoritë e vetme juridike ishin ato të përfaqësuara nga kanonistët, të cilat në përgjithësi, nuk kishin lidhje me realitetin. Vlen të ceket se shoqëria mesjetare ishte shoqëri feudale e karakterizuar nga hierarkia. Po ashtu shoqëria mesjetare ishte një shoqëri e kristianizuar.
Pasi bota po ndeshej me problemet e mëdha shoqërore u ndje nevoja që në Europë te paraqiteshin sisteme të reja të qeverisjes, këto ishin fillet e para të qeverisjes moderne në Europë. Rasti konkret është Britania, me lëvizjen protestante e puritane dhe gjendjen e saj në prag të Revolucionit. Në fazën e parë lëvizja protestante u drejtua kundër ndërhyrjes së Romës, por më pas ajo u zhvillua kundër Kishës anglikane, në krye të së cilës ishte vetë mbreti. Puritanizmi erdhi vazhdimisht duke u rritur. Mjaft prej tyre, për cështjen e lirisë dhe të besimit, ishin gati të sakrifikonin edhe jetën. Le të mos harrojmë këtu që 6 liderë të klasave të larta kishin dhënë jetën në periudhën e sundimit të Marie Tudor, ndërsa mjaft të tjerë u larguan nga Anglia. Puritanwt ishin para sw gjithash protestantw, qw e konsideronin Biblwn sit w vetmin autoritet fetar, por besonin nw shenjtwrinw e interpretimit individual.
Kapitulli III
Llojet e sistemeve politike dhe ndarja e tyre
Sipas sistemeve politike mund te ketë pushtete te modeleve: autokraci, oligarki dhe demokraci.
Autokracia Në autokraci pushteti është i përqendruar në duar të prijwsit dhe ai udhëheqë duke u mbështetur në norma tradicionale, te cilat mund të jenë edhe religjioze. Prijësi ka pushtet absolut, sepse ka edhe forcë absolute. Në vende te tilla ka shumë levizje kundër prijësit, në mënyrë që të hiqet nga froni dhe hakëmarrjet po kështu janë shumë të ashpra dhe të vrazha ndaj te pakënaqurve
Oligarkia Në oligarki pushteti është i përqendruar në duar të pakicës. Pakica vendos për ligjet për qështjet më të rëndesishme të një shteti apo vendi. Gjatë historisë me këtë formë pushtet është identifikuar aristokracia, veçmas me modelin fisnor te sundimit dhe plutokracia oligarkike, një shtresë e vogël e të pasurve që vendosë në emër të shumicës. Politologët, sociologët etj. vlerësojnë se edhe në shoqëritë moderne kemi të bëjmë me plutokraci oligarkike si formë e pushtetit. Arsyen për këtë vlerësim e mbështesin në faktin se mbrapa vendimeve në emër të shumicës, vendos pakica dhe ajo ka pushtetin real në duar të saj. Edhe në tipat e qeverisjes demokratike, në rastin kur zgjedhen përfaqësuesit për të qeverisur, pakica ndahet nga votuesit e tyre dhe vendos ashtu siç do dhe ia merr mendja, dhe shpesh kjo është në kundërshtim me dëshirat dhe synimet e qytetarëve
Demokracia është sistem politik në të cilin pushtetin e ushtron populli, përkatësisht të gjithë qytetarët e një vendi që kanë të drejtë vote. Demokracia paraqet formë të qeverisjes. Fjala demkoraci rrjedh nga fjala greke demos qe do te thot njerez kurse kratos sundim (sundim i vet-popullit) Kosova është demokraci parlamentare.
Demokracia plebishitare apo e drejtëpërdrejtë në Athinën e lashtë, ishte e tillë që qytetarët dilnin në sheshe te qyteteve dhe vendosnin për çështje që u interesonin atyre. Atëherë kjo formë e vendosjes ishte e mundur, ngase numri i njerëzve nëpër qytete ishte i vogël dhe nuk paraqiste ndonjë problem të tuboheshin qindra apo disa mijera njerëz. Tash shumica e vendeve kanë sisteme demokratike dhe po kështu, karakteri i tyre është reprezentues
Demokracia reprezentuese mundëson që qytetarët vetëm perms zgjedhjeve aktivisht të marrin pjesë në vendimmarrje politike dhe në ndërtimin e institucioneve shtetërore
Komunizmi është sistem politik i cili bazohet në një shoqëri pa klasa,dhe bazohet ne idetë e Karl Marksit dhe Hegelit. Ne sistemin komunist likuidohet prona private dhe vendoset prona shtetërore dhe shteti është pronar dhe punëdhënës i vetem pa te cilin nuk mund te zhvillohet asnje veprimtari.
Fashizmi është një ideologji politike kolektiviste dhe autoritare që thekson rëndësinë e interesit kombëtar ndaj të drejtave individuale. Edhe pse është një ideologji kolektiviste, fashizmi tenton që ta ruajë pronën private por nën kontrillin e shtetit, sikundër është fitimi - por vetëm kur këto nuk bienë në konflikt me atë që autoritetet politike konsiderojnë si interesi kombëtar.
IV DEMOKRACIA-LIBERALE
Sistemi qeverisës i Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikës
Duke ditur se Shtetet e bashkuara te Amerikes kanë qenë shteti i parë ne te cilin eshte implementuar demokracia bashkëkohore sic e njohim ne sot,atehere ne konsideruam se eshte jashtezakonisht e rendesishme ta njohim sistemin amerikan te qeverisjes i cili eshte i veqantë per ndarja nga dhe struktura e tij. Ne fillet e shtetesisë Shtetet e bashkuara te Amerikes nuk ishin ashtu sic njohim ne sot,ishin vetem trembedhjete koloni te cilat nuk kishin arritur te konsolidoheshin as politikisht e as ekonomikisht.Keto 13 koloni duke u perballur me taksat e larta qe kishin nga Mbreteria Angleze,u detyruan te hudheshin ne kryengritje. Kolonistët amerikanë i mposhtën Britanikët në Luftën Revolucionare Amerikane të viteve të 1770-ta dhe shpallën pavarësinë më 4 Korrik 1776. Shtatë vite më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Parisit zyrtarisht ia njohu pavarësinë nga Britania e madhe.Kjo shenoi edhe mbarimin e luftes ndermjet Shtetit Amerikan te posakrijuar me Mbreterine Angleze.Pas njohjes se pavaresisë u shfaqen edhe problemet e para mes shteteve.Kjo ndikoi qe prijesit kryesorë te shtetit te uleshin e te mendonin per zgjidhje me afatgjate dhe me specifike per sistemin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes,pasi ne ate kohe nje qeveri e dobet qendrore nuk i shkonte per shtati asnje shteti.Me 1787 pas shume perpjekjesh u miratua kushtetua e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.Bazat e sistemit politik në SHBA janë përcaktuar me kushtetutën vitit 1787 e cila është plotësuar edhe me 26 amendamente dhe edhe sot e kësaj dite është në fuqi. Ky sistem bazohet në rregullat e qeverisjes shtetërore të sistemit presidencial.Pra institucionet jane te ndara krejtesisht njera nga tjetra. Parimi themelor i këtij sistemi është se një pushtet e kufizon pushtetin tjetër dhe nuk lejon qe nje pushtet te ushtron ndikim ne pushtetin tjeter Dallimi nga format e tjera të qeverisjes është në faktin e ndarjes së pushtetit shtetëror në pushtetin
legjislativ
ekzekutiv
gjyqesor
Pushtetin ekzekutiv e ekzekuton Presidenti i cili ushtron postin e presidentit te shtetit dhe poashtu ushtron rolin e kryeministrit te vendit. Pushtetin legjislativ e ushtron Kongresi i cili ka kompetenca te caktuara dhe pushtetin gjyqesor e ka Gjykata Supreme.Kongresi amerikan përbëhet nga dy dhoma : dhoma përfaqësuese dhe senati. Puna dhe struktura e kongresit është e rregulluar me nenin 1 te kushtetutes.Dhoma e përfaqësuesve është dhoma e lartë e kongresit të cilën e zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët me të drejtë vote.Në parim të dy dhomat e kongresit kanë fushëveprim të njëjtë. Dhoma përfaqësuese ka tri grupe themelore të funksioneve që i ushtron në mënyrë të pavarur nga senati: Ajo shqyrton numrin më të madh të ligjeve të cilat pas miratimit nga ana e saje shqyrtohen edhe ne senat. Ajo së pari deklarohet për vendimet që janë të lidhura me tatimet dhe ajo së pari ka të drejtë ekskluzive që të fillojë procedurën kundër funksionarëve të lartë shtetëror duke përfshirë këtu edhe kryetarin e shtetit të ashtuquajturin 'impeachment'. Ndersa Senati eshtë aplikuar në sistemin amerikan si zgjidhje kompromisi në mes të tendencave centraliste dhe federaliste me rastin e miratimit të kushtetutës së vitit 1787. Në fakt sipas kushtetutës është përcaktuar që senati të përbëhet nga dy senator nga çdo shtet të cilët i zgjedh trupi ligjdhënës i shtetit, në cdo 6 vjet.Pasi që SHBA kanë 50 shtete senati I ka 100 anëtar. Senati ka të drejtë të formojë komision hetues për çdo çështje të cilën e vlerëson të arsyeshme. Senati jep mendimin për zgjedhjen e disa funksionarëve të lartë shtetëror( ministrat , ambasadorët) të cilët I emëron kryetari SHBA-ve dhe senati karakterizohet me modelin dypartiak të bazuar në dominimin dhe rivalitetin në mes të dy partive kryesore politike Partisë demokratike dhe partisë republikane.Presidenti i Shba-së paraqet institucionin kryesor,ne baze te te cilit quhet edhe sistemi..Funksionet më të rëndësishme të tij janë: është shefi i shtetit ,është komandant i forcave të armatosura, shef i pushtetit ekzekutiv.Ai zgjidhet për përudhen prej 4 viteve dhe mund të zgjidhet më së shumti për 2 mandate radhazi.Gjykata supreme e SHBA-ve-ajo e ushtron në mënyrë të pavarur pushtetin gjyqësor. Ajo përveç kësaj ushtron edhe funksionin e kontrollit të kushtetutshmërisë . Ajo përbëhet nga 9 gjyqtarë të cilët i emëron kryetari i SHBA-ve pas konsultimit dhe marrjes së mendimit nga senati. Mandati i tyre është i përjetshëm. Përveç çështjeve penale dhe civile ajo shqyrton edhe konfliktet e kompetencave ndërmjet federatës dhe shteteve federale. Çdo shtetas ka të drejtë të marrë iniciativë për fillimin e procedurës para kësaj gjykate.
Kur flasim per Anglinë duhet pasur parasysh se flasim per vendin ku është paraqitur për herë të parë regjimi parlamentar dhe rregullat e qeverisjes shtetërore të demokracisë përfaqësuese të bazuara në parlamentarizëm.Institucionet kryesore ne pushtetin anglez janë
Kurora Mbretërore
Parlamenti
Qeveria
Duhet thene se kurora mbretërore është institucion që funksionon me shekuj mirëpo kjo pozitë ka evoluar prej formës monarkise absolute ne ate parlamentare e deri ne formën e sotshme ku ajo më shumë paraqet institucion formal. Kompetencat e saj kanë ndryshuar kohe pas kohe,ndersa ato te sotmet jane keto:
a) ajo formalisht konstituon dhe shpërndan parlamentin, ajo jep pëlqimin dhe bën firmosjen formale të ligjeve dhe akteve të tjera të miratuara nga parlamenti.
b) Ajo emeron kryeministrin duke i besuar këtë mandate liderit partiak të partisë dominuese në dhomën e ulët. Ajo i nënshkruan aktet e rëndësishme te qeverisë pas firmosjes nga ministri përkatës ose kryeministri.
c) perfaqeson vendin mbrenda dhe jashtë tij.
Parlamenti anglez është paraqitur për herë të parë me emërtimin Magnum conzulium. Parlamenti anglez është i përbërë prej dy dhomave. Dhomës së lordëve dhe dhomës së komunave.
1- Dhoma e lordëve përbëhet nga 1100 anëtar nga të cilët shumica zgjidhen sipas parimit të trashëgimisë. ndikimi i saj ka rënë me kalimin e kohës.
2-Dhoma e komunave paraqet dhomën e përfaqësuesve e cila paraqet shtyllën kryesore të sistemit parlamentar . Kjo dhomë ka 659 deputetë ku shumica e tyre 90 përqind janë nga dy partitë kryesore Konservatore dhe asaj laburiste. Kjo dhomë ka kompetencë të gjëra legjislative , ajo zgjedh dhe kontrollon punën e qeverisë miraton vendime lidhur me financa dhe politikën monetare etj. Punën e saj e udhëheq spikeri i cili është jashtë-partiak.
Qeveria ne Britani është specifike dhe dallon nga shtetet e tjera. Qeveria zgjidhet nga dhoma e komunave në bazë të propozimit të kryeministrit. Pas zgjedhjeve partia e cila ka fituar shumicën ka të drejtë ta nominoj për kryeministër liderin saj politik dhe kurora është e obliguar që atij të i ofrojë mandatin për formimin e qeverisë. Raporti I mbretëreshës dhe qeverisë është I ngushte, parlamenti emëron kryeministrin I cili për punën ë tij duhet të njoftojë mbretëreshën. Në anën tjetër mbretëresha duhet të konsultohet për të gjitha çështjet me kryeministrin.
PËRFUNDIMI
Pas përfundimit të ketij seminari ne te cilin analizuam historinë e institucioneve nga antika deri më sot erdhëm ne perfundim se institucionet e para janë krijuar nga nevojat qe njerezeve iu paraqiteshin si pasoje e vershimeve nga lumenjtë,afer te cileve ata kishin krijuar vendbanimet e tyre. Ne mendojmë se roli i kishës katolike ishte jashtëzakonisht i demshem ne zhvillimin e politikes dhe aspekteve tjera per zhvillimin e Europes si kontinent. Është e qartë se zhvillimin me te hovshem Evropa e merr vetem ateherë kur institucionet e fitojnë pavaresine e tyre nga kisha katolike.Vleresojmë se komunizmi nje ideologji qe ne leter eshte shume premtuese e ne realitet e pamundur per tu realizuar i ka shkaktuar deme te medha njerezimit.Ne mendojme poashtu se njeri nder sistemet qe i eshte pershtatur me se miri njerezimit eshte demokracia,e cila ne shume vende te botes ka krijuar kushte te mira jetese per popullaten e vendit ne te cilin eshtë zbatuar.Eshte e qartë se rreth kesaj ceshtje mbetet edhe shume per tu hulumtuar, prandaj ftojmë te gjithë studiuesit te hulumtojne perreth kesaj ceshtje e cila ka edhe shume per tu analizuar.
SHTOJCA
Mbreti i Babilonisë Hamurabi
Egjipti i vjetër
Shtëpia e bardhë,USA
Bibliografia
An outline of American History. United States Department of State. May, 1994.
Thompson, Peter. Dictionary of American History. MPG Books Ltd
Filo, Llambro. Sistemet politike bashkëkohore. Ideart.
Omari, Luan. Sistemi Parlamentar. “Elena Gjika” (Tiranë, 2004).
Anastasi, Aurela. Historia e institucioneve. Shtëpia botuese e librit universitar (Tiranë, 2002).
Shukriu, Edi. Historia e lindjes së lashtë. (Prishtinë, 2010).