Jump to content

Stupa (arkitekturë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stupa në Gotemba të Shizuokas në Japoni

Një stupa (nga sanskritishtja स्तूप, "pirg, mal"; në gjuhën pali - thūpa, cetiya; në kinezisht - 窣堵坡 (Sūdǔpō); në japonisht - 舎利塔 (Sharitō); koreanisht Soldopha; mongolisht Суварга (Suvarga); në gjuhën sinhala dagoba; në gjuhën tibetiane མཆོད་རྟེན་ (chöten); në tajlandisht สถูป , เจดีย์ (s̄t̄hūp, cedīy̒);[1] në vietnamisht Phù đồ) është një strukturë si kodrinë ose gjysëm-sferike që mban reliket (śarīra – zakonisht mbetjet e murgjëve budistë bhikkhu ose bhikkhuni) dhe të përdorura si një vend meditimi. Në Tajlandë janë të njohura edhe si chedi.[2]

Përshkrimi dhe historia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Stupa DhamekSarnath shënon vendin ku Buda kreu predikimin e tij të parë

Stupat e kanë zanafillën nga tumat para-budiste në të cilat, në pozicion të ulur,[3] varroseshin śramaṇat të quajtura chaitya.[4] Pas parinirvana-s së Budës, mbetjet e tij u dogjën (kremuan) dhe hiri u nda dhe u varros nën tetë tuma me dy tuma të tjera që mbyllnin hirnoren (urna) dhe thëngjijtë. Dëshmitë më të hershme arkeologjike për praninë e stupave budiste datojnë nga shekulli i IV p.e.s. në Indi. Shkrimet budiste pohojnë se stupat u ndërtuan të paktën një shekull më herët. Ka gjasa që përpara kësaj kohe, stupat të ndërtoheshin me materiale jo rezistente si druri ose madje thjeshtë si kodër-varre, rreth të cilave dihet pak, veçanërisht pasi nuk ka qenë e mundur të identifikoheshin dhjetë monumentet zanafillore. Megjithatë, disa stupa më të vona, si në Sarnath dhe Sanchi, duket se ishin zbukurimet të tumave të hershme. Dëshmitë më të hershme të stupave monastike datojnë që nga shekulli i II p.e.s.. Këto janë stupa që u ndërtuan brenda komplekseve monastike budiste. Këto stupa kopjonin stupat më të vjetra të bëra me tulla të pjekura dhe dru në gurë. Sanchi, Sarnathi, Amaravathi dhe Bharhuti janë shembujt të stupave që ishin prej guri që imitonin pjesët e mëhershme prej druri. Stupa u stërhollua me përhapjen e Budizmit në vendet e tjera aziatike duke u bërë, për shembull në Tibet chörten[5] dhe pagodaAzinë Lindore.[6] Pagoda ka forma të larmishme që përfshijnë edhe stile në formë kambane dhe piramidale. Në kontekstin perëndimor, nuk ka një dallim të qartë midis stupës dhe pagodës. Në përgjithësi, megjithatë, "stupa" përdoret për një strukturë budiste të Indisë ose të Azisë Jug-lindore ndërsa "pagoda" i referohet një ndërtese në Azinë Lindore që mund të ketë funksion laik. Stupat u ndërtuan në Sri Lanka menjëherë pas Devanampiya Tissas së Anuradhapuras të konvertuar në budist. Stupa e parë që u ndërtua ishte Thuparamaya. Më vonë, shumë të tjera u ndërtuan përgjatë viteve, disa si JetavanaramayaAnuradhapura që është një nga strukturat më të larta të botës së lashtë.

Stupa e Sanchit, që përmbante reliket e Budës është stupa më e vjetër e njohur

Stupa të shquara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dëshmitë më të hershme arkeologjike për praninë e stupave budiste datojnë nga fundi i shekullit të IV p.e.s. në Indi, Sanchi, Sarnathi, Amaravathi dhe Bharhuti janë disa nga stupat më të vjetra të njohura. Stupa më e lartë në botë është Phra Pathommachedi në provincën Nakhon Pathom në Tajlandë, në një lartësi prej 120.5 metrash[7] Lugina e Swatit bujt një nga stupat e ruajtura më mirë në Shingardar afër Ghalegayt dhe një tjetër stupa gjendet afër Barikotit dhe DharmarajikaTaxilaPakistanit. Distrikti Swat është një vend i vogël me një numër të madh stupash të lashta. Në Sri Lanka, qyteti i lashtë i Anuradhapuras përfshin disa nga stupat më të larta, më të lashta dhe të ruajtura më mirë në botë, si Ruëanëelisaya. Stupat më të stërholluara janë ato të shekullit të VIII të Borobudurit në Java të Indonezisë. Tarraca e sipërme e rrumbullakët me radhë stupash në formë kambane përmanin imazhe budiste që simbolizonin Arūpajhānan, sferën e pa-formësisë. Vetë stupa kryesore është e zbrazët, duke simbolizuar përsosmërinë e plotë të ndriçimit. Ajo është pjesa kurorëzuese e monumentit, ndërsa baza është një strukturë piramidale e përpunuar me galeri të zbukuruara me baso-relieve të skenave të marra nga tekstet budiste që paraqesin jetën e Siddharta Gautama Budës. Arkitektura unide dhe domethënëse e Borobudurit është shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO si tempulli më i madh budist në botë dhe një nga më madhështorët,[8][9][10]

Stupat në formë kambane të Borobudurit

Të ndërtuara për një larmi arsyesh, stupat budiste janë klasifikuar në bazë të formës dhe funksionit të tyre në pesë tipe:[11]

  • Stupa e relikeve, në të cilën janë groposur reliket ose mbetjet e Budës, dishepujve të tij ose shenjtëve.
  • Stupa e objekteve, në të cilën objektet e groposura janë ato që i përkisnin Budës ose dishepujve të tij, si ena e lupjes, veshjet ose shkrime të rëndësishme budiste.
  • Stupa përkujtimore, e ndërtuar për të përkujtuar ngjarjet në jetën e Budës ose dishepujve të tij.
  • Stupa simbolike, simbolizon aspektet e teologjisë budiste, për shembull, Borobuduri është konsideruar si simbol i "Tre Botëve (Dhatu) dhe fazat shpirtërore (Bhumi) një një karakter Mahayana të Bodhisattvas.[11]
  • Stupa kushtimore, të ndërtuara për të përkujtuar vizitat ose për të arritur përfitime shpirtërore, zakonisht në sitin e stupave të shquara që vizitohen rregullisht.
Pamje e kompleksit Wat Phra Kaewi nga veri-lindja, kompleksi tempullor i Budës së smeraldt me stupa

"Forma e stupës përfaqëson Budën, të kurorëzuar dhe të ulur në një posturë medituese mbi një fron luanor. Kurora e tij është majëza e kullës; koka e tij është katrori në bazën e majëzës; trupi i tij është forma e vazos; këmbët e tij janë katër shkallët e tarracës së poshtme; dhe baza është froni i tij".[12]

Pesë elementet e dlira

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithëse të pa përshkruara në ndonjë tekst tibetian mbi simbolizmin e stupas, stupa mund të përfaqësoi edhe pesë elementet e dlira:[13]

  • Baza katrore përfaqëson tokën;
  • Kubeja gjysëm-sferike ose vazua përfaqëson ujin;
  • Majëza konike përfaqëson zjarrin;
  • Ombrella e sipërme e zambakut dhe gjysëm-hëna përfaqësojnë ajrin;
  • Dielli dhe pika e shkrirjes përfaqësojnë elementin e hapësirës;

Për të ndërtuar një stupa, është e nevojshme ceremonia e kalimit nga një mësues budist (Lama).[14] Se çfarë lloj stupe të ndërtohet në një zonë të caktuar vendoset bashkarisht me musuesin që asiston në ndërtim. Disa herë tipi i stupës së zgjedhur është i lidhur drejtëpërdrejtë me ngjarjet që kanë marr udhë në zonë.[14]

Ndarja e relikeve të Budës, muzeu i tempullit Zenyōmitsu, Tokyo
Relike të Budës nga Stupa e Kanishkas në Peshavar, Pakistan. Këto relike të mbijetuara tashmë janë të strehuara në Mandalay të Burmas

Të gjitha stupat përmbajnë një thesar të mbushur me objekte të ndryshme. Një pjesë e madhe e thesarit mbushet me oferta stupash të vogla kushtimore prej balte të quajtura tsatsas në gjuhën tibetiane. Krijimi i tipeve të ndryshme të tsatsa-ve është një ceremoni më vete. Në këto stupa të vogla balte futen mantra të shkruara në letër dhe të rrotulluara në rrotulla të holla.[14] Duke mbushur thesarin, vendoset një shtresë tsa-tsash dhe hapësira e zbrazët e mbetur mbushet me rërë të thatë. Në sipërfaqen e re që shfaqet krijohet një tjetër shtresë, deri sa e gjithë hapësira e një thesari të jetë plotë.[14] Numri i tsatsave është i varur nga madhësia si e thesarit ashtu dhe e tsatsave, pasi ai duhet të mbushet plotësisht. Për shembull, Stupa Kalachakra në Spanjën jugore ka afërsisht 14,000 tsatsa në brendësi.[14] Në thesar vendosen gjithashtu edhe xhevahire dhe objekte të tjera të çmuara, megjithatë nuk është e nevojshme që xhevahiret të jenë të shtrenjta, pasi vlera simbolike konsiderohet më e rëndësishme sesa vlera monetare.[14] Besohet se sa më shumë objekte të vendosen në stupa, më e fortë do të jetë energjia e stupës.[14]

Një element shumë i rëndësishëm në çdo stupë është Pema e Jetës. Është një shtyllë druri e mbuluar me gurë të çmuar dhe mijëra mantra që vendoset në kanalin qendror të stupës.[14] Vendosja bëhet gjatë një ceremonie ose inicimi, ku pjesëmarrësit mbajnë shirita shumë-ngjyrësh të lidhur me Pemën e Jetës. Bashkarisht, pjesëmarrësit bëjnë urimet e tyre pozitive dhe të fuqishme, që ruhen në Pemën e Jetës. Në këtë mënyrë stupa ngarkohet dhe do të filloi të funksionoi.[14]

Ndërtimi i një stupe konsiderohet skajshmërisht mirëbërëse, duke lënë gjurmë karmike shumë pozitive në mendje. Përfitimet e ardhshme nga ky veprim do të rezultojnë në rilindje fatmira. Rezultati do të jenë përfitimet fatmbara të përbotshme si lindja në një familje të pasur, duke pasur një trup të bukur, një zë të këndshëm, të jesh tërheqës dhe të sjellësh gëzim për të tjerët ashtu dhe të kesh një jetë të gjatë dhe të lumtur, në të cilën dëshirat përmbushen shpejt.[15] Në nivel absolut, personi do të jetë i aftë gjithashtu të arrijë ‘‘ndriçimin’’, qëllimin e Budizmit shpejtë.[15] Duke shkatërruar një stupa nga ana tjetër, konsiderohet një veprim skajshmërisht negativ, i ngjashëm me vrasjen.[16] Një veprim i tillë shpjegohet se krijon gjurmë karmike negative masive, duke çuar në probleme masive në të ardhmen. Thuhet se ky veprim do ta lerë mendjen në gjendjen e paranojës pas vdekjes, duke çuar në në rilindje fatkeqe.[16]

Tetë stupat e mëdha

Budizmin Tibetian ka tetë lloje të ndryshme stupash, secila e lidhur me ngjarje të rëndësishme në jetën e Siddharta Gautamas.[13]

Stupa Lule Zambaku

E njohur edhe si "Stupa e Zambakëve të grumbulluar" ose "Lindja e Sugata Stupas", kjo stupa i referohet lindjes së Siddharta Gautamas të quajtur Buda. "Në lindje Buda kreu shtatë hapa në secilin nga katër drejtimet"[13] (Lindja, Jugu, Perëndimi dhe Veriu). Në çdo drejtim lulëzuan zambakët, duke simbolizuar brahmavihara-t: dashurinë, dhembshurinë, gëzimin dhe përmbajtjen. Katër hapat e bazës së stupës janë rrethore dhe janë të dekoruara me dizajne petalesh zambaku. Me raste ndërtohen shtatë hapat e zambakëve të grumbulluar. Këto i referohen shtatë hapave të para të Budës.[13]

Stupa e Ndriçimit në ishullin Ogoy në Rusi
Stupa e Ndriçimit

Njihet edhe si Stupa e Nënshtrimit të Mara-s dhe simbolizon arritjen e ndriçimit në moshën 35-vjeçare nga Siddharta Gautama nën pemën bodhi në Bodh Gaya, ku ai nënshtroi joshjet e botës dhe sulmet e shfaqura në formën e Maras.[13]

Stupa e Shumë Dyerve

Njihet gjithashtu edhe si Stupa e Shumë Portave. Pas arritjes së ndriçimit, u dha mësim ndjekësve të tij të parë në një park drerësh afër Sarnathit. Seria e dyerve në çdo anë të hapave përfaqësojnë mësimet e para: Katër të Vërtetat Fisnike, Gjashtë Pāramitāt, Rruga e Tetë-fishtë Fisnike dhe Dymbëdhjetë Nidānat.[13]

Stupa e Zbritjes nga Mbretëria e Zotit

Në moshën 42 vjeçare, Buda e kaloi një verë i tërhequr në Parajsën Tushita, ku nëna e tij ishte rilindur. Në mënyrë që ti shpërblente mirësinë e saj ai i mësoi dharman rimishërimit të saj. Banorët vendorë ndërtuan një stupa si kjo në Sankassa në mënyrë që të përkujtonin këtë ngjarje. Kjo stupa është e karakterizuar nga prania e një projeksioni në çdo krahë që përmban një shkallë të trefishtë.[13]

Stupa e Mrekullive të Mëdha
Stupa pranë Pallatit Potala në Lhasa, Tibet

E njohur gjithashtu edhe si Stupa e Zaptimit të Tirthika-ve. Kjo stupa i referohet mrekullive të ndryshme të realizuara nga Buda kur ishte 50 vjeç. Legjenda tregon se ai i mposhti marat dhe heretikët duke i sfiduar ata në debate intelektuale dhe gjithashtu duke kryer mrekulli. Kjo stupa u ngrit nga mbretëria Lichavi për të përkujtuar këtë ngjarje.[13]

Stupa e Ripajtimit

Kjo stupa përkujton zgjidhjen nga Buda të një debati midis sangha-ve. Një stupa në këtë dizajn u ndërtua në mbretërinë e Magadhas, ku ndodhi ripajtimi. Ajo ka katër shkallë tetë-këndore me faqe të barabarta.[13]

Stupa e Fitores së Plotë

Kjo stupa përkujton zgjatjen e sukseshme nga Buda të jetës së tij me tre muaj. Ajo ka vetëm tre hapa, që janë rrethore dhe të pazbukuruara.[13]

Stupa e Nirvanas

Kjo stupa i referohet vdekjes së Gautama Budës, në moshën 80 vjeçare. Ajo simbolizon përthithjen e plotë të Budës në gjendjen më të lartë të mendjes. Ajo është në formë kambane dhe zakonisht është e pa zbukuruar.[13]

Stupa Kalachakra

Lloji i nëntë i stupës është Stupa Kalachakra, simbolizmi i të cilës nuk është i lidhur me ngjarje të jetës së Budës, por me simbolizmin e Kalachakra Tantras, e krijuar për të mbrojtur kundër energjive negative.[17]

Referimet në kulturën popullore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Te seria Tintin in Tibet, 'Captain Haddockut' i thuhet që në një chorten (‘’stupa’’ në gjuhën tibetiane) njerëzit duhet të ecin majtas kur kalojnë një, pasi duke ecur djathtas çlirohen demonët. Ky është një trillim i autorit të serisë.
  1. ^ Google Translate forum: What Phonetic System does Google Translate use for Thai
  2. ^ Encyclopedia.com, referuar James Stevens Curl: A Dictionary of Architecture and Landscape Architecture; 2000, publikuar fillimisht nga Oxford University Press
  3. ^ "Buddhist Art and Architecture: Symbolism of the Stupa / Chorten". 14 gusht 2006. Marrë më 7 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "THE BUDDHIST STUPA: ORIGIN AND DEVELOPMENT". 13 janar 2005. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2015. Marrë më 7 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Stupa - Bhutanese, Nepalese, Tibetan Style Chortens or Stupa is the symbol of enlightened mind". Bhutan Majestic Travel. 17 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2012. Marrë më 17 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ The Columbia Encyclopedia; Sixth Edition, Columbia University Press
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2016. Marrë më 8 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ "Largest Buddhist temple". Guinness World Records. Marrë më 27 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Purnomo Siswoprasetjo (4 korrik 2012). "Guinness names Borobudur world's largest Buddha temple". The Jakarta Post. Marrë më 27 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  10. ^ "Borobudur Temple Compounds". UNESCO. Marrë më 28 dhjetor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b Le Huu Phuoc: Buddhist Architecture; mars 2010, Grafikol, kontrolluar më 8 dhjetor 2011, isbn 978-0-9844043-0-8, fq. 140
  12. ^ "Introduction to stupas". stupa.org. Marrë më 18 prill 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ a b c d e f g h i j k Robert Beer: The Encyclopedia of Tibetan Symbols and Motifs; 2004, Serindia Publications Inc.; ISBN 1-932476-10-5
  14. ^ a b c d e f g h i "Miracle Stupa - Stupa". stupa.pl. Marrë më 18 prill 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ a b "Benefits Resulting from the Building of Stupas". stupa.org. Marrë më 18 prill 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ a b Lopon Tsechu Rinpoche: The Four Thoughts which Turn the Mind from Samsara Arkivuar 3 mars 2009 tek Wayback Machine; Budhism Today, Vol.5, 1998
  17. ^ "Kalachakra Stupa". karmaguen.org. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2008. Marrë më 8 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "ANCIENT STUPAS IN SRI LANKA – LARGEST BRICK STRUCTURES IN THE WORLD" (PDF). stupa.org. Marrë më 29 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]