Jump to content

Holanda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Netherlands)
[Nederland] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)  (Dutch)
Holanda
Coat of arms e Holanda
Stema
Parimi: [Je maintiendrai] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)  (French)
(anglisht: "I will maintain")
Himni: [Wilhelmus] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)  (Dutch)
(anglisht: "William of Nassau")
Location of Netherlands (dark green)

– in Europe (green & dark grey)
– in the European Union (green)

KryeqytetiAmsterdami[a]
52°22′N 4°53′E / 52.367°N 4.883°E / 52.367; 4.883
Selia e qeverisëHaga[a]
Qyteti më i madhcapital
Gjuhët zyrtareHolandisht
Anglisht
Papiamento
Frizian Perëndimor[b]
Gjuhët e njohur
Holandishtja e Saksonisë së Ulët
Gjuha holandeze e shenjave
Limburgisht
Sinte Romani
Jidish[c]
Grupet etnike
(2020)
Besimi
(2020)
  • 55,4% Nuk kanë fe
  • 5,2% Islami
  • 1,1% Hinduizmi
  • 0,8% të tjerë[4]
  • NofkaHolandezë
    Qeveria
    Lloji i qeverisjesMonarkia kushtetuese parlamentare unitare
    • Mbreti
    Willem-Alexander
    Mark Rutte
    KuvendiShtetet e Përgjithshme
    Senate
    Dhoma e Përfaqësuesve
    Themelimi
    • Para pavarësisë
    Holanda spanjolle
    26 korrik 1581
    30 janar 1648
    • Themelimi i mbretërisë
    16 mars 1815
    5 maj 1945
    15 dhjetor 1954
    10 tetor 2010
    Sipërfaqja
    • Gjithsej
    41,850 km2 (16,160 sq mi) (131st)
    • Ujë (%)
    18,41[5]
    Popullsia
    • Përllogaritje 2022
    19 nëntor 2022[6] (67-të)
    • 2011 census
    16.655.799[7]
    • Dendësia
    423/km2 (1,095.6/sq mi) (16-të)
    Ekonomia
    PBB (PFB)Përllogaritje 2022 
    • Gjithsej
    Increase $1,2 trilion [8] (27-të)
    • Për kokë banori
    Increase $68.572[8] (13-të)
    PBB (zyrtare)Përllogaritje 2022 
    • Gjithsej
    Increase $1,01 trillion[8] (19th)
    • Për kokë banori
    Increase $57.836[8] (13-të)
    Monedha
    Të dhëna të tjera
    Gini (2020)Negative increase 28.2[10]
    i ulët
    IZHNJ (2021)Decrease 0.941[11]
    shumë i lartë · 10-të
    Zona kohoreUTCUTC+01:00 ((Zona Kohore e Evropës Qendrore)
    UTC−04:00 (AST)[f])
    • Verës 
    UTCUTC+02:00 (CEST)
    UTC−04:00 (AST)
    Formati i datësdd-mm-yyyy
    Rryma elektrike230 V–50 Hz
    Ana e drejtimit të makinësdjathtas
    Prefiksi telefonik+31, +599[g]
    Kodi i internetit TLD.nl, .bq[h]

    Holanda (holandisht Nederland), joformalisht Holland, është shtet që ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës me disa ishuj në Karaibe. Është më i madhi nga katër vendet përbërëse të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Holanda laget nga Deti i Veriut në veri dhe perëndim dhe kufizohet me Belgjikën në jug dhe Gjermaninë në lindje. Kryeqytet i vendit është Amsterdami dhe selia e qeverisë është në Hagë.

    Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % të popullsisë së saj të ndodhur nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore ​​në skajin juglindor dhe disa vargjeve kodrash në pjesën qendrore.

    Holanda është një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare themeluese i BE-së, NATO, OECD dhe OBT. Bashkë me Belgjikën dhe Luksemburgun formon bashkimin ekonomik të Beneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë gjykata ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali special për Libanin. Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete, sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holanda u rendit si vendi "më i lumtur" sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

    Holanda gjithashtu quhet Holland në gjuhë të ndryshme. Sidoqoftë, Holland është vetëm një rajon brenda vendit që përbëhet nga Hollanda e Veriut dhe e Jugut, dy nga dymbëdhjetë provincat e kombit.


    Willem Alexander është Mbret i Holandës që nga 30 prill 2013
    Ish Mbretëresha Beatrix e Hollandës, që abdikoi më 30 prill 2013.
    Parlamenti

    Holanda ka qenë një monarki kushtetuese që nga viti 1815 dhe një demokraci parlamentare që nga viti 1848. Politika holandeze dhe qeverisja janë karakterizuar nga një përpjekje për të arritur konsensus të gjerë mbi çështje të rëndësishme, brenda komunitetit politik dhe shoqërisë në tërësi. Në vitin 2017, The Economist e renditi e Holandën si vendi i 11-të më demokratik në botë.

    Mbreti është kreu i shtetit, aktualisht Willem Alexander. Kushtetutmërisht, pozita e mbretit ka kompetenca të kufizuara. Mbreti mund të ushtrojë ndikim gjatë formimit të një kabineti të ri, ku ai shërben si arbitër neutral midis partive politike. Përveç kësaj, mbreti ka të drejtë të informohet dhe konsultohet. Në varësi të personalitetit dhe cilësive të mbretit dhe ministrave, mbreti mund të ketë ndikim përtej fuqisë së dhënë nga kushtetuta.

    Në praktikë, pushteti ekzekutiv është i formuar nga Këshilli i Ministrave (ministerraad), këshilli vendimor i kabinetit holandez. Kabineti përbëhet zakonisht nga 13 deri në 16 ministra dhe një numër i ndryshëm i sekretarëve të shtetit. Një deri në tre ministra janë ministra pa portofol. Kreu i qeverisë është kryeministri i Holandës}, i cili shpesh është lider i partisë më të madhe të koalicionit. Në fakt, kështu ka qenë vazhdimisht që nga viti 1973. Kryeministri është "i pari ndër të barabartët", që do të thotë se ai nuk ka kompetenca të veçanta përtej atyre të ministrave të tjerë. Kryeministri aktual është Mark Rutte.

    Kabineti jep llogari në parlamentin dy-dhomësh, (Staten-Generaal), që ka gjithashtu fuqi legjislative. Të 150 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Dhoma e Ulët, zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta, të cilat mbahen çdo katër vjet ose pas rënies së kabinetit (për shembull: kur një nga dhomat mbart një mocion mosbesimi, Kabineti i ofron dorëheqjen e tij mbretit). Dhoma e Provincave zgjidhet drejtpërdrejt çdo katër vjet si. Anëtarët e asambleve të provincave zgjedhin 75 anëtarët e Dhomës së Provincave (Dhoma e Lartë), e cila ka kompetenca legjislative më pak, pasi ajo thjesht mund refuzojë ligjet, por nuk propozon apo ndryshon ato.

    Sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve konsultohen paraprakisht në bërjen politikave në fushat financiare, ekonomike dhe sociale. Ata takohen rregullisht me qeverinë në Këshillin Social-Ekonomik. Ky organ këshillon qeverinë dhe këshilla e tij nuk mund të shmangen me lehtësi.

    Holanda ka një traditë të gjatë të tolerancës sociale. Në shekullin e 18-të, ndërsa Kisha e Reformuar Holandeze ishte fe shtetërore, katolicizmi, forma të tjera të protestantizmit, të tilla si baptistët dhe Lutherane, dhe Jehudizmi toleroheshin. Në fund të shekullit të 19-të këtë traditë holandez i tolerancës fetare shndërruar në një sistem shtyllor, në të cilën grupet fetare bashkëjetonin veç e veç dhe ndërthureshin vetëm në nivel të qeveritar.

    Njësitë administrative

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
    Provincat e Holandës

    Holanda ka 12 njësi administrative të nivelit të lartë të quajtura provinca të cilat gjenden nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të mbretit të quajtur komisari i mbretit (Commissaris van de Koningin). Joformalisht, në Limburg pozita quhet guvernator. Të gjitha provincat ndahen në komuna (gemeeten) prej të cilave ka 352.

    12 njësitë administrative të Holandës me kryeqytetet
    Provinca - Kryeqyteti
    Brabanta Veriore - 's-Hertogenbosch
    Drenthe - Assen
    Flevoland - Lelystad
    Friesland - Leeuwarden
    Gelderland - Arnhem
    Groningen - Groningen
    Hollanda e Jugut - Den Haag
    Hollanda e Veriut - Haarlem
    Limburgu - Maastricht
    Overijssel - Zwolle
    Utrecht - Utrecht
    Zelanda - Middelburg

    Sipërfaqja e përgjithshme e Holandës është 131.940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52° 30' V, 5° 45' L dhe 33.883 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,643 km 2 ujë.

    Vija bregdetare e Holandës është 451 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor është 1,027 km.

    Klima e Holandës është e butë me verë të freskët deri të ftohtë dhe dimër të butë.

    Relievi i Holandës është ultësinor. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e detit në vendin e quajtur Cuidplaspolder (hol.:Zuidplaspolder) (-7m) dhe ajo më e larta, 322 metra mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Valserberg (hol.:Vaalserberg).

    Kur analizojmë ekonominë e Holandës në tërësi bie në sy raporti specifik i elementeve natyrore, i zhvillimit shoqëror dhe i prodhimtarisë së saj që rrallë kund ekziston në botë. Derisa sipërfaqet e kufizuara të tokave punuese, por në mënyrë intenzive të punuara i japin përparësi bujqësisë, mungesa e pasurive natyrore e bën të varur nga jashtë. Numri i madh i popullsisë në një territor të vogël ia ka imponuar nevojën e përhershme që sa më shumë sipërfaqe të tokave t’i shndërrojë në toka pjellore. Rezultat i kësaj lufte është edhe ekonomia në shkallë të lartë të zhvillimit.

    Lëvizja e popullsisë

    Me 484 banorë për kilometër katrorë, Holanda është një ndër shtetet me dendësinë më të madhe në botë,(krahas: Kinës 135, Monakos 16.923)[12].Në qershor të vitit 2006.numri i banorëve të Holandës ka qenë 16.336.000, e që gjysma e popullsisë jeton në perëndim të vendit.

    Sipas statistikave holandezët janë popull që dallohen për nga gjatësia, me gjatësi mesatare 1,81 m meshkujt, dhe 1,68 m femrat.[13]

    Holandezët përbëjnë 80,6 % të popullatës më së tepërmi ka të ardhur nga Gjermania (2,4 %) dhe Belgjika (0,7 %),mandej nga ish kolonitë : Indonezia (2,4 %) dhe Surinami (2 %), ma vonë nga Maroko (2 %) dhe Turqia (2,2%).

    Gjuha zyrtare është holandishtja, e cila flitet nga shumica dërrmuese e banorëve. Dialektet më të folura në Holandë janë dialektet brabantio-hollandike.[14]

    Përveç holandishtes, frizianishtja perëndimore njihet si gjuhë e dytë zyrtare në provincën veriore të Friesland (Fryslân në Frizianisht Perëndimor).[15] Frizianishtja Perëndimore ka një status zyrtar për korrespondencën qeveritare në atë krahinë. Në pjesën evropiane të mbretërisë dy gjuhë të tjera rajonale njihen sipas Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave.[16]

    E para nga këto gjuhë të njohura rajonale është saksonishtja e ulët (Nedersaksisch në holandisht). Saksonia e ulët përbëhet nga disa dialekte të gjuhës gjermane të ulët të folur në veri dhe lindje të Holandës, si Tweants në rajonin e Twente dhe Drents në provincën e Drenthe.

    Së dyti, limburgishtja njihet gjithashtu si gjuhë rajonale dhe flitet në provincën juglindore të Limburgut.[17]

    Anglishtja ka një status formal në komunat e veçanta të Saba dhe Sint Eustatius. Në këto ishuj flitet gjerësisht. Papiamento ka një status zyrtar në komunën speciale të Bonaire. Jidishja dhe gjuha rome u njohën në vitin 1996 si gjuhë jo-territoriale.[18]

    Shkrimtarëve më të famshëm holandez janë të Multatuli, Gerard Reve, Harry Mulisch.

    1. ^ a b Amsterdami është kryeqyteti kushtetues, ndërsa qeveria dhe familja mbretërore janë të vendosura në Hagë.
    2. ^ Përveç holandishtes, anglishtja është gjuhë zyrtare në komunat e veçanta të Saba dhe Sint Eustatius, Papiamentu është një gjuhë zyrtare në komunën e veçantë të Bonaire, dhe në Perëndim. Frizianishtja është një gjuhë zyrtare në provincën e Friesland.[1]
    3. ^ Pasi ka ratifikuar Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave në vitin 1996, qeveria holandeze njeh holandishten saksone të ulëta, limburgishten, sinte romani dhe jidish si gjuhë të pakicave rajonale ose jo-territoriale.[1] Më 1 korrik 2021, gjuha holandeze e shenjave mori statusin e gjuhës së njohur.[2]
    4. ^ Duke përjashtuar personat me prejardhje turke, të cilët janë përfshirë veçmas në këtë tabelë.
    5. ^ Euro përdoret në pjesën evropiane të Holandës dhe zëvendësoi Dutch guilder më 2002. Dollari i Shteteve të Bashkuara përdoret në Holandën e Karaibeve dhe zëvendësoi the Netherlands Antillean guilder m 2011.[9]
    6. ^ CET dhe CEST përdoren në Holandën Evropiane dhe AST përdoret në Holandën e Karaibeve.
    7. ^ +599 ishte kodi i shtetit i caktuar për Antilet Holandeze tashmë të shpërbëra. Holanda e Karaibeve ende përdor +599 7 (për Bonaire), +599 3 (për Sint Eustatius) dhe +599 4 (për Saba).
    8. ^ .nl është emri i zakonshëm i domenit të nivelit të lartë të internetit për Holandën. Domeni .eu përdoret gjithashtu, pasi ndahet me shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. .bq është caktuar, por jo në përdorim, për Holandën e Karaibeve.
    1. ^ a b "Welke erkende talen heeft Nederland?" (në holandisht). Rijksoverheid. 11 janar 2016. Marrë më 27 dhjetor 2017.
    2. ^ "Besluit van 24 juni 2021 tot vaststelling van het tijdstip van inwerkingtreding van de Wet erkenning Nederlandse Gebarentaal" (PDF). Staatsblad van Het Koninkrijk der Nederlanden (në holandisht). 2021. ISSN 0920-2064. Marrë më 1 korrik 2021.
    3. ^ "CBS Statline". opendata.cbs.nl (në holandisht). Marrë më 2 prill 2021.
    4. ^ CBS. "What are the major religions?". www.cbs.nl (në anglisht). Marrë më 2022-09-15.
    5. ^ "CIA factbook Netherlands" (në anglisht). CIA. Marrë më 26 korrik 2021.
    6. ^ "Bevolkingsteller". Statistics Netherlands (në holandisht). Marrë më 9 qershor 2021.
    7. ^ "Dutch Census 2011 Analysis and Methodology" (PDF). Statistics Netherlands (në anglisht). 19 nëntor 2014. fq. 9. Marrë më 9 qershor 2021.
    8. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, April 2022". IMF.org (në anglisht). International Monetary Fund. prill 2022. Marrë më 19 prill 2022.
    9. ^ "Wet geldstelsel BES" (në holandisht). Dutch government. 30 shtator 2010. Marrë më 11 janar 2014.
    10. ^ "Gini coefficient of equivalised disposable income – EU-SILC survey". ec.europa.eu (në anglisht). Eurostat. Marrë më 21 qershor 2022.
    11. ^ "Human Development Report 2021/2022" (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 8 shtator 2022. Marrë më 8 shtator 2022.
    12. ^ Der Fischer Ëeltalmanach 2006. Zahlen, Daten, Fakten. Fischer Taschenbuch Verlag, Frankfurt am Main 2005, ISBN 3-596-72006-0; S. 334,117,126,321,325
    13. ^ Stampa:Cite ëeb
    14. ^ "Hoeveel dialecten heeft het Nederlands? | Taalcanon" (në holandisht). Taalcanon.nl. Marrë më 23 prill 2014.
    15. ^ "Talen in Nederland – Erkende talen" (në holandisht). rijksoverheid.nl. Marrë më 12 gusht 2014.
    16. ^ "CIA World Factbook: Official languages per country" (në anglisht). Cia.gov. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2018. Marrë më 23 prill 2011.
    17. ^ Welschen, Ad: Course Dutch Society and Culture, International School for Humanities and Social Studies ISHSS, Universiteit van Amsterdam, 2000–2005.
    18. ^ "The Kingdom of the Netherlands further declares that the principles enumerated in Part II of the Charter will be applied to the Lower-Saxon languages used in the Netherlands, and, in accordance with Article 7, paragraph 5, to Yiddish and the Romanes languages." Netherlands: Declaration contained in the instrument of acceptance, deposited on 2 May 1996 – Or. Engl. Arkivuar 22 maj 2012 tek Wayback Machine, List of declarations made with respect to treaty No. 148 – Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
    •  Commons: Holanda – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
    •  Commons: Holanda – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
    Qeveria
    Tjera