Musa el-Qazim
Appearance
Musa ibn Xhafer el-Qazim (arabisht: Musa ibn Jaafar al-Kadhim), ishte Imami i shtatë te Shiat Dymbëdhjetë, pas babait të tij Xhafer el-Sadikut.
Ai lindi në vitin 745 të erës sonë në Medine dhe imamllëku i tij përkoi me sundimin e kalifëve abasid el-Mansur, el-Hadi, el-Mahdi dhe Harun el-Rashid. Musai ishte një pasardhës i brezit të shtatë të pejgamberit Muhammed nëpërmjet vajzës së tij Fatimesë. Ai u burgos dhe u përndjek vazhdimisht nga kalifët dhe më në fund vdiq në vitin 799 në burgun el-Sindi ibn Shahik të Bagdadit. Ali er-Riza, Imami i tetë i Dymbëdhjetëve dhe Fatime el-Ma'suma, ishin mes fëmijëve të tij. Musa El-Qazim ishte i njohur për devotshmërinë e tij dhe nderohet nga sunitët si dhe nga sufitë si asket.
Referenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- https://referenceworks.brillonline.com/entries/encyclopaedia-of-islam-2/musa-al-kazim-SIM_5563?s.num=0&s.f.s2_parent=s.f.cluster.Encyclopaedia+of+Islam&s.q=%22M%C5%ABs%C4%81+al-K%C4%81%E1%BA%93im%22
- https://www.dropbox.com/s/b6yu37l8ipm8pis/The%20Life%20of%20Imam%20al%20Kathem%20(as).pdf
- https://archive.org/details/encyclopediaofis0000unse_h2t8/page/n7/mode/2up