Mujdin Aliu
Mujdin Aliu | |
---|---|
Lindur më | 15 Janar 1974 Poroj, Komuna e Tetovës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut) |
Vdekur më | 14 Prill 1999 Koshare, Komuna e Gjakovës, Kosovë |
Në aleancë me | Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) |
Vite shërbimi | 1998 – 1999 |
Grada | Urdhëri Luftëtar i Lirisë "Adem Jashari" |
Njësia | Brigada 138 "Agim Ramadani" (Koshare, Kosovë) |
Betejat/luftrat | Lufta e Kosovës |
Çmimet | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Mujdin Aliu (15 Janar 1974 – 14 Prill 1999) ishte një ushtar dhe luftëtar i shquar i cili fitoi përparësi në Luftën e Kosovës. Ai shërbeu në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku kontributin më të madh e dha në Betejën e Koshares. Lindi më 15 janar 1974 në fshatin Poroj të Komunës së Tetovës dhe ra dëshmorë më 14 prill 1999 në Koshare të rajonit të Gjakovës gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe në mbrojtje të kufirit Kosovë–Shqipëri.
Mujdin Aliu lindi më 15 janar të vitit 1974, në fshatin Poroj të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tetovë, në drejtimin teknik të elektros. Për shkak të nevojave ekonomike të familjes, Mujdini nuk vijoi shkollimin e mëtejmë.
Në kohën e shpërthimit të luftës në Kosovë, Mujdin Aliu ishte ndër të parët që nuk u mjaftua vetëm me përkrahje verbale e morale, por bashkë edhe me disa shokë nga trevat e Iliridës iu bashkua radhëve të çlirimtarëve të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit. Më 20 tetor të vitit 1998, Mujdini u sistemua në Njësitin Special “Skënderbeu”. Ai ishte luftëtar i shquar, i edukuar kombëtarisht, i afërt me shokët dhe kurdoherë në krye të detyrës ushtarake.
Në pranverë të vitit 1999, Mujdini u sistemua në formacionet e Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Zonës Operative të Dukagjinit. Duke qenë luftëtar tashmë me përvojë të fituar në frontet e luftës çlirimtare, ai ishte në radhët e para të çlirimtarëve. Qysh në fillim të prillit të atij viti ai ndodhej në vijën e parë të luftimeve në vendin e quajtur “Rrasa e Koshares” ku ndodhej fortifikata e pamposhtur e UÇK-së.
Mujdini dhe luftëtarët e UÇK-së e kapën kulmin e Koshares dhe menjëherë filluan të përforcoheshin. UÇK-ja e mori Majën e Gllavës me përkrahje masive të artilerisë dhe vazhdoi të bombardonte Ushtrinë Jugosllave, gjë që rezultoi që ushtarët serbë të braktisnin pozicionet e tyre. Më 14 prill 1999, forcat serbe filluan një sulm të papritur në Majën e Gllavës. Mujdin Aliu ra dëshmorë atë ditë në mbrojtje të kufirit. Trupi i dëshmorit Mujdin Aliu u varros në vendlindjen e tij, në fshatin Poroj, ku bashkëluftëtarët ia kanë ngritur bustin e krenarisë kombëtare.
Trashëgimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mujdin Aliu konsiderohet me një vlerësim të lartë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK).[1] Duke konsideruar një HERO i cili vdiq për lirinë e shqiptarëve të Kosovës.[2] Në luftën e vitit 2001 në Maqedoni Brigada e 112-të e UÇK-së, e cila luftonte në qytetin e Tetovës, u emërua Brigada e Mujdin Aliut.[3]
Shiko më shumë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Shënohet përvjetori i rënies së heroit Mujdin Aliu". Radio Jehona. 15 Prill 2013. Marrë 2014-09-26.
- ^ [1]"Homazhe dëshmorit Mujdin Aliu në fshatin Poroj Arkivuar 26 shtator 2014 tek Archive.today portalb.mk Prill 15, 2015
- ^ "USHT, homazhe për dëshmorin Mujdin Aliu" Arkivuar 22 janar 2018 tek Wayback Machine. Universiteti Shtetëror i Tetovës. 15 Prill 2014. Marrë 2014-09-26.