Leqeniku
Leqeniku (i njohur edhe si proja ose krelana e kallamoqit) është një gatim i kuzhinës kosovare dhe ballkanike, e bërë me miell misri, pluhur pjekjeje, vaj luledielli, ujë (të gazuar ose pagazuar) dhe kripë. Në disa vende dhe variente mund të i shtohen edhe përbërës të tjerë e që zakonisht janë vezët, qumështi ose produktet e tij dhe ndonjë nga perimet e gjelbëra. [1]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka qenë një ushqim shumë popullor në kohët e varfërisë së përhapur, kryesisht para viteve 1950, dhe ende mbetet një vakt i zakonshëm dhe i shpeshtë ose madje edhe i përditshëm. Shpesh ngatërrohet edhe me gatime tjera të ngjashme me miell misri si psh. buka e misrit. Krahas kësaj përgatitet edhe një variant disi më i lezetshëm i leqenikut, i cili përfshin përbërës shtesë miell, vezë dhe kos, etj.
Përbërësit duhet të përzihen së bashku, dhe të piqen në një tavë të lyer me yndyrë (që duhet të jetë rreth 5 cm e lartë/thellë) në ngjyrë të artë. Më së miri shërbehet me kajmak dhe salcë kosi.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2021. Marrë më 31 dhjetor 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)