Jump to content

Isë Havolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Isë Havolli
Lindur më11 Janar 1943
Llapashticë e Epërme (Besianë), Komuna e Podujevës, Kosovë
Vdekur më24 Dhjetor 1998
Llapashticë e Epërme (Besianë)
Në aleancë me Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)
Betejat/luftratLufta e Kosovës, Beteja e Podujevës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Isë Havolli apo Isë Arif Havolli (11 janar 1943 - 24 dhjetor 1998) lindi në fshatin Llapashticë e Epërme, Komuna e Podujevës. Ishte pjesëtar i UÇK-së. Presidenti Hashim Thaqi e dekoroi me Urdhrin "Hero i Kosovës".

Isa pas vetes la një djalë dhe një vajzë të cilët jetojnë në Shkup.[1]

Aktivitetet në UÇK

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkatërrimi i tankut serb

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Betejës së Podujevës, në mëngjesin e hershëm të 24 dhjetorit të vitit 1998 forcat serbe ndërmorën ofensivë befasuese në drejtim të pozicioneve të UÇK-së, te Tabet e Llapashticës. Luftëtarët e UÇK-së ishin në pozicione. Edhe Isai ishte në pozicionin e tij në tabe. Me një arsenal të madh luftarak forcat armike mësynë pozicionet e UÇK-së, por hasën një rezistencë të madhe të luftëtarëve të lirisë. U zmbrapsën disa herë dhe pas një beteje të ashpër që u zhvillua atë ditë, pas përforcimeve të mëdha që ju erdhën forcave armike në teknikë dhe njerëz dhe pas humbjeve të mëdha të pësuara, ata prapë mësynë tabet dhe kur tanku i parë deshi të depërtoi në tabe, Isë Havolli me trimëri të pashoqe u hodh mbi tankun e armikut dhe ua futi granatën në tank. Tanku tjetër shtiu në drejtim të Isës, ku ai ra dëshmor. Aty u thye miti se ushtria serbe është e pathyeshme.[1][2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radio Kosova e Lirë - Isë Arif Havolli - https://www.radiokosovaelire.com/ise-arif-havolli-11-01-1943-24-12-1998/

  1. ^ a b Qeriqi, Zamir (2022-12-24). "Isë Arif Havolli (11.01.1943 – 24.12.1998)". Radio Kosova e Lirë (në anglishte amerikane). fq. 4-6. Marrë më 2023-03-10.
  2. ^ "Milazim Kadriu: U shënua 12 vjetori i betejës së Tabeve të Llapashticës". Zemra Shqiptare. Marrë më 2023-03-10.