Jump to content

Ildefons Cerda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ildefons Cerda Sunyer
Të dhëna vetjake
U lind më23 dhjetor 1815
Centelles
Vdiq më21 gusht 1876
Los Corrales de Buelna
NënshtetësiaSpanjoll
PunësimiPlanifikues urban, inxhinier civil, politikan

Ildefons Cerda Sunyer (Centelles, 23 dhjetor 1815 –Los Corrales de Buelna, 21 gusht 1876) ishte projektues urban spanjoll-katalunas i cili dizajnoi “zgjerimin” e shek. XIX të Barcelonës që u quajt Eixample.

Cerda u lind në Centelles, Kataluni, në vitin 1815.[1] Ai fillimisht u trajnua si inxhinier civil në Escuela de Ingenieros de Caminos (Shkolla e Inxhinierisë së Ndërtimit), Canales y Puertos, në Madrid. Ai iu bashkua Grupit të Inxhinierëve dhe jetoi në qytete të ndryshme të Spanjës para se të vendosjen në Barcelonë në vitin 1848 dhe të martohej me Clotilde Bosch. Pas vdekjes së vëllezërve të tij, Cerda trashëgoi pasurinë e familjes dhe la shërbimin civil. Ai paraqiti interes për politikën dhe studioi planifikimin urban.

Shtëpia ku lindi Cerdà

Kur qeveria e kohës më në fund dha në të presionin publik dhe lejoi rrëzimin e mureve të qytetit të Barcelonës, ai vërejti nevojën e zgjerimit të planit të qytetit kështu që zgjerimi i ri do të ishte një vend i përshtatshëm për jetesë dhe i frytshëm, jo i mbingarkuar dhe pa epidemi që prinin në qytetin e vjetër brenda mureve. Pasi dështoi në gjetjen e burimeve të përshtatshme për punë, ai ndërmori detyrën e një shkrimi nga e para gjatë dizajnimit të asaj që ai e quajti “Eixample”, duke huazuar disa ide teknologjike nga bashkëkohësit e tij për të krijuar një ide unike, koncept tërësisht modern dhe të integruar që është konsideruar me kujdes dhe jo i dizajnuar në mënyrë të çuditshme.

Ai vazhdoi të krijonte projekte dhe të përmirësonte dizajnët ekzistuese gjatë jetës së tij, si dhe për të zhvilluar teoritë e tij duke u marrë në fushat më të mëdha të planifikimit (në nivel të planifikimit rajonal), deri në fund. Gjatë procesit, ai humbi gjithë trashëgiminë familjare dhe vdiq në vitin 1876 si një varfanjak me shumë borxhe, pasi nuk u pagua kurrë për kryeveprën e tij, dizajnimin e “Eixample”-it.

Plani origjinal për zgjerimin e Barcelonës (1859)

Cerda ishte njeri i shumanshëm, në ndjekje të vizionit të tij, iu dha një punë e qëndrueshme në shërbimin e inxhinierisë civile, qëndroi për zgjedhje dhe u bë anëtar i parlamentit; hartoi legjislacionin, hartoi një hartë tepër të detajuar topografike të zonës përreth Barcelonës dhe shkroi një traktat teorik për të mbështetur njërin nga projektet e tij të mëdha të planifikimit. Ai gjithashtu sajoi një numër të rëndësishëm të fjalëve në spanjisht, duke përfshirë “urbanizacion”.

Cerda-avantprojecteEixample-1955

Cerda u fokusua në çelësat kryesor: kryesisht, nevojën për dritën e diellit, ndriçimin natyral dhe ajrosjen nëpër shtëpi (ai ishte mjaft shumë i ndikuar nga lëvizja sanitare), nevoja për gjelbërim në mjediset përreth njerëzve, nevoja për përpunimin e mirë të mbeturinave duke përfshirë edhe kanalizimin e mirë dhe nevoja për qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave, energjisë dhe informacionit.

Planet e tij përgënjeshtrojnë një qasje të rrjetit të orientuar më përpara kohës së tij. Planifikimi urban i rrugëve dhe rrjetit elektrik ishin në atë mënyrë që të akomodoheshin këmbësorët, karrocat, tramvajet e pajtonet, linjat hekurudhore urbane (ende i padëgjuar), furnizimi me gaz dhe kanalizimet e mëdha me kapacitet për të parandaluar përmbytjet e shpeshta, pa neglizhuar kopshtet publike dhe private dhe pajisjet e tjera të rëndësishme. Risitë e fundit teknike janë përfshirë në planet e tij, nëse ato mund të çonin përpara kauzën e integrimit më të mirë, por ai gjithashtu doli me konceptet të reja, duke përfshirë një sistem logjik të përshtatjes së tokës që ishte thelbësore për suksesin e projektit të tij dhe prodhoi një analizë të plotë statistikore të kushteve të punës në klasë në atë kohë, që ai ndërmori për të treguar të këqijat e mbipopullimit.

Stacioni për nderë të Ildefons Cerdà

Plani i tij për Barcelonën iu nënshtrua dy rishikimeve të mëdha: versioni i dytë, i aprovuar nga qeveria spanjolle e asaj kohe, ishte një që njihet edhe sot në planifikimin urban të “Eixample”-sit, megjithëse lartësia e ulët e ndërtesave dhe kopshtet brenda çdo blloku të qytetit shpejt u përjashtuan nga politikanët. Në këtë rrjedhë, vetëm njëri nga dy planifikimet e rrugëve diagonale u realizuan. Në anën kulturore, Eixample ishte (dhe është akoma) trashëgimi e mirë në vend të integrimit të klasave shoqërore. Shumë nga arkitetkët katalan të kohës kundërshtojnë idetë e Cerdës, madje edhe duke e akuzuar atë për promovimin e socializmit; në fund, sidoqoftë, ata dizajnuan fasada moderne që i sollën famë.

Zhvillimet politike në Spanjë dhe Kataluni përfundimisht çuan në adhurimin e një versioni revizionist se si Cerda siguroi miratimin zyrtar të planit t tij. Cerda në fakt e hartoi planin e tij nën autoritet kompetente: qeveria qendrore spanjolle, me mbështetje të këshillit të qytetit. Ndryshimi politik udhëhoqi ndryshimet në qeverisjen lokale, dhe këshilli i ri kërkoi të marrjen vendimi i qeverisë së mëparshme qendrore duke mbajtur një garë projektesh ën vitin 1859, të cilin Cerda e humbi; megjithatë, dizajni i Cerdës mbizotëroi shumë në hidhërimin e pronarëve kryesorë të pasurive.

  • Teoría de la Construcción de Ciudades ("Teoria e Konstruktimit të Qytetit", 1859), e shkruar për të mbështetur projektin e tij preliminar për zgjerimin e Barcelonës në vitin 1855.
  • Teoría de la Viabilidad Urbana y Reforma de la de Madrid ("Teoria Urbane për Hapësira të Rrugëve dhe Reforma e saj e Madridit", 1861), për të mbështetur dizajnimin e brendshëm të kryeqytetit.
  • Teoría del Enlace del Movimiento de las Vías Marítimas y Terrestres ("Teoria e lidhjes së lëvizjes në rrugë tokësore dhe detare", 1863), për të shoqëruar projektin preliminar për rrugë-hekurudhë-det, sistem intermodal në portin e Barcelonës, dëshmia e së cilës është përfundimtare edhe pse një pjesë e përmbajtjes ende nuk është gjetur.
  • Teoría General de la Urbanización ("Teoria e Përgjithshme e Urbanizimit", 1867), për të mbështetur projektin e tij për zgjerimin e Barcelonës në vitin 1859.
  • Teoría General de la Rurización ("Teoria e Përgjithshme e Ruralizmit")


  1. ^ "CERDÁ" (PDF). Generalitat de Catalunya. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 tetor 2012. Marrë më 20 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Arturo Soria y Puig (ed): Cerdá: the five bases of the general theory of urbanization, Electa, 1999

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]