Ibrahim Fehmiu
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ibrahim Fehmiu (Gjakovë, 25 nëntor 1892 - Prizren, 19 dhjetor 1951) ka qenë hoxhë dhe aktivist i arsimit në gjuhën shqipe në Kosovë. Ka qenë gjithashtu i ati i aktorit shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiut.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Gjakovë, në gjirin e një familjeje tregtare. Mësimet e para i mori në mejtepin e Xhamisë së Gërçarve dhe më tej në mejtepin e "Halil Efendisë", ku i dha mësim Hafiz Ymer Guta. Mësimet e larta i mori në "Dar-ul Mualiminë" në Shkup.[2]
Në këtë shkollë, Ibrahimi ndër shokët e tij dallohej për diciplinën e tij, dhe për mirënjohet që shkolla i jepte.
Më 1912, diplomon dhe këthehet në vendlindje ku vetë angazhohet në disa verprimtari për arsimimin e popullit në frymen kombëtare. Në anën tjetër, Këshilli i Bashkësisë Islame asaj kohe në Gjakovë e cakton imam, hoxhë, mësues e predikues në "Xhaminë e Gërçarve". Këtu gjatë ushtrimit të veprimtarisë fetare vije në dukje ushtrimi i sajë në gjuhën shqipe si dhe nxitja e besimtarëve për ta kultivuar gjuhën e tyre. Kjo ishte një veprimtari që nuk shikohej mirë nga qarqet sunduese malazeze. Veprimtaria fetare edukative arsimore e Ibrahimit vazhdon edhe në kohën e njohur si "Koha e Austrohungarit" gjegjësisht nga viti 1916-1918 kur u themelua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Me krijimin e kësaj mbretëria, rikthehet përndekja e aktivistëve të përhapjes së edukates në gjuhën amëtare dhe si pasojë e sajë shumica e tyre detyrohen që veprimtarin e tyre ta zhvillojnë në Shqipëri. Aty përpos angazhimit në veprimtarit e profesionit të tij, ndihmon edhe administraten vendase deri në vitin 1929. Një vit pas shpalljes si mbretni të shtetit shqiptar, Ibrahimi këthehet në Kosovë dhe vendoset në Gjakovë. Aty tashnë i njohur për aktivitete e tija të më parshme arrestohet dhe dënohet, më 1929 (deri më 1931) burgoset në Valevë dhe syrgjynoset në Sarajevë. Aty jeton deri më 1939 ku familja e tij shtohet edhe për tre djemë.
Si pasojë e valës sl re të zhvillimeve politiko-shoqërore në Ballkan, më 1939 shpërngulet në Shkodër. Aty jeton me familjen deri në vitin 1941, kur vendoset në Prizren. Më 1944, tashmë si veteran i përhapjesë së edukimit në gjuhen amtare, edhe nga ana e sistemit të ri sundues në Kosovë, sistemit të komunistëve, shihej po ashtu si armikë i tij dhe në këtë frymë edhe burgoset. Një muaj pas lëshimit nga burgimi i tij i fundit, më 19 dhjetor 1951, ndërron jetë në Prizren.
Gjatë përcjellës së furneralit të tij në Prizren, nga ana e popullit të mbledhur nga vise të ndryshme shqiptare, u cilësua si patriot, edukatorë e mësues, mbrojtës idealit të kombit të lirë shqiptar. Trupi i pa jetë i tij u mbulua me flamurin kombëtar edhe pse një veprim i till përshkakë të sistemit sundues nuk ishte i lejuar.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Marković, Moni (8 gusht 2010). "Životna Priča – Bekim Fehmiju: Nežni šarmer čvrstih načela". Glosy. Приступљено 26. 1. 2019". glossy.espreso.co.rs (në serbo-kroatisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Yvejsi, Mexhid. "Ibrahim Fehmiu (1892-1951)". sa-kra.ch.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)