Jump to content

Gjon Muzaka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjon Muzaka
Vdiq1515 ose më vonë
KombësiaShqiptar
ParardhësiGjin Muzaka
PasardhësiTeodori, Adrian dhe Kostandine

Gjon Muzaka (it. Giovanni Musachi) ka qenë fisnik arbër i familjes Muzaka, që një periudhë nga Mesjeta e vonët kanë sunduar pjesë të Myzeqesë.[1] Më 1510 ai shkroi Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi (Kujtim i shkurtër mbi pasardhësit e familjes sonë të Muzakajve). Vepra e tij u botua ne Chroniques gréco-romainesKarl HopfParis 1873, p. 270-340.[2]

Sipas memuarit të vet, i ati i tij ka ndërruar jetë para se osmanët të shtinin në dorë Beratin më 1417.

Kujtimet e Gjon Muzakës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kujtimet e tij mbahen si vepra më e vjetër substanciale nga një autor shqiptar. E shkruar në origjinal në gjuhën latine, emrin e tij e ka shkruar Giovanni Musachi. Në to përmend elemente interesante, të vlerësuara si të sakta nga Noel Malcolm. Mes të tjera, sipas historisë familjare, emri "Musachi" e ka prejardhjen nga një formë e tëhuajtur e emrit "Molossachi", fisit të vjetër të Epirit të njohur si Molosët.

  1. ^ Braudel, Fernand (1995). The Mediterranean and the mediterranean world in the age of Philip II (në anglisht). Vëll. 2. fq. 664. ISBN 0-520-20330-5. Marrë më 9 janar 2015.
  2. ^ "John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2010. Marrë më 9 janar 2015.