Jump to content

Galatea

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skulptura e Falconet e vitit 1763 Pygmalion dhe Galatea ( Muzeu i Artit Walters, Baltimore)

Galatea (greqishtja e lashtë: Γαλάτεια, Galateia; "ajo që është e bardhë si qumështi") është një emër i përdorur gjerësisht në mitologjinë greke për dy personazhe femra: Statujën e gdhendur prej fildishi nga Pygmalion i Qipros, e cila më pas mori jetë në mitologjinë greke. Në anglishten moderne, emri Galatea zakonisht aludon për atë histori. Galatea është gjithashtu emri i objektit të dashurisë së Polifemit në veprën me titull Idilet VI dhe XI të Teokritit dhe është e lidhur përsëri me Polifemin në mitin e Acis dhe Galatea në Metamorfozën e Ovidit.

Galatea, Polifemi dhe Acisi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pasardhësit e Polifemit dhe Galateas: Kelti, Iliri dhe Gali

Sipas mitologjisë Galatea ishte një nereidë nga Siçilia me të cilën ishte dashuruar ciklopi Polifemi. Prindërit e saj ishin Nereo dhe Doris. Kur Galatea refuzoi ciklopin në favor të Acisit, një bari xheloz sicilian, Polifemi, e vrau duke e shtypur me një gur të madh. E dëshpëruar për dhimbje, Galatea e shndërroi gjakun e të dashurit të saj në lumin Acis (në Siçili). Sipas historianit Apiani, Galatea përfundoi si grua e Polifemit me të cilin lindi fëmijët Iliri, Kelti dhe Gali, përkatësisht perënditë eponime të ilirëve, keltëve, dhe galatasve.